21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6339

Shëmton vithet me operacione plastike

0

Reperen kontroverse, Iggy Azalea, tashmë disa herë e kanë akuzuar se në vithet e saj ka vendosur transplantues, duke bërë që vithet e saj të duken më të mëdha. Edhe pse ajo gjithmonë është arsyetuar se këtë nuk e ka bërë, fotot më të fundit flasin krejt ndryshe.

Vithet ishin shenja e saj mbrojtëse. Por tani ajo i ka rrënuar të gjitha, së paku kështu deklarojnë adhuruesit e saj, të cilët janë të dëshpëruar me atë që këngëtarja është e marrosur pas operacioneve plastike dhe këtë ende vazhdon ta mohojë.

“Iggy, me vite jam një adhurues i madh i yti, por ajo që ke bërë është e tepërt por edhe diçka e sëmurë”, ka shkruar njëri nga fansat. Fansat e tjerë kanë qenë diçka më të ashpër. “Ke pasur diçka të mirë dhe pastaj i ke rrënuar të gjitha. Tani është tepër e madhe”, ka shkruar adhuruesi tjetër.

“Ajo ndyrësirë është shumë artificiale”, ka shtuar tjetri.

T’jua rikujtojmë se këngëtarja vazhdimisht ka insistuar se nëna natyrë ia ka dhuruar vithet e mëdha dhe se nuk ka të bëj aspak me kirurgjinë plastike dhe ka mohuar se ka injektuar dhjam në vithet e saj. Por edhe një sy i pastërvitur mirë mund ta vërejë se vithet e saj nuk kanë formë të rregullt dhe se ka pasur ndërhyrje.

Paqe e përkohshme në Kuvend

0

Kuvendi i Kosovës pritet që të marrë vendim për apo kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi më 1 shtator. Kjo datë është caktuar nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur me shefat e grupeve parlamentare. Ndonëse ishte paraparë që kjo seancë të mbahet gjatë kësaj jave, Kryesia ka marrë vendim që ajo të shtyhet deri në fillim të muajit të ardhshëm, për të gjetur ndonjë konsensus midis palëve, pushtetit dhe opozitës.

Në kundërshtim të vendimit që po përgatitet në Kuvend rreth Marrëveshjes për Demarkacion, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në ambientet ku mbahej mbledhja e Kryesisë. Ky veprim është dënuar ashpër nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke i quajtur fëmijërore veprimet e tilla të “Vetëvendosjes!”.

Vazhdimi i konfrontimit politik mes pozitës dhe opozitës, gati për një vit të plotë, për dy marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit të vitit të kaluar, Demarkacionin dhe Asociacionin, sipas analistëve politikë po rrezikon që ta çojë shtetin drejt greminës dhe shkatërrimit.

Analistët thonë se përgjegjësi për futjen e shtetin në rrugë pa krye mbajnë edhe pozita, por edhe opozita që nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët të daljes nga kriza derisa vendi rrezikohet nga eskalimi i dhunës dhe anarkia, në pritje të votimit pa konsensus politik të Marrëveshjes për Demarkacionin, me shantazhe mbi deputetët e pozitës, pavarësisht se edhe sipas ekspertëve më eminentë të fushës është konstatuar se Kosova humb territor me këtë marrëveshje.

Shtatë mëkatet e Isa Mustafës Prof. universitar Nexhmedin Spahiu thotë se çfarëdo tentative e shkeljes së normave dhe parimeve demokratike nga partitë në pushtet, paraqet rrezik potencial të destabilizimit të vendit, prandaj vlera më e madhe e shtetit që duhet të ruhet duhet të jenë parimet e vendosjes në mënyrë demokratike. Sipas Spahiut, përgjegjësia për rrezikimin e vendit bie më shumë mbi kryeministrin Mustafa, i cili do të duhet të dorëhiqet. Sipas Spahiut, nëse shpërfillen parimet demokratike, atëherë epilog është dhuna, katastrofa për atë shoqëri.

“Çfarë do të ndodhte nëse edhe Barack Obama në përfundim të mandatit nuk do ta dorëzonte çantën me sustat e kuqe? Nëse do të thoshte ose lërmëni president tërë jetën ose i shtypa sustat e kuqe. Në një rast të tillë planeti ynë do të merrte fund. Ja kjo është mendësia e Isa Mustafës. Shyqyr që nuk e ka fuqinë e Obamës se planeti ynë do të merrte fund. Sikur ai të respektonte standardet demokratike, ai nuk do të konkurronte për herë të tretë as për kryetar të Prishtinës. E dyta. Ai do të duhej të jepte dorëheqje nga lidershipi i LDK-së në momentin që i humbi zgjedhjet në Prishtinë. Së treti, ai nuk e bëri, as kur i humbi zgjedhjet kombëtare më 2014. Së katërti, çdo politikan kur i del rrena në fushë jep dorëheqje. Isa nuk u skuq fare që ishte përbetuar se nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në. Me këtë ai e ndoti moralin publik në Kosove. Së pesti, Isa për më tepër nuk lejoi zgjedhje demokratike në LDK. Sikur Fatmir Sejdiu të ishte aq i pacipë, si Isa, duke mos lejuar zgjedhje demokratike në LDK, ai akoma do të ishte kryetar i LDK-së. Së gjashti, pasi Gjykata Kushtetuese dha mendimin e vet për Zajednicën, ai do të duhej të jepte dorëheqje (ashtu siç bëri kryeministri skocez kur skocezët votuan kundër pavarësimit nga Britania, apo siç dha dorëheqje kryeministri britanik, kur Britania votoi për pavarësi nga Bashkimi Evropian.). Së shtati, nëse Marrëveshja për Demarkacion nuk kalon, atëherë Isa do të duhej të jepte dorëheqje, por të jeni të sigurt se ai nuk do ta bëjë këtë”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Shtetndërtimi, përgjegjësi e përbashkët politike Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se për rrezikimin e funksionimit të shtetit, nga përgjegjësia nuk mund të diferencohen as pozita dhe as opozita, sepse procesi i shtetndërtimit gjithmonë është përgjegjësi e përbashkët politike, një përgjegjësi që nuk po e merr seriozisht klasa aktuale politike as në pozitë dhe as në opozitë.

“Shteti është në pasiguri dhe jo stabil që nga viti 2014, prej ngërçit paszgjedhor, dhe tash po vazhdon po ai ngërç vetëm kërkesa të reja nga opozita, e cila me çdo kusht dëshiron ta rrëzojë këtë Qeveri. Pra, pozitën dhe opozitën e kanë kapur inatet dhe paaftësia për t’i mbrojtur dhe për t’i zhvilluar kërkesat e qytetarëve”, ka thënë ai.

“Këto subjekte politike nuk e kanë hallin e qytetarëve, por inatet në mes tyre. Tani edhe kjo opozitë nuk i ka qytetarët me vete dhe me protesta nuk po mundet ta rrezojë këtë Qeveri, andaj e përdor dhunën në Parlament në mungesë të përkrahjes masive të qytetarëve. Prandaj, gjasat për t’u marrë me gaz lotsjellës në Parlament, në vend të dialogut shihet si alternativë e vetme nga kjo opozitë, nga një pjesë e saj. Tani një qasje të tillë është vështirë e pritshme që ta përkrahin edhe qytetarët, dhe askush që logjikon me një mendje të shëndoshë në Kosovë”, theksoi Burjani.

Sipas tij, po shihet se sikur pozitës, edhe opozitës nuk i intereson shumë çështja e zgjidhjes së problemeve të përditshme të qytetarëve, por ata po duan t’i kryejnë vetëm punët e veta. /Kosova Sot

Clinton: Trump nxiti dhunë me komentin për armëmbajtësit

0

Kandidatja presidenciale demokrate në SHBA, Hillary Clinton, e ka kritikuat fuqishëm kundërshtarin e saj republikan, Donald Trump për nxitje të dhunës me deklarata të pamatura rreth të drejtës kushtetuese për armëmbajtje.

Komentet e bëra nga Trump më 9 gusht bënin thirrje për aktivistët që lobojnë për të drejtën e mbajtjes së armëve që ta ndalojnë Clintonin për të emëruar gjykatës liberal në Gjykatën Supreme. Ky koment është dënuar dhe ka vazhduar të trondis përkrahjen për Trumpin nga zyrtarë të lartë të partisë republikane.

Clinton iu ka thënë përkrahësve më 10 gusht se komenti i Trump nxiste dhunë.

Trump, nga ana tjetër është munduar të sqarojë komentin e bërë gjatë një interviste televizive duke thënë se ka bërë thirrje për veprim politik, jo fizik kundër Clinton.

Kandidati republikan i cili ka bërë shumë deklarata bombastike gjatë fushartës së tij, vazhdon të qëndrojë shumë prapa Clintonit në sondazhet e kryere, duke nxitur kështu shqetësimin e liderëve republikanë që dyshojnë në temperamentin e Trumpit.

Një ditë pas komentit që u vlerësua si nxitës i dhunës ndaj rivales, Clinton, Donald Trump bëri një koment tjetër që gjithashtu shkaktoi habi duke thënë se Presidenti Obama është themelues i grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Në shumë mënyra, e dini, ata e nderojnë Presidentin Obama. Ai është themeluesi i ISIS”, ka thënë Trump.

Turqi: Demonstrata pro pushtetit, kundër perëndimit

0

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turq kanë bërë paralajmërime të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke thënë se po bëjnë gabime të mëdha në reagimet e tyre ndaj grushtshtetit të dështuar të muajit të kaluar në Turqi.

Mijëra njerëz, derisa valëvitnin flamujt e Turqisë janë mbledhur sërish para pallatit presidencial në Ankara më 10 gusht për të dëgjuar Erdoganin, i cili sërish i ka bërë thirrje SHBA-ve që ta ekstradojë klerikun turk, Fetullah Gylen që autoritetet turke e fajësojnë për orekstrimin e puçit.

Gyleni i ka hedhur poshtë akuzat.

“Herët a vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë zgjedhjen. Turqinë apo Gylenin”, i ka thënë Erdogan turmës.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ndërkohë i ka thënë agjencisë shtetërore se BE po bën gabim të rëndë duke kritikuar politikat turke.

Retorika e tillë po përdorët vetëm dy ditë pas vizitës në Rusi të presidentit turk dhe takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Shumë vëzhgues spekulojnë se përpos heqjes së sanksioneve ruse që e kanë dëmtuar ekonominë turke, Erdogani me vizitën në Rusi gjithashtu i ka dërguar mesazh perëndimit rreth kritikave që po i jepen masave të ndërmarra nga autoritetet kundër puçistëve të dyshuar.

Selimi: Demarkacioni do të zhbëhet me protesta

0

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, është shprehur i bindur se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet me protesta dhe reagim qytetar.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka bërë me dije se po të mos ishte rezistenca e opozitës dhe qytetarëve të Kosovës, kjo marrëveshje do të ratifikohej që në shtator të vitit të kaluar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! i ka ftuar edhe dy subjektet e tjera politike opozitare, AAK-në dhe Nismën , t’i bashkohen LV-së në organizimin e protestave për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.

Prokuroria nuk guxon të hetojë shefat e përgjuar

0

Se sa është e ndikuar Prokuroria e Shtetit e Kosovës nga politika dhe përdor standarde të dyfishta, kur është një pyetje trajtimi i veprimeve të kundërligjshme të qytetarëve apo zyrtarëve të niveleve të ndryshme të shtetit, sipas njohësve të sundimit të ligjit, më së miri e tregon rasti i fundit, kur për vepra të njëjta penale -punësim i jashtëligjshëm, po akuzon zyrtarë të nivelit të ulët, lokal -rasti i Suharekës – ndërsa vazhdon heshtja, për të mos thënë dhe mosveprimi apo amnistimi për rastet më skandaloze që po dalin në mënyrë zinxhirore në opinion, si ato të aferës ‘Pronto’, për qindra të tilla të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në fushën e punësimit.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, tha për ‘Kosova Sot’ se një fenomen i tillë i veprimit të organit të akuzës mund të haset vetëm në ato shtete që nuk e kanë të ndërtuar si duhet shtetin ligjor, të barabartë për të gjithë qytetarët, çfarë në fakt po dëshmohet se është edhe shteti i Kosovës.

“Punësimi i njerëzve që kanë lidhje, duke eliminuar ata që kanë përparësi, sipas kritereve të konkursit, është i paligjshëm dhe vepër penale. Zgjedhja nëpër borde, duke manipuluar procesin dhe duke manipuluar Kuvendin, si organi më i lartë legjislativ, po ashtu është shkelje e procedurave të Kuvendit dhe vepër penale. Prokuroria po ndjek persona për punësime të paligjshme krejt të parëndësishme. Në këtë rastin e punësimeve të nivelit të lartë përgjegjësia është më e madhe, edhe në kuptimin politik, edhe penal. Por, në një shtet ku nuk sundon ligji çdo gjë është e mundur”, tha Salihaj për ‘Kosova Sot’.

Organi i akuzës po e shkel ligjin

Edhe eksperti i së drejtës, prof. Muhamet Kelmendi, ka pohuar se institucioni kryesor për të luftuar dukuritë negative dhe kriminale në një shtet është Prokuroria, por varet si ky institucion i qaset zbatimit të ligjit, besimit që ka në ndërtimin e shtetit ligjor.

“Ajo ka kompetenca ligjore të përcaktuara me ligj, që duhet vetë dhe zyrtarisht, pa ndonjë kallëzim penal të hapë procedura dhe të inicioi çështje për shqyrtim në gjykata, duke ngritur aktakuzë kundër kryesve të veprave penale, apo siç quhen te ne të dyshuarve për vepër penale. Pra, nëse Prokuroria dështon, dështon i tërë sistemi juridik. Këndej edhe gjykatat nuk funksionojnë, ndonëse edhe këto nuk janë të parëndësishme, sidomos në nxjerrjen e provave kundër krimit, kuptohet për veprat penale që gjinden në gjykata dhe kundër të cilave zhvillohet gjykimi”, ka theksuar ai për ‘Kosova Sot’.

“Fakti pse Prokuroria akuzon dhe i ndjek zyrtarët e niveleve të ulëta, sikundër është rasti në Suharekë, ndërsa në nivel të lartë, edhe pse ka zyrtarisht prova, nuk vepron, tregon faktin se Prokuroria është nën ndikimin e politikës dhe se vepron vetëm me dirigjime të saj”, tha Kelmendi.

Ai ka pohuar se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit nga vetë organi i akuzës.

“Askush nuk ka të drejtë të intervenon në punën e institucioneve për punësim. Çdo qytetar është i lirë të konkurrojë dhe institucionet publike, shtetërore dhe private, duhet të veprojnë në bazë të kushteve të paraqitura nëpër konkurse. Kjo është e drejtë ligjore e sjelljes dhe veprimit që duhet të respektohet në një shtet normal dhe funksional të së drejtës, shtet ligjor. Por, në realitet te ne nuk po veprohet kështu. Faktet po tregojnë se askund dhe në asnjë vend pune nuk vendoset në bazë të konkursit, por mbi përkatësinë partiake, krahinore e familjare”, theksoi Kelmendi.

Përgjimet që të bëjnë të vjellësh Sipas Kelmendit, akoma më serioze bëhet situata kur edhe qytetari më i painformuar e sheh se është vetë organi i akuzës që injoron dhe mbyll sytë para shkelësve të ligjit, sidomos me këto aferat e fundit të zbardhjes së përgjimeve.

“Jemi duke i dëgjuar për çdo ditë regjistrimet e quajtura “PRONTO”. Të vjen për të vjellë se sa në mënyrë cinike dhe të pandërgjegjshme shkelen normat ligjore. Ato tregojnë se asnjë konkurs nuk ka vlerë. Vlera e tyre është vetëm aq sa kushton botimi- publikimi në medie. Por, nëpër to për përzgjedhjet vendosin të tjerët, partiakët dhe pushtetarët, në bazë të interesave”, thekson ai, duke potencuar se në regjistrimet e tilla dalin disa vepra penale: “1. Vepra penale kundër barabarësisë në punësim, 2. Ndikim të drejtpërdrejtë në punët e organeve dhe të organizatave dhe 3. Shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ndonëse ka dhe vepra të tjera penale”.

Sipas Kelmendit, akoma më e dëmshme dhe e dhimbshme është se prokuroria i ka pasur këto prova me vite të tëra dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, gjë që tregon akoma më fuqishëm faktin se Prokuroria ka qenë dhe është thellësisht nën ndikimin e politikës.

“Të kesh prova dhe ato me vite dhe të presësh që a po të dalin edhe në publik dhe vetëm pastaj gjoja të reagosh është papërgjegjësi e madhe dhe shkelje flagrante e ligjeve të vendit”, tha Kelmendi. /Kosova Sot

Dua Lipa “pushton” sheshin “Nënë Tereza”

0

Në atmosferë vërtet romantike është krijuar në sheshin ‘Nënë Tereza’, aty ku u mbajt ‘live’ koncerti i Dua Lipës.

Dua ka performuar edhe para një turme të madhe njerëzish që janë mbledhur për ta parë atë në Tiranë.

Publiku duket se ka kaluar shumë mirë me këngëtaren, derisa kanë vallëzuar dhe kanë kënduar njëzëri me të, ndërsa Dua herë pas here edhe ka komunikuar në shqip me ta.

Badallaj: “DokuFest” po i gjykon krimet e luftës

0

Edhe analisti Albrim Badallaj ka kritikuar organizatorët e festivalit “DokuFest”, për vendosjen e fotografive me mbishkrime që njollosin luftën e UCK-së.

“Është tejet e papranueshme përshkrimi poshtë këtyre dy fotove të vendosura nga organizatorët e festivalit Dokufest, përgjatë “Sheshit të Dëshmorëve”, në Prizren. Ky veprim i tyre i qet ata në rolin e prokurorëve të shqiptarëve ose avokatëve të serbëve”, shkruan Badallaj në Facebook, përcjell PrizrenPress.

“Fillimisht, përveç se një festivali kulturor nuk i takon të merret me gjykime dhe supozime të krimeve të luftës, njëkohësisht nuk guxon t’i vë në dyshim vlerat e popullit çlirimtar dhe liridashës. Derisa kriminelët e vërtetë sorollaten nëpër qytetet e Serbisë, këto foto nuk korrespondojnë me emrin e sheshit në fjalë”.

“Besoj, që për këtë qështje është dashur të reagojnë edhe organizatat e dalura nga lufta në nivel lokal apo qendror”.

“Po faktohet çdo ditë e më tepër që “DokuFesti mund të promovojë dhe thirret në çdo gjë tjetër, pos filmit, i cili është gjëja e fundit që tërhjek vizitorët”.

“Mos të harrojmë që, kur proklamimet e tilla bëhen nga vendorët, kjo ndikon në uljen e imazhit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, të cilat po stagnojnë proceset integruese dhe po i japin pretekste Serbisë për të kundërshtuar shtetin tonë”.

“Me apo pa vetëdije, këto foto po e spostojnë kartën e viktimës tek serbët, duke harruar mbi 10 mijë të vrarë shqiptarë, mijëra gra të dhunuara dhe mijëra të tjerë të pagjetur”./PrizrenPress.com/

Universiteti i Prizrenit shënon progres në ranglistën botërore

0

“Cybermetrics Lab” ka publikuar listën e rangimit të institucioneve të arsimit të lartë në botë.

Sipas kësaj organizate nga universitet në Kosovë progres të madh ka shënuar Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, i cili drejtohet nga rektori Ramë Vataj.

Ky universitet, sipas “Cybermetrics Lab”-it është ngritur për 2696 vende në ranglistën botërore.

Po ashtu progres ka shënuar edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili është ngritur për 1487 vende.

“Cybermetrics Lab” është organizatë, e cila bënë vlerësimin dhe renditjen e universiteteve të botës. /Epoka e re

Tentim vrasje në Sopijë të Suharekës

0

Rreth orës 17:00, Policia në Suharekë kishte pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Sopijë janë dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit.

Më pas policia e ka kuptuar se në qendër të fshatit pas një sherri në mes të viktimës dhe dy të dyshuarve është përdorë arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe shtatë gëzhoja të fishekëve ndërkaq viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren.

Viktima sipas raporteve mjekësore ka tri plagë nga arma e zjarrit dhe një nga goditja me mjet të fortë por është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari kryesor është arrestuar nga policia rreth orës 22:00 dhe iu është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Policia njofton se ka indikacione se së shpejtë mund të arrestohet dhe i dyshuari i dytë. /PrizrenPress.com/