Mustafi arrin akordin me Arsenalin

Do të jenë dy shqiptarë që sezonin e ardhshëm do të luajnë me Arsenalin edhe pse asnjëri prej tyre nuk përfaqëson Shqipërinë në rang Kombëtaresh. Pas transferimit të Granit Xhakës këtë verë, është Shkodran Mustafi ai që mund të konsiderohet si blerja më e re e skuadrës së drejtuar nga Arsene Wenger.

Lajmi vjen nga Gjermania ku rrjeti SkySport ka bërë të ditur se është arritur akordi mes anglezëve, Valencias dhe vetë mbrojtësit. Akordi besohet se është arritur në këmbim të shumës së 30 milionë eurove për kartonin e Shkodran Mustafit që pritet dëshpërimisht te topcinjtë për ti dhënë fund krizës së skuadrës angleze në mbrojtje.

Media të ndryshme britanike bëjnë të ditur se Arsenali po kërkon ta marrë Musfatin para se të përballet me Liverpoolin në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League këtë të dielë. Topcinjtë duan ta federojnë 24-vjecarin sa më shpejt në mënyrë që ai të zbresë në fushë për tu përballur me skuadrën e Jurgen Klopp.

Shkodran Mustafi në këtë mënyrë mund të sigurohet si përforcimi i katërt i Arsenalit këtë verë, pas transferimeve të Granit Xhakës, Takuma Asano dhe Rob Holding.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit