21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 6336

Ja në cilin raund pritet të zgjidhet Thaçi president

0

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të zgjidhet president në raundin e tretë të votimit. Kështu ka bërë të ditur një burim brenda koalicionit qeveritar.

Sipas këtij burimi, ka një ujdi që në dy raundet e para shumica e deputetëve të LDK-së do të votojnë kundër Thaçit president, ndërsa në raundin e tretë ata do të ndryshojnë votën e tyre për t’i mundësuar kreut të PDK-së drejtimin e presidencës në pesë vitet në vazhdim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, Thaçi nuk do ta ketë problem kourimin e nevojshëm për të nisur procedurat për të votuar, pasi mësohet se janë vetëm dy ose tre deputet të LDK-së të cilët nuk do të qëndrojnë në sallë kur do të hedhet në votim çështja e presidentit. /Gazeta Tribuna/

Ambasadori Qemal Minxhozi vizitoi Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

0

Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar sot Gjimnazin “Gjon Buzuku” një Prizren.

Ai, ka kërkuar nga drejtuesit e kësaj shkolle, që të intensifikojnë bashkëpunimin me shkollat e Shqipërisë, sidomos atij të Kukësit.

Minxhozi një takim me drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit ka kërkuar që të shpeshtohen vizitat një monumentet historike të të dyja vendeve, “sidomos në Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

gjimnazi ne prizren

Ndërkaq, drejtuesit e Gjimnazit “Gjon Buzuku”, kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve një Kosovë e Shqipëri për t’i lehtësuar procedurat e kalimit për nxënës dhe personelin e shkollave gjate pikë-kalimeve kufitare.

Ata po ashtu kane përmendur si pengesë edhe një udhëzim që ndalon vizitën e nxënësve të klasave të X dhe XI jashtë territorit të Kosovës, për cfare ambasadori Minxhozi, premtoi diskutimi rreth kësaj me autoritetet e arsimit kosovare.

Ndryshe, gjimnazin “Gjon Buzuku” që ka rreth 2 mijë nxënës e kanë vizituar edhe diplomatë të vendeve tjera, të cilët misionin e tyre e kryejnë në Kosovë, përfshirë ish- ambasadorin francez Fitou, atë turk Kivilcim Kiliç, etj./PrizrenPress.com/

Ja cilat fshatra të Prizrenit, nesër nuk do të kenë uji

0

Kompania “Hidroregjioni Jugor“ një Prizren, njofton se nesër disa fshtra nuk do tjë kenjë uji.

Uji nuk do të kenë fshatrat : Nashec, Grazhdanik, Kobajë, Atmaxhë, Tupec, Gorozhup, Planejë, Mazrek, Milaj dhe Gjonaj. Orari i ndërprerjes sjë ujit do të jetë nga ora :900 deri në orën 16:00./PrizrenPress.com/

Politikë për librin

0

Ndriçim Kulla

Botimi i librave në Shqipëri është në krizë, ndërkohë që Ministria e Kulturës ka ulur me rreth 60% buxhetin për botime. Kulla shkruan se është e nevojshme të zbatohen politika më stimuluese.

Shqipëria, është një vend me një dinamikë të vrullshme dhe me një masë të madhe të rinjsh që vërshojnë në tregun e punës. Të gjithë këta cilësorë, kërkojnë elementë të rinj që duhen përcaktuar për të përmbushur edukimin e tyre të duhur kulturor, kombëtar dhe profesional. Më vete, libri shqip, për nga përmasat e tregut dhe ngadalësia e qarkullimit të librave në këtë treg, nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të jetë në të njëjtën gjatësi vale me afrimin e librave më të rinj, ose atij “bagazhi” të domosdoshëm librash të këtyre dekadave të fundit, sidomos për fushat teknik-profesionale dhe ato të shkencave humane (filozofi, psikologji, sociologji etj.), që u përkasin fashave të kufizuara të publikut dhe nuk e tërheqin investimin nga ana financiare. Po njëlloj, madje këtu rrezikshmëria e mos-afrimit ndaj publikut të veprave më përfaqësuese të albanologjisë e historisë shqiptare, mund të sjellë hapjen e hendeqeve të pamasë, e madje të parikuperueshme në formimin e brezit të ri, me këto dije bazë të çdo shkolle apo sistemi .

Duhet të kuptojmë seriozisht se boshllëku ynë i madh në raftet e bibliotekave tona shtëpiake dhe shkollore me libra të tillë, i kalon përmasat e një nevoje të paplotësuar. Idealizmi dhe përqendrimi i mjaft botuesve shqiptarë në botimin e librave të tillë specifikë, por themelorë për nga dijet dhe vlerat që përçojnë, nuk ka arritur të prodhojë gjatë gjithë këtyre 20 viteve p.sh., atë kolanë klasike apo le ta quajmë atë “kategori të pashmangshme referimi” librash, të shkencave humane që duhet ta ketë çdo njeri në shtëpi dhe në shkollë. Po njësoj mund të themi sidomos për trashëgiminë tonë mendore dhe albanologjinë, për të cilën mund të themi pa ndrojtje se ministrja Kumbaro është kujdesur t’ia vërë kyçin me dorën e saj . Sot libri shqip është në krizë të thellë. Madje në krizë jashtëzakonisht të thellë është dhe vetë ideja për kulturën e librit. Numri i botimeve dhe i veprimtarive kushtuar librit që mbështet Ministria e Kulturës, ka rënë në masën – 60% të kuotës së mbështetur prej vitit 2005-2013. Në vitin 2013, shkrihet edhe e vetmja strukturë administrative dhe përgjegjëse për politikat për librin në Shqipëri.

Është viti i tretë që nuk miratohet në buxhetin e përvitshëm Fondi Kombëtar i Librit dhe çdo projekt në fushën e botimeve ose krijimtarisë i lihet spontanitetit

Në vitin 2006, krijohet për herë të parë me anë të ligjit për librin Fondi Kombëtar për Librin, i cili si hap i parë programonte 20% të fondit të Ministrisë së Kulturës veçanërisht për librin.

Por në vitin 2013 dhe deri aktualisht titullarja e ministrisë, e shkatërroi këtë fond duke e katandisur në 7 %, ku dhe këto thërrime jepen vetëm për përkthimin. Në vitin 2006 është akorduar çmimi i bibliofilisë për veprat që shquhen jo vetëm për realizmin tipografik të tyre, por edhe për përmbajtjen me anë të së cilës shpalosen vlerat fondamentale të kulturës së shkruar të një kombi. Në vitin 2013 çmimi Kombëtar i Bibliofilisë degradon fare, ku pas dy vitesh pezullim për vitin 2015, Biblioteka Kombëtare nderon me këtë çmim të lartë dhe unik në Shqipëri (dhe asnjëherë i komentuar nga media dhe publiku), vëllimin poetik “Vrima”. Efektet e kësaj politike rrafshonjëse për çdo gjë të mirë, që ishte krijuar modestisht me shumë mundim nga botuesit, studiuesit, por edhe drejtues qeveritar dashamirës të librit, si: Sali Berisha, Bujar Leskaj, Arta Dade, Blendi Klosi etj., ndihen ndjeshëm në gjendjen tepër të rëndë sociale të librit. Libri sot është si mos më keq. Panairet e dikurshme tradicionale të librit, që ndihmoheshin nga çdo qeveri kush më shumë dhe kush më pak, edhe në ditë shumë të vështira, nuk ndihmohen më nga kjo qeveri, ose ndihmohen si me thënë “më ka çu Lala me la gojën”. Niveli i titujve të rinj në tregun shqip, ka një rënie drastike dhe frikësuese, gati gjysmë për gjysmë. Duke ndjekur informacionin e shifrave mëson me dhimbje se niveli i lexuesve shqiptarë ka arritur aktualisht 56 % të lexueseve maqedonas.

Çfarë po ndodh kështu? A e ndjen kush alarmin e kësaj këmbane shkatërruese nga qeveria? A është i shqetësuar dikush në këtë qeveri? A e do kjo qeveri librin apo e ka shpallur armik? Tregu ynë i librit është specifik. Dhe ne jemi një treg i vogël dhe i përçarë. Ne kemi një gjuhë unikale dhe kemi veçse afro 100 vjet që e shkruajmë dhe lexojmë në gjuhën tonë dhe për pasojë kemi gropa të mëdha kolanash nga kultura e qytetërimeve të papërkthyera ende. Çfarë strategjie ka për këto probleme të madha qeveria ? Asnjë qeveri nuk do ta linte fatin e librit shqip në mëshirën barbare të këtij tregu, me këto veçori specifike që ka libri shqip, siç po e lë kjo qeveri. Ndoshta nga që është i qetë, i pazhurmshëm, i mençur apo nga që ai nuk e çjerr kurrë zërin, libri po harrohet dhe anashkalohet. Ai e ka të pamundur të ankohet e të ngrejë zërin për t’u diktuar në sallat e mëdha të debateve mbi ekonominë dhe biznesin. Ai është si ajo “Hirushja e bukur” e përrallës, që merret shpesh në ballot që organizon ekonomia dhe politika, por vetëm për të stolisur individët dhe ambientin e tyre, veç vetëm në dukje. Për fat të keq, zëri i tij sot nuk po dëgjohet e kuptohet në fuqinë dhe thellësinë e vet.

Fuqia e mendjes që ai kultivon, nuk po e bënë “mikeshën” e përhershme të çdo tryeze, me një vend të caktuar në çdo debat e diskutim ekonomik, në çdo zë buxheti, qoftë qendror apo vendor. Madje duket se kjo qeveri po e zbon vetë librin nga këto tryeza. Ndaj mendoj se ka ardhur momenti, i diktuar gjithnjë e më shumë nga koha e fuqisë së mendjes, që libri të ketë vendin e vetë në buxhetin e kësaj qeverie dhe çdo qeverie, bashkie apo institucioni, pasi të gjithë bashkë, pak nga pak, mund ta bëjnë që zëri i tij të arrijë të ushtojë e të dëgjohet fort në ndërgjegjen dhe formimin e çdo të riu apo fëmije në shkollë, apo dhe të çdo individi shqiptar në jetën e tij

Poezitë e Shehut botohen edhe në SHBA

0

Shkrimtari i njohur Fahredin Shehu ka shënuar edhe një sukses të radhës në krijimtarinë e tij.

Para disa ditësh atij i janë botuar disa poezi në SHBA, konkretisht në Antologjinë për Dashuri, “Poetry Pose 2016”, e cila mbledh rreth vetes autorë nga Amerika dhe vende të ndryshme të botës.

Ka kohë që Shtëpia Botuese “Inner Child Press” i ka ofruar shkrimtarit Shehu, hapësirë dhe bashkëpunim. E njëjta shtëpi botuese, më herët Shehut ia kishte botuar dy libra: “Pleroma’s dew” apo “Vesa e gjithçkasë” në vitin 2012 dhe “Maelstrom Four Scrolls of an Ilyrian Sage” apo “Vorbulli, katër pergamene të dijetarit Ilir” në vitin 2014.

Shkrimtari i njohur Fahredin Shehu ka lindur në Rahovec në vitin 1972. Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale.

Vazhdon studimet postdiplomike në letërsi. Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual.

Shehu shkruan vështrime estetike për artin pamor. Ai është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka funksionuar si hulumtues i pavarur shkencor në fushën e trashëgimisë shpirtërore botërore dhe estetikës sakrale.

Shehu deri më tani i ka të botuar 16 vepra. Veprat e tij janë të përkthyera në më se 20 gjuhë të huaja.

Shkrimtari Shehu është edhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë.

Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”

0

Kjo ekspozitë ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve; Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar etj deri te Tirana me “Bulevardin Broadëay”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar

Në kremtimet e Vitit Kulturor kushtuar Ismail Kadaresë, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë do të hapet ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”. Kjo ekspozitë ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve; Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar etj deri te Tirana me “Bulevardin Broadëay”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar.

Konferenca “ Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, me pjesëmarrjen e akademikëve: Rexhep Ismajli, Floresha Dado, shkrimtarit Bashkim Shehu, prof.Ardian Ndreca, prof.dr. Persida Asllani, prof.as, Mark Marku. Sikurse që do të ketë edhe promovime të përmbledhjeve studimore dhe bibliografive të konceptuara pikërisht për kremtime të 80-vjetorit. Kjo ngjarje kulturore do të mbahet më 12 shkurt, në ora 9:30./KultPlus.com

Sulmohet polici në Malishevë, gjersa tentoi ta ndihmonte një shtetas të Shqipërisë

0

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka tentuar t’i ndihmojë një shtetasi të Shqipërisë në Malishevë i cili ishte i ndalur në rrugë me veturën e tij Ford Fiesta është sulmuar nga një i dyshuar tjetër poashtu shtetas i Shqipërisë i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se ngasësi i veturës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri gjendet në arrati

Theret një person në Prizren

0

Policia njofton se është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka goditur me thikë një person tjetër.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fidani” shpall konkurs letrarë

0

Shoqata për Kulturë dhe Art “F i d a n i” në Prizren, ka shpallë konkurs letrar për manifestimin tradicional “Ora e Pavarësisë”. Ky manifestim mbahet me 17 Shkurt, në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Konkursi letrarë shpallet për çmimin “Xhemil Doda” për poezi.

Pjesëmarrje në këtë konkurs kanë të drejtë të gjithë krijuesit letrar në mbarë gjeografin shqiptare si dhe nga diaspora.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë konkurs mund t’i dërgojnë punimet e tyre në adresën elektronike [email protected] , si dhe mund t’i dorëzojnë me zarf në tri kopje, në Bibliotekën e Qytetit në Prizren.

Punimet dorëzohen deri me 14 shkurt 2016, deri në ora 16.00.

Tema është e lirë.

Punimet duhet të janë të nënshkruara me shifër.

Ata të cilit i dërgojnë përmes internetit, organizatori do t’i printoi dhe jurisë do t’i prezantohen vetëm me shifër.

Rezultatet shpallen me 16 shkurt në takimin letrar “Ora e pavarësisë” .

Çdo poet ka të drejt të konkurroi vetëm me një poezi. Poezia nuk duhet të jetë me e gjatë se 48 vargje.

Idriz Vehapi ua ndërron pozitat tre drejtorëve

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimet për ndërrimin e pozitave të tre drejtorëve komunalë.

Nga sot, drejtor i Shërbime Publike do të jetë Muhamet Behra; drejtor i Inspeksionit do të jetë Lulzim Hasku kurse Feim Fetoshi do të jetë drejtor për Bujqësi.

Fetoshi ka qenë drejtor i Shërbime Publike, Behra – i Inspeksionit, kurse Hasku i Bujqësisë.