14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6372

Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës

0

Njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK-së së pushtetshme është Adem Grabovci. Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar.

Fuqia e tij dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet me një seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan “shef”.

Insajderi ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ishte hetuar nga EULEX-i.

Asokohe, Grabovci, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës hetohej për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme. Këto veprime dyshohej se i kishte kryer gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit.

Adem Grabovci-hetim

Kjo ministri drejtohej nga Fatmir Limaj, i cili po përballet me një gjykim për vepra të njëjta penale për të cilat dyshohej Grabobvci.

Hetimi për Grabovcin ishte mbyllur në mungesë provash. Por, përgjimi i tre numrave telefonik ka zbuluar se Grabovci përdorte gjithë fuqinë dhe autoritetin zyrtar për të kryer punë në interes të njerëzve të tij, të militantëve partiakë dhe për të dëmtuar të tjerë që nuk i përkisnin linjës dhe interesit të tij.

Gazeta online Insajderi ka përzgjedhur një seri përgjimesh telefonike që lidhen me veprimet politike, ndërhyrjet në punën e Kuvendit dhe deputetëve, ndikimin ndërkombëtar mbi PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe votimin me çdo kusht të dy ligjeve të kontestueshme atë kohë: atë për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Hoqën e Madhe të Rahovecit.

Ndikimi i njerëzve të përgjuar shtrihet mbi secilin institucion të Kosovës, përfshirë pushtetet e pavarura. Ai ka ndikim mbi sistemin gjyqësor, atë prokurorial, mbi Policinë e Kosovës, mbi media siç është Televizioni Publik, disa gazeta ditore, mbi një televizion privat dhe mbi shumë gazetarë.

Grupi i tij politik kontrollon Universitetet, zgjedh për anëtarë bordesh zyrtarë të lartë partiakë si dhe cakton udhëheqës të këtyre institucioneve.

Gjithashtu, Grabobvci ka ndikim mbi biznese siç është kompania “Dukagjini” e Ekrem Llukës dhe kompaninë “Devolli Group”, asokohe pronë e vëllezërve Shkelqim e Blerim Devolli.

Ndikim dhe punësime në institucione shtetërore kanë edhe djemtë e tij, Ngadhënjimi dhe Guximi.

Në këto përgjime Grabovci zbulohet duke i dhënë listë me emra njerëzish, drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni për punësim në këtë institucion.

Insajderi do të sjell një seri bisedash të Grabovcit me Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak.

Bisedat dëshmojnë veprimet dhe metodat e Thaçit për të mbajtur dhe forcuar pushtetin me çdo kusht.

Njerëzit me të afërm të tij janë Shkelqim Devolli me të cilin komunikon disa herë në ditë, Hajdar Beqën, Shaip Mujën, Ilhami Gashin e Ramë Bujën, etj.

Përgjimi zbulon po ashtu talljet e deputetëve të PDK-së me deputetët e pakicave. Serbët quhen “shkije”, ndërsa romët, ashkalitë dhe egjiptasit – “magjup”.

Insajderi ka kontaktuar me shumicën e protagonistëve, por ata kanë refuzuar të flasin për këtë çështje./Insajderi.com

Mahrez afër Arsenalit

0

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka dhënë një lajm tejet të mirë për tifozët e klubit anglez. Pas miqësores me Chivas, trajneri francez u pyet për Riyad Mahrezin, nëse tashmë Arsenali ka bërë ofertë për yllin e Leicester Cityt.

Kur u pyet nëse është duke vëzhguar lojtarin më të mirë të Premielrigës për sezonin që lamë pas dhe nëse Arsenali ka bërë ofertë, Wenger tha për Bein Sports: “Po, natyrisht, ne jemi duke i shikuar gjithë lojtarët”.

I pyetur për mundësin e nënshkrimit me Mahrezin, francezi u përgjigj: “Nuk mund të ju them po apo jo, sepse ne nuk i bëjmë publike këto gjëra. Mënyra më e mirë për të funksionuar, është t’i mbajmë gjërat e fshehura deri në një moment të caktuar”.

Bukuroshet që u zhveshën për ‘Playboy’

0

Revista më e famshme erotike në botë, “Playboy”, deri tani ka arritur të zhvesh disa nga bukuroshet më të njohura në botën e shoubiznesit, por disa prej tyre ishin më të veçanta.

Ne kemi përzgjedhur disa nga seks-bombat të cilat dikur kanë shkaktuar interesim të paparë të meshkujve në mbarë botën, ndërsa ato me krenari kanë zhveshur rrobat për këtë revistë.

Sharon Stone për “Playboy” ka pozuar në vitin 1999, ndërsa zhveshja dhe paraqitja lakuriqe duket se nuk kanë qenë problem për të, sepse në vitin 1992, ajo ka aktruar në filmin legjendar “Basic Instict”, ku kishte skenat më të nxehta seksuale të realizuara në ndonjë film.

Edhe pse në kohën kur ka pozuar për “Playboy”, nuk ishte e popullarizuar siç është tani, por ishte një yll në ngritje, Kim Kardashian gjithmonë ka ditur se si të tërheqë vëmendjen te vetja. Në janar të vitit 2007, ajo është zhveshur për “Playboy”, e cila e ka prezantuar atë si ‘seks-yllin e ardhshëm të Hollivudit”.

Bukuroshja, Carmen Electra, në ballinat e kësaj reviste, është paraqitur 44 herë në botimet e 21 shteteve. Electra ishte bërë e njohur për rolin e saj në serinë hit “Baywatch” nga vitet e ‘90-ta, por të gjitha pozimet kishin ardhur pas përfundimit të kësaj serie.

Por lepurusha e “Playboy”-it, padyshim se është tashmë e ndjera Anna Nicole Smith. Ajo ballinat e kësaj reviste i ka zbukuruar 47 herë në botimet e 20 shteteve. Herën e fundit në këtë ballinë ishte paraqitur disa muaj pas vdekjes, kur i është bërë një nderim për të gjitha vitet që ka kaluar në këtë revistë.

Bukuroshja dhe këngëtarja e famshme, Mariah Carey, për herë të parë dhe të vetme në ballinën e “Playboy”-it, është paraqitur në vitin 2007, në prag të daljes në shitje të albumit të saj 11-të, “E=MC²”. Albumi në fjalë, më pas i ka siguruar asaj titullin e solo-këngëtares me më së shumti këngë që janë gjetur në pozitën e parë në top-listat amerikane.

Gjendet e vdekur modelja

0

Ishte zhdukur prej më shumë se dy javë.

Modelja 28-vjeçare Aline Furlan është gjetur e vdekur në Sao Paulo, Brazil. Në 14 korrik kur u zhduk, më parë kishte qenë me miqtë në një bar të Piracicaba. Trupi i modeles është gjetur pranë makinës së saj, në fund të një shkëmbi.

Policia beson se vajza është viktimë e një aksident me makinë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi.

“Ne jemi duke hetuar. Në këtë moment gjithçka duket një aksident, por nuk përjashtojnë asnjë hipotezë”, tha shefi i policisë së Sao Paulo, Joao Sergio Batista.

Rooney mirëpret Pogban

0

Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, shpreson se klubi do të bëjë të pamundurën për ta sjellë në ‘Old Trafford’, Paul Pogban

Edhe përkundër se vazhdimisht raportohet për arritje të marrëveshjes me Unitedi e Juventusit për mesfushorin Paul Pogba, ende nuk ka asgjë zyrtare, por Rooney shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Sipas tij, Pogba ka ‘punë të papërfunduar’ në ‘Old Trafford’ dhe se e mirëpresin atë.

“Shpresoj se ai do të rikthehet te Unitedi dhe të dëshmojë se është lojtar i klasit botërorë. Nëse ai është i lumtur që do të luajë me ne, ne do të jemi më të lumtur që ai po rikthehet. Jam i sigurt se ai mendon se te Unitedi ka ‘punë të papërfunduar’. Do të jetë diçka e madhe për klubin nëse arrin të transferojnë atë”, tha Rooney.

“E mbaj mend atë shumë mirë në disa stërvitje. Ai gjithmonë shikon për të të lënduar me lëvizjet që bën, do të ishte një nënshkrim tejet i mirë”, shtoi kapiteni.

Demarkacioni jo me 80 vota, por me konsensus të gjerë

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, pret që deri në momentin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi të sqarohen të gjitha dilemat rreth kësaj çështje.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haliti ka vlerësuar se kjo marrëveshje nuk do të duhej të ratifikohej me 80 vota në Kuvend, por me konsensus të të gjitha grupeve parlamentare.

“Personalisht nuk do të kisha dëshirë që ky demarkacion të miratohej me 80 vota. Do të ishte mirë të miratohej me konsensus nga të gjitha grupet parlamentare, me qëllim që kjo të mbyllet si çështje. Mirëpo, në qoftë se kjo nuk ndodh, do të mbetet gjithmonë plagë e hapur për debate, me akuza të llojllojshme kundër njërit-tjetrit, atëherë kjo nuk i bën mirë Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai ka bërë me dije se deri te momenti i ratifikimit të demarkacionit duhet të sqarohet nëse është bërë gjithçka në përputhje me marrëveshjet që i ka nënshkruar Kosova me bashkësinë ndërkombëtare.

Haliti ka thënë se nëse çdo gjë është në rregull, marrëveshja e demarkacionit nuk mund të kundërshtohet.

“Ashtu si shumica e deputetëve, as unë nuk jam profesionist i fushës së caktuar dhe nuk jam shumë i sigurt se si është arritur kjo marrëveshje. Para disa ditësh e kam thënë se ne duhet pasur parasysh marrëveshjen për pavarësinë e Kosovës, të gjitha dokumentet që i kemi miratuar në kuvend dhe marrëveshjet që i kemi bërë me bashkësinë ndërkombëtare. Në qoftë se në përputhje me këto marrëveshje është demarkacioni me Malin e Zi atëherë ne, edhe sikur të çmendemi duke kundërshtuar demarkacionin, do të jetë e kotë”, ka thënë Haliti, duke sqaruar se nëse ky proces nuk ka shkuar në harmoni me dokumentet e pretenduara, atëherë është një mundësi shtesë për të biseduar më tutje me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Malin e Zi për këtë çështje.

Haliti pret që pas debatit profesional-shkencor, të ketë diskutime politike në mënyrë që palët t’i përafrojnë qëndrimet. Sa iu përket pretendimeve të tij, se koalicioni aktual nuk i ka votat për ta ratifikuar demarkacionin, Haliti ka treguar se këtë qëndrim e ka dhënë duke u bazuar në deklaratat publike të deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së. /Epoka e re

Qeveritarëve u ka hyrë frika në palcë nga humbja e pushtetit

0

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në takimin e debatit të shumëpritur të 3 gushtit në Kuvendin e Kosovës për çështjen e Demarkacionit dhe kryeministri Mustafa nuk po ndalet së provokuari opozitën kosovare, e cila pret që ky debat të shterë të gjitha argumentet, të cilat flasin se versioni i tanishëm i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është i gabuar, i dëmshëm dhe nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Analistët politikë, opozitarët dhe njohës të tjerë të këtyre zhvillimeve rreth kësaj teme, konsiderojnë se tani kreu i Qeverisë së Kosovës e ka humbur durimin dhe busullën e sjelljes si kryeministër dhe se ai nga frika e betejës pa fakte për ratifikimin e marrëveshjes në dëm të tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, nga i cili dështim mund ta humbë edhe pushtetin për shkak të rrezikut nga prishja e koalicionit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, po bën gjithçka që është e mundur për të krijuar një situatë ndryshe, që t’i bindë edhe të tjerët të shkelin mbi argumentet që kanë ofruar dhe po ofrojnë ekspertët. Ata thonë se të dyja partitë në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja, po frikësohen se koalicioni mund ta humbë pushtetin në rast të mosratifikimit të Demarkacionit nga Parlamenti.

“Kur frika ekziston për humbje të debatit, fillon zhurma”

Analisti politik dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë për “Kosova Sot” se afrimi i ballafaqimit të argumenteve përballë deklarimeve mashtruese të kryeministrit për një vit të tërë i kanë futur atij në palcë frikën e dështimit dhe humbjes së pushtetit, prandaj po lufton me çdo kusht ta imponojë dhe mbrojë të vërtetën e tij pa fakte, ngase, sipas Spahiut, kjo temë është ndër më të shoshiturat dhe më të argumentuarat në shoqëri.

“Kur dikush frikësohet se do ta humbë debatin, për arsye se nuk ka fakte apo argumente, ai fillon të bëjë zhurmë e të fyejë në mënyrë që të humbë sensi i debatit. Këtë po e bën Isa Mustafa.

Debati për Demarkacionin ka marrë vëmendjen e merituar për një proces të tillë për dallim prej shumë proceseve që kanë filluar pa debat meritor, siç është p.sh. fillimi i procesit të privatizimit, decentralizimit, simboleve kombëtare të Kosovës, Kushtetutës, zgjedhjes së presidentit etj. Pas këtij debati meritor, gjë që tregon se shoqëria jonë po piqet dhe se kombi ynë po ngrihet në këmbë, është më se e qartë se Marrëveshja për Demarkacion është bërë gabim. Se është bërë gabim këtë më shumë na kanë bindur argumentet e dobëta të komisionit shtetëror, të Isës e Hashimit, e sidomos argumentet e dobëta të Komisionit ndërkombëtar të Atifete Jahjagës sesa argumentet bajagi të forta të Florim Isufit, Shpejtim Bulliqit, Përparim Ahmetit, Enver Hasanit etj.”, shprehet Spahiu.

Sipas tij, kur Qeveria e bleu “një ekspert të Pavarur” (Tomorr Qelen), argumentet e tij ishin aq të dobëta sa i vunë kapakun këtij debati./Kosova Sot

Merkel takohet me familjarët e Dijamant Zabërgjës

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar, të dielën në Munih të Gjermanisë familjarët e Dijamant Zabërgjës, i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet.

Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova.

Rita Ora del nudo (Foto+16)

0

Ajo është e njohur për stilin e saj shumë trendi sidomos tani që është bërë udhëheqëse e shout amerikan “American’s Next Top Model”.

Kështu, Rita Ora ka kthyer kokat e të gjithëve nga vetja me një pamje të re derisa, po këndonte në një skenë në Kinë të shtunën mbrëma.

Duke performuar në Super Stage në Taiwan, bukuroshja e lindur në Kosovë, ka mahnitur të gjithë, pasi kishte veshur një palë rroba ngjyrë argjendi, që shkëlqenin.

Pak para se të dilte në skenë, Rita kishte postuar në rrjetin social Snapchat një selfie, ku nuk mbante asgjë të veshur përveç mbathjeve.

Rita Ora-nudo1

Modelja me të pasmet më seksi në botë zhvishet për Playboy-n

0

Të pasmet i kanë dhënë çmimin Miss Bumbum në vendlindjen e saj, Brazil.

Suzy Cortez njihet si femra më fundshpinën më seksi në planet.

Tashmë ajo është zhveshur për revistën Playboy, versioni meksikan.