16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6326

Vdekja e mistershme e të riut shqiptar

0

Rikthehen vdekjet e mistershme të shqiptarëve në policinë e vendit fqinj, ku viktimë ka mbetur Pëllumb Mernikollaj nga fshati Rrilë i Lezhës. Policia greke: U hodh nga kati katërt i ndërtesës pasi i komunikuam urdhër-arrestin. Familjarët: Trupi ishte dërguar për tu varrosur në varrezat Agio Anargioro në zonën e personave të paidentifikuar. A është 28-vjeçari viktima tjetër e urrejtjes etnike? Deputeti Kadeli: Nuk është hera e parë që humbin jetën në mënyrë të mistershme të rinj shqiptarë dhe tentohet të mbulohet nga shteti grek.

Humb jetën në mënyrë të mistershme brenda stacionit policor të “Kato Patisia” në Greqi një 28-vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për Pëllumb Mernikollaj nga fshati Rrilë i Lezhës, ku prej disa vitesh jetonte dhe punonte në shtetin fqinj.

Ka dyshime të forta nga ana e miqve dhe familjarëve se ka vdekur në rajonin e policisë si pasojë e dhunës së ushtruar.

Ngjarja ka ndodhur më datë 3 gusht rreth orës 14:30 në ambientet e postës policore.

Gjithsesi ka pasur një njoftim të shkurtër nga strukturat greke vetëm pas ngritjes së shqetësimit nga ana e familjarëve dhe ambasadës tonë në Athinë.

Sipas policisë së vendit fqinj, Mernikollaj është hedhur nga kati i katërt i godinës, në momentin që iu komunikua urdhër ndalimi për një vepër penale.

Duke analizuar të gjithë hollësitë e humbjes së jetës së Mernikollajt, ngjarja më së paku është mbajtur e fshehur për një kohë të gjatë.

Fillimisht për zhdukjen e tij ka dyshuar një shok, i cili kishte komunikuar me 28-vjeçarin pak minuta para se të paraqitej në polici.

Ai ishte shprehur se do të takoheshin pasi të mbaronte punë dhe të kryente procedurat rutinë në postën e policisë.

Marnikollaj ishte në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në Athinë dhe për këtë arsye duhej të paraqitej sa herë të thërritej.

Vonesa e tij ka shtuar dyshimet se diçka nuk shkonte dhe shoku i 28-vjeçarit më pas komunikoi me familjarët e viktimës.

Pas shumë kërkimeve dhe përmes një avokati, është gjetur trupi i të riut në morgun e varrezave Agio Anargioro, gati për ta varrosur duke e klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Këtu është enigma kryesore, pasi nëse është e vërtetë që i riu është hedhur nga kati i katërt me qëllim të arratisej, atëherë në bazë të procedurave normale, ngjarja duhet të ishte klasifikuar si vetëvrasje duke tentuar arratinë dhe të kryheshin edhe hetimet e nevojshme.

Kufoma nuk mund të varrosej tek personat e paidentifikuar, pasi për 28-vjeçarin ekzistonin të gjithë dokumentacionet që tregonin se bëhej fjalë për Pëllumb Mernikollajn.

Nxitimi për të kryer varrosjen dhe për më shumë mosnjoftimi që në ditën e ngjarjes, ka bërë të dyshohet se mbi të riun mund të jetë ushtruar dhunë.

Autoritetet shqiptare kanë nisur interesimin në lidhje me humbjen e jetës së 28-vjeçarit dhe pritet që në ditët në vijim të jepen më shumë të dhëna.

Nëse mund të ketë ende dilema, atëherë nuk përjashtohet mundësia që autoritetet shqiptare të mjekësisë ligjore, pas mbërritjes së kufomës të kryejnë ekspertizën mbi shkaqet e vdekjes së Mernikollajt.

Në lidhje më ngjarjen reagoi edhe deputeti i LSI-së për qarkun e Lezhës Gjovalin Kadeli, i cili për rastin shprehet se ka të dhëna se kemi të bëjmë me ksenofobi.

“Së shpejti, do të zbardhen të gjitha shkaqet e vërteta që kanë sjellë humbjen e jetës së Pëllumb Mernikollajt. Vetëm atëherë duhet të flasim e të ngarkojmë me përgjegjësi ksenofobët grek, pasi nuk është hera e parë që humbin jetën në mënyrë të mistershme të rinj shqiptarë dhe tentohet të mbulohet nga shteti grek. Duke qenë se jam në dijeni të veprimeve konkrete në territorin shqiptar, ju garantoj se do të ndjek të gjitha hapat ligjor për të zbardhur të vërtetën të cilën e kërkojnë me ngulm familjarët e të ndjerit”-shprehet deputeti Kadeli.

Pëllumb Marnikollaj ka qenë i dënuar në shtetin helen, ndërsa po mbahej në masën “detyrim paraqitje” po për akuzën e vjedhjes.

FSHSHG: Çështja ka shumë pista që kërkojnë shpjegim

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, e cila ka shprehur keqardhje lidhur me historinë e dhimbshme ku humbi jetën Pëllumb Mernikollaj.

“Federata u interesua dhe erdhi në kontakt me miqtë dhe të afërmit e të ndjerit. Pas komunikimit me ta dhe disa detajeve të dhimbshme, konstatoi se çështja ka shumë pista të zymta që kërkojnë shpjegim nga autoritetet greke. Ndaj Federata komunikoi menjëherë me Ambasadën e Shqipërisë në Athinë dhe organet vendase ku kërkoi që të zbardhet sa më shpejt vdekja e të riut 28-vjeçar”-thuhet në reagimin e saj.

Sipas drejtuesve të federatës, nëse ka përgjegjës që shkaktuan vdekjen e të riut, ata duhet të përballen me drejtësinë.

Tashmë në lëvizje është vënë edhe ambasada jonë në Athinë, ku pritet që të marrë reagimet zyrtare nga pala greke për çështjen Mernikollaj.

Dy vjet më parë një ngjarje gati e ngjashme ndodhi me të dënuarin shqiptar Ilia Karreli. Ai u masakrua për vdekje nga gardianët e burgut grek, tre ditë pas vrasjes së një gardiani nga ana e Karrelit.

Edhe për çështjen e Karrelit pala greke tha fillimisht se ai kishte humbur jetën në mënyrë natyrale nga problemet me zemrën, por pamjet e rënda të transmetuara nga mediat e vendit fqinj tregonin dhunën çnjerëzore deri në vdekje të shqiptarit të dënuar.

Eliza Dushku skena të nxehta duke bërë seks(+18)

0

Mirëpo asnjëherë ajo nuk kishte pranuar që të luante ndonjë rol ku të shfaqet e zhveshur.

Mirëpo duket se “qëndresa” e saj tashmë ka ardhur drejt fundit. Aktorja shqiptare ka pranuar që të zhvishet tërësisht në serialin “Banshee”.

Në episodin e 6-të të sezonit të 4 të këtij seriali, Dushku e cila njihet në film me emrin Veronica, ka xhiruar një skenë të nxehtë seksi ndërsa më pas ajo shihet edhe tërësisht e zhveshur nga mbrapa.

Aksioni për “Klanin Pronto” te selia e PDK-së

0

Me moton “PDK – Pronto Departamenti i Korrupsionit”, shoqëria civile e ka bërë një aksion simbolik para zyrave të Partisë Demokratike të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me veprimet e disa zyrtarëve të kësaj partie, të cilat dëgjohen nga përgjimet e siguruara nga Insajderi.com.

“Ju kam bashkuar grupit #PROTESTOJ për të shprehur pakënaqësinë që kemi kundrejt sistemit të korruptuar politik. Sot po e shpallim ashtu siç është, siç kanë dëshirë anëtarët e saj si Departamentin më të madh të korrupsionit në vend – kjo është PDK-ja”, ka thënë Edona Bajrami nga shoqëria civile.

“Ne i kemi dëgjuar me kujdes bisedën e Kadri Veselit – udhëheqësit të Pronto Departamentit të Korrupsionit, i cili u munduar ta relativizonte gjithë punën dhe skandalet e PDK-së”, ka thënë më tej ajo.

Ajo ka thënë se do të vazhdojnë të organizohen deri në dorëheqjen e Adem Grabovcit dhe të atyre që kanë përfituar nga veprimet e tij.

Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që nesër t’u bashkohen në protestën e radhës.

Kundërpërgjigjet Zafiri: Policia tregoi se paska qenë anëtare e jurisë në “DokuDrogë”!

0

Deputeti Zafir Berisha i është kundërpërgjigjur Policisë në Prizren, në reagimin për festivalin e filmit “DokuFest”.

Ai vazhdon të cilësojë këtë festival si “Doku Drogë”,
Berisha në reagimine tij, shpreh habin se si Policia i ka dal në mbrojtje “Dokufest”-it.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Zafir Berishës

PolicJuria i paska dalë në përkrahje DokuDroga2016!

Jo rastëstësishtë kemi këtë situat që e kemi, sepse kemi polici e cila luan edhe rolin e juris dhe na tragon për numrin e filmave të metrazhit gjatë dhe të shkurtë të DokuFestit. Policia paska harru me dhën edhe një vlersim të DokuFestit ,ku bën barazimin e luftës fashiste të Serbis me luftën për liri të UÇK-së apo e kan lan vitin e ardhëshëm me i shti hundët edhe këtu për me marr lavdata edhe ma të mëdha. Nëse policia ka folurë për 19 raste të kapjes me drogë gjatë DokuFestit lirisht mujmë edhe një zero me ja shtu këti numri që policia nuk i ka kapë.

DokuFesti nuk e ka karekterizu vetëm droga por edhe prostitucioni dhe përdoriumi i alkoholit nga adoloshentët që policia s,ka dhën asnjë shifër dhe nuk e ka përmend në raportin e tyre por ka tregu se sa ambsada i kan dhën lavdata. Tallje e madhe është kur policia tregon në raport se sa shtëpi filmike dhe nga sa shtete kan marr pjës në këtë festivalë por ka harru me thën që vendin e par e ka marr në festivalë një film nga Serbia ku mesazhi i ati filmi është se cfarë ,,gjenocidi,, kan bë shqiptarët ndaj serbve të cilët i kan lën pa shtëpi dhe s,kan ku me flet…Raporti më i mir për këtë festival është qytetari i shqetsuar i Prizrenit të cilin e përfaqsoi si deputetë ndaj të cilit kam përgjegjësi për ta përfaqsu edhe kur rrezikohet qyteti dhe fëmit e tyre sic është rasti me festivalin i cila ka deviju nga misioni i vet.

DokuFest ka cen eveniment me të cilin të gjithë jemi ndi krenar në fillim, por ky festivalë më nuk po përfaqson vlera, por antivlera dhe këtu qëndron shqetsimi im dhe i qytetarve se pse DokuFesti ka dalë nga rruga për të cilin ka fillu dhe cili është misjoni i tij viteve të fundit!? DokuFest duhet të vazhdoi por jo si DokuDrogë DokuProstutucion DokuAlkoholë. Ndërsa policia ska nevoj me i shti hundët ku se kan vendin sepse është cështje e tjetër kujt se sa filma dhe sa shtete kan marr pjes dhe cfarë cilsie kan cen filmat. Mos të mburren me ,,lavdata,, që na i paskan marr se kjo nuk bën lajm më.

Policia është mir me na tregu a është e vertet se afër 12 mij përdorues të drogës ka në Prizren dhë qindra vjedhje që mrenda natës ndodhin në komunën ton sa nga të kapurit nëse e keni kap ndonjë jan përdorues të lëndve narkotike, kjo është punë për të cilën duhet me raportu e jo me ja futë kotë se gjoja jem duke bë dicka…!?
Zafa

DokuFest mblodhi rreth 25 mijë mysafirë

0

Policia ka theksuar se prej 05 deri me 13 gusht 2016, në Prizren përkundër pranisë së madhe të qytetarëve dhe pjesëmarrjes rekorde të shtëpive filmike nga 57

shtete, është arritur që rendi dhe qetësia publike të jetë e kënaqshme dhe të mbahet nën kontroll.
Në edicionin e 15-të të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFest kanë marr pjesë prej 15 mijë deri në 25 mijë mysafirë mes të cilëve edhe ambasadorë t ëvendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës e cila ka theksuar se nga nga data 05 deri me 13 gusht 2016, në Prizren përkundër pranisë së madhe të qytetarëve dhe pjesëmarrjes rekorde të shtëpive filmike nga 57 shtete, shfaqjes së rreth 238 filmave, është arritur që rendi dhe qetësia publike të jetë e kënaqshme dhe të mbahet nën kontroll”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se e gjithë kjo është arritur falë përkushtimit dhe angazhimit maksimal të të gjitha njësiteve relevante policore që ofruan siguri për qytetarët dhe pjesëmarrësit në festival. Sa i përket komenteve publike të deputetit, Zafir Berisha i cili Doku Fest-in e cilëson si ”Doku Drogë” dhe Doku Prostitucion, policia ka sqaruar se për posedim të paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike gjatë DokuFest-it, janë iniciuar 19 raste dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit 5 persona kurse 14 të dyshuar ndiqen sipas procedurës së rregullt.

Ky institucion thekson se të gjitha rastet e raportuara nuk ia zbehin imazhin dhe vlerën e festivalit dhe konsiderohen raste të izoluara që nuk paraqesin rrezikim të sigurisë individuale ose të përgjithshme për pjesëmarrësit./KultPlus.com

A janë më të mirë në seks meshkujt e bërë synet apo ata që nuk janë bërë

0

Edhe pse këtë kurrë nuk do ta pranonin, femrat janë shumë kureshtare se çka fsheh mashkulli në brekë. Nëpër kokë i shkojnë mendimet “Çfarë është?”, “Sa i madh është?”, “A është bërë synet apo jo?”

Çdo përgjigje për këtë pyetje është individuale dhe varet nga shijet e gjithsecilit, transmeton Telegrafi. Ja përvojat e tyre se a është seksi më i mirë me penis të bërë synet apo me penis të pabërë synet:

Ndjeshmëria
Edhe pse synetia nuk ndikon në libido dhe funksionim, është fakt se me të hiqet gjysma e lafshës nga penisi. Kjo do të thotë se humben neuroreceptorët që janë të ndjeshëm në prekje e ngadalshme, thotë shkencëtarët nga Korea.

Dhe jo vetëm, edhe një hulumtim i Universitetit të Michaganit ka vërtetuar se pjesa më e ndjeshme e penisit të mashkullit të bërë synet, është vendi ku ka ndodhur prerja. Një shpjegim i mundshëm është që pas prerjes, në një mënyrë, penisi mbrohet vetvetiu nga lëndimet e mëtejme, dhe kështu bëhet më pak i ndjeshëm.

Rreziku nga infeksionet
Kur mashkulli nuk është i bërë synet, ka shanse më shumë që të mblidhen lëngje nga koka deri në lëkurë, që është një vend ideal për zhvillimin e baktereve. Kështu që gratë që kanë për partnerë burrat e pa bërë synet, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga bakteret në vagjinë thotë një epidemiologe nga Chicago, Suprija Mehta.
Po ashtu, meshkujt që nuk janë të bërë synet më lehtë mundi t’i transmetojnë sëmundjet e transmetueshme seksualisht, përfshirë edhe HIV’in dhe HPV’në.
Pastërtia
“Edhe pse shumica e meshkujve pa probleme e mbajnë të pastër ‘territorin’ nën lëkurë, kjo kërkon më shumë punë” thotë Karen Bojl. Për këtë shumë gra mund të kenë ndjesinë që djemtë e pabërë synet janë të freskët, kështu që ato mund të ndihen më të relaksuara gjatë seksit, thotë gjinekologia Alisa Dvek.

Kënaqësia
Nuk ka një përgjigje të saktë se si ndikon synetia në kënaqësinë e femrave. Disa hulumtime kanë treguar se gratë me burra të bërë synet janë më të kënaqura se gratë me partnerë të pa bërë synet (edhe pse disa hulumtime kanë treguar të kundërtën).
Disa femra thonë se penisi i bërë synet duket më i bukur nga ai që nuk është bërë. Të tjera thonë të kundërtën. Për marrëdhënien seksuale, syneti nuk ka ndonjë efekt të veçantë për gratë. Për burrat e bërë synet koka humbet pak ndjeshmëri dhe ata mund ta vazhdojnë më gjatë aktin seksual.

Dhimbja
Femrat të cilat kanë problem me vagjinën e tharë më të këndshëm e kanë seksin me partnerin e pabërë synet. Meshkujve që nuk janë bërë synet u duhet shumë pak lubrifikant gjatë seksit ose masturbimit, duke pasur parasysh se penisi i tyre është natyrshëm më i lagët, zbulon hulumtimi danez.

Cilat janë përvojat tuaja?

/Gazeta InfoPress

Ky është reagimi i Policisë pas deklaratës së Zafir Berishës për DokuFest-in

0

Pas komenteve publike të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha i cili Doku Fest-in e cilëson si ”Doku Drogë” dhe Doku Prostitucion”, ka reaguar Policia e Kosovës.

Sipas policisë gjatë kohës sa ka zgjatur festivali i filmit dokumentar “DokuFest”, qetësia publike ka qenë në nivel të kënaqshëm.

“Nga data 05 deri me 13 gusht 2016, në Prizren është mbajtur festivali tashmë tradicional i filmit dokumentar ‘Doku Fest’. Gjatë kësaj periudhe kohore edhe përkundër pjesëmarrjes rekorde të shtëpive filmike nga 57 shtete, shfaqjes së rreth 238 filmave si dhe pjesëmarrjes së rregullt të rreth 15000-25.000 mysafirëve, mes të cilëve edhe ambasadorë, është arritur që rendi dhe qetësia publike të jetë e kënaqshme dhe të mbahet nën kontroll”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se e gjithë kjo është arritur falë përkushtimit dhe angazhimit maksimal të të gjitha njësiteve relevante policore që ofruan siguri për qytetarët dhe pjesëmarrësit në festival.

“Kjo dëshmohet nga përgëzimet publike që i kemi marrë nga ambasadorët, pjesëmarrësit nga shtetet tjera dhe organizatorit të ‘DOKU-FEST’ ku mes tjerash ceket se sa i përket sigurisë ky ka qenë festival shembull për vendet tjera. Nga organizatori i ‘DOKU-FEST’ kemi marrë mirënjohje të veçantë për ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe sigurinë e ofruar deri në përfundimin e festivalit”, thotë tutje PK.

Ndërsa, sipas të dhënave të marra nga DHTN në Prizren, për posedim të paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike gjatë DokuFest-it, janë iniciuar 19 raste dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit 5 persona, kurse 14 të dyshuar ndiqen sipas procedurës së rregullt, transmeton KP.

“Duhet cekur se bëhet fjalë për persona të njohur që më parë për policinë. Të gjitha rastet e raportuara nuk ia zbehin imazhin dhe vlerën e festivalit dhe konsiderohen raste të izoluara që nuk paraqesin rrezikim të sigurisë individuale ose të përgjithshme për pjesëmarrësit”, përfundon policia.

Dosja e Shefave X: Grabovci-Veselit: Ti i merr vendimet, unë i zbatoj

0

Kërkesat e Kadri Veselit për Adem Grabovcin ishin urdhra. Shefi i Shefave, Veselin e kishte shef. Kështu e quante dhe sillej para tij. Ai nuk i kundërshtonte ato që i thoshte Veseli. “U bo shef”, ishte përgjigja më e zakonshme. Kishte momente kur puna e Grabovcit nuk i përlqente Veselit. Në këto raste, Grabovci merrte qortime. Insajderi sjellë shtatë biseda telefonike të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe nënkryetarit, Adem Grabovci.

Edhe Shefi i Shefave kishte Shef. Madje dy. Pos Hashim Thaçit, Adem Grabovci, i rrinte gatitur edhe Kadri Veselit, ani se në kohën kur po kryhej përgjimi, Veseli nuk kishte asnjë funksion publik.

Shërbimin Informativ të Kosovës, kishte deklaruar tri vjet më parë se e kishte shuar, e në PDK nuk ishte anëtarësuar zyrtarisht.

Megjithatë, përgjimet e siguruara nga Insajderi dëshmojnë se Veseli, aktualisht kryetar i partisë më të madhe në vend, dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte shumë aktiv në prapaskenën e jetës politike dhe në vendimmarrje.

“Ti i merr vendimet, unë i zbatoj”, i thoshte Grabovci Veselit.

Në periudhën kohore prej dy muajsh, Grabovci flet shpesh me Veselin në telefon. Mirëpo, Veseli është shumë i kujdesshëm në ato që thotë. Nuk përmend emra, nuk përmend institucione, e as veprime që do të mund t’i faturoheshin si ndërhyrje direkte.

Gjuha e tij është e koduar.

Grabovci i raporton vazhdimisht për zhvillime Veselit, nga vizita në Bruksel, deri tek dështimi në Kuvend për të votuar Ligjin për Prizrenin. E, kur flasin për këtë dështim, Veseli e “kërcënon” dhe qorton Grabovcin se do ta shkarkojë nga pozita e kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ata flasin për dy pozita të larta në institucione, por nuk ua përmendin emrat. Vetëm në një rast, Grabovci e përmend një emër – Agronin. Nuk dihet nëse flasin për Agron Mustafën, apo Agron Thaçin, drejtorin e Infrakosit.

Në një rast tjetër, Veseli i thotë Grabovcit se është mirë “me ec ai djali që folëm dje për të”.

“Ta çova ni sms, a din që e lamë e… me bisedu. Dëgjo i lam n’sistem le t‘ec ai djali ma mirë. Ngom mu se ti ki me thanë mirë e ke pas, a e kupton? Ai djali që pijtum kafe dje, a e kupton? Le ta vazhdon, po hajt se… ma mirë o. Ngom mu, muna, me ti jep 10 argumente se o ma mirë”, i thotë Veseli Grabovcit në një bisedë të dhjetorit 2011.

E, Grabovci pa asnjë hezitim ia miraton rekomandimin.

“O qysh ta do shpirti ty…”, i thotë ai.

Dosja e Shefave X: Grabovci-Veselit: Ti i merr vendimet, unë i…

#DosjaeShefave X: Grabovci-Veselit: Ti i merr vendimet, unë i zbatoj http://bit.ly/DosjaeShefaveX

Gepostet von Insajderi am Montag, 15. August 2016

Veseli thotë se ka menduar për shpirt të tij dhe të Grabovcit se kjo është më mirë.

“Paj vallain ngo çka qysh ta do shpirti… menova për shpirt tem e tanin ma mirë o”, sqaron më tej kryetari i Kuvendit.

“Ti i merr vendimet, unë veç i zbatoj”, përgjigjet Grabovci.

Veseli flet për dike tjetër nga i cili druhet se do t’u dhemb kryet të dyve dhe do t’i lodhë.

“Jo jo, a din pse, ti meno, po dëgjo kryet ka me të dhimtë ty edhe mu pej qati edhe veç na lodh, e kem gajle edhe thjesht ma mirë let ec ai…, e shkurt”, vazhdon Veseli.

Dosja e Shefave X: Grabovci-Veselit: Ti i merr vendimet, unë i…

#DosjaeShefave X: Grabovci-Veselit: Ti i merr vendimet, unë i zbatoj http://bit.ly/DosjaeShefaveX

Gepostet von Insajderi am Montag, 15. August 2016

“A? A po thu? A je edhe ti pro? Se duhesh edhe ti pak me kanë”, e pyet më tej Veseli, Grabovcin.

“O u bo, po vallain hiç s’ta prishi”, përgjigjet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së. Shefi i tij, Veseli insiston se “ai djali është kuadër i mirë”.

“Hej po dëgjo, ma mirë, ngom mu, se unë menova bash…, e ma mirë mu dok, ma mirë, kuadër ma i mirë osht, ma i aftë, ma ma asii…, n’fund fundit ka deshtë mu vonu let vanohet, e bajt me shnet”, thotë Veseli duke i treguar Grabovcit për të mirat e kandidatit që duhet punësuar dhe dobësitë e kandidatit tjetër që nuk duhet shtyrë përpara.

Në një bisedë tjetër, dy protagonistët e përgjimit flasin edhe për një debat politik të zhvilluar në RTK. Grabovci tregon se si e kishte “mbytur” opozitën e asaj kohe që ishte LDK dhe Vetëvendosje.

“…, mirë o bre… ken kta tre, t’opozitës”, shton Grabovci.

“Hihihi…, a tan tu bonën a? A pshtove bile, a pshtove”, interesohet Veseli.

“Veç n’fund ja lshova, pak ma kshtu, a din, krejt zhag… Ata niher na sulmojshin kshtu, e unë n’fund e përmbylla. Thash, thash mas pari shprehi keqardhje. Thash mirë, thash zotëri Isufi se je opozitë e fortë, do të thotë e mobilizon mirë opozitën që të jetë shumë aktive, po thash fatkeqësisht pozita është shumë e fortë, ndërsa për mos të thom se nuk kemi opozitë fare…”, thotë Grabovci, duke qeshur.

“… Osht, osht një opozitë e brishtë, pa koncept, pa qëllim…”, vazhdon Grabovci.

“… a muren flakë”, e pyet Veseli.

“A jo tani ajo u mbyll”, përgjigjet Grabovci duke vazhduar t’i tregojë Veselin se cfarë ka thënë në debat.

“Jo po përzihet, jo po përzihet Qeveria, po dikton Parlamentin. I thash bashkëpunimin, nuk guxojmë me qujt interferim, thash ajo me Kushtetutë…”, vazhdon tregimin ai.

“Po ajo, osht me Kushtetutë more loptë e kqija thuj, more loptë e…”, e porosit Veseli.

Dështimi për të votuar Ligjin për Prizrenin dhe Hoqën e madhe e kishte nervozuar Kadri Veselin. Këtë ia thotë me telefon, Adem Grabovcit të cilin e quan të papërgjegjshëm. Por, ky epitet nuk i pëlqen shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Shumë i papërgjegjshëm bre Adem, qysh bre Adem me t’votu ata, qysh bre se na”, thotë Veseli.

“Hej, hej, mos um trano. Kur ti qojsh njerzit e pa përgjegjshëm normalisht”, përgjigjet Grabovci. “O pasha…, pa t’shkarku si kryetar i Grupit parlamentar se kisha lanë”, thotë Veseli. Kësaj, Grabovci i përgjigjet me qeshje, derisa Veseli vazhdon qortimin.

“Qysh more, a u bonet budallë”, vazhdon Veseli. “A shkit, shkit kanë votu a”, e pyet më teh ai teksa merr konfirmim se deputetët serbë kanë votuar kundër, sipas tij gabimisht.

Biseda e parë

Veseli: O ku je more…?

Grabovci: A je, si je?

Veseli: Qe mirë.

Grabovci: Ishum ni drekë me grupin, e me kryeministrin, e me ministrin e.

Veseli: O zoti ju rujt bre, e ishalla, ishalla… Ka je kshty, ka je?

Grabovci: Qe n’zyrë qitash ni takim.

Veseli: Bravo! Ngo qitash!

Grabovci: Kishe pas ti… m’kishe pa çu sms.

Veseli: Ta çova ni sms, a din që e lamë e… me bisedu. Dëgjo i lam n’sistem le t‘ec ai djali ma mirë. Ngom mu se ti ki me than mirë e ke pas a e kupton? Ai djali që pijtum kafe dje, a e kupton, le ta vazhdon, po hajt se ëë… ma mirë o. Ngom mu, muna, muna, me ti jep 10 argumente se o ma mirë.

Grabovci: O qysh ta do shpirti ty…

Veseli: Paj vallain ngo çka qysh ta do shpirti jo, menova për shpirt tem e tanin ma mirë o. Hehehehe.

Grabovci:Ti i merr vendimet, unë veç i zbatoj.

Veseli: Jo jo, a din pse, ti meno, po dëgjo kryet ka me të dhimtë ty edhe mu pej qati edhe veç na lodh, e kem gajle edhe thjesht ma mirë let ec ai…, e shkurt.

Grabovci: Eeee… u bo.

Veseli: A? A po thu? A je edhe ti pro? Se duhesh edhe ti pak me kon…

Grabovci: O u bo, po vallain hiç s’ta prishi.

Veseli: Hej po dëgjo, ma mirë, ngom mu, se unë menova bash…, e ma mirë mu dok, ma mirë, kuadër ma i mirë osht, ma i aftë, ma ma asii…, n’fund fundit ka deshtë mu vonu let vanohet, e bajt me shnet.

Grabovci: Hehehehe.

Veseli: A? E pra.

Grabovci: Hiç… qysh dush bonja, hiq mos ta nin.

Veseli: Hajde pra, hajde pi thom qashtu, hajde, t’përshëndes, çao çao.

Biseda e dytë

Veseli: Ku je mor patriot?

Grabovci: Tungatjeta.

Veseli: Ku je, çka po bon, a ça ka tre a?

Grabovci: O vallain ton ditën jom kanë qitash…

Veseli: O i zanun njeri, gjithë njeri i zanun je, hahaha…

Grabovci: Qishtu osht tash, qa ki me bo. Qashtu tash.

Veseli: O ta ka jep zoti ty veç…

Grabovci: Hahahaha…

Veseli: Ça ka tre, a jeni lodh, a jeni mërzit a?

Grabovci: Tonat kapak.

Veseli: Çka po boni?

Grabovci: Hiç kurgjo, qitash pata ni debat me kta.

Veseli: Po a, ku?

Grabovci: N’RTK.

Veseli: Qysh kalove, allahile?

Grabovci: S…, mirë o bre… ken kta tre, t’opozitës.

Veseli: Hihihi…, a tan tu bonën a? A pshtove bile, a pshtove?

Grabovci: Po more qysh jo, po more qysh jo.

Veseli: Hehehehe…, ani mos u mërzit ani? A je a tek je a?

Grabovci: Veç n’fund ja lshova, pak ma kshtu, a din, krejt zhag.

Veseli: Pse?

Grabovci: (S’kuptohet) opozitë, ata niher na sulmojshin kshtu, e unë n’fund e përmbylla. Thash, thash mas pari shprehi keqardhje. Thash mirë thash zotëri Isufi se je opozitë e fortë, do të thotë e mobolizion shumë mirë opozitën që të jetë shumë aktive, po thash fatkeqësisht pozita është shumë e fortë, ndërsa për mos të thom se nuk kemi opozitë fare…

Veseli: Huhuhu…

Grabovci: Hahahah… osht, osht një opozitë e brishtë, pa koncept, pa qëllim, hahahah…

Veseli: Hahahah… a muren flakë?

Grabovci: A jo tani ajo u mbyll.

Veseli: Hehehehe…

Grabovci: Jo po përzihet, jo po përzihet Qeveria, po dikton parlamentin. I thash bashkëpunimin, nuk guxojmë me qujt interferim, thash ajo me Kushtetutë…

Veseli: Po ajo, ajo osht me Kushtetutë more loptë e kqija thuj more loptë e…

Grabovci: Çka po bon ti?

Veseli: Mirë mirë mirë, knej jom knej jom, knej ka pleqtë.

Grabovci: A ka pleqtë je a?

Veseli: Po, vallain po, valla po.

Grabovci: Qysh i ki planet kto ditë, a qysh?

Veseli: Hajt se shihem…

Grabovci: Me (nuk kuptohet) ka i 20-ti e kem.. e kryjmë buxhetin.

Veseli: Hajde për hair.

Grabovci: E n’ta marrtë menja, me rezervu najkun që tham a, qysh e ki (nuk kuptohet) a?

Veseli: Hajde, hajde pe kqyrum. Hajde se shihum n’Prishtinë edhe kqyrum…

Grabovci: Për shkak t’fmive që i ki, qysh i ki mundësit kur?

Veseli: Kqyrum…

Grabovci: Me kanë dikun ma mirë, dikun që ju përshtat fmive.

Veseli: E jo valla, me mujt dikun me kqyr ku është ai far veni.

Grabovci: Jo unë po të thom ty, kqyr ku u përshtatet ma shumë.

Grabovci: Dikun katër pesë ditë a i javë a…

Veseli: Po bisedojmë bashkë tani e kqyrum.

Veseli: Katër pesë ditë i kom, bisedoj kur je atje… hajt n’fillim t’javës a je anej?

Grabovci: Po po po.

Veseli: Hajt.

Grabovci: T’fala shumë pleqve.

Veseli: Faleminderit shumë hajde.

Grabovci: Hajde shumë t’fala.

Veseli: Hajde faleminderit, tung tung.

Biseda e tretë

Grabovci: Alo, Alo…

Veseli: Qe veç pak, prit dostit, se m’nxone keq. Ku je more?

Grabovci: Ǒkemi?

Veseli: Qe se isha t’u e desh setrën kur e pash.

Grabovci: Hehehe.

Veseli: A je lodh?

Grabovci: Kapak.

Veseli: Ka je kshty?

Grabovci: Vallain qitash dola n’drekë, n’daq me ditë.

Veseli: Hajde t’boft mirë bravo. Me kon je?

Grabovci: Me Naimin qetu… me Naim Fetahun e me…

Veseli: O hallall ju koftë, qysh o bre Naimi?

Grabovci: Mirë mirë, si pllum.

Veseli: Hallall i koftë.

Grabovci: Ti a je mirë?

Veseli: Mirë, mirë.

Grabovci: A je lodh a, si ke kalu a?

Veseli: Jo jo kapak, jo kapak, ti?

Grabovci: Ka je n’kryeqendër a…?

Veseli: Po n’drekë jom.

Grabovci: Hajde mirë t’baftë.

Veseli: Hajde se shihem ma vonë, a u bo.

Grabovci: Ani hajt kur t’lirohesh.

Veseli: Hajt u ba, u bo.

Grabovci: Faleminderit shumë a. Faleminderit. Tung tung.

Biseda e katërt

Naseri: Alo urnoni?

Grabovci: Alo.

Naseri: Naseri n’telefon.

Grabovci: Hej, Nas ku je?

Naser: Qe vallain, qa i kini puntë?

Grabovci: Mirë mirë, ka jeni kshtu?

Naseri: Osht pak nxan.

Grabovci: A?

Naseri: Ku je ti ?

Grabovci: Oo… kesh me kta t’komisionit bre për… për Prevallë kanë kanë me shku, s’po du me shku unë e…

Naseri: Çka a po don naj sen a? Qe prit veç pak. Qe ta jepi.

Grabovci: Hajt hajt, le ma vonë, masi masi t’lirohet dëgjohmi.

Naseri: Merre, merre, merre. Tung.

Veseli: Burri ja flet ja s’flet, fol?

Grabovci: Hehehe…, ça i ki puntë a je mirë?

Veseli: Mirë, mirë.

Grabovci: Se kom ni telefonin se kesh…

Veseli: Ma murr menja qata, ma murr menja.

Grabovci: Ça i ki puntë?

Veseli: Mirë mirë, te Ariu jom.

Grabovci: Po a?

Veseli: Po.

Grabovci: Hajt (nuk kuptohet) se e kem me kta me Ramizin e me kta, për Prevallë.

Veseli: (nuk kuptohet) hajde kqyrni atje tani unë kah qyteti jam… për qata edhe unë deri qitash (nuk kuptohet).

Grabovci: U bo.

Veseli: A je lodh, a je mërzit a?

Grabovci: Kapak, kapak.

Veseli: Hajde, hajde, hajde se n’qytet tani vi une. Tung, tung, tung.

Grabovci: U bo, u bo faleminderit.

Biseda e pestë

Veseli: Adem.

Grabovci: Ç’kemi?

Veseli: Unë jom mirë, ku je ti?

Grabovci: Hehe… n’Parlament qitu.

Veseli: Edhe sa je n’Parlament?

Grabovci: Kem’ edhe pak.

Veseli: Shumë i papërgjegjshëm bre Adem, qysh bre Adem me t’votu ata, qysh bre se na.. (nuk kuptohet)

Grabovci: Hej, hej, mos um trano. Kur ti qojsh njerzit e pa përgjegjshëm normalisht.

Veseli: O pasha (nuk kuptohet) pa t’shkarku si kryetar i Grupit parlamentar se kisha lanë

Grabovci: Hahahaha…

Veseli: Qysh more a u bonet budallë?

Grabovci: M’ke shti me kesh qitash.

Veseli: A shkit, shkit kanë votu a?

Grabovci: Aha.

Veseli: Ooo… a e ki (nuk kuptohet) aty?

Grabovci: Po.

Veseli: Ama ni sekondë… hej, hajde deri kur je anej.

Grabovci: Hajt qetash kur t’lirohem t’thirri.

Veseli: Hajde, ani ama (nuk kuptohet).

Grabovci: Se kom ktu. Jashtë jom dal n’koridor, mrena n’sallë.

Veseli: Aha… mrena, mrena krejt a?

Grabovci: Ëhë…

Veseli: Hajde, hajde pra.

Grabovci: Hajt.

Veseli: Hajt.

Biseda e gjashtë

Veseli: Alo.

Grabovci: Tungatjeta.

Veseli: Hej, ku je, si je?

Grabovci: Vallain qe qitu te banesa tu e pi ni çaj.

Veseli: Me kon?

Grabovci: Me Miftar doktorin.

Veseli: Qysh o Miftar doktori, mirë a?

Grabovci: Mirë, mirë.

Veseli: Ti qysh je?

Grabovci: Mirë mirë.

Veseli: A e kalove naj qysh a u lodhe a?

Grabovci: Po, ja mirë, mirë kalum.

Veseli: A, bravo.

Grabovci: Ti çka bane?

Veseli: Mirë vallain mirë.

Grabovci: Ka je n’sheher a?

Veseli: Jo more n’sheher jom ni darkë, jom tu…,

Grabovci: Mirë shumë. Okeej. Jo veç thash…

Veseli: A u lodht, a u mërzit, a ka naj sen a?

Grabovci: Hiq hiq, me t’vjetra.

Veseli: Kshtu mirë a?

Grabovci: Mirë mirë. A përfundimisht ëë Agronin po… po e çojmë n’bjeshkë a?

Veseli: Po de. Po. Po.

Grabovci: U bo.

Veseli: Po kismet po. Kismet po. Edhe dëgjo, nejta sot me kit mikun tond, si ke taku me grykën a je ka kupton..

Grabovci: Me?

Veseli: Me ministrin, ministrin…

Grabovci: A. Po.

Veseli: …Dmth nejta unë me to, e m’kallxoj edhe për ty, thash e vallain edhe për mu qashtu, tha jom t’u kqyr tha… (nuk kuptohet) ,

Grabovci: U bo.

Veseli: Qaty nejta pak. tani metum edhe me bisedu. E tana i ditë me dal n’drekë unë, ti e ai..

Grabovci: Ani ani, bash mirë.

Veseli: Ani. Hajde. Ke shumë entuziast. Shumë entuziast.

Grabovci: E veç thash çt’lajmrona.

Veseli: Faleminderit shumë. Hajde t’fala.

Grabovci: Kalo mirë, kalo mirë. Tung, tung.

Biseda e shtatë

Veseli: Tungatjeta Adem. Marova bre zoti Adem!

Grabovci: Po ku je more ku je, as telefonin s’pe çon.

Veseli: (S’kuptohet)

Grabovci: As telefonin s’pe çon.

Veseli: … (nuk kuptohet) Kot o tani me u munu me t’marrë… (nuk kuptohet)

Grabovci: Babi babi…

Veseli: Eu… i përkushtuar, i përkushtuar.

Grabovci: Si tre ujq. Njonit mi than kqyr babit telefonin maje, mule.

Veseli: Hahaha… qysh je o bacë, ku je?

Grabovci: Vallain qe.

Veseli: A je lodh hiç?

Grabovci: Kapak, kapak.

Veseli: Naj sen t’re a, a t’vjetër a, ka je?

Grabovci: Po kesh n’Prishtinë, ë pramë jom kthy se kesh n’Bruksel qatje.

Veseli: A kalove mirë?

Grabovci: Vallain kem kalu mirë shumë.

Veseli: Hajde për hajr.

Grabovci: Patum takim me ë tanë kta, a po kupton, me kta far bosat, … ma i madhi ka qenë kur i përshëndetsha, e ju thosha kom kënaqësinë, t’ju përshëndes në emër të delegacionit, ma domethonsë dhe ma përfaqësor që, është mesazhi ma i miri… se çfare është gjendja n’Kosovë n’emër t’shkive e t’hashkalive, e tanë…

Veseli: Aa… hallall.

Grabovci: Hahaha…

Veseli: Hallall t’koftë.

Grabovci: E tjera tjera, po mirë, mirë kom kalu.

Veseli: A ju priten mirë?

Grabovci: Shumë mirë na kanë pritë.

Veseli: E bravo!

Grabovci: Edhe do llafe, po kur t’ja thush a din kshtu drejtë.

Veseli: Po?

Grabovci: Për liberalizim t’vizave, e folum kshtu bukur…, than ja jepum ë fjalën mas largu deri n’dhetë, n’fillim t’dhjetorit ka me fillu dialogu edhe kem me ë dhanë kontributin tonë me përfundu sa ma shpejt. U thash, thash ëë jemi gjithëpërfshirës, përfshi për t’gjithë a din, por qytetartë e Kosovës pa përjashtim po e ndinë vetën t’fym edhe t’anashkalum …dhe t’izolum dhe ju pe boni ni padrejtësi t’madhe ndaj Kosovës dhe po e detyroni popullin e Kosovës që të merr ë pasaportë dhe dokumenta të shteteve fqinje, qoftë Shqipërisë, qoftë Malit t’Zi, qoftë Serbisë, qoftë Maqedonisë, për të udhëtuar jashtë.

Veseli: Aha…

Grabovci: Edhe ky Kukani.

Veseli: Po!

Grabovci: Tha, zotëri Grabovci… kur e murr fjalën ai, toni ke edhe ky ky slloveni, e kjo Doris Packu e, Lunaçeku e…

Veseli: Po…

Grabovci: Ky osht ni argument shumë logjik dhe shumë bindës, që deri më sot nuk na ka ë thanë dikush, po ne pajtohemi plotësisht se osht qashtu edhe osht padrejtësi.

Veseli: Hajde thuj nimona pak thuj.

Grabovci: E qaty toni ai Kukani, tha jau jap ë fjalën si deri me 10 dhjetor ka me fillu dialogu.

Veseli: Hjade, hajde për hair ishalla.

Grabovci: Mirë, mirë, kem kalu, mirë kem kalu kshtu…

Veseli: Ju lumtë, ju lumtë! Vetë qysh je? E pse s’shkove te Hasan Prishtina, ktu ë janë anku se unë s’shkoj, jom kuq edhe unë, ka thirr ai…

Grabovci: Kush?

Veseli: ky… te Hasan Prishtina, ktu n’Rektorat, Buja (ose Muja) e ka bo.

Grabovci: Kuku, pasha allahun kom harru.

Veseli: Vallain, kuq jena….

Grabovci: Kuku… tash ai tash ai preket, thotë hë…

Veseli: Jo mejher, mejher thirre! Unë ja çova ni urim ma t’përzemërt, t’lumtë…

Grabovci: N’sa, n’sa e ka pas?

Veseli: Qitash, qitash n’televizion e ki, drejtpërdrejtë.

Grabovci: U… pasha besën kom harru qe.

Veseli: Hajt se s’o gajle veç…

Grabovci: Jo, po m’vjen keq prej tij, se a din se…

Veseli: Jo valla se ka meritu mos mi shku sepse, po ë unë nuk dojsha me shku (nuk kuptohet) kete far hamom politike…

Grabovci: E ti kshtu ku je, ku je?

Veseli: Unë qitash jom n’Prishtinë, jom tu dal pak me fmi edhe n’mramje jom ktu. Që je knej shihemi.

Grabovci: Okej hajt ta boj ni telefon.

Veseli: Hajde, hajde, a je knej ti, a je anej?

Grabovci: Jom ka Peja t’u shku.

Veseli: Hajde hajde, kalo mirë.

Grabovci: Se kthena unë, kthena.

Veseli: Edhe ti ja paske bo si unë berllog.

Grabovci: Hahaha… hajde hajde./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

Rio 2016, “banda e policëve” plaçkit notarin amerikan Ryan Lochte bashkë me 3 të tjerë

0

Fituesi i medaljes së artë Ryan Lochet dhe anëtarë të tjerë të ekipit amerikan olimpik të notit janë vjedhur në Rio, njofton sot BBC, transmeton Syri.net

Lochet, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen u ndaluan nga disa njerëz që u prezantuan si policë të armatosur, tha Komiteti Olimpik i SHBA në një deklaratë. Grabitësit u kërkuan paratë dhe sende të tjera personale.

Fillimit Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e mohoi grabitjen, para se Komiteti i SHBA të konfirmonte se ajo kishte ndodhur.

Lochet tha në Twitter se ai dhe sportistët e tjerë ishin “të sigurtë dhe padëmtuar” dhe falenderoi të gjithë ata që i kishin mbështetur. Grupi kishte qënë në një festë tek shtëpia e pritjes e ekipit olimpik francez kur taksia ku ndodheshin u ndalua në fshatin e sportistëve.

Lajmet për incidentin së pari erdhën nga nëna e Lochte, Ileana, e cila tha për “USA Today” se djali nuk kishte pësuar gjë, por ishte i tronditur nga vjedhja.

“Unë mendoj se të gjithë ata janë të tronditur,” tha ajo.

Gjatë lojërave, tre anëtarë të ekipit olimpik spanjoll dhe paraolimpik Australian janë grabitur, citon syri.net.

Autoritetet braziliane kanë vendosur më shumë se 80 mijë policë dhe ushtarë që të patrullojnë rrugët e Rios gjatë lojërave.

Më 5 gusht, edhe dy trajnerë të rremave u vodhën nën kërcënimin e thikës në plazhin Ipanema, siç tha Komiteti Olimpik Australian.

Më 6 gusht, koordinatori i sigurisë për ceremoninë e hapjes u vu në shenjestër të një tentative vjedhjeje dhe ai e la stadiumin Maracana të nesërmen që në mëngjes – rojet e tij hapën zjarr mbi sulmuesit duke vrarë një prej tyre.

Më 6 gusht, ministri i Arsimit të Portugalisë u brabit në Ipanema ndërsa po kthehej nga një ndeshje çiklizmi./Syri.net

Rusia fajëson Gjermaninë për marrëdhëniet e ftohta

0

Ministri jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka fajësuar Berlinin për marrëdhëniet jo të mira në mes të Rusisë dhe Gjermanisë.

“Ne iu japim rëndësi të madhe marrëdhënieve me Gjermaninë dhe nuk është faji jonë që ne jemi në periudhë të vështirë”, ka thënë Lavrov mbrëmë.

Kryediplomati rus dhe homologu i tij gjerman, Frank Walter Steinmeier pritet të takohen sot për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me energji, por bisedimet do të fokusohen edhe në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Aneksimi që i ka bërë Rusia gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahja për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës ka dëmtuar tej mase marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i Gjermanisë ka qenë i prerë që BE-ja t’i vazhdojë sanksionet kundër Rusisë për veprimet e sipër përmendura./rel.