13.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Të pasur dhe të talentuar

Cilësia jo gjithmonë barazohet me vlerën monetare, çka do të thotë se jo të gjithë bestsellerët janë librat më të mirë e të vlerësuar nga kritika, përkundrazi në të shumtën e rasteve është e kundërta. Kjo gjë vlen për pothuajse të gjitha format e artit në fakt, gjithmonë në kohë reale.

Është njëlloj si muzika: ajo çfarë shitet më shumë dhe është në krye të hiparadave në përgjithësi është muzikë konsumi, që do të harrohet pas një viti.

Megjithatë ka përjashtime.

Edhe pse shkrimtarët nuk janë me shumicë në listat e “Forbes” për të ardhurat e tyre marramendëse, ka disa që kanë arritur të kenë sukses kritik dhe financiar.

Shkrimtarët më të paguar sipas “Forbes” janë më poshtë:

J.K. Rowling

Rowling pati një fillim të vështirë. Ajo u refuzua nga disa shtëpi botuese fillimisht, por nuk u dorëzua dhe këmbëngulja iu shpërblye, sepse kur suksesi erdhi ishte si një tërmet. Seria e saj e “Harry Petter”, shoqëruar nga filmat bazuar në të, e kanë bërë shkrimtaren një nga më të pasurat në botë.

Stephen King

Është gjë e mirë të të quajnë mbret që në lindje, siç ishte e pashmangshme për shkrimtarin amerikan për shkak të mbiemrit? Me shumë mundësi Stephen King do të thoshte po. Ai ka shitur mbi 350 milionë libra ndërsa ruan një status të respektuar në rrethet e shkrimtarëve. Pasuria e tij vlerësohet në 400 milionë dollarë.

John Grisham

John Grisham i kishte idetë të qartë: donte të bëhej shkrimtar. Ashtu si Rowling, dorëshkrimet e Grisham u refuzuan disa herë. Por që nga publikimi i romanit “Firma” në vitin 1991, për dy dekada në vijim ai shkroi disa nga romanet më të shitur, shumë prej të cilëve janë edhe filma të suksesshëm. Pasuria e tij vlerësohet në 220 milionë dollarë. / botimeshqip.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit