12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6346

Mos e luaj rolin e frikacakut, z. Lumezi!

0

Nga Faik Krasniqi

Në çdo shtet të botës demokratike aty ku sundon shteti i së drejtës, ka arsye ngritje procedure edhe për pak incizime. Çfarë elemementi më i qartë mund të ekzistojë, në këtë kontekst dhe në këto rrethana specifike, se korrupsioni dhe veprimet e kundërligjshme të dokumentuara përmes telefonit dhe zërit të të dyshuarve. Por, për regjime të tilla siç është ky regjimi yni nuk vlen as Kushtetuta, as ligji, as rendi, as drejtësia, as parimet, as principet, as etika. Nuk e kuptojë se çfarë prova të tjera dëshiron të ketë z. Aleksandër Lumezi, që t’i ndjek penalisht të gjithë të involvuarit në këtë aferë, që zanafillën e ka prej aferës ”Pronto 1” të para ca viteve. Prandaj, një Kryeprokuror si z. Lumezi që ka ardhur në krye të Prokurorisë së shtetit nga klani ”Pronto”, thotë se nuk ka prova të mjaftueshme për ndjekjen e Grabovcit dhe Grabovcve të tjerë…. Sepse është vegël e këtij klani dhe kuptohet që nuk e ka guximin që të nisë hetimet kundër shefave të tij! Për qytetarët e thjeshtë një email mund të shërbej për Prokurorinë ta futur në burg, e lëre më të ketë ndonjë bisedë telefonike. Kurse për të ”fortit” e politikës dhe parapolitikës, nuk vlejnë as incizimet. Që do të thotë se drejtësia tek ne është selektive. Për të ”fortit” është nënë, kurse për të ”dobëtit” njerkë.

Imagjinoni se çfarë kanë bërë ky klan mafioz për 17 vite. Ky është tmerri dhe fundi i Kosovës. Dyshoj që ky klan mafioz do lagen ndonjëherë, pavarësisht se çfarë kanë bërë dhe çfarë janë duke bërë, sepse kanë në dorë të gjithat, duke filluar nga Gjykatat, Prokuroritë, Policinë, shtetin e pushtetin! Deri sa populli nuk ua prenë rrobat, këtyre kungulli do u ec tërë jetën mbi ujë! Por me cilin popull se!Paramendojeni po të kishte ndodhur ky skandal i përgjimeve në një shtet normal, ku zbulohen pisllëqet e pushtetarëve se çfarë tërmeti kishte me ndodh, sa arrestimet e sa shkarkimet. Por tek ne kjo gjë nuk ndodh, sepse ne s’kemi as shtet normal e as nuk jemi shoqëri normale!

Prizren: Një muaj paraburgim personit që shtiu me armë ndaj valltares

0

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale D.F. nga Prizreni i caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.5. lidhur me par. 1 nën. par.1.1 të KPRK, dhe mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1. të KPRK, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit thuhet se masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji i cili të llogaritet prej datës 05.08.2016 nga ora 23:15 dhe do të zgjasë deri me datën 04.09.2016, shkruan PrizrenPress.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 05.08.2016 rrethë orës 22:35 minuta në Prizren në lokalin e natës “Korabi” i pandehuri për shkak të mosmarrëveshjes së mëhershme që ka pasur me viktimën – në vend publik e në prezencë të njerëzve, me armën të cilën e ka pasur me vete, në një afërsi gjuan në drejtim të viktimës-të dëmtuarës- me iniciale L.M. valltare e lokalit – të cilën e plagos në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor. /PrizrenPress.com/

Malisheva bëhet me klub të futbollit

0

Nga dje (e hëne), Klubi i Futbollit “Ujavara Malishevë”, i ka filluar përgatitjet për sezonin e parë të saj futbollistik. Klubi i futbollit, paraprakisht i ka përfunduar të gjitha procedurat e regjistrimit dhe pranimit në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe nga vjeshta e këtij viti, për herë të parë do të startoj me lojëra në kuadër të ligës e dytë të Kosovës..

Ky është një moment historik në sportin e Komunës së Malishevës, pasi deri më sot i ka munguar ekipi i futbollit të madh, edhe pse në vazhdimësi ka pasur shkollë futbolli, ndërsa talent tanë janë detyruara ti ndjekin klubet tjera, përderisa futbollistët nga Malisheva, luajnë edhe në ligat e ndryshme në Evropë.

Fillimin e stërvitjeve e kanë përcjellë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, të cilët ju kanë uruar suksese dhe ju kanë dhënë mbështetjen e Komunës së Malishevës.

KF “UV Malishevë”, do të garoj në ligën e dytë, dhe nga formimi në këtë vit, është kompletuar me futbollist të rinj, kurse trajneri i ekipit është Skënder Ulluri. Në themelimin e klubit nuk kanë munguar as donatorët, e sidomos nga bashkatdhetarët tanë, duke veçuar këtu kontributin e jashtëzakonshëm të Afrim Bytyçit, i cili është edhe kryetar i klubit. Drejtor sportiv i klubit është Kastriot Kafexholli. /PrizrenPress.com/

Opozita nuk e përjashton përgjimin nga pushteti

0

Me publikimin e këtyre përgjimeve të njëpasnjëshme, që po dalin në sipërfaqe, për komunikime nga më të ndryshmet të përfaqësuesve politikë të pushtetit, po shihet se afera e përgjimeve po bëhet edhe një lloj mode në shtetin e Kosovës, që mund të bëhet jo vetëm në linja zyrtare të institucioneve të ngarkuara për rend dhe ligj, por mund të zhvillohet edhe nga shërbimet e agjenturave të ndryshme të parapolitikës, politikës në pushtet.

Vetë opozitarët nuk e përjashtojnë fare mundësinë dhe rrezikun real të shfrytëzojë mekanizmat e vet të nëntokës dhe parapolitikës nga ana e pushtetit për t’i përgjuar dhe për t’i denigruar edhe liderët politikë të opozitës dhe kundërshtarët e tjerë të Qeverisë, përmes njerëzve të vet në kompani e në institucione publike, në mënyrë të paligjshme, që t’i shantazhojë ata më pas, qoftë për denigrim në kohën e zgjedhjeve apo në rastet të tjera, sikur që janë marrëveshjet e pritshme për Demarkacionin me Malin e Zi, apo detyrimi për pajtim dhe implementim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Opozita dhe analistët janë të bindur se pushteti i ka mundësitë ta bëjë edhe këtë skenar për arritjen e qëllimeve të tij, qoftë edhe përmes veprimeve të kundërligjshme, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Populli duhet ta dijë me kënd ka punë

Deputeti Ismail Kurteshi nga “Vetëvendosje!” pohon se përgjimet e eksponentëve të rëndësishëm në PDK, që në të njëjtën kohë zënë vende të rëndësishme edhe në institucionet e vendit, përveçqë nxjerrin para opinionit keqpërdorimet e tyre dhe joseriozitetin që po e dëmtojnë shumë vendin tonë, mund të shërbejnë edhe si mjet për shantazhimin e këtyre njerëzve, që në momente të caktuara mund ta dëmtojnë shtetin. Ai thotë se publikimi i përgjimeve në prag të ratifikimit të marrëveshjes për kufirin Kosovë – Mal i Zi mund të ndikojë te disa deputetë, që deklaronin se marrëveshja është e dëmshme, se vija kufitare është shtyrë për disa kilometra etj. Ata mund ta votojnë marrëveshjen për shkak të shantazhit që vjen nga publikimi i përgjimeve, edhe pse nuk besojnë se marrëveshja është e drejtë. Mirëpo, ai thotë se nuk e përjashton që edhe pushteti të përdorë një sistem të përgjimeve ndaj opozitës me qëllim të shantazhit, denigrimit apo përpjekjes që ta bindë të pajtohet me ndonjë vendim të papranueshëm dhe në dëm të vendit, ndonëse është e pabesueshme që opozitarët të bëjnë aso gabimesh dhe të kenë aso sjelljesh, sikur që kanë pushtetarët e zhytur në krim e korrupsion, dhe nuk është e pritshme që opozitarët të nënshtrohen ndaj skenarëve të tillë.

“Përgjimi i opozitës nga pushtetarët nuk përjashtohet, nëse opozitarët janë të papërgjegjshëm dhe keqpërdorues si këta të pushtetit le të njoftohet opinioni, le të dëmtohet opozita, sepse ky vend ka nevojë për një qasje ndryshe të pushtetarëve, për një logjik shtetformuese, për pushtetarë që i respektojnë ligjet, kurse qytetarët i trajtojnë njësoj, pavarësisht përkatë- sisë politike. Populli duhet ta dijë me kënd ka punë”, tha Kurteshi. /Kosova Sot

Puthje në detin e Qipros

0

Yjet e emisionit Love Island Rykard Jenkins dhe Rachel Fenton janë parë në momente intime bashkë në një plazh në Ayia Napa të Qipros të dielën.

Trajneri personal 25 vjeçar dhe e dashura e tij infermiere 23-vjeçare dukeshin mjaft të dashuruar teksa shkelnin nëpër rërën e ishullit të Mesdheut.

Më fal që të ftova të vije në Shqipëri!

0

Nga Rudina Xhunga

Turisti rus që vdiq javën e shkuar në Himarë, këtë javë është lajm i vjetër për ne. Por jo për gruan e tij, për vajzën e tij, që e pritën atë ditë të dilte nga deti, prej nga nuk doli dot kurrë. I kam menduar gjithë këto kohë, si vinin vërdallë nga spitali në morg, të dyja, të mpira, të hutuara, të shkatërruara. Nuk e di nëse janë ende në Shqipëri, nëse e morën trupin pas autopsisë, nëse hipën në avion, nëse shkuan bashkë me arkëmortin në Rusi dhe e varrosen babain dhe burrin prej të cilit nuk u ndanë dot.

Kërkova informacion në mënyrë informale në Ambasadën Ruse, por nuk mora dot. Doja të dija ku ishin ato të dyja. I shikoja ashtu bashkë , dorë për dore, në mes të hiçit, vetëm dhe bosh. Nuk doja interviste, doja vetëm t’i ngushëlloja. Doja vetëm t’u thosha, më falni!

Unë hyj te njerëzit që shkruaj dhe bëj emisione për turizmin prej 14 vitesh e bindur se vetëm turizmi mund të na zhvillojë dhe përmirësojë. E shoh të vetmen mundësi ndryshimi të Shqipërisë. Çdo vit që shkon më bën më shumë të besoj se kjo ditë është e afërt.

Por nuk mundesha këtë të hënë, të sillja shkrimin e javës sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur një vrasje. E paparamenduar, por e paralajmëruar. Sepse një turizëm pa rregulla, një vend pa rrugë, një det pa vijë ndarëse, pa roje bregdetare, pa polici kufitare, veç tragjedi mund të sjellë. Nëse më thoni, të gjitha këto janë, atëherë përse nuk funksionojnë, ku ishin atë ditë, kush e ka fajin që ndodhi ajo vdekje?

Ai që presupozohet ta ketë shkaktuar vdekjen e turistit, thotë se në fakt e ndihmoi, Kryetari i Bashkisë së Himarës thotë se turisti po notonte në ujëra të pakontrolluara prej tij, Ministria e Brendshme thotë se i ka dërguar 6 letra Bashkisë, autoritetet e bregdetit thonë se ky është hap prapa për turizmin, shoqëria civile thotë se turistin e vrau shteti dhe askush deri më sot nuk ka thënë, as fjalën më të thjeshtë, më njerëzore në botë; më fal!

Unë këtë doja t’ju thoja, gruas së tij, vajzës së tij, me falni në emër të vendit tim.

Nuk kam lidhje, përveçse morale me këtë gjëmë që i ndodhi asaj familjeje, sepse hyj te njerëzit që e promovoj këtë vend, ku ftoj gjithkënd të vijë, se do gjejnë një copë parajsë, me bukë e kripë e zemër të bardhë, ndaj ndjej përgjegjësi të them më fal.

Më fal nuk të humb autoritetin, nuk të lë pa post, nuk të sjell dorëheqjen, më fal nuk të merr gjë, vetëm i jep atij që lëndove. Nuk jam e habitur, jam e turpëruar që askush nuk e ka shqiptuar deri më tani, një më fal për këtë vrasje pushuesi. Vdiq, iku, u harrua.

Këtë ndjesi kam pasur, edhe disa verëra të shkuara, kur një vrasës qëlloi në mes të plazhit te Kalaja, në Vlorë, të lante hesapet e emigracionit dhe vrau një pushuese shqiptare, që kishte ardhur nga Gjermania të pushonte në Vlorë. Sa herë kaloj buzë atyre shkallëve, që nuk i zbres më kurrë, pavarësisht se më pëlqen deti, më kujtohet ish- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, që nuk i doli nga goja një më fal, pas vrasjes së një pushueseje të pafajshme, në qytetin e drejtuar prej tij, ku kishte ftuar gjithkënd të vinin e ta shijonin, në hapjen e sezonit. Jo vetëm kaq, por tha pa ia bërë syri tërrt;gjëra që ndodhin, vazhdojmë pushimet.

Është as më pak, as më shume, e njëjta gjë që po ndodh edhe tani. Hajde vazhdojmë, shohim para, gjëra që ndodhin. E vërtetë, turizmi do të vazhdojë, vrasja nuk do të mbyllë portat tona përgjithmonë, por nëse e fshehim dhe groposim do e nxjerrë kokën, një ditë, ku e kur nuk e pret, do të ndodhë sërish, do të të ndodhë ty!

Kultura e mosndëshkimit, e braktisjes së fajit, është më e keqja, më vrastarja. Ajo po na ha përditë. A nuk vrau ajo dy fëmijë të vegjël, vëlla e motër në Qerret. A dha njeri dorëheqjen? A tha njeri më fal?

Në Prizren, një vajzë e vogël, tre vjeçe vdiq nën rrënojat e një shtëpie nga ato që i ka për detyrim Bashkia t’i rrethojë e shembë, si të rrezikshme. Por nuk e bëri, dhe e vogla e pafajshme, dha shpirt poshtë tyre. Asnjë më fal, asnjë dorëheqje. Kur më thonë, të shkoj në Prizren, më kujtohet fytyra e saj, jo mbledhja e dy qeverive, as Lidhja e Prizrenit dhe nuk shkoj.

Kudo ka vrasje, madje masive, ka frikë, ka pasiguri, por e gjitha është në emër të terrorizmit , ndërsa këtej e andej kufirit ku jemi prapë ne, ndodh në emër të banalitetit. Po na ikën jeta kot. Ky komb po bëhet banal nga mungesa e rregullave, e qytetarisë, e njerëzillëkut, që merr përsipër fajin, qe thotë më fal, që jep dorëheqjen, që ndjen përgjegjësinë, që merr masa të mos ndodhin më. Këtu të vrasin sikur nuk ke qenë kurrë dhe pastaj pa pikë turpi ftojnë edhe të tjerë. Për çfarë, t’i vrasim dhe ata?

Turizmi është mbi të gjitha çështje besimi. Valbona aty ka qenë, po aq e bukur përherë, por pyetja a është e sigurt, ia mbajti njerëzit larg , aq gjatë. Tani që frika ka ikur, shko kërko hotel në Valbonë, dhe shiko a gjen dot qoftë një krevat të lirë, në fundjavë. Edhe Thethi pa drita ka qenë dhe është, rruga është po mizerje, por plot të huaj, që nuk iu ndahet zemra nga ai vend, ku njohin çdo njeri e pemë.

Pa thuaji të shkojnë në Dukagjin! Do ju kujtohet fytyra e adoleshentit të çmendur që vrau dy cekë si yje pse donte t’i vidhte celularin. Mynxyrë, damkë. Ndaj ai vend vazhdon me hashashin, se turizmin e ka qarë. Nuk të vjen kush, po nuk të besoi.

Turizmin e shet besimi dhe jo logoja e konkursit me Bruno Vespën.

Ndaj ngjarja me turistin rus, mund te mbajë larg jo thjesht rusët, por gjithë turistët, prej jugut, që ka ardhur koha të mësojë nga veriu si bëhet turizmi. Siç ka ardhur koha të mësojmë rregullin nr 1, nuk ftohen njerëz në një shtëpi që nuk është gati.

Unë hyj tek ata që e kanë bërë, kam ftuar njerëz në këtë vend pa marrë parasysh përgjegjësinë ndaj tyre, vetëm në emër të dashurisë për vendin dhe nevojës për të ndarë atë që shoh dhe pëlqej vetë. Epo unë i detyrohem një më fal dhe kjo është më e pakta, asaj gruaje e asaj fëmijë që humbën burrin e shtrenjtë të jetës, në Jon. Nuk panë emisionin tim, as më lexuan mua, por unë ndihem përgjegjëse. Se kam folur para kohe.

Zafir Berisha: Xhemshit Krasniqi u dënua me provat e ish – bashkëpunëtorëve të Serbisë

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha është shprehur i zhgënyer me dënimin e bashkëluftetarit të tij, Xhemshit Krasniqi.

Berisha tha se dënimi i “Xhemës”, me 8 vjet burg është i papranushëm.

“Dënimi i mikut dhe bashkëluftetarit Xhemshit Krasniqit- Xhema me 8 vjet burg është i papranueshëm dhe tregon se deri ku ka arrit degjenerimi i shoqërisë dhe përdhosja e vlerave të UÇK-së”, shkruan Berisha,transmeton PrizrenPress.

“ Me dënimin e ‘Xhemës’ nga prova të sajuara nga ish- bashkëupuntorët e Sërbisë është denuar UÇK-ja, Brigada 125 e ZOP, Prizreni, Vrrini e Tusuzi prandaj shpreh zhgënjimin e madh lidhur me këtë dënim”.

“Familja Krasniqi shokët dhe miqtë e vërtet të ‘Xhemës’ nuk duhet të ligështohen, por të mburren për kontributin e tij, dhënë për lirin e Kosovës”.

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me tetë vjet burg dhe 1500 euro gjobë, Xhemshit Krasniqin për “krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave nga EULEX-i.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX ka sqaruar se vendimi është marrë nga një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtar.

“I pandehuri u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëri), si edhe në Prizren gjatë vitit 1999. I akuzuari i kreu veprat e tij në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Komunikata sqaron më tej se “me anë të një vendimi të veçantë, atij i është vazhduar paraburgimi deri sa ky aktgjykim ta merr formën e prerë”.

Prokuroria dhe i dënuari tash kanë të drejtë ankese ndaj vendimit./PrizrenPress.com/

Eliminohet Nora Gjakova nga Lojërat Olimpike

0

Nora Gjakova nuk arriti të triumfoi edhe në takimin e dytë të Lojërave Olimpike të Rios.

Xhudsitja kosovare u mposht prej rumunes, Corina Caprioriu, të cilën e kishte mposhtur në të kaluarën.

Kinezja Chen Ling-Lien është kundërshtarja e ardhshme e rumunes në kategorinë 57 kilogram. /Telegrafi/

Nora Gjakova fiton meçin e parë

Xhudistja Nora Gjakova ka arritur me sukses të kalojë pengesën e parë në ‘Rio 2016’.

Nora, e cila është kualifikuar me normë olimpike në Rio, në meçin e parë në kategorinë 57 kg e mposhti kolumbianen, Yadinys Amaris. Ajo fitoi me Ippon.

Përkundër problemeve shëndetësore ajo arriti me sukses të kalojë fazën e parë, dhe tani do ta ketë përballë rumunen Corina Caprioriu.

Remix përgjimet dhe DJ Grab(ovci) – Sonte përsëri protestë (Audio)

0

Një DJ nga Prishtina, përgjimet e fundit të Adem Grabovcit i ka shndërruar në një miskim muzikor, që pse jo, shumë shpejt, mund të shndërrohet në një hit verorë në clubet e natës.

Një miks muzikor, i emërtuar DJ Grab do të transmetohet në protestën e sotme që mbahet në Prishtinë.

Ky miksim, emërtimi i të cilit asocion në emrin e deputetit Adem Grabovci, është bërë për protestën e sotme (e hënë) të organizuar nga një grup i qytetarëve, që fillon në orën 19:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga shoqëria civile pas publikimit të skandalit të përgjimeve të shefit të grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci me disa zyrtarë të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe ish-kreun Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli. /GazetaExpress/

Erdogan kërkon dënimin me vdekje

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi përpara një turme masive në Stamboll, se ai do e miratojë rikthimin e dënimit me vdekje nëse mbështetet nga parlamenti dhe publiku.

Të paktën një milion njerëz u mblodhën në qytetin më të madh turk në mbështetje të Erdogan, pas grushtit të dështuar të shtetit.

Erdogan tha se shteti do të pastrohet nga të gjithë mbështetësit e klerikut Fethullah Gulen.

Më shumë se 270 persona humbën jetën gjatë grushtit të dështuar të shtetit.

Mijëra përkrahës të dyshuar të Gulen janë arrestuar ose janë pushuar nga puna.

Perëndimi ka shprehur shqetësim për mënyrën se si ka reaguar qeveria ndaj grushtit të shtetit.

BE refuzon të pranojë dënimin me vdekje.