Avdyli : Kosova vlon, akademikët vazhdojnë gjumin

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Prizren, Haxhi Avdyli, ka kritikuar ashpër Akademin e Shkencës dhe Artave në Kosovë, transmeton Gazeta Blic.

Avdyli në këtë reagim të cilin e ka postuar në rrjetin social “facebook”, ka thënë se edhe pse kjo akademi ka kushte e ambient modern, gjatë tërë vitit të vetmin aktivitet shkencor të prezantuar kanë një tryezë.

Më tutje ai ka vazhduar duke thënë se niveli i arsimit po bie ata po heshtin sepse po frikësohen për rehatinë e tyre.

Më poshtë mund ta lexoni edhe reagimin e tij të plotë:

“Në kohën kur Kosova vlon, akademikët vazhdojnë gjumin.

Akademia e Shkencës dhe Arteve e Kosovës ( ASHAK) me mbi katër dekada aktivitet, me ambiente moderne , me paga mijëra eurosh , gjatë tërë vitit të vetmin aktivitet shkencor të prezantuar edhe ëebfaqen e tyre ( ëëë.ashak.org ) kanë organizimin e një tryeze. Derisa të tilla tryeza kemi çdo ditë organizuara nga shoqatat joqeveritare, populli dhe shteti i Kosovës po pret diçka më shumë nga ata.

Derisa Kosova po rrezikohet nga ekstremizmit politik e fetar, derisa Kosova ende edhe më tutje quhet djep i Serbizmit dhe shtetit Serb, derisa disa tjerë thonë që Kosova para 500 vitesh ka pasur vetëm 1% shqiptarë, akademikët nuk shihen askund, as në media së paku.

Derisa niveli arsimit po bie, e bordet e UP-së e Fakultetet po mbushet me njerëz të padijshëm nga klientela e politikanëve , ata po heshtin sepse po frikësohen për rehatinë e tyre.

Derisa Kosova tërë vitin po vlon nga zhvillimet politike herë herë të dhunshme, e tema demarkacionit e asociacionit u bënë kryetema e ditës , në vend që ata te quajturit Akademikë të udhëzonin politikën por edhe shtetin në tërësi në udhën e fakteve shkencore për këto çështje, ata kanë vendosur ta vazhdojnë gjumin e thellë që i ka kapluar nga luksi , nga disa paga të majme që i marrin si nga Fakultetet dhe Akademia.

Kosova historikisht edhe në kohët më të vështira ka pasur mendje të ndritura që kanë udhëzuar vendin , kanë krijuar strategji afatgjate, janë ballafaquar me fakte shkencore me akademikët fam?keq Serb dhe kanë bashkëjetuar me fatin e Kosovës.

Sot ku janë akademikët?

A kemi akademik të mirëfilltë?

Pa hyrë në hak të disa emrave që meritojnë të ulen ne piedestalin e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, ka emra aty që as normën për profesor të shkollës mesme nuk do arrinin.

Por si duket edhe akademikët po u krijojshin me telefonata se ky është i yni e ai s’është , duke lënë jashtë njerzë që ndoshta do meritonin ato benefite.

Prandaj për fund , të nderuar Akademikë zgjohuni , dilni nga zyrat ne diell, flitni së paku nëse keni diçka për të thënë. Kosova ka dhënë dhe po jep shumë për ju çdo muaj , ndihmona edhe ju pak Kosovën.

Kthejani pak borxhin kësaj Kosove të ndrydhur nga tëra anët . Ose keni për tu mbajtur mend si gllabërues të padijshëm e asgjë më shumë”, tha Avdyli.

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit