12.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6328

Tmerr në një autobus në Tiranë, i dehuri tentoi t’ia marrë jetën udhëtarit

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në një autobus në Tiranë. Pas një zënke të ndodhur mes dy personave, arsyet e së cilës ende nuk dihen, njëri prej tyre ka hedhur në tokë dhe ka shtyrë gati për të rënë nga autobusi një të moshuar.

Nuk mund të përcaktojmë saktë se në cilën linjë ka ndodhur ngjarja, por nga pamjet duket se personi me bluzë me vija, i cili qëndron në këmbë jashtë autobusit është ai që ka shtyrë të moshuarin, pasi tenton të hyjë sërish në autobus dhe qytetarët e nxjerrin jashtë. Ai mezi mbahet në këmbë dhe dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Personi që ka bërë videon afrohet për të treguar se çfarë po ndodh në brendësi të autobusit, ndërsa vihet re se një tjetër person, ai i moshuari, i cili është dhunuar dhe është hedhur në tokë, ndodhet në gjendje aspak të mirë. Një vajzë mundohet t’i japë ujë e ta qetësojë, ndërsa një burrë u qëndron pranë.

Kjo nuk është hera e parë që të tilla skena ndodhin në mjetet e transportit publik në Shqipëri e konkretisht në Tiranë. Të tillë persona që janë agresivë, në gjendje të dehur apo me probleme mendore, edhe pse mund të duken si aspak të rrezikshëm, mund të shndërrohen në rreziqe serioze për shoqërinë dhe jetën e çdo qytetari.

Iva vjen me poza që të lënë pa frymë

0

Ajo është bërë e njohur më së shumti falë deklaratave të saj publike për një lidhje dashurie me një deputet të Kosovës por edhe fotove të nxehta që poston në rrjetet sociale.

Iva Aliko, e cila është mjaft aktive në publikimin e fotove të nxehta dhe provokuese, duket se do të surprizojë të gjithë me një album të ri fotografik, që sigurisht do të nxjerrë në pah format e saj bombastike.

 

Mësohen emrat e atyre që do t’i zëvendësojnë drejtorët e shkarkuar të PDK-së në Prizren

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kryeparlamenatri, Kadri Veseli ka filluar të tregojë muskujt në partinë e tij.

Veseli ka qëndruar në Prizren ku edhe u ka dhënë lajmin e hidhur gjashtë drejtorëve të ekzekutivit të cilët nga sot nuk janë më pjesë e pozitave të tyre.

Drejtorët, të cilët tashmë janë shkarkuar për arsye të mos efikasitetit në punë dhe akuzave për keqpërdorim të detyrës janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizimit, Bedri Bytyqi drejtor i Inspektoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit,Elhame Berisha drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyber Rizanaj drejtor i Shëndetësisë.

Burime të Telegrafit kanë treguar se sonte mund të dihen zyrtarisht emrat të cilët do t’i zëvendësojnë drejtorët e shkarkuar.

Deri më tani sipas të njëjtave burime janë propozuar këta emra: Veton Xhemaj për drejtor të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mybexhele Zhuri për drejtor të Urbanizimit, Shkodran Kryeziu, Bujar Hasani, Çel Lama dhe Besnik Hoxha për drejtor të Shërbimeve Publike- Bejtullah Ibrahimi, Shpresa Zaplluzhani për drejtor të Arsimit, Shpresa Goqaj, Nexhip Berisha për Shëndetësi si dhe – Sami Vehapi për drejtorinë e Inspektoratit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të reja që do të ndodhin në PDK-në e Prizrenit./Telegrafi/

Haxhi Avdyli: Kadri Veseli kontradiktorë me Prizrenin

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka komentuar ndryshimet që kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar në Qeverinë e Ramadan Mujës.
Sipas tij, largimi i drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit është lajm i mirë, por edhe kontradiktorë në vetvete.

“Po flet Kadri Veseli se në Prizren, do të bëjë ndryshime thelbësore në Prizren, duke i larguar drejtorët komunal. Arsyeja e largimit të tyre është korrupsioni, keqpërdorimi i parasë dhe pronës publike, punësimi i militantëve , dhe dënimi nga gjykatat”,shkruan Avdyli në Facebook,transmeton PrizrenPress.

“Ky është lajm i mirë për Prizrenin , por edhe kontradiktor në vetvete”.

“Kryetari i komunës, i dënuar për vepra të njëjta, i cili juridikisht mbahet përgjegjës për çdo veprim të ligjshëm dhe të paligjshëm në komunë nuk po përmendet në ndryshimet ” rrënjësore” të Kadri Veselit”.

“ Shtëpisë së Bardhë të keqpërdorimeve po dashka Veseli t’ia ndërroi pak fasadën. Por, shtëpia mbetet e njëjta ajo e vjetra”.

“Ndësa dikujt do mundohet t’i qet pak hi syve”.

“Por kjo farsë s’ka për t’u shitur”./PrizrenPress.com/

Veseli: Së shpejti ndryshimet në qeverisjen e Prizrenit

0

Kryetari i Partisë Demoktarike të Kosovës Kadri Veseli, ka qëndruar në orët e mbrëmjes në degën e këtij subjekti politik në Prizren, pas shumë përfoljeve për ndryshime të reja në qeverisjen e lokale.

Ai tha se, PDK-ja kurrë nuk do ta zhvendosë vëmendjen e saj nga ky qytet ku ka degën më të fuqishme të saj. Me gjithatë, Veseli tha se është çështje ditësh ndryshimi që do të ndodh në ekzekutivin e Prizrenit, e kjo sipas tij do të ndodh për të patur një qeverisje të fuqishme që do ti japë prioritet zhvillimit ekonomik dhe atij të Turizmit.

Ai nuk dha emra të rinjë , por premtoi se sapo të vendosë dega , qytetarët do të informohen me kohë për këto ndryshime/rtk/

Ekskluzive: Këta janë emrat e 6 drejtorëve të PDK-së në Prizren, që do të shkarkohen

0

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar të bëjë ‘spastrimin’ e kuadrove të saj në komunat e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli tashmë ndodhet në Prizren ku edhe do t’u kumtojë lajmin e hidhur disa prej drejtorëve të partisë së tij.

Telegrafi ka mësuar emrat e drejtorëve të cilët që nga sot nuk do të jenë më pjesë e pozitave të tyre udhëheqëse në Prizren.

Drejtorët të cilët do të shkarkohen janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizimit, Bedri Bytyqi drejtor i Inspektoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit,

Elhame Berisha drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyber Rizanaj drejtor i Shëndetësisë.

Të njëjtat burime i kanë thënë Telegrafit se këtë vendim Veseli e ka marrë si rezultat i mos efikasitetit në punë nga ana e drejtorëve si dhe akuzave të shumta për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Telegrafi/

Milot Rashica zgjedh Kosovën

0

Talenti shqiptar i klubit holandez Vitesse, Milot Rashica. ka zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës, duke lënë kështu Kombëtaren e Shqipërisë. Futbollisti vushtrrias iu ka drejtuar Federatës Shqiqptare të Futbollit (FSHF), duke i falënderuar për mundësinë që i kanë dhënë, dhe iu ka thënë se tani e tutje do të luaj për Kosovën, shkruan Gazeta Fjala.

Milot Rashica ka luajtur për grupmoshat e reja të Kombëtares së Shqipërisë, si dhe një takim për Kombëtaren A. Ndërsa aktualisht është duke luajtur në ligën holandeze, Eredivisie. Vushtrriasi shihet si njëri nga talentët më premtues në futbollin europian.

Avdyli : Kosova vlon, akademikët vazhdojnë gjumin

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Prizren, Haxhi Avdyli, ka kritikuar ashpër Akademin e Shkencës dhe Artave në Kosovë, transmeton Gazeta Blic.

Avdyli në këtë reagim të cilin e ka postuar në rrjetin social “facebook”, ka thënë se edhe pse kjo akademi ka kushte e ambient modern, gjatë tërë vitit të vetmin aktivitet shkencor të prezantuar kanë një tryezë.

Më tutje ai ka vazhduar duke thënë se niveli i arsimit po bie ata po heshtin sepse po frikësohen për rehatinë e tyre.

Më poshtë mund ta lexoni edhe reagimin e tij të plotë:

“Në kohën kur Kosova vlon, akademikët vazhdojnë gjumin.

Akademia e Shkencës dhe Arteve e Kosovës ( ASHAK) me mbi katër dekada aktivitet, me ambiente moderne , me paga mijëra eurosh , gjatë tërë vitit të vetmin aktivitet shkencor të prezantuar edhe ëebfaqen e tyre ( ëëë.ashak.org ) kanë organizimin e një tryeze. Derisa të tilla tryeza kemi çdo ditë organizuara nga shoqatat joqeveritare, populli dhe shteti i Kosovës po pret diçka më shumë nga ata.

Derisa Kosova po rrezikohet nga ekstremizmit politik e fetar, derisa Kosova ende edhe më tutje quhet djep i Serbizmit dhe shtetit Serb, derisa disa tjerë thonë që Kosova para 500 vitesh ka pasur vetëm 1% shqiptarë, akademikët nuk shihen askund, as në media së paku.

Derisa niveli arsimit po bie, e bordet e UP-së e Fakultetet po mbushet me njerëz të padijshëm nga klientela e politikanëve , ata po heshtin sepse po frikësohen për rehatinë e tyre.

Derisa Kosova tërë vitin po vlon nga zhvillimet politike herë herë të dhunshme, e tema demarkacionit e asociacionit u bënë kryetema e ditës , në vend që ata te quajturit Akademikë të udhëzonin politikën por edhe shtetin në tërësi në udhën e fakteve shkencore për këto çështje, ata kanë vendosur ta vazhdojnë gjumin e thellë që i ka kapluar nga luksi , nga disa paga të majme që i marrin si nga Fakultetet dhe Akademia.

Kosova historikisht edhe në kohët më të vështira ka pasur mendje të ndritura që kanë udhëzuar vendin , kanë krijuar strategji afatgjate, janë ballafaquar me fakte shkencore me akademikët fam?keq Serb dhe kanë bashkëjetuar me fatin e Kosovës.

Sot ku janë akademikët?

A kemi akademik të mirëfilltë?

Pa hyrë në hak të disa emrave që meritojnë të ulen ne piedestalin e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, ka emra aty që as normën për profesor të shkollës mesme nuk do arrinin.

Por si duket edhe akademikët po u krijojshin me telefonata se ky është i yni e ai s’është , duke lënë jashtë njerzë që ndoshta do meritonin ato benefite.

Prandaj për fund , të nderuar Akademikë zgjohuni , dilni nga zyrat ne diell, flitni së paku nëse keni diçka për të thënë. Kosova ka dhënë dhe po jep shumë për ju çdo muaj , ndihmona edhe ju pak Kosovën.

Kthejani pak borxhin kësaj Kosove të ndrydhur nga tëra anët . Ose keni për tu mbajtur mend si gllabërues të padijshëm e asgjë më shumë”, tha Avdyli.

Zyrtare: Barcelona zbulon se sa do të mungojnë Iniesta dhe Mathieu

0

Barcelona ka zbuluar se Andres Iniesta dhe Jeremy Mathieu do të mungojnë dy, përkatësisht tri javë

Luis Enrique ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor i Barcelonës për Andres Iniestas dhe Jeremy Mathieun, të cilët u lënduan në pjesën e parë të ndeshjes finale të Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas (2:0)

Barcelona njofton se Iniesta ka pësuar një lëndim në gju që do ta mbaj jashtë fushave për dy javë.

Ndërsa, mbrojtësi francez nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës në tre javët e ardhshme.

Vdekja e mistershme e të riut shqiptar

0

Rikthehen vdekjet e mistershme të shqiptarëve në policinë e vendit fqinj, ku viktimë ka mbetur Pëllumb Mernikollaj nga fshati Rrilë i Lezhës. Policia greke: U hodh nga kati katërt i ndërtesës pasi i komunikuam urdhër-arrestin. Familjarët: Trupi ishte dërguar për tu varrosur në varrezat Agio Anargioro në zonën e personave të paidentifikuar. A është 28-vjeçari viktima tjetër e urrejtjes etnike? Deputeti Kadeli: Nuk është hera e parë që humbin jetën në mënyrë të mistershme të rinj shqiptarë dhe tentohet të mbulohet nga shteti grek.

Humb jetën në mënyrë të mistershme brenda stacionit policor të “Kato Patisia” në Greqi një 28-vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për Pëllumb Mernikollaj nga fshati Rrilë i Lezhës, ku prej disa vitesh jetonte dhe punonte në shtetin fqinj.

Ka dyshime të forta nga ana e miqve dhe familjarëve se ka vdekur në rajonin e policisë si pasojë e dhunës së ushtruar.

Ngjarja ka ndodhur më datë 3 gusht rreth orës 14:30 në ambientet e postës policore.

Gjithsesi ka pasur një njoftim të shkurtër nga strukturat greke vetëm pas ngritjes së shqetësimit nga ana e familjarëve dhe ambasadës tonë në Athinë.

Sipas policisë së vendit fqinj, Mernikollaj është hedhur nga kati i katërt i godinës, në momentin që iu komunikua urdhër ndalimi për një vepër penale.

Duke analizuar të gjithë hollësitë e humbjes së jetës së Mernikollajt, ngjarja më së paku është mbajtur e fshehur për një kohë të gjatë.

Fillimisht për zhdukjen e tij ka dyshuar një shok, i cili kishte komunikuar me 28-vjeçarin pak minuta para se të paraqitej në polici.

Ai ishte shprehur se do të takoheshin pasi të mbaronte punë dhe të kryente procedurat rutinë në postën e policisë.

Marnikollaj ishte në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në Athinë dhe për këtë arsye duhej të paraqitej sa herë të thërritej.

Vonesa e tij ka shtuar dyshimet se diçka nuk shkonte dhe shoku i 28-vjeçarit më pas komunikoi me familjarët e viktimës.

Pas shumë kërkimeve dhe përmes një avokati, është gjetur trupi i të riut në morgun e varrezave Agio Anargioro, gati për ta varrosur duke e klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Këtu është enigma kryesore, pasi nëse është e vërtetë që i riu është hedhur nga kati i katërt me qëllim të arratisej, atëherë në bazë të procedurave normale, ngjarja duhet të ishte klasifikuar si vetëvrasje duke tentuar arratinë dhe të kryheshin edhe hetimet e nevojshme.

Kufoma nuk mund të varrosej tek personat e paidentifikuar, pasi për 28-vjeçarin ekzistonin të gjithë dokumentacionet që tregonin se bëhej fjalë për Pëllumb Mernikollajn.

Nxitimi për të kryer varrosjen dhe për më shumë mosnjoftimi që në ditën e ngjarjes, ka bërë të dyshohet se mbi të riun mund të jetë ushtruar dhunë.

Autoritetet shqiptare kanë nisur interesimin në lidhje me humbjen e jetës së 28-vjeçarit dhe pritet që në ditët në vijim të jepen më shumë të dhëna.

Nëse mund të ketë ende dilema, atëherë nuk përjashtohet mundësia që autoritetet shqiptare të mjekësisë ligjore, pas mbërritjes së kufomës të kryejnë ekspertizën mbi shkaqet e vdekjes së Mernikollajt.

Në lidhje më ngjarjen reagoi edhe deputeti i LSI-së për qarkun e Lezhës Gjovalin Kadeli, i cili për rastin shprehet se ka të dhëna se kemi të bëjmë me ksenofobi.

“Së shpejti, do të zbardhen të gjitha shkaqet e vërteta që kanë sjellë humbjen e jetës së Pëllumb Mernikollajt. Vetëm atëherë duhet të flasim e të ngarkojmë me përgjegjësi ksenofobët grek, pasi nuk është hera e parë që humbin jetën në mënyrë të mistershme të rinj shqiptarë dhe tentohet të mbulohet nga shteti grek. Duke qenë se jam në dijeni të veprimeve konkrete në territorin shqiptar, ju garantoj se do të ndjek të gjitha hapat ligjor për të zbardhur të vërtetën të cilën e kërkojnë me ngulm familjarët e të ndjerit”-shprehet deputeti Kadeli.

Pëllumb Marnikollaj ka qenë i dënuar në shtetin helen, ndërsa po mbahej në masën “detyrim paraqitje” po për akuzën e vjedhjes.

FSHSHG: Çështja ka shumë pista që kërkojnë shpjegim

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, e cila ka shprehur keqardhje lidhur me historinë e dhimbshme ku humbi jetën Pëllumb Mernikollaj.

“Federata u interesua dhe erdhi në kontakt me miqtë dhe të afërmit e të ndjerit. Pas komunikimit me ta dhe disa detajeve të dhimbshme, konstatoi se çështja ka shumë pista të zymta që kërkojnë shpjegim nga autoritetet greke. Ndaj Federata komunikoi menjëherë me Ambasadën e Shqipërisë në Athinë dhe organet vendase ku kërkoi që të zbardhet sa më shpejt vdekja e të riut 28-vjeçar”-thuhet në reagimin e saj.

Sipas drejtuesve të federatës, nëse ka përgjegjës që shkaktuan vdekjen e të riut, ata duhet të përballen me drejtësinë.

Tashmë në lëvizje është vënë edhe ambasada jonë në Athinë, ku pritet që të marrë reagimet zyrtare nga pala greke për çështjen Mernikollaj.

Dy vjet më parë një ngjarje gati e ngjashme ndodhi me të dënuarin shqiptar Ilia Karreli. Ai u masakrua për vdekje nga gardianët e burgut grek, tre ditë pas vrasjes së një gardiani nga ana e Karrelit.

Edhe për çështjen e Karrelit pala greke tha fillimisht se ai kishte humbur jetën në mënyrë natyrale nga problemet me zemrën, por pamjet e rënda të transmetuara nga mediat e vendit fqinj tregonin dhunën çnjerëzore deri në vdekje të shqiptarit të dënuar.