21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6335

Mourinho kërkon mbrojtës, shet Mata-n e Schweinsteiger

0

Menaxheri i Manchester Unitedit dëshiron që akoma më shumë ta forcojë repartin e mbrojtjes.

Sipas mediave britanike, tekniku portugez kërkon edhe një mbrojtës. Mourinho do të provoj që deri në fund të këtij muaji të blejë edhe një mbrojtës. Por, siç shkruajnë mediat në ishull, Mourinho fillimisht duhet të shes dy lojtarë, dhe thuhet se Juan Mata e Bastian Schweinsteiger do të largohen nga ‘Old Traffordi’ për t’ia hapur rrugë transferimit të një mbrojtësi.

Turqia kërkon arrestimin e ish-kapitenit të kombëtares, Hakan Sukur

0

Turqia e ka “prerë” urdhër-arrestin për ish-kapitenin e ekipit kombëtar turk Hakan Shukur. “The Sun”, shkruan duke cituar mediat turke se ai do të arrestohet së bashku me të atin, Sermet Shukur.

Prokuroria e Përgjithshme firmosi urdhër-arrestin me burg diten e djeshme, duke e akuzuar Hakan Shukur se është pjesë e organizatës ETO. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e futbollistit në Stamboll ndërsa ai aktualisht jeton në SHBA.

Edhe banesa e të atit në Sakarya është kontrolluar dhe mësohet se gjatë kontrollit nuk as ai nuk është gjetur. Ish-sulmuesi i cili ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës te Gallatasaraj, hyri në politikë pas tërheqjes nga sporti.

Dosja e Shefave VIII: Telefonata që solli Salih Mekajn në krye të Gjykatës së Apelit

0

Një telefonatë kishte mjaftuar që Salih Mekaj të emërohej në krye të Gjykatës së Apelit. Xhevat Grabovci, kushëriri i Adem Grabovci, ka ndërmjetësuar që Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës më të madhe në Kosovë. Xhevati i kishte garantuar Adem Grabovcit, se Mekaj është shumë i fortë dhe se e kishte garantuar se e ka “provuar se çfarë burri është”. Ndërkohë, Idriz Ibraj kishte intervenuar që Hasan Sadiku të bëhej anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Insajderi sjell dy biseda telefonike që dëshmojnë ndikimin që ka PDK-ja dhe Adem Grabovci në gjyqësor.

Një njeri që kurrë nuk i është dëgjuar emri në publik, ka qenë faktori kyç për ta sjellë Sali Mekajn, në krye të Gjykatës më të madhe të Kosovë.

Xhevat Grabovci, ka ndërmjetësuar tek kushëriri i tij, Adem Grabovci që është shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që Salih Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit.

Të dy grabovcët janë zbuluar nga një përgjim i fundvitit 2011, duke komunikuar që Mekaj të bëhet kryetar.

Garancitë se kryetari është njëri i fortë dhe i duhur i ka dhënë, Xhevat Grabovci. Ai zotohet se e ka provuar se çfarë burri është Salih Mekaj, i cili është i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe marrje të ryshfetit në tentativë.

Mekaj, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishte provuar ta nxirrte prej burgu një vrasës në këmbim të 20 mijë eurove dhe favoreve seksuale me gruan e këtij vrasësi.

Po ashtu, ai akuzohet edhe për ndërmjetësim në biznesin e fajdeve për një të afërm të tij.

Mekaj ka qëndruar një kohë në paraburgim. Ai është i suspenduar nga pozita e kryetarit të Gjykatës si dhe nga pozita e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Xhevat Grabovci i telefonon Adem Grabovcit. Pasi e pyet se si është dhe si po i shkojnë punët, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së e pyet se a me “shty Mekajn për kryetar”.

“Hiç, hiç me t’vjetra, që n’Parlament jom qitu. Çka me ba, çka me ba me Salihun a me shti a jo”, e pyet Adem Grabovci, kushëririn e tij, Xhevatin.

“Me shti more, qysh mos me shti”, përgjigjet Xhevati teksa merr premtimin se kjo është pune e kryer, ani se kishte edhe kandidat tjerë për këtë postë në sistemin e drejtësisë.

“Po ata e ki njerin ma t’fortin n’Pejë”, garanton Xhevati.

“Jo… s’ma mush diqysh synin”, ironizon Adem Grabovci duke qeshur.

“O vallain ma t’fortë, ma t’fortë, ma t’pregaditun për juridik e ma.. ma trim nana s’e bon”, insiston Xhevati, duke sqaruar se e ka provuar vetë se çfarë burri është Mekaj.
“Hajt e kryme osht”, përgjigjet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Se e kom provu unë kta”, vazhdon Xhevati.

“E kryme osht”, garanton serisht Adem Grabovci.

“Ani faleminders. Unë u tuta mos pate naj farë problemi n’Kuvend”, shpreh shqetësimin, Xhevati.

“Jo, jo, jo për qita, për qita veç… okej, e kryme osht”, garanton prapë Grabovci.

“Hajde hajde, faleminers shumë”, thotë Xehavti duke e ftuar kushëririn e tij me ndikim për një ndejë festive në Pejë.

“Së kenë do tjerë e, tu… kem t’u diskutu…”, vazhdon Adem Grabovci.

I kontaktuar nga Insajderi, Xhevat Grabovci nuk ka pranuar të flas për këtë çështje, duke mohuar se ka dorë në zgjedhjen e Mekajt, kryetar. Ka mohuar po ashtu se e njihet me Salih Mekajn.

“Po çfarë more, kurrë n’jetë”, ka thënë ai. “Po jo bre çfarë. Kurrë hiq, as mos um hajde kurrë hiç”, ka thënë ai, duke porositur që të mos kontaktohet më dhe të mos merret Insajderi më të.

“Unë e kom jetën teme, ti e ki tanen edhe kurrë mos um thirr ma. Se njoh as s’di gja, edhe se njoh”.

Përveç këtij rasti, për të ndikuar në emërimin e njerëzve në sistemin gjyqësor tek Grabovci kishte lobuar edhe Idriz Ibraj. Ai kishte kërkuar që gjyqtari i Gjykatës Komunale të Pejës, Hasan Sadiku, të bëhej anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Grabovci i kishte premtuar Ibrajt se do ta bënte një gjë ët tillë. Por, Sadiku nuk është bërë anëtar i KGJK-së. Arsyet për këtë nuk dihen.

“Ani ani, a bon, a bon, me ta dhanë veç ni porosi t’vogël, nëse munesh pa telashe me kry”, e pyet Ibraj Grabovcin.

“E pash n’gazetë qaty, për ni anëtar t’Këshillit gjyqësor, … prej Dukagjini… N’gazetë ish kanë, n’Kosova Sot. Ish Sali Meka edhe … a ish ba Hasanin me shti qatu”, e pyet Ibraj Grabovcin?

“E kishin propozu, ish n’gazetë t’sodit, n’Kosovë… n’Kosova Sot. Ish propozu Sali Mekaj prej Dukagjinit edhe prej Gjyaktës t’Qarkut se po u dufke me kanë ni kshilltar i Gjykatës t’Qarkut”, thotë ai.

“Hajt kqyr, meno, meno kush e ka propozu edhe tregom kon me propozu”, i përgjigjet Grabovci.

“Kqyr qysh shkojnë ato procedura e m’tregon t’lutëm”, e porosit Grabovci.

“Se qind për qind për Hasanin jom”, zotohet ai.

Biseda Adem Grabovci-Xhevat Grabovci

Grabovci: Alo.

Xhevati: Tungatjeta.

Grabovci: Tungatjeta.

Xhevati: Xhevati jom.

Grabovci: O ç’kemi?

Xhevati: Qe mirë. A jeni mirë ju Adem?

Grabovci: Mirë, mirë.

Xhevati: Shoqja e fmija e?

Grabovci: Krejt rahat.

Xhevati: Ça ka tre atje?

Grabovci: Hiç, hiç me t’vjetra, që n’parlament jom qitu. Çka me ba, çka me ba me Salihun a me shti a jo?

Xhevati: Cilin Sali?

Grabovci: Sali Mekën.

Xhevati: Me shti more, qysh mos me shti.

Grabovci: Ë?

Xhevati: Po ata e ki njerin ma t’fortin n’Pejë.

Grabovci: Jo… s’ma mush diqysh synin.

Xhevati: O vallain ma t’fortë, ma t’fortë, ma t’pregaditun për juridik e ma.. ma trim nana s’e bon.

Grabovci: Hajt e kryme osht.

Xhaviti: Se e kom provu unë kta.

Grabovci: E kryme osht.

Xhaviti: Ani faleminders. Unë u tuta mos pate naj farë problemi n’Kuvend.

Grabovci: Jo joo… jo për qita për qita veç… okej, e kryme është.

Xhaviti: Hajde hajde, faleminers shumë.

Grabovci: Së kenë do tjerë eeee, tu… kem t’u diskutu…

Xhaviti: Shumë faleminders.

Grabovci: Hajde.

Xhaviti: Kur t’vish kallxom, e bojmë ni nej.

Grabovci: Okej.

Xhaviti: Hajde tung.

Biseda Adem Grabovci – Idriz Ibraj

Ibraj: Tungjatjeta.

Grabovci: Tungjatjeta.

Ibraj: A je a, a si je a ?

Grabovci: Mirë, shnosh.

Ibraj: Idriz Ibraj n’telefon.

Grabovci: Euu… tungatjeta dajë.

Ibraj: Ça i ki hallet ?

Grabovci: Vallain qe.

Ibraj: Hajt dola thash mos po vjen me pi naj kafe, mora vesh që ishe n’Prishtinë.

Grabovci: Jo, jo, u nisa për Prishtinë, se m’thirren mu taku me…

Ibraj: Ani ani, a bon a bon, me ta dhanë veç ni porosi t’vogël, nëse munesh pa telashe me kry?

Grabovci: Po.

Ibraj: E pash n’gazetë qaty, për ni anëtar t’Këshillit Gjyqësor, … prej Dukagjini.

Grabovci: Po.

Ibraj: Që kishe fol edhe ti kishe fol.

Grabovci: Ëhë…

Ibraj: N’gazetë ish kanë, n’Kosova Sot ish, Sali Mekën edhe … a ish ba Hasanin me shti qatu?

Grabovci: E kush… ? E kanë propozu a?

Ibraj: E kishin propozu ish n’gazetë t’sodit, n’Kosovë… n’Kosova Sot, ish propozu Sali Mekaj prej Dukagjinit edhe prej Gjyaktës t’Qarkut se po u dufke me kanë ni kshilltar i gjykatës t’Qarkut.

Grabovci: E kush e ka propozu ata?

Ibraj: Po s’po di unë kush e ka propozu ata, po n’gazetë, merre gazetën, e ki n’Kosovën Sot…

Grabovci: Hajt kqyr, meno, meno kush e ka propozu edhe tregom kon me propozu.

Ibraj: Parlamenti ka me çu edhe dy minoritarë edhe nja, që kanë mu kujdes, s’po di kush e ka propozu, po prej Gjykatës me siguri.

Grabovci: Kqyr qysh shkojnë ato procedura e m’tregon t’lutëm.

Ibraj: Hajde pra mos t’pengoj.

Grabovci: Se qind për qind për Hasanin jom.

Ibraj: Hajde mos t’pengoj pra rrugë t’mbarë.

Grabovci: Hajt.

Ibraj: Hajt./Insajderi.com

Mushkolaj: Protesta do të përcillet me aksione simbolike

0

Është dita e katërt që një grup qytetarësh kundër korrupsionit në Kosovë po vazhdojnë të mbajnë protesta në sheshet e kryeqytetit.

Sot ata do të mblidhen te zyra e Prokurorit të Shtetit, dhe për këtë Telegrafi ka kontaktuar njërin nga organizatorët e kësaj proteste ‘#protestoj’, Imer Mushkolaj.

Ai ka thënë se protestat do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen.

“Që nga sot, ato do të shoqërohen me aksione simbolike”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Sipas tij, e rëndësishme është konsistenca e protestave dhe mesazhi i qartë që po dërgohet.

“Ne presim që të na bashkohen sa më shumë qytetarë, që të protestojmë kundër kësaj qeverisjeje kriminale, kundër këtij klani që është në krye të shtetit dhe gjithandej nëpër institucione, e që qeveris me vendin si të jetë pronë private e tyre”, ka thënë ai për Telegrafin.

Protesta do të fillojë në orën 11:55, tek zyra e Prokurorit të Shtetit, dhe kjo pas përgjimeve të fundit “Dosja e Shefave”. /Telegrafi/

Prokuroria është duke e hetuar Murat Mehën, ka në bankë mbi 508 mijë euro

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e hetuar shumë të përfolurin për çështjen e shënimit të vije kufitare në mes të Kosovës e Malit të Zi, Murat Mehën. Veç se, ai nuk është duke u hetuar si kryetarit i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi. Hetimi ndaj tij është duke u zhvilluar si drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë si zyrtar i shtetit”.

Fillimisht, elemente të natyrës penale ka gjetur Agjencia Kundër Korrupsionit në deklarimin e pasurisë që Meha e ka shpalosur në këtë institucion dhe ka bërë kallëzim penal ndaj tij në prokurori.

Një kallëzim penal të natyrës se njëjtë, AKK-ja e kishte bërë edhe para dy viteve ndaj Mehës, por prokuroria ka pushuar hetimet për shkak të mungesës së provave. Ndërkaq, kallëzimi i dytë është bërë në fillim të këtij viti, raporton lajmi.net.

“Ndaj drejtorit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë dorëzuar dy kallëzime penale nga Agjencia Kundër Korrupsionit, njëri më datë 02.04.2014 dhe tjetri më datë 28.01.2016. Lidhur me kallëzimin penal të datës 02.04.2014 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet, për shkak të mungesës së provave, të cilat do të vërtetonin dyshimin e bazuar se janë përmbushur elementet e veprës penale, ndërsa lidhur me kallëzimin e dytë ndaj të njëjtit janë duke u zhvilluar hetimet përkatëse dhe mbi bazën e tyre pritet te ngritët aktakuzë, ose jo”.

Kjo është arsyeje për të cilën lajmi.net ka mësuar që është duke u hetuar Meha.

Zyra e informimit e prokurorisë nuk ka dashur të jap ndonjë sqarim lidhur me këtë rast.

Ndryshe, kreu i Agjencionit Kadastral të Kosovës së bashku me bashkëshorten e tij, Miradije Meha e cila është drejtor në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, kanë mbi gjysmë milioni para të gatshme në bankë.

Të dy bashkëshortët në deklarimin e pasurisë që e kanë paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsionit kanë deklarua para në vlerë prej 508 mijë e 117 euro të mbajtura në institucionet financiare. Nëse vitin e kaluar, kreu i Kadastrit ka deklaruar para të gatshme, fiks 326 mijë e 650 euro, në këtë vit e ka rritur këtë shumë për njëmbëdhjetë mijë euro, duke deklaruar para të gatshme në vlerë prej 338 mijë e 166 euro. Parat në vlerë të njëjtë, sikurse në vitin 2015 i ka deklaruar bashkëshortja e tij, Miradija, fiks në vlerë prej 169,951.00 euro. Po ashtu Meha ka deklaruar edhe disa parcela me toka të cilat i ka përfituar viteve të fundit dhe shtëpi e banesë.

Pas deklarimit të pasurisë në fundin e marsit të vitet 2015, Murat Mehës i është rritur edhe rroga, si kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nga kjo pozitë të ardhurat vjetore i ka pasur 5770 euro, pa mëditje, tash i ka 16200 euro. Ai ka edhe burime tjera të të hyrave nga institucionet publike. Si profesor në UP ka deklaruar pagë 800 euro, ndërsa si publikues –autor ka deklaruar të hyra 2500 euro, nga Oda –EK ka deklaruar të hyra 600 euro. Bashkëshortja e tij ka shënuar se pagën mujore në KQZ e ka 1161 euro. /Lajmi.net/

Filmi ‘Shok’, bashkë me konkurrentët për Oscar sonte në Dokufest

0

Me fillim prej orës 20:00, DokuFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Dokumentarit që po mban edicionin e 15-të jubilar në Prizren, sonte sjellë ajkën e filmave të shkurtër që këtë vit u nominuan në ceremoninë prestigjioze Oscar.

Nuk ka se si të mungojë në këtë projeksion filmash edhe filmi “Shok” nga Kosova, me regji të Jamie Donoughue e me lojën e shkëlqyer të Andi Bajgorës e Lum Veselit, i cili bëri krenarë shqiptarët kudo me nominimin e sivjetmë, për herë të parë në Oscars.

Avokati pret që Apeli ta lirojë Xhemshit Krasniqin

0

Avokati Haxhi Millaku dënimin e të mbrojturit të tij Xhemshit Krasniqi e konsideron të padrejtë, ndërsa pret që Krasniqi të lirohet nga Gjykata e Apelit.

Xhemshit Krasniqi të hënën u dënua me 8 vjet burg dhe 1500 euro gjobë pasi u gjet fajtor për torturimin e disa dëshmitarëve dhe civilëve në kampet e UÇK-së në Kukës e Cahan si dhe në Prizren në vitin 1999.

Megjithatë, avokati i tij Haxhi Millaku e kundërshton këtë dënim kur flet për KALLXO.com dhe thotë se dëshmitarët e prokurorisë ishin kontradiktorë në dëshminë e tyre para trupit gjykues të EULEX-it.

“Dëshmitarët të cilët ishin dëshmitarë të mbrojtur dhe figurojnë nga dëshmitari A deri tek N dhe dëshmitarët nga 1 deri tek 5, ishin shumë kontradiktorë dhe në këtë rast më befasoi gjykata se si ju dha besimin,” tha Millaku.

Millaku pretendon se dëshmitarët i ishin nënshtruar një forme të presionit.

“Të gjithë dëshmitarët ishin vizituar nga prokurori afër një muaj para gjykimit dhe s’dua të paragjykoj por kjo është një lloj presioni në dëshmitarë,” tha Millaku.

Edhe pse flet për presion ndaj dëshmitarëve, Millaku e pranon se gjykata ka konstatuar se nuk kishte presion mbi ta.

Avokati i të dënuarit për krime lufte Millaku thotë se dëshmitarët mohuan se kanë parë Krasniqin të ketë kryer krimet për të cilat u dënua.

“Të gjithë dëshmitarët e prokurorisë gjatë gjykimit në pyetjet e mia se a e kanë parë Xhemshit Krasniqin të ketë arrestuar, lënduar, torturuar dikë kanë thënë se jo,” tha Millaku për KALLXO.com.

Avokati Millaku tha se është në përgatitje të ankesës, ndërsa ka pritje të mëdha nga Gjykata e Apelit.

”Unë prej Apelit pres pafajësinë e plotë dhe këtë do ta argumentojmë në Apel, sepse ka shumë shkelje në të gjitha fazat e prokurorisë dhe prokuroria ka dështuar të argumentojë inkriminim e të mbrojturit tim”, tha Millaku.

Ish-eprori i UÇK-së u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës e Cahan (Shqipëri), si dhe në Prizren më 1999.

Një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, e shpalli fajtor të akuzuarin Xhemshit Krasniqin për kryerjen e veprës penale krime të luftës kundër popullsisë civile dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Me anë të një vendimi të veçantë, atij i është vazhduar paraburgimi deri sa ky aktgjykim ta marrë formën e prerë.

Ish-eprori i UÇK-së ishte arrestuar më 6 tetor të vitit të kaluar në rrethinën e Prizrenit.

Në kohën e arrestimit të Krasniqit, prokurorët e EULEX-it pretendonin se kishin prova për të dëshmuar se në mes prillit dhe majit të vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte ndërtuar në territorin e Shqipërisë dy kampe të paraburgimit ku janë keqtrajtuar disa të burgosur shqiptarë dhe romë.

Tre djem dhe dy vajza kapën duke përdorë drogë në Nashec

0

Tre meshkuj dhe dy vajza janë arrestuar në fshatin Nashec të Prizrenit. Ata janë gjetuar duke konsumuar drogë.

“Në vazhdën e hetimit të rasteve të vjedhjeve, grupi hetimor i Drejtorisë rajonale të Policisë, në mbështetje edhe të njësive tjera operative kanë kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Nashec. Bastisja është kryer rreth orës 15:00 dhe aty janë gjetur tre djem dhe dy vajza të reja me gjasë duke konsumuar narkotik”, thuhet në raportin e Policisë në Prizren.

“Gjatë kontrollit janë gjetur: një pushkë automatike e llojit të panjohur;sasi e vogël e marihuanës; një pako “rizlla” që përdorën për narkotik; një mullipër bluarjen e narkotikëve dhe një “bong” për thithjen e marihuanës”.

“Janë shoqëruar për në stacion policor tre të dyshuar dhe pas intervistave, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari R. Thaçi ndalët nën masën e arrestit policor”.

“Të tjerët janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë Prokurorisë për procedura të më tejme”./PrizrenPress.com/

Të gjitha rrugët çojnë në DokuFest

0

Qyteti i Prizrenit për herë të 15 me radhë është nikoqir i gjithë vizitorëve që marrin rrugën për në Festivalin e Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest.

Festivali, që cilësohet si ngjarja më e rëndësishme kulturore në vend, mbledhë mysafirë jo vetëm nga Kosova, Shqipëria e rajoni, por edhe nga shumë vende perëndimore. Filmbërës, aktorë, përfaqësues festivalesh, studentë e artdashës marrin rrugën për në Prizren, ku i pret programi i filmave, punëtorive, diskutimeve e muzikës.

Elsa dhe Oliver Karlsson kanë ardhur nga Suedia në Prizren, për të marrë pjesë në festivalin për të cilin kanë dëgjuar shumë. Ata deklarojnë për Gazetën Zëri se nga këtu do të kthehen me përshtypje të mira.

“Miqtë tanë nga Suedia kanë qenë këtu vitin e kaluar, nga ta edhe kemi dëgjuar shumë fjalë të mira për këtë festival. Sivjet vendosëm të vizitojmë rivierën shqiptare për të bërë plazh dhe pastaj të kthehemi në DokuFest. Festivali po na duket i mrekullueshëm! Kjo ngjarje po lidhet aq bukur me këtë qytet të vjetër. Programit të pasur po i shtohet veçantia me kinematë e rralla. Dje shikuam një film lartë të Kalaja dhe ishte vërtetë bukur dhe thjesht, diçka e pa përjetuar më parë. Sonte planifikojmë të shohim film te KinoLumi”, tregon Elsa.

Edhe Agim Kastrati, shitës në Prizren, thotë për Gazetën Zëri se kjo periudhë e vitit e ndryshon komplet këtë qytet dhe ritmin e jetës.

“Si qytet me histori gjithmonë kemi pasur vizitorë, por edhe shumë bashkatdhetarë gjatë verës, mirëpo DokuFest-i është tjetër çështje. Javë para se të nis në Prizren shihet energjia e parapërgatitjeve, mbërritja e mysafirëve dhe rritja e numrit të njerëzve për shumë fish. Këtu vijnë njerëz nga vende të ndryshme, të afërta dhe të largëta. Prizrenasit kanë mundësi edhe t’iu ofrojnë shtëpitë e tyre me qira. Personalisht me pëlqen të bisedojë me vizitorët. Të huajt sidomos janë shumë kureshtar për Lidhjen e Prizrenit, Kalanë e Shatërvanin. Mendoj se edhe ne i presim mjaft mirë, prandaj edhe shumë prej tyre kthehen këtu çdo vit”, thotë Kastrati.

Sipas një analizë të publikuar në muajin mars, realizuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, që titullohet “Ndikimi Ekonomik i DokuFestit 2015”, përfituesit kryesor nga ky festival dhjetë ditor ishin bizneset lokale në qytetin e Prizrenit, siç janë hotelet, qiradhënësit, restorantet, kafe-baret, shitësit ambulant, por edhe bizneset në nivel kombëtar, si avio-kompanitë, bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit.

Ky festival po ashtu njihet për krijimin e mundësive për punësim, krijimin e investimeve të reja, ngritjen e të hyrave tatimore, dhe stimulimin e ekonomisë lokale përmes turizmit.

GAP thotë se duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara gjatë festivalit të fundit 2015, ishin të pranishëm më shumë se 15,000 pjesëmarrës.

Zbulohet në arkivat e Vatikanit vepra e rrallë e Pjetër Budit

0

Zbulohet një ekzemplar i ri i veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina christiana (1618) në një bibliotekë te Romës. Ky ekzemplar është i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur. Ky zbulim bëhet nga studiuesja Blerina Suta e cila sjell të dhëna të reja për veprën e klerikut e poetit të madh të 1500-s, Pjetër Budi. Në librin e saj studimor të botuar “Onufri”, del në dritë një ekzemplar i panjohur deri më sot i veprës “Doktrina e Kërshtenë” e përkthyer nga Pjetër Budi. Në këtë libër njihemi jo vetëm me një dokument të panjohur, por edhe me vlera studimore. Studiues të njohur konfirmojnë se bëhet fjalë për një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur nga vepra e Pjetër Budit.

Prof. Rexhep Ismajli e përgëzon autoren e këtij botimi duke u shprehur se “Kisha krijuar përshtypjet më të mira për trajtimet e saj letrare me një kulturë të gjerë dhe me shumë zell për saktësinë e mendimit të shprehur dhe akribinë. E kisha vlerësuar përpjekjen e saj për të sjellë vështrime të reja për çështjet që tashmë ishin lexuar në ndonjë mënyrë. Pas të gjitha këtyre përshtypjeve njëditëzaj më erdhi lajmi se znj. Blerina Suta paskësh nisur hulumtimet e saj nëpër bibliotekat e Propaganda Fides dhe të Vatikanit, përgjithësisht nëpër bibliotekat dhe arkivat e Romës, ku tashmë jeton”. Zbulimi dhe studimi i këtij dokumenti merr një rëndësi të vecantë në historinë e lëtërsisë shqipe. Blerina Suta ka kërkuar në arkivat e Vatikanit gjurmë të shkrimeve shqipe dhe të autorëve shqiptarë, të cilat edhe pse janë të viztuar shpesh janë ende të paprekura sipas prof. Ismajlit. “Dhe pas këtij lajmi të gëzueshëm se me këto punë ajo paskësh nisur me një zbulim gjithsesi të pëlqyeshëm, me zbulimin e një ekzemplari deri tash të panjohur të veprës “Doktrina e Kërshtenë” të përkthyer nga Pjetër Budi.

Dhe jo vetëm ekzemplar i panjohur, por edhe më me interes: një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur. Dhe shumë shpejt zonja Suta e bëri të njohur këtë zbulim në një konferencë shkencore. Pas kësaj unë pata rastin të takohesha me znj. Suta në Tiranë pikërisht për të biseduar lidhur me këtë zbulim. Ajo pati mirësinë të më tregonte gjithë materialet që kishte në dispozicion, fotokopjet e fashikullit që nuk e njihnim të Doktrinës dhe tekstin studimor që kishte përgatitur ajo me këtë rast. Të gjitha materialet pata rastin t’i lexoja. Pastaj vazhduam diskutimet përmes internetit dhe më në fund ajo më dërgoi versionin shqip të punës së saj, këtë që po botohet tani.”, shkruan prof. Ismajli me entuziazëm. Blerian Suta i hyri me seriozitet edhe studimit të rrethanave të tjera të veprimtarisë së Budit, gjë që zgjeron diapazonin e tij si personalietet.

“Gjerësia e formimit të saj kulturor e shtyri të hulumtonte lidhur me raportet eventuale të Budit me veprimtarët e ngjashëm te popujt përreth, ta zëmë, te kroatët. Dhe aty ajo hetoi mundësi përafrimesh me Kumulovi?-in, i cili kishte përkthyer kroatisht të njëjtën Doktrinë pak para Budit. Deri tani kemi nga ajo në këtë studim sugjerimet e mbështetura me dokumentacion për mundësinë e një kontakti të tillë. Për më tepër, ajo e ka studiuar veprimtarinë e Kumulovi?-it edhe në raport me hapësira të caktuara shqiptare dhe përgjithësisht ballkanike dhe mund të presim në këtë drejtim edhe më studime të saj dhe depërtime me interes në fushën e këtij kontakti kulturor e diçka më shumë.”, shkruan Prof. Rexhep Smajli, duke e falenderuar autoren e sudimit për këto studime të mprehta filologjike të një periudhe me të cilën merrte për herë të parë dhe nuk kishte marrë ndonjë formim të veçantë gjatë studimeve.
Rrëfimi i autores Suta
Blerina Suta pohon se materialet e këtij punimi e patën burimin në përgatitjen për punimet e Kuvendit albanologjik “L’Albania nell’archivio di propaganda Fide”, të organizuar nga Universiteti Papnor Urbanian në Romë, më 26–27 tetor të 2015-s. Ajo thotë se: ”Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina christiana (1618), në një bibliotekë te Romës, i ndryshem ne nje fashikull prej kopjes se njohur, entuziazmoi menjehere specialistet e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të veprimtarisë së tij, vazhdoi të ishte stimuluese profesionalisht dhe e pasur me shkëmbim idesh, sidomos nga pikëpamja metodologjike, me specialistë, në kuadër të nevojës dhe të përpjekjeve që po bëhen për përgatitjen e botimit kritik të veprës së Budit.
Kërkimet në arkivat e Vatikanit kanë ndjekur burimet parësore, që tashmë njihen nga studiuesit e albanologjisë, sicc është vëllimi VII i Illyrici Sacri, në të cilin gjendet dhe informacioni që i takon Budit, “Petrus il episcopus sardensis et sappatensis XIV”. Verifikimi i dokumenteve te indeksit “garampi”, të arkivit Sekret të Vatikanit, dëshmoi një ndryshim të vendit në të cilin ruhen këto dokumente.”. Suta pohon se në Vatikan ka burime të paeksploruara deri më tani nga “Reverenda Camera Apostolica”, ku atë e kanë lejuar që të rindertojë fazën e veprimtarisë së Budit më 1621-1622, periudhë kur ai punonte në kontakt të ngushtë me shtëpinë botuese “Zanetti”, për botimin e veprave të tjera, Rituale Romanum dhe Speculum Confessionis.
“Në këtë kuader, jemi munduar të rindertojmë kronologjinë e përmiresimit dhe të zëvendësimit të fashikullit të parë të veprës Dottrina Christiana (1618), para se autori t’ia dhuronte Bibliotekës Apostolike të Vatikanit (janar 1622).”, shprehet studiuesja. Ajo rrëfen se për të qartësuar më mirë kontekstin e veprimtarisë së një personazhi kompleks si Budi ka ndjekur kanale të tjera kërkimore në arkiva papnorë, ku mundi të zbulojë të dhëna për Shqipërinë dhe për kontekstin ballkanik, në kuadër të veprimtarisë shkollarizuese të Selisë së Shenjtë, në kapërcyell të shekujve XVI–XVII, nëpërmjet përhapjes së “doktrinës” në gjuhët vulgare. Në punimin e këtij studimi autorja Blerina Suta paraqet të dhëna të reja bashkë me materialin gjuhësor deri më tani të panjohur të fashikullit “a” të botimit original të veprës Dottrina Christiana (1618). Sipas saj kjo është evtëm një fazë të parë e kërkimeve, e cila mund të plotësohet në të ardhmen me të dhëna të reja. / KultPlus.com