19.9 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 6326

Delawie: Zgjidhni vet problemet

0

Kosova është shtet demokratik dhe nuk ka nevojë për të huajt, por vet duhet t’i zgjidhë problemet, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kosova është vend sovran e demokratik. I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet”, ka thënë Delawie.

Ai shton se të huajt nuk do të ishte e nevojshme të zgjidhin problemet e një vendi tjetër, por nëse duhet, atëherë janë të gatshëm të ndihmojnë.

“Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës. Ne sigurisht jemi të gatshëm të ndihmojmë, t’i mbështesim partitë politike demokratike, sikundër e thashë. Por, Kosova është vend i pavarur, i ka institucionet që duhet të shfrytëzohen për t’i zgjidhur këto çështje politike”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në sajtin e Zërit të Amerikës.

Nëse shpërbëhet Kuvendi, Kadri Veseli ushtron detyrën e presidentit

0

Në rast që shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe nuk arrihet të zgjidhet presidenti i ri, atëherë ushtrues detyre i presidentit do të jetë kryetari i Kuvendit. Kështu është shprehur në Tribuna Channel, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Krasniqi ka thënë se zgjedhja e presidentit mund të bëhet edhe në sallën alternative të Kuvendit.

Por, sipas tij, kjo është mirë të bëhet pas protestës të cilën e ka paralajmëruar opozita, sepse edhe ashtu nëse zgjidhet para datës 17 shkurt, ai nuk e merr me automatizëm postin, por duhet të pritet derisa t’i skadojë mandati Jahjagës.

Krasniqi ka folur edhe për legjitimitetin e presidentit, nëse ai zgjidhet në një sallë alternative.

“Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca mund të mbahet edhe jashtë objektit të Kuvendit. Pra Kryesia e Kuvendit mund ta marr një vendim të tillë dhe në këtë rast edhe zgjidhja e Presidentit mund të bëhet në një sallë alternative dhe legjitimitetin presidentit ja siguron vota e deputetit”, ka thënë Krasniqi.

Ai në intervistë ka sqaruar edhe procedurat se si duhet të zgjidhet presidenti, ka folur edhe për pezullimin e seancave të Kuvendit si dhe për disa tema të tjera. /Tribuna Channel

Zgjedhja e Thaçit kriminalizon Presidencën

0

Kuvendi përballë një sfide të fortë. I dyshuari për krime, kandidat për president të Kosovës.Nëse deputetët votojnë për Hashim Thaçin, vendi do të hyjë në një cikël të paparashikueshëm tensionesh dhe përkeqësim imazhi

Zgjedhja eventuale e kreut të PDK-së dhe aktualisht zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës në pozitën e presidentit, duke qenë një figurë politike tepër e degraduar dhe e izoluar nga faktori ndërkombëtar, që u dëshmua edhe në një vit e gjysmë të drejtimit të Ministrisë së Jashtme, nga analistët politikë po cilësohet si një nga veprimet më të dëmshme që mund të ndërmarrë Kuvendi i Kosovës.

Kjo frikë vjen e bëhet edhe më e arsyeshme nga fakti se pas skandalit të publikuar rreth lidhjeve të Hashim Thaçit me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, tani edhe shumica e medieve të ndryshme ndërkombëtare po merren me Hashim Thaçin, duke e akuzuar atë se është i përzier në tregtinë ndërkombëtare me organe, dhe krime të tjera serioze të rrjetit kriminal ndërkombëtar, akuza të cilat u raportuan së fundi edhe nga agjencia gjermane e lajmeve DPA. Thaçi, gjithashtu, po akuzohet si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë, në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë, shkruan Kosova Sot.

Analisti politik Isa Mulaj, thotë se do të ishte një fat i keq dhe kthim mbrapa për Kosovën zgjedhja e Hashim Thaçit në pozitën e presidentit të vendit, sepse dështimi i tij dhe izolimi ndërkombëtar u pa në mandatin e tij njëvjeçar në pozitën e kryediplomatit.

“Që nga ardhja e Hashim Thaçit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, politika e jashtme, por edhe e brendshme e Kosovës, ka pësuar një fiasko. Njohjet e pavarësisë së Kosovës u ndalën, madje disa shtete, përkundër se e njohën, u rreshtuan në anën e Serbisë kundër Kosovës, siç ishte rasti me rastin e votimit për anë- tarësim në UNESCO. Kjo ndodhi kryesisht për fajin e neglizhencës së MPJ-së, e jo aq shumë nga fushata e Serbisë”, tha Mulaj. /Kosova Sot

Nesër, protestë kundër dhunës ndaj gruas

0

Opozita e bashkuar sot mbanë tubim me qytetarë në Prishtinë, ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë.

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Jakup Krasniqi do të flasin me aktivistët e subjekteve opozitare në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Opozita ka mbajtur edhe një takim me qytetarët në Vushtrri. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ata po shkruanin parulla për të protestuar më 17 Shkurt.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se Qeveria i nxitë dhe shpërblen policët të cilët arrestojnë aktivistet e aktivistët paqësorë që shprehin kundërshtimin ndaj Qeverisë.

“Qeverisë së Kosovës, në prag të dorëheqjes, nuk do t’i kryejnë punë as masat represive e metodat policore për shtypjen e opozitës”, thuhet në reagim.

Opozita vazhdon mobilizimin

0

Opozita e bashkuar sot mbanë tubim me qytetarë në Prishtinë, ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë.

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Jakup Krasniqi do të flasin me aktivistët e subjekteve opozitare në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Opozita ka mbajtur edhe një takim me qytetarët në Vushtrri. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ata po shkruanin parulla për të protestuar më 17 Shkurt.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se Qeveria i nxitë dhe shpërblen policët të cilët arrestojnë aktivistet e aktivistët paqësorë që shprehin kundërshtimin ndaj Qeverisë.

“Qeverisë së Kosovës, në prag të dorëheqjes, nuk do t’i kryejnë punë as masat represive e metodat policore për shtypjen e opozitës”, thuhet në reagim.

Jahjaga, më e votuar se Thaçi

0

Në një sondazh të organizuar nga portali “Zëri.info” presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, është votuar mijëra herë, duke lënë shumë mbrapa kandidatin për të parin e Shtetit, Hashim Thaçin.

Pyetja e parashtruar për lexuesit ka qenë:

“Kush duhet të jetë president i Kosovës?”

Jahjaga ka fituar 74,1% të votave (56.278), ndërsa Thaçi vetëm 25,9% të votave (19.636)

Brasha ia preu veshin në sy të gruas bashkëfshatarit nga Hasi

0

Policia është përqëndruar në pistën e vrasësve me pagesë të porositur nga Anglia, për atentatin e mbrëmjes së 10 shkurtit në Fllakë të Durrësit, ku humbi jetën Xhevahir Brasha.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet dhe për një grup personash nga Kosova, të cilët mund të kenë marrë përsipër përkundrejt shumave financiare, ekzekutimin e 42–vjeçarit me origjinë nga Hasi.

Pista e konfliktit është ajo e hakmarrjes, pasi 5 vite më parë, sipas policisë, viktima në bashkëpunim me 4 persona të tjerë në kryeqytetin londinez, i kishte prerë veshin një shqiptari nga Hasi, i cili ishte në mjet me nusen dhe dy fëmijët e tij.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se, për ngjarjen është dënuar nga autoritetet britanike një kushërir i Xhevahir Brashës, që ka qenë pjesmarrës në konflikt.

Mosmarrëveshjet mes palëve kanë vijuar dhe herë pas herë pala tjetër kishte deklaruar se do të hakmerrej.

Nga verifikimet rezulton se autori, që dyshohet se ka porositur vrasjen është në Angli me identitet dhe dokumenta kosovare.

Nga ana tjetër, autoriteteve policore britanike iu është kërkuar informacion i plotë rreth të shkuarës së Xhevahir Brashës në Londër dhe aktiviteteve të paligjshme në atë vend./Tv Klan/

Nexhat Çoçaj e Shaip Buduri në gjykatë për punësime pa konkurs

0

Shtyhet seanca e gjykimit të Nexhat Çoçajt e Shaip Burdurit të akuzuar për punësime pa konkurs në gjimnazin e Prizrenit.

Të premten në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj Shaip Budurit, drejtor në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren dhe Nexhat Çoçajt, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren.

Të dy akuzohen për kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, për shkak se i mundësuan mikut të drejtorit të gjimnazit lidhje të kontratës së punës pa shpallur konkurs për vendin e punës.

Seanca e së premtes nuk u mbajt për shkak se mungoi i akuzuari Nexhat Çoçaj dhe mbrojtësi i tij avokati Rexhep Hasani. Ky i fundit me shkrim e kishte njoftuar gjykatën për mosprezencën e tij, ngase kishte termin në ambasadën norvegjeze.

Mbrojtësi i të akuzuarit Shaip Buduri, avokati Esat Gutaj, njoftoi për këtë shtyrje të seancës.

“Sot seanca u shty për shkak të mungesës së të akuzuarit Nexhat Çoçaj dhe mbrojtësit të tij, për një arsyetim se gjoja ka me shku avokati i tij në ambasadën e Norvegjisë për aplikim për vizë, ma tutje nuk kam informata,” tha Gutaj.

Ai shfaqi shqetësimin për faktin që klienti i tij akuzohet për një vepër që nuk e ka bërë dhe nuk ka pasur kompetencë ta bëjë.

“Bazuar në akuzën të cilën e kemi dhe provat të cilat e mbështesin akuzën, i mbrojturi im nuk ka fare të bëjë absolutisht me këtë vepër, sepse në kohën kur është pranuar një person, një mik, një profesor në shkollë, nuk është pranuar me vendim të drejtorit të gjimnazit, sepse DKA-ja bën pranimin dhe të gjitha procedurat për pranimin e profesorëve, prandaj unë si mbrojtës dhe vetë i akuzuari kemi habinë tonë se pse ky akuzohet,” tha avokati Gutaj.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Shaip Buduri derisa kryente detyrën zyrtare si drejtor i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe privilegjeve lidhur me punësimin e profesorit B.K. (vëlla i bashkëshortes) së të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Kosovës, i ka mundësuar që pranë gjimnazit “Gjon Buzuku” nga fillimi i vitit shkollor 2013/2014 deri më datë 04.02.2014 t’i mbajë orët e gjuhës dhe letërsisë shqipe,” thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

Ndërsa i pandehuri Nexhat Çoçaj, sipas aktakuzës, derisa kryente detyrën zyrtare si drejtor ne Drejtorinë e Arsimit në komunën e Prizrenit, po ashtu ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke e nënshkruar kontratën për punësim, nga data 04.02.2014 në vendin e punës profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe personin B.K. nga Prizreni, pa shpallur konkurs për vendin e punës duke shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër,” thuhet në dispozitivin e aktakuzës së prokurorisë.

Çoçaj, është duke u gjykuar edhe për dy raste tjera të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar në këtë gjykatë, për të cilat KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar. /Kallxo.com

George Soros tregon se kur do të falimentojë Rusia

0

Regjimi i Vladimir Putin kërcënohet nga falimentimi gjatë vitit të ardhshëm, kur gjatë llogaritjes një pjesë e borxhit të jashtëm do të arrijë një shumë të konsiderueshme, ka paralajmëruar miliarderi George Soros.

Sipas vlerësimit të tij, popullariteti aktual i presidentit rus është i bazuar në “kontratën me publikun”, sipas të cilës kreu aktual i shteti duhet të sigurojë stabilitet financiar dhe rritje të përhershme (edhe pse e ngadalshme) të standardit jetësor, transmeton Telegrafi.

Për shkak të sanksioneve Perëndimore lidhur me rënien e çmimit të naftës, autoritet ruse nuk do të jenë në gjendje të mbajnë premtimet, kështu investitori amerikan parashikon se, edhe disa ngjarje të tjera do të ndikojnë negativisht në standardin e jetesës dhe sjelljen e votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Soros beson se, rënia e Bashkimit Europian do të mund të ndihmonte Putinin të qëndrojë në pushtet, për shkak se shpërbërja e BE-së për Rusinë, do të nënkuptonte përjashtim të pjesshëm nga sanksionet.

“Për Putinin do të ishte e favorshme, ndarja ekonomike e Europës dhe kështu do të shfrytëzonte partitë anti-europiane që ta mbështesin”, thotë Soros.

Ai gjithashtu beson se, rritja e fluksit të emigrantëve mund të shkatërrojë BE-në, e cila tani për tani duhet të përballet me pesë ose gjashtë kriza në të njëjtën kohë, kurse Putin si “një njeri gjenial i taktikave”, nuk ka mundur pa e përdorur përshpejtimin e shpërbërjes së BE-së.

Agjenda e vizitës së Kerryt në Tiranë

0

Të dielën paradite, në orën 09:00 Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Presidenca njofton se Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të presë në aeroport sekretarin Kerry për t’i dhënë mirëseardhjen e parë pas uljes së avionit.

Në orën 10:10 Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojnë në Kryeministri për t’u takuar fillimisht me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Më pas, do të zhvillohet takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe në përfundim të takimit, në orën 11:00, Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.

Takimi përmbyllës i vizitës të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.