16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6329

Digjet një dhomë e shtëpisë dhe stalla e kafshëve në Nëpërbisht

0

Në fshatin Nëpërbisht të Suharekës dje është djegur një shtëpi dhe stalla e kafshëve të një personi.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se nga zjarri është djegur një dhomë shtëpie dhe stalla e shtazëve. Në vend-ngjarje kanë dalë njësit policore dhe zjarrfikësit”, thuhet në raportin policor.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Prostitucion, dhunë dhe krim: Ana tjetër e Rios

0

Është cilësuar si Shfaqja më e Madhe në Tokë.

Por teksa bota e mban frymën duke ndjekur garat sportive të Lojërave Olimpike në Rio, Mirror shkruan se ky është një qytet i mbushur me dhunë, krim dhe prostitucion.

Tre anëtarë të dyshuar të një bande të rrezikshme të favelave- getove braziliane- u qëlluan për vdekje në veri të qytetit.

Jo shumë larg Parkut Olimpik gjendet Vila Mimoza, ku prostitutat ofrojnë shërbimet e tyre me ulje të ndjeshme çmimi: rreth 9 sterlina për një seancë.

Janë 3 mijë femra që bëjnë prostitutën në këtë zonë.

Rio ka regjistruar më shumë se 2 mijë vrasje në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Një zyrtar i sigurisë i Lojërave Olimpike u sulmua pak pas ceremonisë hapëse, por policia e qëlloi për vdekje agresorin.

Një prostitutë në Vila Mimoza thotë se kalon rreth 20 klientë çdo ditë.

Në dalje të qytetit, 50 minuta larg Fshatit Olimpik, kamionistët shesin për seks vajza në moshë 9-vjeçare.

Lojërat Olimpike mendohet se kanë kushtuar rreth 10 miliardë dollarë, duke ndezur protesta në vendin e goditur nga recesioni dhe varfëria.

Big Brother në “flakë”

0

Ajo ka dalë më në fund nga shtëpia e Celebrity Big Brother në Angli, pasi shkaktoi kaq shumë debat me sjelljen e saj.

Chloe Khan nuk do jetë më brenda në shtëpi për të dhuruar skena erotike.

Megjithatë banorët kanë akoma aty brenda Marnie Simpson, e cila vazhdoi sërish të dhurojë shfaqje seksi.

Goditjet tinxare të dhelprakëve!

0

Islam Krasniqi

Ego politike po na qon drejt një konflikti nderështetror me Malin e Zi, ku vendimet e pa matura të klases tonë politike po na qojn drejt një destabilizimit brenda dhe jashtë kufive. Qytetaret janë acaruar nga veprimet dinake të disa individëve, të cilet për intëresa përsonale janë në gjendje të coptojn sovranitetin dhe tëritorin e shtetit, të shkelin mbi gjakun e deshmorve , të cilet u sakrifikuan për ta mbrojtur çdo pllam të at’dheut, dhe disa individ po tëntojn të shkatrrojn gjithqka që me mund dhe sakrific është ndertuar nga brezat me radhë.

Teritori i vendit me goditjet tinxare ka filluar të coptohet, ku qindra mira veta u vranë në mbrojtje të vendit mirpo dhelpraket me veprimet e tyre po humbin tëritor në paqe, po humbin betejat në pavarësi.

Nuk është njërzore të nënshkruhet qka do që i qitët në tavolin, duhet të mbrohet intëresi shtetëror e jo ta lejoim europën ta coptoj Kosovën ashtu siq e coptoj shqipërin me veprime dinake, duke ja aneksuar tëritorët vendeve sllavo ballkanike. Me mirë është kjo elit politike, këta njërz të vetëdisohen sepse ata që demton sovranitetin e shtetit nuk do të jenë të qetë as në ënderr. Tryeza e 3 gushtit i tregoj qeveris se je gabim dhe tërhjeku nga këto vendime të pa matura, sa nuk është berë vonë, mirpo qeveria po ngul kamb së do të ratifikohet kjo marrëveshje sepse është në harmoni me kushtëtuten e republikës së Kosovës.

Edhe komisioni shtetëror e ka kuptuar që është berë gabim lidhur me demarkacionin, mirpo prapa kësaj marrëveshje ka diqka që ende ne së dimë, së e levizen vijen e kufirit paushall, pa i shikuar as harta, as dokumente as asgje, me pretendimet së hartat e Ish Jugosllavis dhe Serbis janë të pavlefahme, se kinse ata na kanë falë tokë. Zv. ministëri i pushtetit Lokal z. Gecaj thotë duhet të ratifikohet demarkacioni sepse teshat naj kanë prerë të tjeret, e harron se qindra mira veta u vranë për këtë ditë, po deri kur duhet të tjeret të vendosin për ne, po nese nuk jeni në gjendje të mbroni identitwtin e këti populli dhe ti ruani tëritoein shtetëror, çfar kërkoni aty, pse ngarkone vetën me aq sa nuk mundeni të qoni, e jo me gjere të rrezikshme si dermarkacioni dhe asociacioni, apo duhet të dal në skenë Avni Rustemi përseri.

E kanë parë ftyren e vërtet rethë demarkacionit të gjithë, ftyren e këtyre liderëve që e shitën këtë pjes të vendit, duke besuar në numra, por një gjë duhet të dini, se ata që i ka zgjedhur populli vërtet i mbrojn intëresat e popullit dhe ku po janë mbi 20 deputet të kualicionit që nuk do të votojn këtë marrëveshje, e ata që i ka zgjedhur partia duke shantazhuar e vjedhur ata do votojn gjithqka vetem te rrin aty ku janë. Qeveria dhe ndërkombetaret kanë filluar presionin mbi ata që e thonë të vërteten, mirpo populli ju ka dhen fuqin dhe ju ka premtuar së do të jenë edhe me të fuqishem se këta njerz klanor të cilet vetem po sjellin terr për vend, duke u munduar të na ndrrojn identitetin dhe vlerat njërzore!.

Mit’hat Frashëri: Vdekja e Naim Frashërit

0

Mit’hat Frashëri

O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të madh që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetipastër, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

Akoma s’ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren’ e ligë: Naim beu është fare keq! – këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! -kishin katër vjet e gjysmë q’e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s’donim ta besonim…

E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.

Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je… Shiko, po më përgjigjet… po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t’unjët e t’ëmbëlë “prapë ashtu jam”… “Ah, ç’them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s’shohin!

S’i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s’kemi kë të pyesim, s’ka kush të na japë këshilla! S’ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s’hyjnë në punë; nj’e tillë mynxyrë s’ka ngushullim; këtu njeriu le ç’ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët’ e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë!

Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s’duamë të flemë, duamë t’i rrimë pranë se… kjo është nat’ e fundit! Paskëtaj syt’ e trupit më s’kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi “Lulet e verësë” dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon “Të vdekuritë”.

Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj’ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet’ u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit’ e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir’ a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr’ e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri që natyra ia ka të rrallë shokët dhe s’i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë!

Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. “I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinja, plot shpresë shkonja; nje shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhe në të gjall’ e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!” – thotë një ng’ata.

Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng’ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal’ a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s’kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot!

Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk’ i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqiptar’ e math që po shpihetë në varr.
Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan’ ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij!

Ja se ku po ecin me krye t’unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta mbajnë! Dhe sikur të munt t’i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë?

Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, e janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!

Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë’.

0 njerës, gjithë kështu do vdesim’. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s’na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin-ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s’do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.

0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte’. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba.

0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

U mbarua dhe shërbim’i fundit q’i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.
Tani, gjithkush ng’ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn’ e Naimit, merr nj’udhë për të kthyerë, po me kokë t’unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n’atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven – Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11-të të Vjeshtës të dytë 1892; n’ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er’ e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë!

Po do të vijë dita – oh, – kemi shpresë të fortë – që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t’u gëzohetë shpirti duke parë – qoftë pas vdekjes – prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë

Peticioni i opozitës ‘arkivohet’ në Presidencë

0

Peticioni si formë e shprehjes së kundërshtimit të qytetarëve ndaj proceseve të ndryshme, në Kosovë ende vazhdon të mbetet i paaplikueshëm. Tashmë kjo është dëshmuar, pasi një numër i madh i peticioneve në vend janë organizuar për të shprehur kundërshtimin e qytetarëve ndaj proceseve të ndryshme, por që nuk janë marrë parasysh nga institucionet e vendit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

I fundit, dhe më i madhi i organizuar ndonjëherë, ishte peticioni i tri partive opozitare, Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kundër nënshkrimit të dy marrëveshjeve, asaj për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin.

Ishin mbledhur mbi 205 mijë nënshkrime të qytetarëve nga mbarë Kosova, e që ishin dërguar në dy institucionet më të larta të vendit, në Presidencë dhe Qeveri. Por asnjëra nga këto institucione nuk e ka marrë seriozisht vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes peticionit.

Peticioni i ishte dërguar presidentes së atëhershme Atifete Jahjaga më 23 nëntor 2015. As Qeveria dhe as Presidenca nuk kanë qenë të gatshme të japin përgjigje, edhe pse gazeta ka pritur për dy ditë përgjigje nga këto dy institucione rreth kësaj çështjeje.

A është ky gjeneral i policisë shqiptare, që do të drejtojë Byronë e Hetimit?

0

Burime të “Syri.net” kanë thënë sot, se pala amerikane e cila ka edhe eksluzivitetin në ngritjen e të ashtuquajturës “FBI shqiptare”, Byroja e Hetimit, përveçse pjesëtarëve të saj ka përzgjedhur edhe njeriun që do ta drejtojë këtë strukturë të rëndësishme, në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Amerikanët kanë propozuar që në krye të saj të jetë gjeneral Ahmet Prençi.

Prençi ka një arsim të disafishtë, që nga ai ekonomik, deri tek ai policor e juridik. Ai ka punuar në organin e Prokurorisë për të vijuar me detyra të larta në Policinë e Shtetit. Në vitin 2007 u emërua nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke marrë njëkohësisht edhe gradën më të lartë, atë të gjeneralit. Ai vijoi me detyra të tjera për tu emëruar nga Edi Rama në vitin 2013, si Drejtor i Hetimit Tatimor. Momentalisht ai punon në pozicionin e Inspektorit në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit të Pasurisë të Zyrtareve të Lartë. Që nga koha që ka qenë në krye të policisë shqiptare, Ahmet Prençi rezulton të jetë një personi i besuar, i shërbimeve të sigurisë amerikane. Ai është vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme si protagonist në përgatitjen e vizitës delikate, të të parit president amerikan në vendin tonë, atë të Xhorxh. W. Bush në Tiranë, në vitin 2008. Përzgjedhja e tij, duket se ka të bëjë edhe me mos përzierjen dhe përdorimin e tij, nga asnjë krah i politikës shqiptare.

Këtë e tregoi edhe me integritetin që shfaqi, kur në fund të muajit qershor të vitit të shkuar, kur Ahmet Prençi, Drejtor i Hetimit Tatimor i dha dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama dhe krye të tatimeve Brisida Shehaj, vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve vendore. Në letrën e kësaj dorëheqjeje, mes arsyeve të shumta, më kryesorja ishte denigrimi që i bënte institucionit që drejtonte ai, nga Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj. Ai ka renditur në atë kohë një sërë faktorësh që e detyruan të ndërmerrte këtë vendim, që nga cenimi dhe nëpërkëmbja e parimeve profesionale dhe ligjore në ushtrimin e detyrës, deri tek marrëdhënia e munguar ndërpersonale për krijimin e një klime të duhur besimi, mirëkuptimi, bashkëpunimi e ndihme reciproke.

“U bë më shumë se një vit që Ju, me apo pa dëshirë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve Tuaja, e izoluat dhe denigruat institucionin e Hetimit Tatimor. Jo vetëm në përditshmërinë e praktikave administrative, por edhe në rastet ku u jam drejtuar me Memo apo kur kam paraqitur shqetësime konkrete, Ju nuk jeni përgjigjur”, shkruante atëherë ai.

Gjithashtu duke e konsideruar alarmante situatën, Prençi theksonte se nuk shihte rrugë tjetër veç asaj të dorëheqjes.

“Përballë një situate të tillë alarmante, unë largohem nga detyra, me dëshirën që kjo të shërbejë si këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk është pronë private e askujt!”, mbyllte tekstin e dorëheqjes ai.

Vritet kreu i ISIS-it në Afganistan dhe Pakistan

0

Autoritet amerikane që po luftojnë ISIS-in kanë konfirmuar përfundimisht vrasjen e liderit të grupin ekstremist në Afganistan dhe Pakistan pasi një deklaratë të njëjtë vitin e kaluar.

Hafiz Saeed, besohet të jetë vrarë nga sulmet me dron nga SHBA gjatë muajit të kaluar.

Sulmi me dron është ndërmarrë 3 ditë pasi ISIS mori përgjegjësinë e një sulmi në Afghanistan ku humbën jetën 80 persona dhe mbetën 230 persona të plagosur.

Vitin e kaluar, agjencia e inteligjencës afgane pati deklaruar se Saeed ishte vrarë gjatë një sulmi me dron në provincën lindore Nangarhar në Afganistan por ISIS kishte insistuar se lideri i tyre i kishte shpëtuar sulmit.

Sot një zyrtar i mbrojtjes në SHBA i ka deklaruar për BBC se Saeed është vrarë në sulmin ajror me dron të kryer më 26 korrik.

Kjo është deklarata e Ranierit pas disfatës kundër Hull Cityt

0

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka folur pas disfatës së skuadrës së tij kundër Hull Cityt.

Kampionët në fuqi të Anglisë e nis me humbje ndaj Hyll Cityt (2-1), sezonin e ri në Premier League. Tekniku italian pas ndeshjes tha se kjo ndeshje ishte e rëndësishme për t’u fituar, por sipas tij, ekipi i tij nuk ia doli të gjejë lojën e tyre më të mirë.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë dhe ta nisim me këmbë të mbarë, por nuk patëm sukses në krahasim me kundërshtarin tonë”, ka thënë Ranieri. “Ata qëlluan dy herë ishin skuadër e mirë.

Ne duhet të kthehemi të luajmë si ekip, sepse së bashku mund të bëjmë gjera të mira. Ky sezon do të jetë shumë i ashpër, gjeja më e rëndësishme është se duhet të zgjohem”, tha ai.

Pse Donald Trumpi është i rrezikshëm për Europën Lindore

0

Nga LINDA KINSTLER

Situata e përshkallëzuar në Krime dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë disa gjëra të përbashkëta, por dy prej tyre janë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe një mungesë faktesh.

Mbetet e paqartë ajo që ndodhi në gadishullin e pushtuar, për të shkaktuar një reagim të tillë të vrazhdë nga Rusia, e cila akuzon Ukrainën se ka mbështetur sulmet terroriste, që synojnë destabilizimin e kontrollit të saj mbi Krimenë. Konfuzioni është i natyrshëm.

“Duket sikur njerëzit që morën pushtetin në Kiev dhe që vazhdojnë ta mbajnë, në vend që të kërkojnë kompromiset për të cilët kemi biseduar … në vend që të kërkojnë mënyra për t’u pajtuar në mënyrë paqësore, u janë drejtuar praktikave terroriste”, tha Putini.

Shërbimi i Sigurisë Federale i Rusisë (FSB) tha në një deklaratë se kishte “eliminuar me sukses një rrjet të fshehtë” të Ministrisë ukrainase të Inteligjencës, pas disa përpjekjeve të dyshuara për sulme “terroriste”, që rezultuan në vdekjen e një oficeri të FSB. Ukraina mohon akuzat, dhe duket të ketë pak prova që ngjarjet kanë ndodhur ashtu si pretendon FSB. Siç e vë në dukje gazetari Leonid Bershidsky, i gjithë operacioni mund të jetë një flamur i rremë, i projektuar për t’i dhënë Rusisë një justifikim për të bërë inkursione të mëtejshme në Ukrainë.

Rusia sajoi justifikime të ngjashme për aneksimin e gadishullit në vitin 2014, dhe për fushatën e mëpasshme në Ukrainën lindore, që Kremlini e paraqiti me sukses si një “luftë civile”, përmes mjeteve të veta të propagandës, në pjesën më të madhe të botës. Pasi ka parë sa e kollajtë është të përdorë fabrikime për ekspansion territorial, ka kuptim që Kremlini mund të dëshirojë të shtyjë pak më tutje tek fqinji i vet jugor.

Hannah Arendt paralajmëronte se rishkrimi i historisë, rihedhja në skenë e sulmuesve dhe të sulmuarve, nuk është një propozim i vështirë. Në esenë e saj të vitit 1967, “E vërteta dhe politika”, Arendt rrëfen historinë se si burri i shtetit francez, George Clemenceau, në vitet e fundit të jetës së tij, u pyet nga një pëfaqësues i republikës së Veimarit, se çfarë mendonte që historianët e ardhshëm do të shkruanin për Luftën e Parë Botërore. “Këtë nuk e di. Por di me siguri që ata nuk do të thonë se Belgjika pushtoi Gjermaninë”, u përgjigj Clemenceau.

“Një deklaratë faktike – Gjermania pushtoi Belgjikën në gusht 1914 – merr implikime politike, vetëm duke u vënë në një kontekst interpretues”, shkruan Arendt. “Por e kundërta, që Clemenceau, ende i pamësuar me artin e rishkrimit të historisë, e mendonte si absurde, nuk ka nevojë për kontekst, që të fitojë rëndësi politike. Është e qartë se kjo është një përpjekje për të ndryshuar të dhënat, dhe si e tillë, ajo është një formë veprimi”.

Në Krime, dhe në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, të gjithë faktet janë interpretativë. Kandidati republikan, Donald Trump, duket sikur fabrikon me forcë çështje të sigurisë kombëtare, duke marrë kështu një fletë nga libri udhëzues i Kremlinit.

Në fillim të këtij sezoni gënjyes, shumë gazetarë dhe politikanë menduan se një kontroll i fakteve do të shkundte kujtesën e Trumpit dhe do ta bënte atë një kandidat “normal”. Por Trumpi ka treguar se është indiferent ndaj fakteve. Ne kemi parë tashmë në veprim, ndryshimet që ai i bën realitetit.

Asnjë vend nuk është më i prekur nga rishikimet e fakteve prej Trumpit, se sa Europa Lindore, një rajon historia e të cilës është rishikuar në mënyrë të përsëritur dhe agresive, gjatë shekullit të fundit.

Opinionet dredhuese dhe të turbullt të Trumpit mbi këtë temë janë në të njëjtin nivel me manipulimet që lejuan forcat ruse të rrëshkisnin në Ukrainë herën e parë, dhe ata që nxisin perceptimin e Baltikut si një rajon kufitar që do të ndryshojë në mënyrë të pashmangshme duart çdo dy dekada. Zhvillimet në Krime janë shenja shqetësuese që impakti i fabrikimeve të tij nuk janë të kufizuar në lajmet e rrjeteve.

“Dakord, le të themi që ai është aty në një farë kuptimi”, i tha Trumpi George Stephanopoulosit të ABC New, në lidhje me ndërhyrjen e Putinit në Ukrainë. “Por unë nuk jam aty. Aty është Obama. Dhe sinqerisht, e gjithë ajo pjesë e botës është një rrëmujë e vërtetë, me gjithë forcën që ju flisni, me gjithë NATO-n e të tjera si këto. Në ndërkohë ai po ikën. Ai merr Krimenë”.

Politico – Bota.al