Bëri valixhen gati, vendosi pak grim e vendosi të ikte. Nuk mbërrijti as deri tek dera ku e ëma e ndaloi. Motra e saj me syrin e mavijosur vizatonte në mur, ndërsa rreth qafës kishte një shallë. E ëma pyet vajzën se nga është duke shkuar me atë valixhe, ajo i thotë se do të ikë, sepse nuk donë të martohet. Një debat goxha i rëndë, më së shumti dëgjoheshin fjalët e nënës duke i thënë “mu çu baba yt na myt te triave”, kjo gjë u përsërit disa herë deri sa vajza ia kthen duke i thënë se ashtu kështu është e vdekur, pasi që, nuk është e virgjër dhe do një djalë tjetër. Debati sa u ndal pak, përsëri vazhdoi deri vajza tjetër që ishte duke vizatuar në mur, filloi ta largoj shallin nga qafa e saj duke i treguar shenjat tjera e duke thënë “…a është zakon që baba yt met dhunu”.
“Një pikë gjaku”, ishte mu një pikë gjaku në çarçafin e bardhë, që përfundoi filmin e metrazhit të shkurtër i cili u dha premierë kombëtare në edicionin e 15-të të festivalit DokuFest. Ky film sjellë pas dy vitesh regjisorin Bekim Guri në këtë festival, në të cilin mu në edicionin e tij të 13-të, fitoi çmimin e parë në kategorinë e filmave të shkurtër kombëtarë me filmin “Heshtje”. Ndërsa sivjet Bekimi vjen duke konkurruar në po të njëjtën kategori me filmin “Një pikë gjaku”.
Pak para se të fillojë shfaqja e filmit, ku mbrëmja e së hënës në DokuFest, ishte rezervuar për kategorinë e filmave të shkurtër kombëtar, regjisori Bekim Guri tregoi emocionet e tij në lidhje me shfaqjen e filmit. Ai poashtu tregoi edhe për përmbajtjen e filmit dhe shqetësimet e tij në lidhje me këtë çështje.
“Po kthehem pas dy vitesh me film ne DokuFest, ndjenjë e mirë të jesh pjesë e festivalit ndër më të mirët në rajon e Ballkan”, tha fillimisht regjisori i cili vazhdoi të tregoj se ky film nuk është vetëm për Kosovën, por që, fenomeni shqetësues është në vendin e tij.
“Trajtimi i femrës nëpër shumë vende të botës është shumë i rëndë, dhe në vendet siç është Pakistani, Irani e Afganistani…, dhe në fakt është një gjendje alarmante që të reflektoj mashkulli mbi femrën, pra po flas në përgjithësi. Ajo që më shqetëson është fakti që të gjitha vendet e lindjes kanë qenë Evropë përpara, në kuptimin e mirë të fjalës, pra që femra ka qenë e lirë, dhe ka disa vite që ka marrë një kahje tjetër, dhe për mua fenomen shqetësues është në vendin tim, sepse femra është ajo që e krijon botën”, pohoi Bekim Guri.
Në kastën e aktorëve të filmit “Një pikë gjaku”, janë Ilire Vinca, May-Linda Kosumovic dhe Fitore Broqi. Sa i përket aktoreve, regjisori u shpreh shumë i kënaqur me lojën e tyre, por sa i përket ecurisë së filmit ai për KultPlus tha se ka pritur më shumë.
“Unë kam qenë shumë i kënaqur me aktoret, por me ecurinë e filmit jo aq sa kam pritë, është një detaj që filmi është francez dhe po duhet me i kaluar filmat francez për të pas mundësi të marrë pjesë diku, pasi që, kompania që e ka distribuimin ka shumë filma në konkurrencë, e unë po duhet ti kaloj edhe ata për të u futur në një konkurrencë tjetër”, theksoi Guri, i cili poashtu tha se e ka kuptuar se më mirë do të kishte qenë që filmi të ishte kosovar, pasi që, siç tha ai çdo shtet e ka kuotën e vet pjesëmarrëse nëpër festivale.
“Ta përfaqësosh një shtet tjetër është konkurrencë më e madhe. Por filmi është pritë mirë, ka rrugë akoma për të bërë por ajo e veçanta është se shfaqet nëpër televizionet franceze, e kjo mund të them është e arritura e filmit”, tha ai.
“Një pikë gjaku”, deri më tani ka marrë pjesë në njëzet festivale dhe ka dy çmime. Sa i përket asaj se sa do të pranohet ky film nga audienca kosovare, Bekim Guri tha se me vetëdije të plotë e ka bërë këtë film. “Mendoj që do të ngacmoj shumë si temë, do të hap diskutim, por unë jam këtu me u përgjegjë, me vetëdije të plotë e kam bërë”, përfundoi kështu regjisori i filmit “Një pikë gjaku”, film të cilit nuk i munguan duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut kosovar pas përfundimit. /KultPlus.com
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie do ta vizitoj Prizrenin, Kalanë e Prizrenit, do të marrë pjesë në panel i dedikuar Dokufestit dhe do të jetë nikoqir i gostisë, dedikuar “Natës amerikane”.
Gjatë diskutimit të panelit, Ambasadori Delawie do të shoqërohet nga Eric Gibson, Prokurorë nga Departamenti amerikan i drejtësisë.
Kjo është agjenda e ambasadorit amerikan:
E martë, 9 korrik
17:00
Paneli i Dokufest-it me temën “Qeverisja dhe mosndëshkueshmeria”
Vendi: Monumenti i Lidhjes së Prizrenit
Medie: e hapur për medie
19:00
Ambasadori është nikoqir dhe u drejtohet mysafirëve për nderë të “Mbrëmjes amerikane në Dokufest”
Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në det mëngjesin e sotëm në Durrës.
S.Sh., 65 vjeç, banues në Shkup, është gjetur i pajetë në breg të detit rreth orës 08:45 të ditës së sotme.
Kanë qenë pushuesit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë, sapo konstatuan trupin e pajetë.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së 65-vjeçarit. /Shekulli
U ndanë, fshinë çdo gjurmë të njëri-tjetrit, degjeneruan në ofentim në sytë e shumëkujt në ‘Zone Club’, për disa ditë rresht vazhduan me kunja në pastime, por e papritura sapo ndodhi mes Bleros dhe Afronës.
Dyshja PO PAJTOHEN!
Kjo të paktën lihet të kuptohet nga veprimi i fundit, ku këngëtari, i pari ka filluar ta ndjekë sërish në Instagram bukuroshen, për t’u pasuar një minute më vonë me veprimin e njejtë edhe nga Adrona. /Prive
Deputetët e opozitës kanë rikthyer sërisht gazin lotësjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Gjatë mbledhjes së komisionit të jashtëm u hodh përsëri gaz lotsjellës.
Driton Çaushi ka hedhur gaz në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Fakti se merren me aktrim apo muzikë, nuk do të thotë se kjo është dashuria e vetme. Këta yje me hobit e tyre e kanë dëshmuar pikërisht këtë. Ata tashmë janë në mesin e emrave më të mëdhenj në botën e të pasurve dhe të famës, i njohim si këngëtare dhe aktorë, por këto nuk janë të vetmet preokupime të tyre. Gjatë kohës së lirë, këta yje merren me hobi më pak të njohur dhe më pak interesant.
Njëri nga muzicientët më të mëdhenj për të gjitha kohërat, Bob Dylan, përveç që kohën e tij të lirë e kalon duke krijuar muzikë të re, merret edhe me një lloj tjetër të artit. Në të vërtetë, Dylan bën skulptura të ndryshme nga hekuri, ndërsa vite më parë në Londër kishte edhe ekspozitë personale.
Christina Hendriks njihet për rolin e saj në serinë “Meshkujt e Menhetenit”. Por kurrë nuk do t’ia qëllonit talentit të fshehtë të saj. Aktorja e bukur e adhuron të interpretoj me harmonikë. Jo në njërin prej episodeve, ka interpretuar me instrumentin e saj të dashur, për të cilin thotë se e ka dashur gjithmonë harmonikën, sepse është shumë romantike dhe ka tinguj të pasur.
Snoop Dogg-un shumica e njohin si një reper të famshëm, por shumë më pak njihet fakti se këngëtari është edhe trajner i futbollit amerikan. Reperi kontrovers është trajneri kryesor i ekipit ‘Pomon Steelers’.
Aktorja e famshme dhe njëherit fituesja e çmimit Oskar Geena Davis përveç që është njëra ndër personat më të mençur në Hollivud, ku shkallën e inteligjencës e ka 140 dhe është anëtare e Mensa-s, ajo e adhuron edhe shenjëtarinë. Ajo është aq e mirë në këtë sport, sa në vitin 2000, ajo ishte një gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike.
Aktori i njohur Bruce Willis, karrierën e ka filluar si interpretues i harmonikës së gojës në grupin e njohur R&B, ‘Loose Goose’. Bruce edhe më tutje interpreton me harmonikën e gojës dhe shkon në turne me grupin e tij të ri ‘The Accelerators’.
Reduktimi i përshkallëzuar i kompetencave të EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, dhe kalimi i shumë rasteve serioze për trajtim te institucionet e drejtësisë kosovare, po shihet me shumë mosbesim për trajtim efikas dhe ndëshkim eventual meritor. Raste të njohura si ai i APEC-ut, për pronat, e raste të ngjashme serioze, janë transferuar në organet e drejtësisë kosovare, edhe pse gjykatat edhe prokuroria vendore janë të kapura dhe ndikuara nga politika e parapolitika.
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, e konsideron si veprim të nxituar të EULEX-it, kalimin me aq lehtësi të rasteve me dyshime serioze për krim dhe korrupsion në institucionet vendore të sundimit të ligjit, ngase, sipas Spahiut, drejtësia kosovare nuk po arrin t’i gjykojë në mënyrë profesionale dhe krejtësisht të pavarur edhe disa raste nga më të lehtat të dyshimeve për vepra penale, e lëre më të ketë guximin dhe kurajën që të ballafaqohet edhe me “elefantët” e krimit dhe korrupsionit ordiner të lidhur me politikën.
“Gjyqësia e Kosovës, fatkeqësisht, nuk është e gatshme me u marrë as me çështje të lehta e lëre më me ato të rënda. Nga të gjitha fushat e jetës publike në Kosovë, gjyqësia është në pozicionin më të mjerë. Çdo fushë ka heronjtë e vet, por vetëm në gjyqësi nuk kemi heronj”, theksoi Spahiu.
Rrjetet kriminale ndikojnë në drejtësi
Edhe profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se çështja e ndarjes së drejtësisë në Kosovë është një ndër problemet më akute dhe nuk ka funksionuar si duhet që nga fillimi, e nuk po funksionon as tani 8 vjet pas pavarësimit të shtetit të Kosovës. Kelmendi thotë se e mbrapshta në sistemin e drejtësisë është instaluar që nga ditët e para të pasluftës dhe nuk është vendosur asnjëherë në binarët profesionalë dhe të shkëputur nga ndikimet e rrjeteve kriminale të nëntokës dhe oligarkisë kriminale.
“Kjo për faktin se si gjykatat, ashtu edhe prokuroria, dhe vetë policia, rrjedhimisht nga viti 1999, kanë qenë në duar të grupeve mafioze dhe kriminale politiko-ekonomike. Duket sheshit se kompetentët që e kanë vendosur kuadrin në këto tri struktura të luftimit të krimit kanë qenë të interesuara që të vazhdohet në pafundësi çështja e krimit për t’ua shtuar dhe zgjatur jetën mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë, mekanizma të cilët kanë pasur dhe klane për përfitime të mëdha ekonomike”, ka thënë ai për “Kosova Sot”.
“Kjo skemë del nga UNMIK-u dhe tash vazhdon edhe nga EULEX-i. Të dy këto subjekte i kanë vendosur njerëzit e korruptuar dhe të kontrolluar nga ata dhe nga politika kosovare nëpër gjyqësor, prokurori dhe në polici. Dhe, si të tillë kanë zgjatur rastet nëpër gjykatat me vite të tëra. Ka raste sikundër dihet që në polici janë vjedhur provat dhe materialet e tjera të tubuara në luftë kundër kriminalitetit. Kemi gjithashtu raste kur në prokurori është ndërprerë e tërë hetuesia, sepse njerëzit (prokurorët) kanë qenë të politikës”, vijoi më tej ai.
“Edhe tani kalimi aktual i rasteve, sikundër është APEC-u, apo rasti me prona, sikundër rastet e tjera më herët, tregojnë se EULEX-i vetëm ka për qëllim ta zhveshë tërësisht Gjyqësorin dhe Prokurorinë e Kosovës. Ata e dinë se nuk kanë mundësi dhe dëshirë që mekanizmat e brendshëm të ndarjes së drejtësisë të merren me rastet e tilla të rënda, apo edhe në të ardhmen të kapin këtë çështje”, tha Muhamet Kelmendi. /Kosova Sot
Ramë Buja kishte arritur që njerëz të lidhur me interesa të PDK-së, t’i caktonte në Bordin e Universitetit, “Haxhi Zeka”. Por, njëri prej anëtarëve që kishte caktuar, Ilhami Gashi, nuk e kishte falënderuar. Për këtë arsye, Buja e quante “qen” e “faqezi”. Ndërkohë, Bordi i KEK-ut, ishte rezervuar për “dostat e Grabovcit dhe Bujës”. Insajderi sjell tri përgjime që dëshmojnë për pazaret e anëtarëve të lartë të PDK-së me institucionet publike.
Ramë Bujës i kishte mbetur hatri se pse Ilhami Gashi, nuk e kishte falënderuar për një favor që i kishte bërë.
Ish-ministri i Arsimit e kishte caktuar, kolegun e tij partiak, Ilhami Gashin, anëtar të Bordit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Mirëpo, Gashi as që e kishte falënderuar.
Për këtë arsye, Buja e quante “qen” Gashin.
Ndryshe prej Gashit, Haxhi Kastrati, një i emëruar tjetër nga Buja në këtë Bord, në shenjë falënderimi i kishte dhënë një pikturë.
Detajet e caktimit të anëtarëve të Bordit të këtij Universiteti zbulohen nga përgjimet e kryera në nëntor të vitit 2011, të cilat Insajderi i sjell të plota.
“O zoti Grabocka…, Ky Ilhami Gashi…, faqeziu…, qysh more burrë unë e çova në Bord të Universitetit të Pejës… edhe as ni faleminderës nuk ma tha bile, as mem marr në telefon”, ankohet Buja.
“Seriozisht për dallim nga Haxhi Kastrati”, vazhdon ai.
“Qysh hiq s’t’ka ka thirr a”, e pyet me habi Grabovci.
“Absolutisht hiç. Edhe…. le tum thirr katërqind herë ai ma, po shiko qisi faqeziu unë rrallë kom pa”, vazhdon të ankohet ish-ministri i Arsimit.
“A, Haxhiu bile ma kish çu ni pikturë, ni punim të vetin, ni pikturë, ja di për faleminderit”, tregon Buja.
Një përgjim tjetër zbulon se si Adem Grabovci ia kishte bërë të qartë Ramë Bujës se bordi i Bordi i KEK-ut ishte i rezervuar për “dostat e tyre”.
Buja, ish-ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e kishte thirrur shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin nëse ka vend në këtë bord për një kushëri të tij.
Mirëpo, Grabovci kishte thënë se Bordi është thuajse i pandryshueshëm me përbërje të “dostave të tyre”.
Edhe kjo bisedë për këtë bord zbulohet nga një përgjim i kryer në nëntor të vitit 2011 gjatë kohës sa Grabovci po hetohej për krim të organizuar.
“Hej shoqi, kjo puna, se m’tranun me këto Borde, ç’borde. Kët’ Bordin e KEK-ut, Kuvendi e zgjedh a po”, e pyet Buja Grabovcin.
“Ëhë…, zgjedhin, zgjedhin qashtu qysh t’mujn o’bo, shkojnë ma të mirtë”, thotë Grabovci duke duke qeshur.
“Po de, ma të mirtë, normalisht ajo punë, po, po thom Kuvendi e zgjedh a po”, vazhdon Buja.
“Hëhëhë, Po, po, po, po”, ironizon shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, teksa Buja e quan idiot.
Ish-ministri i Arsimit i tregon Grabovcit se një kushëri i tij po kërkon që të emërohet anëtar i këtij Bordi.
“Ni kushërinit p’i kallxoj që Kuvendi i zgjedh këto, a po merr vesh”, shkon Buja.
“O hiqu thuj kushërinit, thuj, s’vjen në shprehje hiç kurrkush, se janë këta dostat, pe din”, sqaron Grabovci.
“Po de e kom parasysh po, po thash ta hjeki qafe. e thirra me pi çaj se m’qiti menç, thash t’i kallxoj, që o ti djalë Kuvendi, s’mirrna unë mo me tulifar pun’sh”, tregon Buja.
Grabovci ia sqaron sërisht se ky bord është i rezervuar dhe nuk do të ketë thuajse fare ndryshime.
“Jonë k’ta kryesortë, dostat tonë e kanë… I pa ndryshushum osht po thuj…”, vazhdon Grabovci.
Ndërkohë, në një bisedë tjetër Adem Grabovci kishte pohuar se kishte zbuluar se sekretari i Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj, po punonte për interesa të Ilir Tolajt, ish-sekretar i Ministrisë së Arsimit.
Buja, kishte mbetur i habitur nga ky fakt, dhe ishte lutur që mos të ishte e vërtetë.
“Do njerëz, do njerëz që iu boj shërbim po pendohna, bash sa jam i madh”, kishte thënë Grabovci në një përgjim tjetër.
“Po pasha, pasha besën”, vazhdon ai për t’u ankuar në veprimet e sekretarit të MSH-së.
“Hej, hej dëgjo, për qatë sekretarin ton qatë laper…, Ta shoh, ta shoh qa ka bo, se ja kom dhon dje ni porosi diçka”, shton Grabovci.
“Ia ke dhanë porosinë edhe se ka kry a”, pyet Buja.
“Po tybe, edhe, edhe i shërben Ilir Tolës”, shton Grabovci.
“Jo more, mos bo hajgare”, ndërhyn Buja.
Biseda e parë për bordin e KEK-ut
Grabovci: Përshëndetje, zoti Buja!
Buja: Heheheh e merr vesh ti kit’ far; kollen time, jom ftofë pak a po merr vesh a jo?
Grabovci: Ec more, ec more shko në përvjetor të partisë aty.
Grabovci: Vallain, erdha në shpi u bllokova në rrugë e pash që s’muj me mrri, ika në shpi krejt, se kesh lodh, kesh tesh.
Buja: Edhe unë kesh tesh qashtu, e erdha në shpi, s’um paska ra në men hiq, me të kallxu drejt veç sa hangra bukë qitash.
Grabovci: Hahaha, t’pas bo mirë.
Buja: Hohoho.
Grabovci: Qysh je?
Buja: O lum partia që ju ka po thotë kjo nusja jeme.
Grabovci: Aiii, thuj nuses tane thuj, lum e lum vallain edhe na për partin.
Buja: Aiii lum na, lum ata.
Grabovci: Po vallain.
Buja: Po, po, ei shoqi.
Grabovci: Ha?
Buja: Kjo puna, se m’tranun me k’to borde, ç’borde, ket’ bordin e KEK-ut, Kuvendi e zgjedh a po?
Grabovci: Ee… ëëë… Zgjedhin, zgjedhin qashtu qysh t’mujn o’bo, shkojnë ma të mirtë.
Buja: Po de, ma të mirtë, normalisht ajo punë, po po thom Kuvendi e zgjedh a po, a?
Grabovci: Hëhëhë, Po, po. Po. Po.
Buja: Ooo (nuk kuptohet) idiot o idiot…heheheh.
Grabovci: Hehehehe.
Buja: Ni kushërinit p’i kallxoj që Kuvendi i zgjedhe këto, a po merr vesh.
Grabovci: Ooo hiqu thuj kushërinit, thuj, s’vjen në shprehje hiç kërrkush, se janë këta dostat, pe din.
Buja: Po de e kom parasysh po, po thash ta hjeki qafe, e thirra me pi çaj se m’qiti meç, thash t’i kallxoj, që o ti djalë Kuvendi, s’mirrna unë mo me tulifar punshë.
Grabovci: Jonë kta kryesortë, dostat tonë e kanë.
Buja: Po de po.
Grabovci: I pa ndryshushum osht po thuj…
Buja: Hahahah, po a.
Grabovci: Po, vallahi.
Buja: U kry.
Grabovci: Qysh je ti, a je mirë ?
Buja: Vallain, me shnet mirë.
Grabovci: Lodh, a hek keq a?
Buja: Po shokët s’i kom kurqysh.
Grabovci: Hajde more pimë kafe.
Buja: Jo, jo… (nuk kuptohet)
Grabovci: As nuk po thirr n’kafe, as nuk po vjen n’kafe.
Biseda, vazhdon për çështje private dhe familjare.
Biseda e dytë mes Grabovcit dhe Bujës për Bordin e Universitetit “Haxhi Zeka”
Buja: O zoti Grabocka.
Grabovci: Po.
Buja: Ky Ilhami Gashi.
Grabovci: Po.
Buja: Faqeziu.
Grabovci: Po.
Buja: Qysh more burrë unë e çova në bord të Univesiteit t’Pejës… edhe as ni faleminderës nuk ma tha bile, as mem marr në telefon?
Grabovci: Hëë.
Buja: Seriozisht për dallim nga Haxhi Kastrati.
Grabovci: Qysh hiq s’tka ka thirr a?
Buja: Absolutisht hiq, edhe shkon le tum thirr katërqind herë ai ma, po shiko qisi faqeziu unë rrallë kom pa.
Grabovci: Hahahaha.
Buja: Ani ani…
Grabovci: … Normal
Buja: A, Haxhiu bile ma kish çu ni pikturë ni punim të vetin,ni pikturë, ja di për faleminderit.
Grabovci: Haxhiu?
Buja: Po, po Haxhiu.
Grabovci: Ani, hajt hajt.
Buja: (Nuk kuptohet).
Grabovci: Hajt hiqu tyne.
Biseda e tretë për Ilir Tolajn mes Grabovcit dhe Bujës
Grabovci: Alo.
Buja: Zotëri, shoku Grabocka si jeni?
Grabovci: Mirë.
Buja: Çka po flet si përgjumshëm?
Grabovci: A?
Buja: Çka je t’u fol si përgjumshëm?
Grabovci: Ja vallain n’zyrë jom qitu.
Buja: A n’zyrë?
Grabovci: Do njerëz, do njerëz që po ju boj shërbim po pendohna, bash sa jam i madh.
Buja: Hahaha, hehehe.
Grabovci: Po pasha, pasha besën.
Buja: (Nuk kuptohet)
Grabovci: Hej, hej dëgjo, për qatë sekretarin ton qatë laper.
Buja: Po.
Grabovci: Ta shoh, ta shoh qa ka bo, se ja kom dhon dje ni porosi diçka.
Buja: Ja ke dhanë porosinë edhe se ka kry a?
Grabovci: Po tybe, edhe, edhe i shërben Ilir Tolës.
Buja: Jo more, mos bo hajgare.
Grabovci: Qysh je ti a je mirë?
Buja: Mirë, me shnetë.
Grabovci: Ça i ki punët?
Buja: Na dy pe marrum vesh ma me vonesë këto far’ pune.
Grabovci: Po de, po de.
Buja: Hehehehe nanen, jo more ishalla s’është qashtu.
Grabovci: Kah je ti?
Buja: Unë qitash jom në banesë, edhe unë dola e hongra pak bukë.
Grabovci: Po a.
Buja: Po ni kafe sun e pimë na që thamë pe pijmë, ni kafe bashkë edhe (nuk kuptohet)…
Grabovci: Unë në zyrë jom, n’paç kohë a t’pres në zyre?
Buja: Jo, jo jo n’zyrë, se… hajde po dalum dikun ta marr edhe unë Fatimen e dalum pimë kafe dikun jashtë.
Grabovci: Ma vonë, se i kom do miq të Italisë.
Buja: Ani u bo hajde, e lajm ma vonë, u bo.
Grabovci: U bo, ma vonë, ma vonë ndash shkojmë kah Lipjani atje i marrum gratë, hajt.
Buja: U bo hajt. / Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike)