19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6339

Trekëndëshi i drejtësisë, në shërbim të oligarkëve

0

Derisa Dosja “Pronto” po vazhdon të zbulojë ndikimet politike në drejtësi dhe polici. Ekspertët e sundimit të ligjit vazhdojnë të ngritin dyshimet e tyre dhe skepticizmin se si mund të hetohen bandat nga policia e kapur dhe të gjykohen nga drejtësia e ndikuar nga politika dhe rrjetet e atyre bandave. Ideja e ekspertëve është se tani Kryeprokuroria e Shtetit, nëse do të kishte vullnet për të funksionuar krejtësisht e pavarur, do të duhej kërkuar formimin e një policie speciale hetimore, respektivisht Policisë Gjyqësore të menaxhuar dhe të udhëhequr nga vetë Kryeprokuroria e Shteti, por kjo nuk është duke ndodhur, pasi ndikimi politik edhe në këtë nivel po e bën të veten. Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se tani çështja e pozitës së Policisë, Prokurorisë dhe e Gjykatave është një ndër problemet më të mprehta të shtetit në Kosovë, të cilat do të duhej pavarësuar profesionalisht dhe funksionalizuar në funksion të fuqizimit të shtetit ligjor, por Kosova po vendnumëron në këtë proces.

“Të tri këto institucione për luftimin e dukurive negative, deri te krimi politik, ekonomik dhe i organizuar janë në pozitë të disfavorshme, mu për shkak se ato janë shndërruar në mjete të politikës, me të cilat edhe janë realizuar përcaktimet antishtetërore politike, dhe natyrisht se kështu as edhe një çështje e rëndë kriminale nuk është zbardhur për shumë vjet në Kosovë”, ka theksuar ai.

Italisë iu deshën shumë vjet luftë kundër mafisë Sipas Kelmendit, po të ketë vullnet është fare lehtë të veprohet në bazë të ligjit, por duhet të kemi edhe kuadro të padëgjueshme ndaj politikës dhe të respektueshme vetëm ndaj ligjit dhe shtetit ligjor. “Ndërsa tani të tillët në Kosovë mund të thuhet se kryesisht na mungojnë. Te ne kemi Polici të dëgjueshme dhe Prokurori që nuk e lufton krimin, sepse është shndërruar në mekanizëm të politikës. Në të njëjtën gjendje është edhe Gjyqësori, i cili nuk ka guxim të veprojë, sepse janë një pjesë e tyre të inkriminuar nëpër veprimtari të ndryshme antiligjore, si ish- gjykatës a prokurorë në sistemin e vjetër, ashtu një pjesë e tyre edhe tani të lidhur ngushtë politikisht me këtë sistem”, ka thënë më tutje ai.

“Pra, nga ky pozicion nuk mund të pritet të hetohen dhe as të kapen bandat, sepse vetë mekanizmat që duhet t’i luftojnë ato janë në mënyrë indirekte vegël e tyre, pasi në ballë të shumicës së tyre janë njerëzit e tillë, të caktuar nga ana e tyre, rrjeteve të po atyre bandave”, tha prof. Muhamet Kelmendi. Për ta ilustruar më mirë këtë gjendje, ai ka cituar thënien shkencore, sipas së cilës thuhet se shteti, i cili kriminalizohet, nuk mund ta luftojë veta krimin. “Mbi këtë bazë dhe këtë e shpjegon më së miri situata në politikën e Kosovës, në Shqipëri etj. Ndërsa, Italia është shembulli, se kur mafia futet në shtet, nuk ka mundësi të hiqet aq lehtë. Ajo kërkon decenie e mos edhe shekuj që të pastrohet dhe shteti të stabilizohet, që të shndërrohet në shtet ligjor’, tha Kelmendi.

Krimi i organizuar e korrupsioni i prodhuan milionerët e paligjshëm “Në këtë anë, edhe në Kosovë, edhe njëmijë polici po qe se i formon, nuk do të luftohet krimi. Ky fenomen nuk mund të luftohet assesi pa e bërë fillimisht spastrimin e listave të politikës nga njerëzit e dyshuar, si të atyre që vijnë nga ish- sistemi, edhe të inkriminuarit e mëvonshëm, sepse ata janë më të dëmshmit, si në Polici, në Prokurori dhe në Gjykata. Ndryshe, nuk do të kemi ndonjë ecje përpara në luftë kundër krimit. Këtë e dokumenton më së miri shembulli i Italisë dhe Shqipëria. Në Shqipëri janë në zhvillim reformat e mëdha dhe ato nuk po korrin sukses, sepse mu politika është ajo që është e degjeneruar dhe ka për qëllim që të mos ndërtohet shteti ligjor, sepse atëherë vetë ata duhet të përgjigjen”, është shprehur Kelmendi.

“Edhe në Kosovë, qoftë nga Prokuroria Speciale, qoftë nga mekanizmat e tjerë të shtetit, nëse krijohet edhe ndonjë polici speciale, ajo është vetëm formalisht, derisa ato tërë kohën do t’i nënshtrohen politikës së tanishme të kriminalizuar dhe të paspastruar”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”. Se sa ngushtë bashkëjeton krimi politik, ai ekonomik dhe drejtësia e kapur nga rrjetet kriminale, sipas Kelmendit, më së miri dëshmohet duke vrojtuar dhe duke analizuar pasuritë e politikanëve dhe të pronarëve të firmave të mëdha që në Kosovën e varfër arritën të marrin epitetin dhe madhësinë e korporatave ndërkombëtare. “Ata kanë arritur të bëhen multimilionerë. Kjo është bërë vetëm nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe bashkëpunimit të ngushtë midis krimit politik dhe krimit ekonomik, në shumë raste të lidhur ngushtë edhe me ish- kriminelët serbë, Maqedoni etj., të cilët e kanë futur tërësisht Kosovën në kontrollin ekonomik përmes bashkëpunimit me rrjetet e krimit të organizuar brenda vendit. Me këtë kontroll ekonomik ushtrohet tërthorazi edhe kontrolli politik, ku asnjë nga qeveritarët, pa përjashtim, si presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm dhe të gjithë të tjerët, nuk kanë guxim të dalin kundër asnjë veprimi që e shkatërron vendin qoftë nga ndikimet e dëmshme brendapërbrenda apo edhe nga disa ndikime shumë të dukshme nga jashtë”, tha njohësi i fushës së legjislacionit Muhamet Kelmendi.

Bie borë në mes të gushtit në Slloveni

0

Vala e ftohtë ka kapluar gjithë rajonin.

Në Slloveni situata është dramatike; bie borë në mes të stinës së verës. Borë ka rënë edhe në maje të Trigllavës në lartësi mbidetare 2 mijë e 515 metra ndërsa në pjesë të tjera ka rënë shi.

Edhe në Serbi ka patur stuhi, ndërsa në Kosovë para disa ditësh ka patur rreshje shiu të rrëmbyeshme.

Ja cili ishte plani i SHIK-ut për eliminimin e Sali Berishës

0

Ish- truproja personal i Sali Berishës, Izet Haxhia duke replikuar me kryetarin e Partisë për Unitet Kombëtar, Idajet Beqiri zbulon disa të vërteta që sipas Haxhisë kreu i SHIK-ut Fatos Klosi kishte bërë në plan për eliminimin fizik të ish- kryeministrit Berisha.

Haxhia shkruan për komplotin që sipas tij po kurdisej nga Fatos Klosi dhe Idajet Beqiri dhe më pas të akuzoheshin familja Haxhia.

Shkrimi i Izet Haxhisë

Sot do merrem prape me avokatin po pa rene ne nivelin e tij, që rri duke fyer e share poshte e larte neper mediat sociale. . .

1.Zoti Idajet Beqiri, Librin e Gerard De Villers ”ShqipËria, Misioni Pamundur” nuk e kam shpikur une, ai egziston vertet, atje personazhe jane Klosi ,une dhe te tjere.

2) Idajet, skenari i pershkruar ne liber kunder meje per te më perdorur, të manipuluar me droga të forta, në nje atentat terrorist kunder Ambasades Amerikane në Tiranë, e ka fillimin e zbatimit që me provokacionin që mu be ne tetor të 1997, me organizimin e shik ne bashpunim me njerez afer Berishes, që kishin kaluar nga sherbimet per shikun e Gazidedes në sherbim të Klosit, dhe me ty si aktor kryesor, gjoja sikur une rrafa nje kryetar partie te koalicionit qeveritar dhe avokat, Idajet beqirin.

3) Pasi deshtuat në eleminimin live me snajper gjate arrestimit para pallatit të kultures, pas denoncimit tuaj per rrafje nga une, dhe çuditrisht i çuar ne kete prite të mireorganizuar të forcave speciale e shik, nga njeriu i afert i berishes që të rrahu ty, por ti nuk ja permende asnjehere emrin publikisht.

4 )Pas ketyre vjen pregatitja e mediatike e imazhit tim si terrorist. Shik në até kohe kontrollonte revisten ”Klan ”e cila punonte me matriale të servirura nga shik. Pasi kalova në arrest shtepie për rrafjen tuaj të supozuar, revista Klan me kerkon nje interviste dhe e botoi me foton time në kopertine, me titullin e madh ”Izet Haxhia, Une Zani i PD ”Kjo kopertine dhe ky titull u pregatit në zyren e Fatos Klosit, duke vene nje fjali që une nuk e kisha thene.

Nje oficer i gardes se Republikes, nje ish -student i dhjetorit dhe fakultetit të mjeksise u krahasua me nje kapobande që nuk kishte patur kurre lidhje me shtetin, pervecse per ta permbysur ate, per llogari të politikaneve që ia shperblyen me burg sot e kesaj dite.

5 )Qellimi i kesaj loje ishte ,të pergatitej opinioni per skenarin ”Izet Haxhia atentator ndaj ambasades Amerikane ”,sic pershkruhem ne Librin e De Villers.. z. Beqiri, ju thoni edhe ne kete reagimin tuaj se keni bere shume analiza me goje e shkrim në media, per vrasjen e hajdarit. ? kam ndjekur me vemendje gjate 18 viteve. Tani kam nje pyetje per juve, në keto shkrime laitmotivi eshte :sali berisha e nxori në prite azem hajdarin në oborrin e PD.

Pse tani që une fola per kameran e fshehte na dole e na the se azemi nuk u vra në oborrin e Pd? Sa per sygjerimin që më beni, që une te kerkoj statusin e bashkepuntorit të drejtesise, kjo keshille vlen edhe per ty, sepse ti Idajet, ke qene pjese e skenarit kunder meje e familjes sime që në origjine të ketij skenari dhe kete fakt nuk e mohon dot. Idajet, mos dredho me argumente që nuk bindin as femijet.

Ti thua se zyrat i ke marre në 1991 dhe Jo kur u be klosi kryetar shiku në 97. Eshte e vertet se të dhane disa zyra tek ajo ndertes në 91, kur ajo ndertes ishte akoma shteterore. Por meqense ajo ishte nje godine e ndertuar para vitit 1944, iu kthehej automatikisht pronarve me daljen e ligjit per kthimin e pronave në 1993, Puk partia jote nuk ishte parti parlamentare që shteti te kishte si detyrim te siguronte zyra të reja pas? selise i doli pronari.

Nese do rrije në ndertes, ti paguaje pronarit qera me cmimin e tregut, d.mth.tek familja Gjadri. Na thuaj Idajet si fillim, cfare kontrate bere me pronarin dhe sa para paguaje për zyrat që kishe në ndertesen e tij? Dhe pas ardhjes se Ps në pushtet në 97 ti Idajet a nuk more more edhe disa dhoma të tjera me qera ne até ndertese ,që eshte pergjate rruges, e vendosur në kend të drejte me até ku ishte selia e Pd. ATO zyra shikonin nga bulevardi në të majte të selise se Pd nese qendrojme me shpinde nga ish -selia e Pd, pikrisht rruga ku ndodhi më vone vrasja e azem hajdarit.

Per dhomat që more me qera në 1997 po flas une Idajet, Jo per ato që more në 91, ato ku prisje agjentet e shikut te klosit. Une nuk e kam fjalen per zyren tende si kryetar partie, por per até tjetren ku merreshe me punet e shikut. Ne até u vendos kamera, dhe per here të pare në shqipri u perdore kamera me rreze infra të kuqe për shikim naten në kete operacion.

Sa për ato që ke thene per sal? berishen ,jam dakord në kuptimin që Ai, Ti dhe klosi keni dale nga e njejta shkolle ajo e Sigurimit te Shtetit, por mu desh kohe ta kuptoja. Sa për até prrallen me arusha, idajet, duket se ti, klosi dhe shefi i analizes që të tre mallakastriote, i keni bere llogarite se ne ”maloket ”,tropojane manipulohemi me perralla me arusha nga ju ”mendjehollet ”. Domethene e genjejme izetin ta perdorim , por ky izeti nuk ka per te kuptuar cfare loje po luhet kunder tij. Juve ju duhej izeti kamikaz, meqense u prish skenari që te më benit kamikaz te rreme në atentatin ndaj ambasades amerikane, më pas donit te më benit kamikaz kunder berishes kur une isha në turqi, duke e vrare ate e duke e hedhur mbi mua e vllezrit e mij. Por une denimin e Sal? berishes, Klosit dhe te tjerve e dua nepermjet drejtesise dhe bashpunimit me të.

Me kete rast te dal?n te vertetat dhe pafajsia ime dhe familjareve të mij, Jo ashtu si në skenaret tuaja, rezerve, pas? nuk u realizua ai i atentatit te ambasades amerikane. Kam dhe nje pyetje te fundit per sot per ty si jurist, Idajet .Duke marre shkas nga pohimi yt ketu se ke shkuar e folur shume në mediat per ceshtjen time dhe vrasjen e hajdarit në pergjethsi si jurist penalist. Pse je marre kaq shume me kete ceshtje ti Idajet ,kur dihet se nuk ben asgje pa para? Per shkak se te shfaqet në enderr si ”Shpata e Damokleut ”që rrinte varur mbi koken Damokleut, Ajo kamera e fshehte që mund te permbyse gjithe çeshtjen apo Jo? ??

Përfundon operacioni, Ismail Kadare në gjendje të mirë shëndetësore

0

Për këtë njoftim kanë njoftuar nga Spitali Amerikan në Tiranë, ku edhe është i shtruar shkrimtari i njohur Ismail Kadare, shkruan KultPlus.

Spitali Amerikan në Tiranë sapo ka njoftuar se operacioni i Ismail Kadaresë tashmë ka përfunduar me sukses.

” Njoftojme se operacioni perfundoi me sukses dhe Z. Kadare eshte ne gjendje te mire post operatore nen observimin e mjekeve”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor.

Ndërkaq, të mërkurën është bërë me dije se Ismail Kadare pas një përkeqësimi në shëndet është shtruar në këtë spital për trajtim mjekësor./KultPlus.com

Rrahje masive në Malishevë (Video)

0

Një rrahje masive ka ndodhur sot në Malishevë.

Dhjetëra persona janë rrahur në mes të një rruge, derisa KFOR-i amerikan, siç shihet në video, ka tentuar të ndajë grupin.

Rrahje masive në Malishevë

Gepostet von Koha.net am Donnerstag, 11. August 2016

Majlinda për ‘Time’: Shqipëria e Kosova, jemi një

0

Majlinda Kelmendi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjioze javore amerikane “TIME” duke shprehur emocionet e suksesit të madh ën Olimpiadën e Rios.

“Ishte një moment i mrekullueshëm, diçka që gjithmonë kam ëndërruar, por ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Në Kosovë kam parë se të gjithë po festojnë. Nuk mund ta imagjinoj se si do të festohet kur të kthehem atje.

Familja ime janë krenarë për mua dhe e kam shijuar edhe unë faktin se i kam bërë krenarë, sidomos prindërit e mi. Për një kohë të gjatë atletët e Kosovës nuk kanë pasur mundësinë e përfaqësimit të vendit, ndaj është e mrekullueshme që në Olimpiadën e parë rrëmbyem të artën”.

Majlinda ka folur edhe për kohën kur ka përfaqësuar Shqipërinë në lojërat e kaluara olimpike.

“Jemi i njëjti popull. Prandaj garimi për Shqipërinë dhe tani për Kosovën tregon se unë kam përfaqësuar popullin tim gjithmonë”.

Revista “TIME” shkruan edhe për pakënaqësinë e Serbisë për fitoren e Majlindës dhe raportimin e shtrembëruar të mediave në Serbi.

Çelësi i suksesit sigurisht është puna.

“Përgatitjet për Olimpiadë janë të vështira. Unë stërvitem çdo ditë nga katër deri në gjashtë orë prej shumë vitesh, por kam parë që puna shpaguhet. Dua të fitoj gjithçka që mund të fitohet në xhudo në këto vite që më kanë mbetur ndaj do të vazhdoj të punoj fort”.

Zjarret zhvendosin qindra familje në Marsejë

0

Zjarret masive që kanë përfshirë jugun e Francës, kanë plagosur 7 persona ku katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Po ashtu zjarri ka djegur 3300 hektarë tokë.

Sipas prefekturës lokale, zjarret në Marsejë janë aktivë, por nuk kanë rrezik për t’u përhapur në zona të tjera sikurse ka ndodhur ditët më parë.

Njëra nga vatrat e zjarreve shkoi deri në qytetin Fos-sur-Mer, 40 kilometra larg Marsejës. Erëra të forta së bashku me motin e thatë kanë stimular përhapjen e zjarrit dhe shtëllungave të mëdha të tymit që janë qartësisht të dallueshme në rivierën franceze.

Qindra shtëpi janë dëmtuar, ndërsa 20 janë djegur plotësisht. 2500 zjarrfikës po merren me menaxhimin e situatës. Pjesë të autostradës jashtë Marsejës u bllokuan për shkak të zjarreve dhe disa fluturime në qytetin jugor janë vonuar dhe disa të tjera janeëanuluar ditën e enjte.

Po ashtu, Veriu i Spanjës është i kërcënuar nga zjarre masive. Shtëllunga të mëdha tymi kanë kërcënuar edhe rivierën turistike të vendit. /TCh

Mustafi arrin akordin me Arsenalin

0

Do të jenë dy shqiptarë që sezonin e ardhshëm do të luajnë me Arsenalin edhe pse asnjëri prej tyre nuk përfaqëson Shqipërinë në rang Kombëtaresh. Pas transferimit të Granit Xhakës këtë verë, është Shkodran Mustafi ai që mund të konsiderohet si blerja më e re e skuadrës së drejtuar nga Arsene Wenger.

Lajmi vjen nga Gjermania ku rrjeti SkySport ka bërë të ditur se është arritur akordi mes anglezëve, Valencias dhe vetë mbrojtësit. Akordi besohet se është arritur në këmbim të shumës së 30 milionë eurove për kartonin e Shkodran Mustafit që pritet dëshpërimisht te topcinjtë për ti dhënë fund krizës së skuadrës angleze në mbrojtje.

Media të ndryshme britanike bëjnë të ditur se Arsenali po kërkon ta marrë Musfatin para se të përballet me Liverpoolin në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League këtë të dielë. Topcinjtë duan ta federojnë 24-vjecarin sa më shpejt në mënyrë që ai të zbresë në fushë për tu përballur me skuadrën e Jurgen Klopp.

Shkodran Mustafi në këtë mënyrë mund të sigurohet si përforcimi i katërt i Arsenalit këtë verë, pas transferimeve të Granit Xhakës, Takuma Asano dhe Rob Holding.

A kishte ndikim Yoko në ndarjen e Beatles?

0

Yoko Ono është gjykuar për dekada të tëra se ishte arsyeja pse gurpi legjendar Beatles u nda.

E tani ish anëtari i këtij grupi, Paul McCartney e ka pranuar se ata në fillim u ndien në siklet kur Yoko Ono ishte gjithmonë prezente.

“Ne ishim në siklet. Ajo ishte aty kur ne regjistronim e shumica e grupeve nuk do të mund ta duronin këtë gjë. Ne nuk ishim aspak seksi po vajzat nuk vinin në studion tonë – ato na linin vet aty. Kur John filloi të takohej me Yoko, ajo qëndronte në mes të gjithë neve”.

Yoko për herë të parë filloi të shkojë në studion e Beatles për albumin “The White”, pak pasi John ishte ndarë nga gruaja e tij, Cynthia.

Grupi më i njohur në botë pas ndarjes zyrtare të John nga gruaja në vitin 1970 lansoi edhe tre albume të tjera, Yellow Submarine, Abbey Road dhe Let It Be.

Tani, shumë vite pas nga ato kohë të arta të grupit legjendar, McCartney tregon se iu nevojitej goxha kohë për tu mësuar me prezencën e Yokos.

“Atë kohë mendoja që nëse John e dashuron këtë grua, atëherë ajo është e duhura. Në fillim ishte e vështirë por gradualisht ne u mësuam me të e tani unë e ajo jemi miq shumë të mirë dhe më pëlqen Yoko”.

Por Paul nuk e fajëson Yokon për ndarjen e grupit.

“Në fakt ajo nuk e ndau grupit. Mendoj që ajo e tërhoqi John në një stil jete tërësisht ndryshe dhe ai e jetoi pikërisht atë jetë në mënyrë të suksesshme e në pjesën e dytë të karrierës së tij ai shkroi këngë të mrekullueshme siç janë Imagine dhe Give Peace a Chance. Nuk mendoj që ato këngë do të ishin bërë pa ndihmën e Yokos”.

John vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, kur u qëllua nga Mark Chapman në dhjetor të vitit 1980 në New York.

Çka s’dimë për Biblën

0

Bibla, siç e dimë të gjithë, është teksti i shenjtë i fesë hebraike dhe asaj të krishterë. Edhe ajo fsheh kuriozitete dhe informacione, dhe në këtë rast, po zbulojmë dhjetë prej tyre.

– Në asnjë pjesë nuk është shkruajtur që Adami dhe Eva hëngrën një mollë. Po të lexosh kapitullin e tretë të Gjenezës (libri i parë i Biblës), flitet vetëm dhe ekspluzivisht për një pemë dhe një frut.

– Jezusi kishte vëllezër. Nuk është një zbulim dokumentarësh pro ateizmit, por është shkruajtur qartë në ungjijtë (Në Ungjillin sipas Gjonit flitet haptas plot shtatë herë për vëllezërit e Jezusit). Ishte Këshilli i Kostandinopojës, i vitit 553 pas Krishtit që vendosi dogmën e justifikuar të virgjërisë së përhershme të Marisë, e pajustifikuar asnjëherë hapur prej ungjijve. Duke patur parasysh që në atë kohë, të mos kishe fëmijë, apo të kishe vetëm një, ishte një mallkim.

– Nuk ekzistojnë 7 mëkatet kapitalë. Ata u futën disa shekuj pas vdekjes së Jezusit nga disa murgj, mes të cilëve Gjon Klimaku dhe Evagrio Pontiko. Bibla nuk flet, por Jezusi specifikon që dy urdhëresat më të rëndësishme janë: ‘Duaje Zotin me të gjithë trupin, shpirtin dhe mendjen”, si dhe “Duaje tjetrin si veten tënde”. Në fakt, duke respektuar këta të dy, respektohen edhe të 8 mëkatet e tjerë, si pasojë. Vetëm Pali, në letrat e tij shton të quajturit “frute të shpirtit” dhe “frute te mishit”, që paraqesin njeriun në qenien e tij mishtore dhe spirituale.

– Magjistarët nuk ishin tre. Në Ungjillin sipas Mateut është shkruajtur “disa magjistarë”, “magjistarët”. Jezusi mori tre dhurata, domethënë flori, temjan dhe mirrë, por askund nuk thuhet që magjistarët ishin tre.

– Purgatori nuk ekziston. Në Bibël nuk ka asnjë resht që ta përmendë. Doktrina katolike e Purgatorit u fut për herë të parë në 1274-ën, gjatë Këshillit të Lionit. Dhe nuk gjendet në Bibël asnjë përmendje të “limbin” e famshëm, përmendur nga katolicizmi si vendi ku përfundonin fëmijët e papagëzuar që vdisnin.

– Asnjë fëmijë nuk pagëzohet, por vetëm të rriturit. Vetë Jezusi u pagëzua në moshën 30 vjeç. Në Ungjillin sipas Markut shkruhet qartë: “Kush ka besuar dhe do të pagëzohet, do të shpëtohet”. Pra, më parë duhet besuar.

– Në traditën hebraike, ndarja e bukës në tryezë dhe pirja e verës nënkuptonte një nisje dhe parashikonte një kthim. Jezusi e ndau bukën, pikërisht për të nënvizuar faktin që do të vdiste dhe do të ringjallej, duke asociuar simbolikisht bukën dhe verën me sakrificën e tij të trupit dhe gjakut. Transformimi i vërtetë i bukës dhe verës në trupin dhe gjakun e Jezusit, u fut nga Kisha Katolike mes viteve 1200 dhe 1500.

– Jezusi nuk ka lindur në 25 dhjetor. Në asnjë vend në ungjijtë nuk shkruhet një datë e saktë, por ka referime që nuk konfirmojnë 25 dhjetorin. Tek ungjijtë gjejmë në fakt që në natën e lindjes kishte barinj që kullosnin bagëtitë, dhe në dimër kjo në shkretëtirë është e pamundur.

– Mosha e apostujve: në filma apo në skenarë paraqiten gjithmonë si 30-40-vjeçarë tërheqës. Në të vërtetë mund të ishin pak më shumë se adoleshentë. Kur apostujt shkuan në Kapernaum, rojat u kërkuan që të paguanin haraçin. Paguan vetëm Pjetri dhe Jezusi. Kjo do të thotë që të tjerët nuk duhej të paguanin, ashtu si çdo i ri në atë kohë.

– Nuk ka ndërmjetës tjetër mes Zotit dhe njeriut veç Jezusit dhe kjo është e shkruajtur qartë në letrat e Testamentit të Ri.