14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6386

Frikë e madhe nga reforma

0

Politikën dhe institucionet e Kosovës i mbulon heshtja. Analistët kanë thënë për gazetën “Kosova Sot” se të gjithë frikësohen nga ndëshkimi, prandaj nuk po ndërmerren hapa konkretë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, duke mbajtur peng sundimin e ligjit, raporton gazeta Kosova Sot

Shteti shqiptar, tashmë përmes reformës së miratuar ditë më parë në drejtësi, ka eliminuar kësisoj të gjitha gjërat negative dhe devijonte, që e kanë përcjellë ndër vite drejtësinë atje. Por, për dallim nga vëllezërit tanë përtej kufirit, tek ne si duket gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me oligarkët financiarë të bizneseve dhe mafio-politikës po i frikësohen një reforme të tillë sikurse në Shqipëri. Andaj, në këtë drejtim është shtruar edhe pyetja se përse po hesht KGJK-ja dhe KPK-ja, por edhe Ministria e Drejtësisë, bashkë me politikanët e papërgjegjshëm kosovarë, duke mos bërë asnjë reagim apo lëvizje drejt një reforme të thellë në drejtësi? Ky në fakt duhet të jetë momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e kujdesshme si asnjëherë më parë me politikën kosovare, ngase mbështetja edhe më tutje e kësaj politike të degraduar në pushtet nga ndërkombëtarët vetëm sa do ta acaronte gjendjen edhe më shumë tek qytetarët, pasi populli është lodhur me këtë qeverisje të keqe.

Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se të gjithë frikësohen nga ndëshkimi, madje, sipas tij, kjo është edhe njëra nga arsyet që nuk po i lejon gjyqtarët dhe prokurorët për të marrë hapa konkretë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

“Natyrisht të gjithë ata të cilët e dinë se kanë bërë shkelje ligjore ose kanë neglizhuar procese të caktuara, u frikësohen reformave dhe shtetit ligjor”, ka theksuar ai.

Zyrtarët janë të zhytur në paligjshmëri Ndërsa, sa i përket heshtjes së KGJK-së, apo edhe KPK-së, por edhe Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me reformën, së bashku me politikanët e papërgjegjshëm, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim, Dibrani ka nënvizuar se është e natyrshme se njerëzit që drejtojnë institucionet janë përgjegjës për drejtësinë dhe për t’iu prirë reformave.

“Kur në veprime kriminale dhe antiligjore janë të zhytur vetë zyrtarët, atëherë kemi hezitim, kemi pengesa dhe sabotime prej më të ndryshmeve, pasi si duket ndjekin një metodologji të njohur, e cila thotë: Nëse nuk mund të pengohet një proces, zvarritjet e reformave shtojnë shpresën se lëndët mund të vjetrohen, madje disave edhe mund t’u humbë aktualiteti, derisa në anën tjetër ato lëndë që mund të mbesin për gjykim, nuk është njësoj sikur në kohën kur ka ndodhur rasti e sikurse të mbahet një proces diku pas dy apo tri dekadave”, ka thënë ai.

Andaj, në këtë aspekt, Dibrani mendon se ka ardhur koha që edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e kujdesshme, ndërsa reagimi i tyre tashmë duhet të jetë më efektiv.

“Në një plan lihet përshtypja sikur bashkësia ndërkombëtare është dorëzuar para kriminelëve politikë e ekonomikë shqiptarë, të cilët tërë lojën e tyre e kanë bërë përpara syve të ndërkombëtarëve, për çka një pjesë e shoqërisë sonë është skeptike se do të ndodhë ndërhyrja e bashkë- sisë ndërkombëtare, por kur të kihet parasysh se procesi i reformave rrënjësore do kohë dhe përkushtim, mosndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare është pjesë e taktikës strategjike për ta gjetur kohën dhe momentin e duhur për të vepruar e reaguar”, ka thënë ai.

Ndërkombëtarët të mos rrinë indiferentë Dibrani thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë indiferentë karshi kësaj të keqeje që po i kanoset Kosovës, e aq më pak, të anojë nga oligarkët politikë, të cilët i kanë shkaktuar kaq dhembje këtij populli, duke e varfëruar atë përtej të gjitha parashikimeve.

“Andaj, bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë më shumë mirëkuptim ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët më shumë se kudo tjetër besojnë dhe shpresojnë tek bashkësia ndërkombëtare. Por, duket se ky besim kaq i theksuar e ka topitur edhe ndjenjën për të rezistuar e kundërshtuar të keqen që po vlon në Kosovë. E sa i përket rrëzimit të këtij regjimi dhe prangosjen e fajtorëve për gjendjen e krijuar, ne duhet të jemi më realistë, pasi në Kosovë ende nuk kemi një grup serioz që do të merrte përsipër ndryshimin e gjendjes, derisa politika strategjike e bashkësisë ndërkombëtare është se më e mirë është një qeveri dhe udhëheqje e keqe se anarkia dhe kaosi në Kosovë”, është shprehur Dibrani.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, tha për gazetën “Kosova Sot” se reforma në organet e drejtësisë duket se është e pashmangshme, duke pasur parasysh, siç tha, se që një kohë të gjatë po vazhdon të mbretërojë një sistem politik i lidhur me sistemin e drejtësisë.

“Andaj, nëse nuk ndodh reforma, atëherë do të ketë një degradim edhe më të madh në drejtësi, ngase kjo klasë politike është korruptive, e paedukuar dhe me një keqqeverisje të madhe, dhe kësisoj presidenti është përgjegjës për tolerancën ndaj njerëzve të drejtësisë që mbajnë kontrata dytësore në sektorin privat dhe ku gjyqtarët janë me kontrata dytësore dhe biznesmenë, derisa presidenti nuk po e ndal këtë”, ka potencuar ai.

Duhet ndalur punësimi i dyfishtë në drejtësi Burjani thotë se presidenti duhet t’i dërgojë njoftimin KGJK-së dhe KPK-së se nuk duhet të tolerohen kontratat dytësore për këta njerëz, dhe të njëjtit nuk duhet që të emërohen gjyqtarë, nëse nuk e ndalin biznesin me sektorin privat dhe publik. Më tej, Burjani ka nënvizuar se kjo politikë i ka bërë dëme të konsiderueshme edhe institucioneve të pavarura, ngase, sipas tij, të gjitha janë të politizuara, derisa shërbimi diplomatik shërben për punësimin familjar dhe partiak.

“Prandaj, qytetarët dhe bota intelektuale shpresën e tyre e shohin vetëm me largimin e kësaj klase politike, si pozitës apo edhe opozitës, në të kundërtën këta kanë degraduar plotësisht jetën e qytetarëve”, ka theksuar Burjani.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se pa dyshim gjyqtarët apo prokurorët dhe kushdo që është në këtë zinxhirin e krimit të organizuar i frikohen reformës në drejtësi, derisa, sipas tij, asaj nuk i frikësohen ata që nuk kanë të bëjnë në këtë drejtim, por kërkojnë që në Kosovë të ketë një luftim të korrupsionit jo në mënyrë fushate, por në mënyrë sistematike, duke e përdorur ligjin dhe në bazë të tij dënohen ata që e bëjnë krimin apo korrupsionin, andaj, siç tha, në këtë drejtim çdokush që është i zhytur në këtë edhe heziton që të kemi reformë në drejtësi të ngjashme sikurse ka qenë edhe në Shqipëri. / Kosova Sot

Arrestohen dy persona në Prizren, dërgohen në burgun e Dubravës

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës në Prizren dhe Prishtinë.

“ Të arrestuarit janë dërguar për vujetje të dënimit në Dubravë”, njofton PK-ja./PrizrenPress.com/

Kelly Brook ngrit temperaturat në Itali

0

I dashuri është francez, ndërsa pushimet janë italiane këtë verë për Kelly Brook. Pas kënaqësisë së përjetuar në bregdetin e Carpit, bukuroshja 36-vjeçare ka zgjedhur të bëjë një shëtitje me biçikletë.

Menjëherë, modelja i ka shpërndarë fotot e kësaj shëtitje të veçantë në profilin e saj në “Instagram”, teksa ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve për “asetet” e saj.

Kelly Brook i pëlqen së tepërmi të shëtisë mbi biçikletë. Kur ajo ishte në lidhje me David Mclntosh, zgjidhte shpesh shëtitje të tilla.

Epshi

0

Shkruan: Tyran Spahiu
Hedh sytë jashtë dritares
Gërshetuar me stil aristokrat
Veshur në frako llullë të veçant
Frymon aroma e duhanit Castro.

Zëri melankolik Hawaian
Tingëllon në errësirën e mjegullës
Ndez fenerët me vajguri
Pak para muzgut.

Buzëqeshja e fshehur femërore
Godet cakun e dëshiruar
Ulë kokën këmbët mbajnë drejtimin
Rrugën deri te porta e saj.

Shtrati i përsosur
Luj XV i kadifenjtë
Në dhomën pa pasqyrë
Qëndron e eksituar Zonja Mistres.

Loja e qiftit arrin kulmin
Djersët pikojnë pa pra
Trupat elastik ekstaza fortifikohet
Në pikën kulmor.

Personat në odën e Lujit XV
Ndahen në drejtime të kundërta
Dashurija e dashur kërkon
Sjellje të qëndisur me shumë mjeshtëri.

Gjuajtje me armë zjarri në lokal, një i plagosur në Suharekë

0

Dy persona kanë shkrepur me armë zjarri në një lokal të Suharekës. Policia njofton se nga predha e armës është lënduar një person.

“Policia ka bastisur shtëpinë e njërit nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole me 19 fishek të kalibrit të pa njohur”, njofton PK-ja.

Me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt/PrizrenPress.com/

Shkelet një femër në Prizren

0

Është shkelur me veturë një femër në rrugën “ Zahir Pajaziti” në Prizren.

Policia njofton se viktima ka pësua lëndime trupore.

“Viktima është goditur për shkak pakujdesisë së vozitësit të veturës”, njofton PK-ja./PrizrenPress.com/

Iggy Azalea trondit e zhveshur nga banja (Foto)

0

Iggy Azela ka tronditur duke ekspozuar linjat trupore.

Ajo ka shfaqur linjat trupore nga banja, ku edhe ka tronditur.

“Selfie” befasuese erdhi pas shumë spekulimeve për jetën e saj private.

Me këtë Iggy ia bën me dije ish të dashurit të saj, Nick Young, se çka ka humbur.

Iggy Azalea foto ne banjo

Kulmi i vulgaritetit

0

Në vitin 1957 kompania diskografike “Festivali i Parisit” prodhoi shtypi dhe shpërndau një album dedikuar Selin me titull “Lui-Ferdinand Selin ju flet”. Albumi, diçka që sot është mjaft e rrallë, përfshinte në anën B ekstraktet e librit “Udhëtim në fund të natës”, të lexuara nga Pier Braso dhe “Vdekje me kredi” nga Arleti, dhe në anën A një monolog interesant të vetë Selin, i regjistruar në 22 tetor 1957, mbi veprën, stilin, lexuesit e tij dhe shoqërinë franceze, një pjesë të së cilës po e publikojmë më poshtë.

Një libër që plotëson boshllëqet editoriale

Atëherë për të qenë i sinqertë, shoh romanet e bashkëkohësve të mi dhe them: “Ka punë, por një punë e panevojshme”. Kjo është ajo që mendoj. Për shkak se ata nuk janë as në hapin dhe as në ritmin e epokës. Rritmi i kohës, eh, mirë, Zoti im… Duhet të kihet parasysh se romani, për shkak se për këtë bëhet fjalë, pasi mbi këtë më kërkohet të jap mendimin tim, romani nuk ka më misionin që kishte; nuk është më një organ informimi.

Në kohën e Balzakut, duke lexuar veprat e tij zbuloje jetën e një mjeku në fshat; në kohën e Floberit jetën e tradhtive bashkëshortore tek Bovaria etj etj. Tashmë ne jemi të informuar për të gjitha këto çështje, madje shumë të informuar: nga shtypi, gjykatat, televizioni dhe studimet mjekësoro-sociale. Oh! Nuk ka më histori, nuk ka më dokumente, fotografi … Nuk ka më nevojë për gjitha këto. Besoj se roli të dokumentimit, edhe psikologjik, tek romani i ka ardhur fundi, dhe kjo është përshtypja ime.

Dhe atëherë, çfarë i mbetet?

E pra, nuk i mbetet shumë, i mbetet stili, dhe pastaj rrethanat në të cilat gjendet njeriu i mirë. Prusti me sa duket ndodhej në botën e bukur, eh, mirë, ai rrëfen botën e shndritshme, atë që duket, dhe pastaj në fund dramat e vogla të homoseksualëve. Dakord. Shumë mirë. Me pak fjalë, duhet të qëndrosh ulur në rreshtin në të cilin të ka vendosur jeta, dhe të mos dalësh nga aty, në mënyrë që të mbledhësh gjithçka që ekziston, dhe pastaj për ta transpozosh gjithçka në stil.

Prandaj, është çështja e stilit. E pra, me stil unë cilësoj të gjitha këto gjëra këtu, të ngjashme me diplomën e shkollës së mesme, stilin e gazetës së zakonshme, të njëjtin ton të fjalimeve, të deklaratave në parlament, domethënë një stil fjalëshumë, që mund të jetë elokuent, por me siguri joemocional.

Shikoj sesi impresionistët duhet të vëzhgonin piktorët e kohës së tyre, të cilët nga ana e tyre mbanin kryesimin. Qartësisht impresioniste, kur shikoja në kishën Overit tabllotë e një piktori të kohës, një piktori të mirë të kohës, dhe që nuk është se ishte një Van Gog! Dhe tjetri thoshte: “Por ky është një horror, është një kriminel, duhet vrarë!”. E pra, mesa duket mendojnë ende kështu mbi librat e mi. Ata thonë, po ky tipi, çfarë ka që nuk shkon më të, dhe kështu me rradhë…

E pra, unë them se atë që bëjnë ata janë romane të padobishëm, pasi ajo që ka rëndësi është stili, dhe për stilin askush nuk dëshiron të jepet. Kërkon shumë punë, dhe njerëzve nuk u pëlqen puna, nuk jetojnë për të punuar, jetojnë për të gëzuar jetën, dhe kjo gjë nuk u lejon kryerjen e shumë punëve, në një kohë që libri kërkon shumë, shumë punë.

Impresionistët ishin punëtorë të mëdhenj. Pa punë, nuk mund të arrini shumë. Është shprehia e natyrshme, por ajo është vërtetë e dëmshme. Duhet që ajo që shkruan të ngjisë në faqe. Për të mbajtur në normë një faqe, kërkohet një përpjekje e madhe. Mendoj se kjo është diçka që duhet bërë në mënyrë të plotë:një stil. Dhe sa për stilet, dihet se nuk ka shumë në një epokë të caktuar. Pa qenë mendjemadh, them se nuk ka shumë syresh. Janë tre ose katër për çdo brez; duhet thënë e vërteta, pasi nëse nuk e them unë, nuk do ta thotë askush tjeër.

Me pak fjalë, tek e fundit ata janë vetë dekadentë; nuk zgjasin më shumë se një epokë. Ekziston një perceptim mbi jetën, një filozofi e përgjithshme, se jeta është e përjetshme, nuk është e vërtetë, se jeta fillon në moshën 60, 40, 50- vjeçare… Jo! Jo! Jo! Ajo është kalimtare! Pra, është koha që qeveris, dhe nuk është se zgjat përgjithmonë.

Zhorzh Sand bënte tallej me fytyrat e zhubrosura të oborrtarëve të moshuar. Por nëse do e shihnim vetë atë tani, do na dukej krejtësisht qesharake. Pra, ka një kohë, një kohë të saktë. Shikoni historitë e mëdha. Çfarë mbetet nga teatri? Jo shumë. Deomos rikthehemi sërish tek Shekspiri. Shekspiri, ka stofin e tij, kjo e shpëton atë. Pra vendoset jashtë kohës së tij. Atje ka fituar. Aq sa nëse recitojmë Shakspirin të veshur me rroba moderne, e dimë se është e shëmtuar, se nuk ka efektin e duhur.

Jo, jo. Ka një seri të tërë rrethanash që do të kontribuojnë. Pastaj, thonë:romanet e Selin, çfarë mundimi i kotë, çfarë mërzie etj:për shkak se unë nuk kam stilin e diplomës së shkollës së mesme, atë të gjithëpranuar, stilin e zakonshëm të gazetës, stilin e diplomantit në letërsi. Stilet që realisht të vetë-imponohen, formalisht, dhe që mbajnë dhe rezistojnë edhe më tej, dhe tani do t’ua them se pse, pak e nga pak.

Kthehemi tek stili. Ky stil, është një mënyrë e caktuar për imponuar frazat, për t’i nxjerrë ato nga kuptimi i tyre i zakonshëm, dhe pastaj t’i mjegullosh, t’i zhvendosësh, dhe duke e detyruar kësisoj lexuesin të zhvendosë kuptimin e tij … Por butësisht! Oh! Shumë butësisht! Pse e gjitha kjo, nëse e bëni të rëndë, është një gabim, dhe gabimi… Kjo, pra kërkon mjaft shkëputje, nga ndjeshmëria; ëstë shumë e vështirë për t’u realizuar, pasi duhet të silleni rreth … Rreth çfarë? Rreth emocionit.

Atëherë, dua t’i kthehemit sulmit tim të madh ndaj Fjalës. Ju e dini, në Shkrimet e Shenjta, është shkruar:”Në fillim ishte Fjala”. Jo! Në fillim ishte emocioni… Fjala erdhi më pas, për të zëvendësuar emocionin, ashtu si vrapimi trokthi zëvendëson galopin tek kuajt, ndërkohë që ligji natyror i kalit është galopant, jo trokthI; detyrohet të bëjë këtë të fundit.

E nxorën njeriun nga poema emocionale për ta futur tek dialektika, domethënë tek llomotitjet apo jo? Apo tek idetë. Ide, asgjë më vulgare se sa ato. Enciklopeditë janë plot ide, ka plot dyzet vëllime, të mëdha, të mbushura me ide. Veç të tjerash shumë të mira. Brilante. Që kanë bërë epokën e tyre. Por nuk është ky thelbi. Kjo nuk është fusha ime, idetë, mesazhet.

Unë nuk jam një njeri mesazhesh. Unë nuk jam një njeri i ideve. Jam një njeri i stilit. Stili, para të cilit bllokohen të gjithë, askush nuk angazhohet në këtë fushë. Për shkak se është një punë e vështirë. Ka të bëjë me marrjen e frazave, sikurse e thashë më parë, dhe mjegullimin e tyre. Ose një tjetër imazh:nëse merret një shkop dhe dëshirohet të duket i drejtë në ujë, më së pari duhet thyer, sepse përthyerja bën që nëse e vendos shkopin në ujë, ai do të duket i thyer.

Pra, duhet thyer para se ta zhysësh në ujë. Kjo është një punë, një punë e vërtetë. Është puna e vështirë e shkrimtarit me stil. Njerëzit shpesh vijnë tek unë dhe më thonë: “Duket që ju shkruani lehtësisht” Por jo! Unë nuk shkruaj lehtësisht! Vetëm me vështirësi të madhe! Dhe për më tepër e shkruara më mposht.

Dhe kjo duhet të bëhet me shumë finesë, shumë butë. Duhen 80.000 faqe për të krijuar 800 faqe dorëshkrim, ku puna është fshirë. Është normale që kjo të ndodhë. Kjo duket madje. Nuk është se lexuesi duhet të shohë punën. Ai është një pasagjer. Duke e blerë librin, e ka paguar vendin e tij.

Il Giornale / Bota.al

Orlando Blum pushime në Malibu

0

Katy Perry dhe Orlando Blum kanë qenë të pandashëm javët e kaluara ama kur ky i fundit nisi pushimet në Malibu pak ditë më parë asnjë gjurmë e Katy-t nuk dukej në horizont.

Aktori 39-vjeçar u fotografua nga paparacët duke kaluar disa momente relaksuese nën shoqërinë e dy femrave misterioze të cilat duken se e adhurojnë Orlandon.

Duke treguar fizikun e tonifikuar e duke bërë xhiro me motor uji duket se aktori nuk po e ndjen aspak mungesën e të dashurës së tij.

DokuFest, kur arti përballet me korrupsionin

0

Cili është qëllimi i kinemasë? Filmat, apo dokumentarët janë përgjigjja më e mirë e kësaj pyetjeje. Në një Ballkan që vijon të jetë i tendosur nga përplasjet politike e historike, kinemaja nuk mund të jetë ndryshe veçse një rrugëtim për të parë më qartë arsyet e kësaj stine të gjatë dimri në rajon. DokuFest një nga festivalet më të rëndësishme në rajon, nuk mund ta shmangë atë me të cilën hapen shpesh gazetat jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, përfshirjen e politikës apo eksponentëve të tjerë në korrupsion. Ky i fundit (korrupsioni) është tema që ky festival ka zgjedhur për edicionin e tij të 15-të që hap siparin më 5 gusht në Prizren. 238 filma pritet të shfaqen në ekranin e festivalit ndërsa nuk do të mungojnë të ftuar specialë, apo panele diskutimesh. Dhe për Nita Dedën ky jubile është ndryshe. Pas gjashtë vitesh përfshirje në ekipin e DokuFest këtë vit ajo është në krye të tij si drejtoreshë. Një sfidë që vajza e lidhur fort me artet, e sheh si një mënyrë për të kontribuar për rritjen e rolit angazhues të kulturës në hapësirat shqiptare.

Nita, kjo është hera e parë që ju drejtoni DokuFest. Si ndiheni?

Për mua, ky është fillimi i një kapitulli të ri në udhëtimin tim 6-vjeçar me Dokufest, dhe të drejtoj një festival prestigjioz siç është Dokufest është nder i madh. Ndonëse roli që kam ndërmarrë përsipër ka shumë përgjegjësi dhe kërkon punë të palodhshme, unë kam fatin dhe kënaqësinë të punoj me një grup njerëzish të përkushtuar dhe të vendosur që kolektivisht ta mbështesim momentin e rritjes së festivalit. Shpirti i Dokufestit janë njerëzit të cilët e mundësojnë atë, dhe unë jam tepër e lumtur që jam një nga këta njerëz.

Si është konceptuar ky edicion… Çfarë mendohet të ndodhë gjatë ditëve të festivalit?

Këtë vit ne shënojmë edicionin tonë jubilar të 15-të, i cili mbahet nga data 05-13 gusht në Prizren. Festivali do të prezantojë 238 filma në programet garuese dhe një numër të programeve speciale të përzgjedhura nga një numër rekord i mbi 5000 aplikimeve. Filmat do të shfaqen në kinema tanimë të njohura të Dokufest-it, si ajo përmbi lum dhe në kalanë e qytetit, që janë përzgjedhur ndër kinematë e hapura më të bukura në botë. Tema e festivalit është korrupsioni dhe kjo temë do të hulumtohet përmes programeve speciale të filmit, paneleve dhe diskutimeve, si dhe kampanjës zyrtare të festivalit. Tema tjera, si ballafaqimi me të kaluarën, tema për filmin dokumentar dhe prezantime të punëve të artistëve që janë mysafirë tanë do të vazhdojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e diskutimeve në DokuFest. Përveç shfaqjes së filmave dhe programit të paneleve, festivali do të përmbajë edhe ekspozitën e fotografisë DokuPhoto, që këtë vit përfshinë punën e fotografit të shquar, Seamus Muprhy. Do të ekspozohen fotografitë nga projekti The Hollow of The Hand, të cilin Murphy e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtaren Pj Harvey dhe që përmban një koleksion të poezive dhe fotografive nga udhëtimet e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Washington. Koncertet e muzikës DokuNights do të sjellin yje botërore si Omar Souleyman nga Siria, këngëtarja libaneze, Yasmine Hamdan, grupi Super 700 dhe shumë muzikantë tjerë. Për hir të 15-vjetorit, ne kemi kuruar edhe një program të muzikës në Kalanë e qytetit (sunset stage), ku do të ketë muzikë çdo perëndim të diellit. Në datë 12 në skenën e kalasë kemi ftuar grupin polifonik nga Saranda, Jonianët. Konferenca e teknologjisë Doku:Tech mbahet në objektin e Lidhjes së Prizrenit dhe prapë do të jetë vendtakim i personave me ndikim të madh në fushën e tyre për të nxjerrë në pah inovacionet e teknologjisë. Festivali i fëmijëve DokuKids këtë vit përfshinë një numër të madh të madh të punëtorive të ndryshme për të vegjlit për film animacion, vallëzi dhe pikturë.

Nita-DedaKohët e fundit përballemi gjithnjë e më tepër me një kinema politike, a ndihet kjo në filmat që do të shfaqen në ekranin e DokuFest?

Dokufesti është festival i filmit dokumentar dhe dokumentari është zhanër i cili zbulon të vërteta dhe si i tillë është një akt politik në vete.

Si drejtoreshë e festivalit, gjeopolitikisht çfarë është DokuFest?

DokuFest është një kanal lidhës në mes të Kosovës dhe botës. Duke qenë që vendi ynë mbetet i izoluar është tepër me rëndësi të lidhemi me botën, dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë është përmes kulturës. Rëndësia e DokuFestit është shumëdimensionale. Programi i DokuFest po e prezanton vendin tonë si një vendtakim kulturor dhe pikë të rëndësishme të shkëmbimit të ideve, mësimit dhe eksperiencave. Një prezantim i tillë i Kosovës është tepër me rëndësi, sepse i thyen paragjykimet për këtë vend. Çdo vit festivali ka mbi 200 gazetarë të akredituar, ndërsa gjatë edicioneve të kaluara për festivalin është raportuar nga disa prej mediave më prestigjioze. Përveç rëndësisë së përmirësimit të imazhit dhe ndikimit në jetën kulturore të vendit, Dokufest po ashtu po e zhvillon turizmin në qytetin e Prizrenit, duke promovuar qytetin përmes kulturës dhe duke tërheqë më se 60.000 turistë për ato ditë sa mbahet festivali. Kjo padyshim që ka bërë që festivali DokuFest të ketë një ndikim në rritjen e ekonomisë së vogël të Kosovës. Raporti i Institutit GAP që vlerëson ndikimin ekonomik të DokuFest në vitin 2015 ka vlerësuar se festivali rrit aktivitetin ekonomik në shifër 4.2 milionë euro. Përveç si festival, Dokufest funksionon gjatë gjithë vitit si organizatë kulturore dhe projektet tona janë të shumta. Përmes qendrës së filmit që e kemi ndërtuar në Prizren, vetëm vitin e kaluar kemi prodhuar 17 filma dokumentarë përmes punëtorive të shumta dedikuar regjisorëve të rinj dhe nxënësve të shkollave të mesme. Përmes kinemasë udhëtuese ne shfaqim filma dokumentarë në vende rurale të Kosovës ku nuk ka aktivitet kulturor. Po ashtu, Dokufest menaxhon edhe kinemanë e vetme në qytet.

Nga përvoja në këtë festival, cilat janë temat që dominojnë në filmat që shfaqen?

Kategoritë garuese të festivalit janë gara e dokumentarëve nga Ballkani, për të drejtat e njeriut, dokumentarët e ambientit, ndërkombëtar, kombëtar dhe filmat e shkurtër. Programet speciale të festivalit do të sjellin filma me tema të ndryshme si programi View From The World që do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSË; programi i dokumentarëve për muzikë, programi homazh për regjisorin e madh të kinemasë iraniane, Abbas Kiarostami, si dhe homazhi që do t’i bëjmë regjisores Chantal Akerman me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie, si dhe shfaqjen e versionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman. Filmat e shkurtër të nominuar për “Oscar”, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni, si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqen të arrijnë Europën janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti.

A do ketë Dokufest një kënd për kujtesën…filmat që kanë bërë histori në Kosovë?

Jo, por e kemi një program special të kuruar me filmat e ri të shkurtër të prodhuar në Kosovë, të cilin e kemi titulluar ‘New Kosovo Shorts’. Këtu më duhet të theksoj filmin HOME me regji të Daniel Mulloy, i cili është një bashkë-produksion i DokuFest dhe dy produksioneve të Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Filmi është prodhuar me ekip nga Kosova dhe Anglia dhe xhirimet janë bërë në të dy këto vende. Filmi fitoi çmimin më të mirë në Palm Springs Festival këtë vit, ndërsa javën e kaluar e morëm lajmin e gëzuar që filmi tashmë është nominuar për çmimin e Akademisë Europiane të Filmit.

Më thuaj një film që të ka përlotur në skenën e DocuTIFF?

Filmi që më ka bërë më shumë përshtypje në DoocuTIFF është dokumentari i shkurtër THE REFLECTION OF POWER nga Mihai Grecu, i cili ofron një pamje të Koresë Veriore totalitare dhe monumenteve të tij të deluzionit.