Badallaj: “DokuFest” po i gjykon krimet e luftës

Edhe analisti Albrim Badallaj ka kritikuar organizatorët e festivalit “DokuFest”, për vendosjen e fotografive me mbishkrime që njollosin luftën e UCK-së.

“Është tejet e papranueshme përshkrimi poshtë këtyre dy fotove të vendosura nga organizatorët e festivalit Dokufest, përgjatë “Sheshit të Dëshmorëve”, në Prizren. Ky veprim i tyre i qet ata në rolin e prokurorëve të shqiptarëve ose avokatëve të serbëve”, shkruan Badallaj në Facebook, përcjell PrizrenPress.

“Fillimisht, përveç se një festivali kulturor nuk i takon të merret me gjykime dhe supozime të krimeve të luftës, njëkohësisht nuk guxon t’i vë në dyshim vlerat e popullit çlirimtar dhe liridashës. Derisa kriminelët e vërtetë sorollaten nëpër qytetet e Serbisë, këto foto nuk korrespondojnë me emrin e sheshit në fjalë”.

“Besoj, që për këtë qështje është dashur të reagojnë edhe organizatat e dalura nga lufta në nivel lokal apo qendror”.

“Po faktohet çdo ditë e më tepër që “DokuFesti mund të promovojë dhe thirret në çdo gjë tjetër, pos filmit, i cili është gjëja e fundit që tërhjek vizitorët”.

“Mos të harrojmë që, kur proklamimet e tilla bëhen nga vendorët, kjo ndikon në uljen e imazhit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, të cilat po stagnojnë proceset integruese dhe po i japin pretekste Serbisë për të kundërshtuar shtetin tonë”.

“Me apo pa vetëdije, këto foto po e spostojnë kartën e viktimës tek serbët, duke harruar mbi 10 mijë të vrarë shqiptarë, mijëra gra të dhunuara dhe mijëra të tjerë të pagjetur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit