11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6385

Polemikat dhe reportazhet bashkë në një libër

0

“Shtjellime historike për troje e vise shqiptare” është libri më i ri i hedhur në treg nga botimet “Saras” me autor Bajram Peçin.

Një libër i cili në këto kohë vere, vjen si një ftesë jo vetëm për të kuptuar atë çfarë ka ndodhur me politikën historinë apo kulturën në këto 26 vjet, por dhe tu njohur me reportazhe që autori i ka hedhur në letër, pasi ka prekur vende të ndryshme pjesë të trashëgimisë sonë, si një ftesë për t’i vizituar. Ky botim ndahet në katër pjesë leximesh, që kanë lidhje me tema të historisë së kombit shqiptar. Përzgjedhja e tyre u përket kryesisht fushave, që për të kaluarën e vendit tonë mbeten ende çështje të cilat do tërheqin edhe në të ardhmen vëmendjen. Tri pjesët e tjera i bashkon një fill me të parën: historia. Ato përbëjnë lexime që u përkasin polemizimeve e replikave mbi çështje historiko-kulturore, reportazhe mbi vende e ngjarje historike dhe përshkrimeve historike mbi kulturën e filatelisë e numizmatikës. Në këtë botim nuk ka ese publike që t’i përkasin aktualitetit politik. Ato u lanë të qëndrojnë jashtë tematikës historiko-kulturore të zgjedhur për vëllimin.

”Sipërmarrja nuk u frymëzua nga qëllime artistiko-letrare dhe s’pati ndonjë këmbëngulje nga ana ime për t’i vendosur emërtesa themeleve të krijimtarisë, por thjesht ishte një bashkëpunim me ato rubrika të shtypit të përditshëm që u kushtojnë vëmendje dhe u hapin faqet këtyre lloj temave, ku ka spikatur pa mëdyshje, gazeta e përditshme “Shqip”, të cilës i ndjehem i detyruar pafundësisht”, thotë Peçi.

Sipas tij, “pas një udhëtimi të gjatë, në një çast të caktuar sheh dhe beson se të tregosh, të ndërtosh histori e të shkruash, është jo vetëm e dobishme, por dhe argëtuese”.

”E shkuara ime në rrafshin e letrave luhatej mes shkëputjeve dhe e tillë vazhdoi, derisa rrugët e jetës më futën në marrëdhënie të qëndrueshme si me të përditshmen informative, ashtu dhe me shtëpinë botuese “Saras”, gjë e cila më dha mundësi të shoh veten në sprova dhe rrethana të tjera më nxitëse. Pas një ngurrimi, që për disa tema rridhte nga të qenët jo pjesë e specialistëve të fushës, nuk e përballa dot joshjen për të guxuar të hyj “pa leje” në zotërimet e historianëve”, thotë ai.

Në këto dy dekadat e fundit Peçi ka qenë aktiv në shtyp me opinione, komente, apo replika sidomos mbi çështje historike, apo të trashëgimisë kulturore.

”Të qenët koleksionist numizmat, filatelist e falerist, njohja e këtyre fushave, pozicioni si kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve, që i bashkon ato, më kanë ndihmuar së shumti në kërkimin për zgjerimin e dijeve në tema të caktuara. Një pjesë prej tyre i kam përfshirë në këtë vëllim. Kur kam shkruar, jeta më është dukur më pak e vështirë, jam bërë më i vetëdijshëm për ndihmesën që ofroj”, thotë ai.

Historia e vendit nga lashtësia e këtej ka qenë burimi i frymëzimit të tij në sipërmarrjen e qëmtimeve eseiste dhe studimeve për këta artikuj.

“Është e njohur që temat historike dhe ato kulturore janë lexuar dhe vazhdohet të lexohen me ëndje, ndaj jam përpjekur t’ua jap lexuesit sa më thjeshtë e kuptueshëm, pavarësisht labirinteve të pleksura ku të fusin dhe kurthet që të ngrenë në botimet e tyre historianë jo dashamirës ndaj nesh. Prej kohës kur tabusë së lëvrimit të tyre iu hoqën kufizimet dhe iu thye gardhimi i pronësisë të vënë nga ish-botuesit, zyrat akademike e ato universitare, u panë të formohen në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit karaktere individuale studimi, lindi ndjenja e vërtetë për t’u futur tej atij kufiri që na ishte caktuar të kullotnim”, thotë ai.

Pavarësisht kohës kur janë shkruar përmbajtja e eseve publike e studimore të historisë mesjetare janë të afërta edhe sot, tingëllojnë aktuale e marrin vlera, ngase nacionalizmi në Ballkan, posaçërisht te fqinjët tanë, ka marrë nxitje ekstreme të djathtë e shpeshherë, me paraqitje të rrezikshme për dëmtimin e paqes. Brendia e publicistikës me karakter historik është e motivuar nga e kaluara e kombit, herë frymëzuese dhe herë e nëpërkëmbur nga më i forti.

“Vëllimi “Shtjellime historike për troje e fise të lashta shqiptare” ka një karakter publicistik, në kuptimin më të mirë të fjalës. Vendosja e lëndës është renditur sa më thjeshtë, në mënyrë që secili lexues të zgjedhë atë që i intereson, me shpresën se do tingëllojnë aktuale për shijet e tyre; në bibliografinë përkatëse që mbyll esenë dhe indeksin e emrave e të vendeve të vendosura në fund të vëllimit, lexuesi do gjejë të cituara referencat e tyre dhe shpjegimet përkatëse”, thotë Peçi. / Shqip

Stefi Prifti me baladë për bashkëshorten

0

“Gëzimi dhe dhimbja janë të pandashme”, kjo është shprehja që e mban të fortë këngëtarin Stefi Prifti pas humbjes së bashkëshortes dhe e bën atë t’i përkushtohet më shumë dy vajzave të tij, por edhe dashurisë tjetër të madhe, muzikës.

Në një intervistë për Paloma, Stefi, që rrallë herë preferon të intervistohet, ka folur per projektin e ri veror “Bang Bang”, në bashkëpunim me Endrin dhe Laureshën, për pjesëmarrjen e tij në Crazy Calvin sezonin e ardhshëm, si dhe dy këngët që do të vijnë në shtator, një baladë rroku në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën dhe një këngë me kuptim tepër të veçantë për të.

“Në shtator del një baladë rroku, në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën. Më pas një këngë e kompozuar nga unë, me tekst të shkruar nga bashkëshortja ime Marina, muajin e fundit të jetës. Një këngë shpirtërore që do ta interpretoj me vajzën time të madhe, Marian”, thotë ai, duke shpresuar që njerëzit të gjejnë diçka nga vetja dhe humbjet e njerëzve të dashur.

Aksident i rëndë në Prizren (Foto+16)

0

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Suharekë – Prizren.

Sipas gazetares se portalit Infokusi, tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre ka marrë lëndime të renda.

Policia ka ardhur me vonesë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe ambulanca që tashmë ka bartur për në emergjencë të lënduarit. Dy veturat e përfshira në aksident janë Mercedes Benz dhe Golf. Në Mercedes kanë qenë tre persona të cilët kanë marrë lëndime të rënda.

Sipas gazetares, udhëtarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë të lënduarve. Derisa ka ardhur në vendin e ngjarjes polica dhe ndihma e shpejtë disa qytetarë e kanë bartur njërin nga të lënduarit i cili kishte gjakderdhje të madhe.

Aksident i rende ne Prizren1 Aksident i rende ne Prizren

Suharekë: Ofendon dhe pengon policët, arrestohet

0

Në Suharekë është arrestuar një person pasi që i njëjti pasi i janë shqiptuar dy tiketa për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar dhe penguar zyrtarët policor, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Goditet me veturë një këmbësor në Prizren

0

Në rrugën “Enver Hadri” në Prizren një shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor të nacionalitetit boshnjak, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Të pasur dhe të talentuar

0

Cilësia jo gjithmonë barazohet me vlerën monetare, çka do të thotë se jo të gjithë bestsellerët janë librat më të mirë e të vlerësuar nga kritika, përkundrazi në të shumtën e rasteve është e kundërta. Kjo gjë vlen për pothuajse të gjitha format e artit në fakt, gjithmonë në kohë reale.

Është njëlloj si muzika: ajo çfarë shitet më shumë dhe është në krye të hiparadave në përgjithësi është muzikë konsumi, që do të harrohet pas një viti.

Megjithatë ka përjashtime.

Edhe pse shkrimtarët nuk janë me shumicë në listat e “Forbes” për të ardhurat e tyre marramendëse, ka disa që kanë arritur të kenë sukses kritik dhe financiar.

Shkrimtarët më të paguar sipas “Forbes” janë më poshtë:

J.K. Rowling

Rowling pati një fillim të vështirë. Ajo u refuzua nga disa shtëpi botuese fillimisht, por nuk u dorëzua dhe këmbëngulja iu shpërblye, sepse kur suksesi erdhi ishte si një tërmet. Seria e saj e “Harry Petter”, shoqëruar nga filmat bazuar në të, e kanë bërë shkrimtaren një nga më të pasurat në botë.

Stephen King

Është gjë e mirë të të quajnë mbret që në lindje, siç ishte e pashmangshme për shkrimtarin amerikan për shkak të mbiemrit? Me shumë mundësi Stephen King do të thoshte po. Ai ka shitur mbi 350 milionë libra ndërsa ruan një status të respektuar në rrethet e shkrimtarëve. Pasuria e tij vlerësohet në 400 milionë dollarë.

John Grisham

John Grisham i kishte idetë të qartë: donte të bëhej shkrimtar. Ashtu si Rowling, dorëshkrimet e Grisham u refuzuan disa herë. Por që nga publikimi i romanit “Firma” në vitin 1991, për dy dekada në vijim ai shkroi disa nga romanet më të shitur, shumë prej të cilëve janë edhe filma të suksesshëm. Pasuria e tij vlerësohet në 220 milionë dollarë. / botimeshqip.com

“Jeta jem” vjen nga Neki Emra

0

Këngëtari kosovar Neki Emra sapo ka publikuar këngë e tij më të re “Jeta jem”.

Vetë Neki Emra ka thënë për KultPlus se kjo këngë është kënga e parë e tij që është dance dhe që është shumë energjike dhe verore. Ai poashtu ka thënë se muzikën dhe orkestrimin e këngës e ka bërë Florent Boshnjaku, kurse teksti i këngës është punuar nga Mithat Sadiku. Vide

oklipi i kësaj kënge është punuar nga ASHA.

Eli Fara së shpejti me këngë të re

0

Eli Fara së shpejti do të publikojë një këngë të re.

Këtë e ka bërë të ditur në Instagram mikja e saj, këngëtarja Aurela Gaçe, e cila e ka postuar një video të shkurtër, dhe ku dëgjohet një pjesë e kësaj kënge.

“Xhan”, titullohet projekti më i ri muzikor, i cili së shpejti pritet të publikohet në YouTube.

PDK-AAK-NISMA, koalicion i natyrshëm

0

Gjatë muajve të fundit, kanë filluar të shtohen përplasjet publike mes zyrtarëve të ndryshëm të partive në pushtet, e sidomos janë deklarimet e shpeshta në PDK kundër mënyrës se si po qeveriset Kosova nga kjo Qeveri e kryesuar nga Isa Mustafa.

Individë brenda koalicionit qeverisës, por edhe analistët politikë po e shohin këtë acarim të situatës si një skenar të PDK-së për rënien e Qeverisë, pikërisht duke shprehur pakënaqësi përmes njerëzve të saj në sektorë të ndryshëm.

Ky skenar, sipas tyre, po bëhet me qëllim të realizimit të planit strategjik nga ky subjekt, që i konvenon që më shpejt të shkojnë ne zgjedhje, pa e lënë LDKnë e lodhur nga pakënaqësitë e brendshme që janë akumuluar, që ta marrë veten dhe të forcojë pushtetin.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, sado që e ka cilësuar të brishtë funksionimin e deritanishëm të këtij koalicioni, nuk pret që vetë rrëzimi i tij mund të ndodhë me aq shpejtësi, pavarësisht që pakënaqësitë janë evidente me mënyrën e qeverisjes nga të dyja palët.

“Tash për tash, me gjithë krizat që kemi kaluar, nuk vërehet ndonjë bllokadë që do të na dërgonte në zgjedhje të jashtëzakonshme. Qeveria, pavarësisht vështirësive dhe problemeve, ka arritur të funksionojë. Mund të thuhet se ministritë që ka PDK-ja janë më performancë të dobët, por kjo ka qenë gjithmonë kështu. Sido që të jetë, interesi i LDK-së nuk është që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma i natyrshëm

Sipas Salihajt, kjo verë, po edhe vjeshta mund të jetë e nxehtë, për shkak të arrestimeve të shumta që do t’i bëjë Gjykata Speciale, kështu që sivjet na duhet një stabilitet politik.

“Deri në vitin e ardhshëm do të qartësohen shumë gjëra dhe pastaj mund të shohim se kur është koha e duhur për zgjedhje të reja”, ka pohuar deputeti Salihaj.

Pavarësisht që në PDK disa individë shpesh kanë përmendur prishjen e koalicionit dhe shkuarjen në zgjedhje, dhe rikompozimin e një koalicioni me AAK-në dhe NISMA, Salihaj thotë se është pak e besueshme që ata zëra të përfillen dhe shkurorëzimi të ndodhë si një zhvillim i papritur, për interesin e PDK-së, sado që lidhja PDK-AAK-NISMA nuk përjashtohet si plan i së ardhmes.

“Zgjedhjet deri më tash kanë qenë nivel spekulimesh. Opozita kështu siç doli e përçarë nuk ka çka kërkon në zgjedhje. Sa u përket zërave në PDK për shkuarjen në zgjedhje, ata janë zëra individësh dhe nuk e di sa mund t’i marrim si serioze. Sa i përket mundësisë së një koalicioni mes PDK, AAK dhe Nismës do të ishte një koalicion plotësisht i natyrshëm. Këto tri parti kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, në fund çdo gjë e ka çmimin e vet. Ta shohim kur të vijë puna të ndarja e posteve se si do të kalojnë partitë mes vete. Çdo gjë shkon mirë deri aty”, theksoi ai.

PDK-ja po pret kryerjen e disa obligimeve

Edhe analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se sado që duket dhe dëgjohen disa zëra kritikë në PDK, karshi mënyrës se si punon Qeveria e kryesuar nga Isa Mustafa, një veprim i shpejtë i ndryshimit me mundësi të shkuarjes në zgjedhje të reja nuk shihet si disponim i shumicës, pavarësisht që PDK-ja ka plane për ta nxjerrë në opozitë partnerin qeverisës LDK-në.

“PDK-ja është shume pasive në qeverisje, e pa vullnet, por edhe plotësisht e painiciativë, dhe tash ende nuk po dihet se çka po e pret këtë koalicion jo shumë funksional. E kam përshtypjen se PDK-ja vetëm po pret të kryhen do detyra ndërkombëtare dhe të shkojnë në zgjedhje. Tani po shihet qartë se janë disa nga detyrat që duhet të kryhen si në vijim: Demarkacioni, Asociacioni dhe FAK-u”, ka thënë ai.

“Konsideroj dhe besoj që është një pritje shumë reale, se pa u zgjidhur këto tema nuk ka zgjedhje. Madje element tjetër i vazhdimit edhe për disa muaj të këtij koalicioni mund të jetë fakti se ky koalicion ka arritur të akomodojë shumë njerëz të rëndësishëm të këtyre partive nëpër borde të ndërmarrjeve publike, nëpër shumë institucione, që sipas ligjeve dhe Kushtetutës, duhet të jenë të pavarura”, tha Burjani.

Loja në prapaskenë e Veselit

Jo shumë funksional dhe me jetëgjatësi të shkurtër e sheh koalicionin e tanishëm me përplasjet e shpeshta brenda dhe jashtë Parlamentit edhe prof. Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se ndikim në prishjen e shpejtë të koalicionit do të ketë vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Natyrisht se me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së është pritur ky fërkim politik e karrierist midis LDK-së dhe PDK-së”, është shprehur ai.

“Kadri Veseli nuk ka interes ta vazhdojë koalicionin e tillë të ndërtuar nga Thaçi- Mustafa, por nuk ka as interes që të paraqitet vetë si shkaktar i ndërprerjes së koalicionit ndërpartiak. Prandaj në këtë lojë i kemi edhe këto akuzat e herë- pashershme, duke pretenduar që konfliktet të thellohen dhe të përgatitet gradualisht terreni për zgjedhjet e jashtëzakonshme në fund të këtij viti, apo në vitin e ardhshëm, më së voni deri në zgjedhjet e reja lokale”, tha Kelmendi. / Kosova Sot

Kosova në ditë zie

0

Në nderim të viktimave me prejardhje nga Kosova që u vranë në Mynih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në ‘Facebook”.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, ka ka shkruar Thaçi.

Sipas këtij vendimi, sot udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë, ndërkohë që agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.