16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Demarkacioni jo me 80 vota, por me konsensus të gjerë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, pret që deri në momentin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi të sqarohen të gjitha dilemat rreth kësaj çështje.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haliti ka vlerësuar se kjo marrëveshje nuk do të duhej të ratifikohej me 80 vota në Kuvend, por me konsensus të të gjitha grupeve parlamentare.

“Personalisht nuk do të kisha dëshirë që ky demarkacion të miratohej me 80 vota. Do të ishte mirë të miratohej me konsensus nga të gjitha grupet parlamentare, me qëllim që kjo të mbyllet si çështje. Mirëpo, në qoftë se kjo nuk ndodh, do të mbetet gjithmonë plagë e hapur për debate, me akuza të llojllojshme kundër njërit-tjetrit, atëherë kjo nuk i bën mirë Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai ka bërë me dije se deri te momenti i ratifikimit të demarkacionit duhet të sqarohet nëse është bërë gjithçka në përputhje me marrëveshjet që i ka nënshkruar Kosova me bashkësinë ndërkombëtare.

Haliti ka thënë se nëse çdo gjë është në rregull, marrëveshja e demarkacionit nuk mund të kundërshtohet.

“Ashtu si shumica e deputetëve, as unë nuk jam profesionist i fushës së caktuar dhe nuk jam shumë i sigurt se si është arritur kjo marrëveshje. Para disa ditësh e kam thënë se ne duhet pasur parasysh marrëveshjen për pavarësinë e Kosovës, të gjitha dokumentet që i kemi miratuar në kuvend dhe marrëveshjet që i kemi bërë me bashkësinë ndërkombëtare. Në qoftë se në përputhje me këto marrëveshje është demarkacioni me Malin e Zi atëherë ne, edhe sikur të çmendemi duke kundërshtuar demarkacionin, do të jetë e kotë”, ka thënë Haliti, duke sqaruar se nëse ky proces nuk ka shkuar në harmoni me dokumentet e pretenduara, atëherë është një mundësi shtesë për të biseduar më tutje me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Malin e Zi për këtë çështje.

Haliti pret që pas debatit profesional-shkencor, të ketë diskutime politike në mënyrë që palët t’i përafrojnë qëndrimet. Sa iu përket pretendimeve të tij, se koalicioni aktual nuk i ka votat për ta ratifikuar demarkacionin, Haliti ka treguar se këtë qëndrim e ka dhënë duke u bazuar në deklaratat publike të deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së. /Epoka e re

Më Shumë

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk me vendim të ndarë të gjyqtarëve shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, pasi arriti ta rrahë Tyson Furyn, në të...

Lajmet e Fundit