Mushkolaj: Protesta do të përcillet me aksione simbolike

Është dita e katërt që një grup qytetarësh kundër korrupsionit në Kosovë po vazhdojnë të mbajnë protesta në sheshet e kryeqytetit.

Sot ata do të mblidhen te zyra e Prokurorit të Shtetit, dhe për këtë Telegrafi ka kontaktuar njërin nga organizatorët e kësaj proteste ‘#protestoj’, Imer Mushkolaj.

Ai ka thënë se protestat do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen.

“Që nga sot, ato do të shoqërohen me aksione simbolike”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Sipas tij, e rëndësishme është konsistenca e protestave dhe mesazhi i qartë që po dërgohet.

“Ne presim që të na bashkohen sa më shumë qytetarë, që të protestojmë kundër kësaj qeverisjeje kriminale, kundër këtij klani që është në krye të shtetit dhe gjithandej nëpër institucione, e që qeveris me vendin si të jetë pronë private e tyre”, ka thënë ai për Telegrafin.

Protesta do të fillojë në orën 11:55, tek zyra e Prokurorit të Shtetit, dhe kjo pas përgjimeve të fundit “Dosja e Shefave”. /Telegrafi/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit