16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6328

Kelmendi: Medalja e artë i dedikohet popullit të Kosovës

0

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është shprehur shumë e lumtur pas mbërritjes në Kosovë si fituese e medaljes së artë olimpike.

Ajo në konferencën për media në aeroportin ‘Adem Jashari’, falënderoj të gjithë, teksa tregoi se është nisur për Brazil vetëm për të fituar medaljen e artë. Kelmendi rrëfeu rëndësinë që kishte për të dueli gjysmë-final ndaj japonezes Masato Nakamura.

“Në Rio jam nisur për medalje të artë. Nuk ishte e lehtë pasi atje të gjithë ëndërrojnë të marrin atë medalje. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar qysh e kam pritur. Lufta më e vështirë ka qenë kundër japonezes Nakamura, e cila ka qenë kohë më parë idol i jemi”, deklaroi Kelmendi.

Sportistja e cila shkroi historinë e shtetit kosovar në Lojëra Olimpike ka thënë se suksesi i saj i dedikohet suksesit të Kosovës.

“Tani arrita të garojë me të dhe të fitojë, ishin momente të papërshkrueshme. Në finale kam pasur bindjen se do të fitoje pasi jam shumë e motivuar dhe e dija se medalja e artë do të ishte e artë. Gjithë kjo sakrificë është bërë për popullin tim, kështu që urime të gjithëve”, tha Majlinda.

Zafir Berisha: “DokuFest” po organizohet për drogirashat

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha është marrë sërish me festivalin “DokuFest”. Sipas tij, ky festival ka devijuar duke u shfrytëzuar për përdoruesit e drogës.

Postimi i plotë në Facebook

Përfundoi me ,,suksesë,, të madhë ,,DokuDroga,, në Prizren!
DokuFest2016 ishte kulminacioni i asaj që nuk kemi pritë dhe nuk duhet të ndodhë me një evenimentë të rëndësishëm kulturor e artistikë, misjoni i tij tash më i devijuar skajshmërishtë nga një festivale i mirpritur nga qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës në fillim, në një festivalë i urryerë me të drejtë për shkakë se ky festivalë po përdoret për degjenerim të rinis ton të pastër. DokuFesti gjithnjë e më shum po e humbë kuptimin në cilin thirret, ky festivalë edhe sipas raporteve puplike të policiis po shfrytzohet për dilerët e drogës me mjeshtri dhe jo rastësisht gjatë kohës sa mbahet DokuFesti në Prizren dynden të gjithë përdoruesit e drogës nga i gjithë vendi dhe me gjerë, ku bashkë me ta edhe të gjithë dilerët e drogës nga Kosova dhe jashtë saj.

Kampet që hapen për këtë festivalë shfrytzohen për drogë, prostutucion dhe përdorim të alkoholit nga adoloshent të cilët në emer të vullnetarve të DokuFestit bëjn atë kolazhin e përshtatshëm për ,,misjonin ,, e ulët të degjenerimit të rinis së qytetit ton.

DokuFesti edhe në përmbajtje ka deviju sepse tashë më është pa se nga vlerat artistike që ka pas, ka kalu në tema poltike dhe atë politika djallzore të cilat mundohen që luftën për lirin të UÇK -së dhe popullit shqiptar me barazu me luftën fasiste dhe gjenocidale të Sërbis 98/99. Për devijimin e këti festivali kuptova se jan në dijeni nga vitet e kaluara institucionet lokale dhe qëndror nga organete renditë dhe siguris mirpo për fatin e keq këto institucione kan bër se nuk po shohin dhe dëgjojn asgjë dhe tash më DokuFest është bë aren e bandave për ta përfitu terenin për shitjen e drogave.

Afaristët dhe pronarët e lokaleve tregëtare dhe hoteljere në pjesën qëndrore të Prizrenit jan dëshmitarët më të mir se cka ndodhë gjatë ditëve sa organizohet DokuFesti ku qindra të rinjë edhe të moshave 15 e 16 vjeqë bredhin rrugve gjithë natën nën ndikimin e alkoholit por edhe të përdorimit të substancave narkotike ku nëpër lokale jo vetëm që kërkojn alkoholë por edhe letra që përdoren për droga/ashashin.

Mëqense Prizreni nuk ka kryetar ose ka një kryetar kukullë duhet organizatorët e DokuFestit por edhe organet e policis të marrin masa që këto dukuri devijante mos të ndodhin përndryshe ky evenimentë nuk mundë të thirret DokuFest por DokuDroga, DokuAlkoholi, DokuProstutucione etj etj
Zafa

18 vjet nga rënia e dëshmorit Remzi Ademaj

0

Nesër përkujtohet 18- vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Remzi Ademaj-Petrit Kodra.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja për nder të ditës së rënies së “Petritit” do të vizitojë Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, si dhe vendin e rënies së dëshmorit në fshatin Nashec.

“Petriti” po ashtu do të përkujtohet edhe nga bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Remzi Ademaj ishte komandanti i parë i UÇK-së për rajonin e Prizrenit dhe një nga komandantët e parë të UÇK-së për ZOP-in.

Ai ra heroikisht më 15 gusht 1998 në një pritë që forcat serbe i kishin organizuar në fshatin Grazhdanik të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Kapen me drogë e para, dy të arrestuar në Prizren

0

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 9.34 gram, një kapsulë ekstazi dhe një mulli për bluarjen e substancës dhe një shumë parash prej 170€.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje në Prizren, derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje

Kjo është pozita më e rrezikshme në seks

0

Pozita më e zakonshme seksuale është aktualisht pozita më e rrezikshme, sipas një grupi shkencëtarësh.

Pozita ‘femra sipër mashkullit’ gjatë një akti seksual është konsideruar përgjegjës për gjysmën e të gjitha frakturave të penisit të disa raste të regjistruara në disa spitale të Brazilit, thonë studiuesit brazilian.

Shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë për shkak që femra e kontrollon penisin me gjithë uljen dhe peshën e sajë duke është e pamundur që ta ndërpresë atë kur ai vuan nga “rruga e gabuar e depërtimit”, transmeton Lajmi.net.

Dëmi zakonisht është i vogël për femrën dhe pa dhimbje – por i madh dhe me dhimbje për penisin.

Pozicionet të cilat në të gjitha përfshinin femrën ishin 29% përgjegjës për fraktura të penisit.

Ndërkohë, pozita më e sigurt në dhomën e gjumit është shpallur pozita ‘mashkulli sipër femrës’. Gjysma e pacientëve të studiuar kishin përshkruar një çarje dhe një dhimbje pas incidentit. Shumica e tyre kishin qëndruar më pas në spital për pesë deri në gjashtë orë.

Autorët vunë në dukje se lëndimi është relativisht i pazakontë dhe mund të shkaktojë vështirësi në mesin e atyre që vuajnë nga penisi i thyer, që do të thotë se ata shpesh ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor, transmeton Lajmi.net.

Shkencëtarët përfunduan studimin e tyre duke thënë: “Studimi ynë mbështetet në faktin se marrëdhënia seksuale me femrën sipër është pozita potencialisht e rrezikshme që lidhet me thyerjen e penisit”. “Kur mashkulli e kontrollon lëvizjen, ai ka më shumë shanse që ta ndalojë dëmin e penisit, duke e minimizuar atë”.

Studimi ishte botuar së pari në revistën Përparimet në Urologji.

Heshtje në PDK për skandalin e Grabovcit

0

Zyrtarët e PDK’së kanë zgjedhur heshtjen përball përgjimeve të Nënkryetarit të Partisë, Adem Grabovcit. S’kanë folur as Kryetari Kadri Veseli e Zëvendëskryetari Enver Hoxhaj. Koment s’kanë as dy tre Nënkryetarët, Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi e Arsim Bajrami.

Partia e Kadri Veselit para pak minutash ka lëshuar qëndrim sa i përket lirimit të urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës. Mirëpo, asnjë fjalë s’e kanë thënë për skandalin e përgjimeve ku Adem Grabovci dëgjohet teksa bën pazare me pozitat publike. Punëson militantë partiakë në borde, në Ministri, në Polici e Prokurori.

Për këtë skandal s’ka folur as Kadri Veseli, i cili e mban pozitën e Kryetarit të PDK’së sikurse ka hesht edhe Enver Hoxhaj, Zëvendëskryetar.

Adem Grabovci, aktualisht, mban pozitën e Nënkryetarit të PDK’së dhe udhëheq me deputetët e kësaj partia në Parlament. Më herët ka mbajtur pozitën e Zëvendësministrit në Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Sidoqoftë, në heshtje po vazhdojnë të qëndrojnë edhe Nënkryetarët tjerë të PDK’së. Asnjë fjalë për këtë skandal s’e ka thënë as Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami e Memli Krasniqi.

Deri më tash për këtë skandal është deklaruar Vetëvendosje, ndërsa, LDK e ka ndjekur rrugën e PDK’së.

Zyrtarët e AAK’së, të pyetur nga mediat, kanë thënë se duhet të flasë së pari Prokuroria e pastaj partitë politike.

Ndërkohë, sot është raportuar se veprat penale në të cilat është i përfshirë Grabovci në përgjime mund ta çojnë këtë zyrtar të PDK’së në burgim për tetë vjet.

Mirëpo, zyrtarisht ende s’ka asnjë vendim për hetime apo ngritje të aktakuzës ndaj atyre që janë përfshirë në këto skandale.

Një grup i vogël i shoqërisë civile po kërkon dorëheqjen e Grabovcit dhe veprimin e Prokurorisë. Për këtë çështje janë mbajtur edhe disa proteste me numër të vogël të protestuesve në Prishtinë.

/Gazeta InfoPress

SHBA në histori, mbi 1000 medalje të arta në olimpiadë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë shifra rekord medaljesh në lojërat Olimpike.

Pasi triumfuan në stafetën katër herë 100 metra stil i përzier si për meshkuj ashtu edhe për femra në rio, e cuan në 1001 numrin e medaljeve të arta në historinë e olimpiadës

Në stafetën për meshkuj notarët amerikën, ndër të cilët edhe Michael Phelps e ndalën kohën në 3 minuta, 27 sekonda e 95 të qindat, duke shënuar një rekord të ri olimpik.

Për Peshkaqenin nga Baltimore kjo ishte medalja e 23-të e artë në Olimpiadë, e 28-ta në total.

Medaljen e argjendtë e fitoi Britania e madhe ndërsa e Bronzta shkoi për Australinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u ndalën as në stafetën 4 herë 100 metra stil i përzier për ferma. Notaret amerikane regjistruan kohën 3 minuta 53 sekonda e 13 të qindat. Pas SHBA u rendit Australia, që fitoi medaljen e argjentë ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjiten notaret daneze.

Në garën e 50 metrave stil i lirë për femra triumfoi Pernille Blume e Danimarkës me kohën 24 sekonda e 7 të qindat.

Medalja e Argjendtë ishte për Simone Mabuel me vetëm 2 të qindat më shumë, ndërsa medlja e Bronztë i takoi bjelloruses Aljaksandra Herasimenja me vetëm 4 të qindta më shumë se vendi i parë.

Dominim italian në garën e 1500 metrave stil i lirë për meshkuj. Gregorio Paltrinieri fitoi medaljen e artë me kohën 14 minuta, 34 sekonda e 57 të qindat.

Në vendin e dytë për medaljen e argjendtë u rendit amerikanin Connor Jaeger, ndërsa medaljen e Bronztë e fitoi italiani tjetër Gabriele Detti./SuperSport

Modelja me të pasmet më seksi në botë zhvishet për Playboy-n

0

Të pasmet i kanë dhënë çmimin Miss Bumbum në vendlindjen e saj, Brazil.

Suzy Cortez njihet si femra më fundshpinën më seksi në planet.

Tashmë ajo është zhveshur për revistën Playboy, versioni meksikan.

Këta janë tre prokurorët që po merren me “Dosjen e Shefave”

0

Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se tashmë kanë identifikuar tri vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë. Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare e dënueshme deri në pesë vjet, ushtrim i ndikimin – e dënueshme deri në tetë vjet dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka ngarkuar dy prokurorë të Prokurorisë Speciale dhe një nga zyra e tij që të shqyrtojnë përgjimet telefonike të Adem Grabovcit dhe zyrtarëve tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe institucioneve tjera shtetërore.

Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani po analizojnë përgjimet telefonike për të parë se a ka elemente të veprave penale në to, ka mësuar Insajderi.

Brime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se tashmë kanë identifikuar tri vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë. Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare e dënueshme deri në pesë vjet, ushtrim i ndikimin – e dënueshme deri në tetë vjet dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Ekipi i prokurorëve u themelua pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Gazeta Online Insajderi dy javë më parë. Këto përgjime po dëshmojnë kontrollimin e plotë të të gjitha institucioneve nga PDK-ja.

Fuqia Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet nga kjo seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

Grabovci, punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Gjatë kohës së përgjimeve, Grabovci, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës hetohej për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme. Këto veprime dyshohej se i kishte kryer gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit.

Shoqëria Civile ka nisur një valë protestash duke kërkuar ndjekje penale të të përfshirëve, dorëheqje nga pozitat zyrtare dhe përgjegjësi politike.

Shoqëria Civile i ka shkruar edhe një letër kryeprokurorit Lumezi nga i cili kanë kërkuar hetim të shpejtë dhe nxjerrje para drejtësisë të të gjithë protagonistëve.

Lumezi i është përgjigjur adresuesve duke thënë se tashmë ka ndërmarrë një seri veprimesh.

tre-prokuroret-710x441Ka thënë se ka pranuar opinionin e prokurorit ndërkombëtar të rastit e më pas, ka formuar Komisionin e Prokurorëve në përbërje prej dy prokurorëve të PSRK-së dhe një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, detyrë e të cilëve është analizimi dhe vlerësimi i të gjitha materialeve-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se gjetjet e Komisionit të Prokurorëve do të analizohen dhe më pas do të pasohen me veprime tjera konkrete, sipas nevojës.

“Ajo që mund të garantoj është se do të veprojmë në pajtim me ligjin dhe rastin do ta trajtojmë me përkushtim maksimal dhe profesionalizëm”, ka garantuar Lumezi.

“Si Kryeprokuror i Shtetit siguroj se askush nuk është i paprekshëm dhe nëse gjejmë se ka elemente se janë kryer vepra penale, atëherë Prokurori i Shtetit do të veproj me gjithë forcën e ligjit dhe personat përgjegjës do ti nxjerrë para ligjit. Në këtë drejtim ne kemi qenë dhe jemi të pakompromis dhe nuk ka asnjë rëndësi as emri dhe as pozita që mund të kenë të dyshuarit eventual dhe se do të hetojmë të gjitha veprimet e zyrtarëve që ndërlidhen me ndonjë vepër penale dhe me përgjimet e publikuara”, ka thënë ai.

Insajderi do të vazhdojë të publikojë përgjime tjera të reja që flasin për kontrollin e plotë të Grabovcit dhe të tjerëve mbi institucionet tjera. /Insajderi.com/

Shkelet një këmbësor në Prizren

0

Një këmbësor është shkelur nga vetura në Prizren. Viktima për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari me nënshtetësi të huaj, duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/