Majlinda për ‘Time’: Shqipëria e Kosova, jemi një

Majlinda Kelmendi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjioze javore amerikane “TIME” duke shprehur emocionet e suksesit të madh ën Olimpiadën e Rios.

“Ishte një moment i mrekullueshëm, diçka që gjithmonë kam ëndërruar, por ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Në Kosovë kam parë se të gjithë po festojnë. Nuk mund ta imagjinoj se si do të festohet kur të kthehem atje.

Familja ime janë krenarë për mua dhe e kam shijuar edhe unë faktin se i kam bërë krenarë, sidomos prindërit e mi. Për një kohë të gjatë atletët e Kosovës nuk kanë pasur mundësinë e përfaqësimit të vendit, ndaj është e mrekullueshme që në Olimpiadën e parë rrëmbyem të artën”.

Majlinda ka folur edhe për kohën kur ka përfaqësuar Shqipërinë në lojërat e kaluara olimpike.

“Jemi i njëjti popull. Prandaj garimi për Shqipërinë dhe tani për Kosovën tregon se unë kam përfaqësuar popullin tim gjithmonë”.

Revista “TIME” shkruan edhe për pakënaqësinë e Serbisë për fitoren e Majlindës dhe raportimin e shtrembëruar të mediave në Serbi.

Çelësi i suksesit sigurisht është puna.

“Përgatitjet për Olimpiadë janë të vështira. Unë stërvitem çdo ditë nga katër deri në gjashtë orë prej shumë vitesh, por kam parë që puna shpaguhet. Dua të fitoj gjithçka që mund të fitohet në xhudo në këto vite që më kanë mbetur ndaj do të vazhdoj të punoj fort”.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit