14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6387

Si i hodhën në Drin eshtrat e Fishtës

0

Atë Zef Pllumi ishte vetëm 16 vjeç dhjetorin e vitit 1940 kur një nga personazhet më të njohura të mendimit shqip, Atë Gjergj Fishta, mbylli sytë përgjithmonë. Djaloshi që ende nuk kishte kaluar adoleshencën, e ndiente se ajo mbrëmje e ftohtë dhjetori kishte marrë me vete një figurë që do të mbetej në kujtesën jo vetëm të qytetit të tij. Ai e kishte takuar Fishtën kur ishte ende fëmijë, kur ai bashkë me Padër Anton Harapin kishin ardhur miq te xhaxhai i tyre në bjeshkë. Shtati dhe prania imponuese e Fishtës, do t’i mbetej në mendje. Ai ishte përshëndetur me ta, dhe gjatë asaj përshëndetjeje të shkurtër xhaxhai u kishte thënë miqve që djaloshi donte të bëhej frat kur të rritej. Padër Arapi do t’i afrohej duke i dhuruar një medaljon të Shën Françeskut që do ta mbante gjatë në qafë, duke i thënë ta ruante me shumë kujdes në mënyrë që kur të shkonte në kolegjin françeskan ta paraqiste atë medaljon. Më pas Atë Zef Pllumi do ta njihte Fishtën si mësuesin e tij, kur më 1931 hyri në kolegjin françeskan të Shkodrës. Në kujtimet e shkruara pas burgut, Atë Zef Pllumi do të linte pasazhe të gjata dhe për Fishtën. Në vitin 1996 revista “Hylli i dritës” do t’i kushtonte një numër të posaçëm Atë Gjergj Fishtës, i cili hapet me shkrimin e Atë Zef Pllumit “Nji vorr për Atë Gjergj Fishtën”. “Ajo natë e 31 dhjetorit 1940 nuk kje natë gzimi: nji ndër bijt ma në za të Shqipnisë mbulohej në dhe të zi. Nuk pati andrra lirije, pse dy pushtues të huej luftojshin mes vedit mbi këtë truell. Qielli kje i ngrysun, i ftoftë, i merdhitun si zemrat e shqiptarëve e toka me borë e me skllotë, kur po zhvillohej funerali i zi mortuor i Fishtës.

Vonë në natën e 31 dhjetorit nji grup i vogël françeskanësh hapëm atë vorr me zemër të thyeme e me lot ndër sy. Te kryet nji kryq dullije për me çue në vend dishirin: Nji kryq druni, t’kojsha true,/nxierre e venma përmbi krye…Qindra kurora lulesh, që e mbuluen vorrin, nuk e zbukuruen atë vdekje”, shkruan At Zef Pllumi. Më pas ai ndalet në kohën kur komunizmi nisi të instalohej në vend, dhe lufta e parë që ai shpalli ishte kundër fesë. Ja si e përshkruan ai momentin kur ushtarët hynë në kishë dhe kërkuan të dinin ku ishte varri i Fishtës, për t’u hakmarrë ndaj tij. “Dukej sikur në luftën e madhe të popujve mëndjeçoroditun Fishta po binte fli. Vorri ishte aty, në fund të kishës. Heshtje e mallëngjim. A thue se bota kje përmbysë me tërbim. Furishëm hynë ushtarët e 1944-trës me hyllin e kuq në ballë. Ata shpallën se kishin shembë botën e vjetër dhe do të ndërtonin “botën e re”: “Internacionale do të jetë bota e re!”. Para tyne u duk sikur kombit tonë iu përvdorën të gjithë hyjt e diejt e vet.

Nga vorri në fund të kishës u hoqën në fillim kunorat me lule. Kryeqi dullije u zhgul. Mbet vetëm nji rrasë e bardhë e ftohtë mermeri, pa emen e pa kombsi. “Bota e re” që kishte ardhë nuk kje botë shqiptare; kjo e huej, sdihej e kujë. Nji botë me inade e maraze, pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, pa nderë e pa liri, pa gëzime as dëshirë , pa shpresa për të ardhmen. Kështu u ngrysën vitet e gjatë mbi atë vorr, ku prehej poeti: në nji robni që vetëm armiku e dëshiron”, shkruan At Zef Pllumi. Më pas frati françeskan ndalet në 6 shkurtin e vitit 1967 për të shpjeguar atë që u quajt nga regjimi si “revolucion kulturor” në qendër të cilit ishte shfarosja e fesë. “Kishat e xhamijat u shembën në tokë, bashkë me to Atdheu e njeriu. Herojt e kombit u quejtën spijuen e tradhëtarë. Hienat e kuqe, në tërbim e sipër iu suellën varrit në fund të kishës e dhunuen e shkatërruen”, kujton Atë Zef Pllumi. Më tej ai vazhdon duke shkruar se “Kjo natë. Simbas nji dishmitari okuar, eshtnat e të vorruemit i nxuerën gjithë inad e i hodhën në Drin. partia kishte vendosë që Kishën Françeskane ta kthejë në kino-teatër, ndoshta nga friga se nga fundi i Kishës mund të ngjallej nji za, kje shkak i veprimit të shëmtuem. Por ai çast i turpshëm për mbarë kombin dhe racën shqiptare ishte pregatitë kaherë: fillonte që te programet e para shkollore të pushtetit të ri. Vazhdonte me urdhën partiak, në fillim në surdinë te mbledhjet e plenumet e shkrimtarëve e gjuhëtarëve ndër rrethe të mbyllura, deri që shpërthente haptë me korin e neveritshëm të shkrimtarëve, kritikëve e historianëve të realizmit socialist, që u vunë në garë mes vedit se cili po hjedh gurë e baltë më shumë mbi poetin”, shkruan At Zef Pllumi. Gazeta letrare “Drita” do të niste një fushatë kundër personalitetit të Fishtës, e cila më pas do të vijonte dhe me heqjen e emrit të tij nga tekstet shkollore. Por sipas Atë Zefit, një sistem i tërë diktatorial nuk mundi ta hidhte në koshin e harresës një personazh si Fishta. “I mbetun pa vorr, Fishta vazhdoi me jetue i strukun në kujtesën e legjendën e kombit, bashkë me herojt e epopesë së tij. Me gjasë lexuesit e tij nuk dinin kurrgja mbi fatin e trupit e t’eshtnave , dinin se kishte dikund një vorr, ku Poeti pushonte në paqe , ndoshta as nuk u jepnin randësi të mbetunave të tij. Ndërkaq në heshtje nën za, recitonin me ngulm kangët e “Lahutës së Malcis”, ky ishte një veprim konspirativ antishtetnor, antisocialit, antitiranik, antiservil që dënohej së paku me 10 vjet burg”, kujton At Zefi. pas rënies së regjimit komunist në 50-vjetorin e vdekjes së Fishtës një grup intelektualësh vendosin që ky përvjetor të mos kalohej në heshtje.

Ishin Aurel Plasari, Skëndër Buçpapaj, Rudolf Marku, të cilëve iu bashkua dhe aktori Ndrekë Luca. Më 28 dhjetor 1990 në sallën e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve do të ishte një moment emocionues, pikërisht në vendin ku ishte denigruar figura e tij.

“Gjysmë shekulli ka kaluar prej vdekjes së tij fizike, e ka vërtetuar jetëgjatësinë e veprës së tij letrare, me gjithë kushtet specifikisht të vështira në të cilat i është dashur asaj të gjallojë. Na bie neve, breznisë që do të përgjigjemi tash e tutje për respektin ndaj traditës sonë letrare, t’ia japim asaj votën e dashurisë. Jo me fjalë. Ta mbrojmë me jetëgjatësi, duke ia shtypur e rishtypur pjesën më të mirë të kësaj vepre, e sidomos duke rregulluar marrëdhëniet e saj me historinë e letërsisë. Unë do të thosha jo duke i dhënë Fishtës vendin që i takon, por duke i kthyer historisë së letërsisë atë çka i mungon”, do të shprehej Aurel Plasari. Pas kësaj ceremonie do të niste rikthimi i emrit të Fishtës në letrat shqipe, përmes aktiviteteve në Shkodër e Tiranë e shkrimeve që nisën që nga gazeta “Drita”.

Ndërkohë, në vitin 1993 kishte nisur rindërtimi i Kishës Françeskane të Gjuhadolit.

“Kur u emnue Provinçial Superjoj i françeskanëve të Shqipërisë, At Flavio Cavallini, fola me të për këtë punë që na priste. Dhe ma premtoi se kah mbarimi i rindërtimit të kishës, me siguri do të punohej edhe për reperimin e vorrit të përdhunuem. E mbajti premtimin. Mbas dy vjet punimesh erdh radha me u shtrue dyshemeja e kishës me rrasa mermeri. Ajo nuk u shtrue pa u ba sondazhet për vorrin, simbas të dhanave që kishim tregue. Më datë 13.11.1995 ditën e hënë, rreth orës 14.30 minuta, filluen gërmimet në prani të noteres V.Sulkaj. Aty kah ora 18.00 mbërritja edhe unë me At Leo Kabashin dhe kryeredaktorin e Hylli Aurel Plasari, kishim thirrë edhe drejtorin e radio Shkodrës, Z.D Luka. Me disa të tjerë që punojshim në rindërtimin e kishës ishte dhe Z. Ferdinand Topalli i cili dishmonte se e kishte pa me sy dikur kah i bajtën me karro eshtnat e Fishtës për me i hedh në Drin. Nga gërmimi i deriatyshëm u pa kjartë se nuk ishte dhe i zakonshëm i tokës, por nji material i ardhun nga prishje ndërtesash si copa tullash, gëlqere suvatimi, etj. Atë natë u punue deri aty kah ora 21 në thellësinë rreth 2 metra u gjetën vetëm pak eshtra të vogla dhe nji unazë kurrizore. U vërtetue plotësisht se vorrprishësit kishin gërmue jo vetëm në mes, ku gjindej rrasa e mermertë por në çdo qoshe, derisa kishin ra në eshtna. N’e nesre gërmimet vazhduen përsëri. U gjet fundi i kalbun i nji arkivoli drunit, nji copë nga petku fetar (stola), si dhe pak ornamente metalike t’arkës. Dheu aty përreth u kalue nëpër sitë e u gjetën edhe nji pakicë eshtnash , shpëtue prej dhunimit të vorrit”, kujton At Zef Pllumi, i cili do të vazhdonte të këmbëngulte deri në rivarrosjen dinjitoze të Fishtës.
A.Bardhyli

 

Sot 33 gradë celsius, Prizreni qyteti më i nxehtë

0

Në 33 gradë celsius do të mbërrijë sot maksimalja e temperaturave mbi Kosovë.

Prizreni dhe Gjakova do të kapin këtë maksimale, deri në Prishtinë, Pejë, Gjilan e Mitrovicë temperatura do të arrijë në 32 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Për një gradë më pak, temperaturat maksimale do të kapin shifrat në Podujevë e Ferizaj (31).

E minimalet për ditën e sotme nuk do të bien nën 14 gradë. Këtë minimum e prekin Mitrovica e Ferizaj, derisa në Prishtinë, Pejë, Podujevë, Gjilan e Gjakovë ato do të jenë deri në 15 gradë Celsius. Prizreni nuk do të bjerë nën 16 gradë Celsius.

20 mijë shtetas të Kosovës u nisën sot për në Shqipëri

0

Nisja e fundjavës ka sjellë një fluks të madh në pikën kufitare të Morinës, qindra makina nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë, për të shijuar bregdetin shqiptar.

Sipas policisë kufitare në Morinë, fluksi ka filluar që prej orës 02:00 të mëngjesit.

Raportohet se rreth 20 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në Morinë që prej orës 02:00.

PDK-ja ia përgatit “funeralin” LDK-së

0

Gjatë muajve të fundit, kanë filluar të shtohen përplasjet publike mes zyrtarëve të ndryshëm të partive në pushtet, e sidomos janë deklarimet e shpeshta në PDK kundër mënyrës se si po qeveriset Kosova nga kjo Qeveri e kryesuar nga Isa Mustafa. Individë brenda koalicionit qeverisës, por edhe analistët politikë po e shohin këtë acarim të situatës si një skenar të PDK-së për rënien e Qeverisë, pikërisht duke shprehur pakënaqësi përmes njerëzve të saj në sektorë të ndryshëm. Ky skenar, sipas tyre, po bëhet me qëllim të realizimit të planit strategjik nga ky subjekt, që i konvenon që më shpejt të shkojnë ne zgjedhje, pa e lënë LDKnë e lodhur nga pakënaqësitë e brendshme që janë akumuluar, që ta marrë veten dhe të forcojë pushtetin.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, sado që e ka cilësuar të brishtë funksionimin e deritanishëm të këtij koalicioni, nuk pret që vetë rrëzimi i tij mund të ndodhë me aq shpejtësi, pavarësisht që pakënaqësitë janë evidente me mënyrën e qeverisjes nga të dyja palët. “Tash për tash, me gjithë krizat që kemi kaluar, nuk vërehet ndonjë bllokadë që do të na dërgonte në zgjedhje të jashtëzakonshme. Qeveria, pavarësisht vështirësive dhe problemeve, ka arritur të funksionojë. Mund të thuhet se ministritë që ka PDK-ja janë më performancë të dobët, por kjo ka qenë gjithmonë kështu. Sido që të jetë, interesi i LDK-së nuk është që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma i natyrshëm

Sipas Salihajt, kjo verë, po edhe vjeshta mund të jetë e nxehtë, për shkak të arrestimeve të shumta që do t’i bëjë Gjykata Speciale, kështu që sivjet na duhet një stabilitet politik. “Deri në vitin e ardhshëm do të qartësohen shumë gjëra dhe pastaj mund të shohim se kur është koha e duhur për zgjedhje të reja”, ka pohuar deputeti Salihaj. Pavarësisht që në PDK disa individë shpesh kanë përmendur prishjen e koalicionit dhe shkuarjen në zgjedhje, dhe rikompozimin e një koalicioni me AAK-në dhe NISMA, Salihaj thotë se është pak e besueshme që ata zëra të përfillen dhe shkurorëzimi të ndodhë si një zhvillim i papritur, për interesin e PDK-së, sado që lidhja PDKAAK-NISMA nuk përjashtohet si plan i së ardhmes. “Zgjedhjet deri më tash kanë qenë nivel spekulimesh. Opozita kështu siç doli e përçarë nuk ka çka kërkon në zgjedhje. Sa u përket zërave në PDK për shkuarjen në zgjedhje, ata janë zëra individësh dhe nuk e di sa mund t’i marrim si serioze. Sa i përket mundësisë së një koalicioni mes PDK, AAK dhe Nismës do të ishte një koalicion plotësisht i natyrshëm. Këto tri parti kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, në fund çdo gjë e ka çmimin e vet. Ta shohim kur të vijë puna të ndarja e posteve se si do të kalojnë partitë mes vete. Çdo gjë shkon mirë deri aty”, theksoi ai.

Dhjetëra të vrarë në Munich

0

Së paku 15 persona dyshohet të jenë vrarë në qendrën tregtare “OEZ” në Munich, raportojnë mediet gjermane.

Gazeta “Muncher Abendzeitung” raporton se 15 persona janë vrarë ndërsa NTV raporton për 10 të vrarë.

Jessie J paralajmëron album të ri

0

Kohën e fundit, këngëtarja Jessie J, zbuloi se ajo nuk do të kthehet në The Voice Australia në mënyrë që ajo të mund të përqëndrohet në regjistrimin e albumit të saj të ardhshëm.

“Më pëlqejnë shfaqjet. Unë i kam bërë katër – dy në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy në Sydney. Por unë kam nevojë për një tjetër album”, ka thënë Jessie në një intervistë më Kelly.

“Është me të vërtetë një kohë e gjatë”.

“Unë jam gati për të shkruar një tjetër album”, ka shtuar ajo.

Cara Delevingne seks në aeroplan

0

Modelja e shndërruar në aktore Cara Delevingne ka treguar disa sekrete të jetës seksuale.

Në një intervistë për revistën LOVE, ajo ka thënë që disa herë ka bërë seks në aeroplan.

Ndërsa çka të bën për të qeshur është se ajo gjithmonë është kapur nga dikush.

Për me tepër ajo ka treguar edhe një histori tjetër ku një person e ka shikuar atë duke kryer marrëdhënie seksuale në aeroplan.

Cara aktualisht është në lidhje me këngëtaren 33 vjeçare St Vincent.

Aderime të reja në AAK-në e Prizrenit

0

Në zyrat e Degës së AAK-së në Prizren, të premten kanë aderuar disa anëtarë të rinj.

Në ceremoninë e shpërndarjes së librezave për anëtarët e rinj, ishte edhe kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë.

Haradinaj tha se i mirëpret edhe aderimet e radhës, duke shtuar se një gjë e tillë hap rrugë edhe për individ të tjerë që përmes këtij subjekti politik mund të japin kontributin e tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm të situatës jo vetëm në Prizren.

Me anëtarësimin e këtyre qytetarëve në AAK, ishte i lumtur edhe kryetari i saj në Prizren, Lulzim Kabashi, i cili tha se AAK tashmë e ka hapur derën për të gjithë ata që kanë deshirë për të qenë pjesë e kësaj partie që në fokus të vetin ka qytetarin dhe shtetin e përparuar të Kosovës.

Të posaderuarit thanë se ndjehen të kënaqur që atyre iu është dhënë mundësia për të qenë pjesë e AAK-së, të cilës me mjaft sukses i prinë njeriu i veprave të mëdha, Ramush Haradinaj.

Pas kësaj ceremonie, drejtuesit e AAK-së kanë bërë vizita në familje të dëshmorëve dhe të tjera që janë të njohura për traditën dhe kultivimin e zejeve të ndryshme në Prizren. /TV Prizreni

Epoka për drejtësi!

0

Agron Halitaj

Ps afro tri dekadash nga rënia e komunizmit, Shqipëria hyri në një epokë të re. Hyri në epokën e nxehtë e cila pritet të përshkohet me trandje politike e institucionale, por që hapërimi nëpër të, më tepër se kusht për përafrimin me bashkësinë e shteteve demokratike evropiane dhe për ruajtjen e aleancës me SHBA-të, është domosdoshmëri për nxitjen e besimit dhe shpresës së qytetarëve shqiptarë për një shtet të së drejtës. Me fillimin e 22 korrikut 2016, Shqipëria hyri pra në epokën e revolucionit për vënie para drejtësisë, në radhë të parë të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar e më pas edhe të politikanëve që janë pasuruar brenda natës mbi kurrizin e qytetarëve skamnorë dhe të atyre që i përkasin shtresës së mesme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se të votohej reforma kushtetuese e cila ia hapi derën epokës së re, nuk u përmbajt por tregoi se sikur t’i shkruante në libër, ato çka ka dëgjuar e çfarë ka parë gjatë kohës së draftimit të kësaj reforme, do ta trazonte popullin dhe disa nga politikanët e ulur në parlamentin shqiptar. Por, ai siguroi se nuk do ta bëjë këtë, dhe keq bëri. Rama duhet t’u tregojë qytetarëve të Shqipërisë pikërisht atë ç’ka parë e dëgjuar, se sa i thellë është krimi e korrupsioni në vendin ku ata jetojnë, se si bashkëjetojnë politikanët me të korruptuarit dhe ta përmbyllë rrëfimin duke e pranuar se revolucioni për drejtësi nuk u nis as nga ai, as nga opozita por u nis nga aleatët e jashtëm, të cilët i mbyllën të gjitha shtigjet duke i lënë të hapura vetëm dy: miratimin e reformës dhe izolimin.

Padyshim se nuk ishte e lehtë për shumicën e politikanëve përfaqësues hapja e rrugës për hetimin e vetvetes, por pak më i rëndë ishte vendimi për ta kthyer shtetin në izolim, prej nga kishin dalë vetëm 26 vjet më parë. E dinin se këtë nuk do ta duronte populli, prandaj detyrimisht vendosën t’i nënshtrohen kontrollit nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nga mekanizmat e tjerë që do të monitorohen nga të huajt. Kështu, me konsensus të pavullnetshëm, pranuan ta fusin sistemin e drejtësisë në pastrim dhe ta rrisin nivelin e llogaridhënës dhe përgjegjësisë brenda institucioneve të ligjvënies.

Një reformë e tillë kushtetuese, padyshim se i duhet edhe Kosovës. Mirë do të ishte sikur ajo të kërkohej nga ata gjyqtarë e prokurorë që punojnë me ndershmëri, nga ata politikanë që si synim kanë avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe nga ajo pjesë e shoqërisë civile që nuk është satelite e partive politike. Nëse këto grupe nuk lëvizin, një ditë këtë reformë mund ta kërkojnë drejtpërdrejt qytetarët, e në mos ata, atëherë do të jenë aleatët e jashtëm të shtetit, që do të veprojnë ngjashëm si në Shqipëri.

Veçse, dita kur do të ngrihet zëri i kundërshtimit për t’u thënë STOP atyre që abuzojnë me ligjin, sado që mund të jetë e largët, do të vijë. Derisa të mos fryjë edhe te ne era që e përshkoi Shqipërinë, vetëm gjeografikisht mund ta ndiejmë veten evropianë, sepse në esencë, jetën do të vazhdojmë ta bëjmë të egër, pa e ndjerë sigurinë që krijon rendi e ligji në një shtet demokratik.

Shqipëria është keq, por ne jemi edhe më keq. Njohësit e ekonomisë parashohin se me trendin aktual të zhvillimit, Kosova mund ta zërë Shqipërinë tek pas 20 vjetësh, me kusht që kjo e fundit të stagnojë gjatë kësaj periudhe. Por, të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk lënë shumë hapësirë për optimizëm. Vetëm në vitin e fundit, kjo agjenci ka pranuar 298 raste të dyshuara për korrupsion, 126 prej të cilave i ka përcjellë në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm. Kjo agjenci konfirmon se korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese për të gjitha institucionet e Republikës dhe pavarësisht zotimeve për një përkushtim më të madh drejt krijimit të një ambienti shoqëror të lirë nga ndikimi i korrupsionit, rezultatet ende nuk mund të konsiderohen të kënaqshme.

Pra, ne jetojmë në një shtet, që vitin e fundit e mbylli me 440.832 lëndë të pazgjidhura nga gjykatat e niveleve të ndryshme. Shqetësuese nuk është vetëm kjo shumësi lëndësh që janë mbuluar me pluhur në zyrat e gjykatësve, por është edhe mënyra se si janë përmbyllur edhe ato lëndë që kanë kaluar nëpër duar të njerëzve të drejtësisë. Prandaj në këto rrethana nuk duhet pritur iniciativa nga jashtë, por vetë duhet këmbëngulur që të krijohet së paku një Taskë Forcë që do t’i merrte në rishqyrtim të gjitha lëndët që janë parashkruar dhe t’i vërë para përgjegjësisë prokurorët e gjyqtarët që kanë thyer çdo parim etik e çdo normë juridike dhe e kanë përligjur të paligjshmen.

Përmes rishqyrtimit të këtyre lëndëve do të shpërfaqeshin jo vetëm lidhjet e politikanëve me njerëzit e drejtësisë, por edhe dëmet që i janë shkaktuar të ardhmes së shtetit përmes mbylljes së dosjeve për falsifikime diplomash, kontratash të dëmshme, kërcënimesh, shantazhesh, abuzimesh, vjedhjesh dhe pastrimesh të parave. Kjo s’është e lehtë për t’u bërë, ashtu siç nuk qe i lehtë as në Shqipëri miratimi i reformës për drejtësi, sepse penguesit kryesorë janë pikërisht ata që e kanë zhytur shtetin në krim e në korrupsion, e që për fat janë në pozicione vendimmarrëse.

Shteti ka nevojë për njerëz të pasur, por jo për asi të pasurish që nëpërmjet lidhjeve me pushtetin përvetësojnë thesarin e përbashkët dhe e rrisin mirëqenien e tyre dhe të grupit. Të pasurit, kushdo që janë, duhet të hetohen se si kanë ardhur deri te ndërtimi i fabrikave, i kompanive të ndërtimit, i gurthyesve, i spitaleve dhe i hoteleve. Duhet të hetohen se si brenda pak vitesh pune i ndërtuan shtëpitë e vilat brenda dhe jashtë Kosovës, blenë vetura luksoze, i rritën pasurit e paluajtshme dhe e mbytën konkurrencën lojale në treg.

Politikanët, prokurorët, gjyqtarët dhe administratorët e pastër s’kanë përse të shqetësohen nga reforma në drejtësi. Ajo do të të ishte në interes të tyre, por para së gjithash në interes të të gjithë qytetarëve.

Prandaj, epoka për drejtësi duhet të nisë! Sa më herët, aq më mirë!

Nisma në Prizren: Qeveria e Mujës po e keqpërdorë paranë publike për PDK-në

0

Nisma në Prizren ka akuzuar sërish për keqpërdorime Qeverinë e Ramadan Mujës. Sipas këtij subjekti politik, pushteti i Mujës po e keqpërdorë paranë pulike për interesa personale dhe grupeve të PDK-së.

“Tani më është bërë përditshmëri dhe goxha normale që pushtetarët e komunes së Prizrenit, keqpërdorin paranë publike, sa që krijohet përshtypja se një dukuri e tillë në komunën tonë, është bërë rutinore për pushtetarët që nuk din së ngopuri me djersën e qytetarit”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Drejdorët politik e të denuarit për krim dhe korrupcion të Ramadan Mujes, po vazhdojnë keqpërdorimet e parasë publike për interesa të veta personale dhe grupeve të caktuara të parapolitikes së PDK-së”.

“ Loja me tender dhe ivestimet joprofesionale dhe në kundërshtim me standardet e kërkuara, janë dukuri tashmë shqetësuese në Prizren e që bëhet me qellim të perfitimeve të ngushta”.

“ Rasti në fshatin Reqan ku drejtoria e infrastruktures lejon që rruga afër shkolles së fshatit, të bëhet shkel e shko, ku mbi kubëza hidhet asfallt, tregon më së miri që kjo është një shkelje e llojit të veqantë, gjë e cila nuk i korespondon asnjërit prej standardeve dhe kriterëve për ndertimin e rrugëve”.

“Po në të njetin fshat ka tri vite që është investuar në një qendër rinore, e që nuk është vënë akoma në shërbim të rinisë së ketij fshati për shkak të moskryerjes së punimeve si duhet. Mirëpo të këqijat në kontekst të keqmenaxhimit të këtyre pushtetarëve shkojnë akoma më tutje, e që kulmin e së keqes e tregojnë banoret e ketij fshati, duke aluduar në atë se po planifikohet ndërtimi i një ure, urë kjo që nuk do ti shërben fshatit, por individëve te cilët janë të lidhur ngusht me pushtetin, ku të njejtit dyshohen se janë pjesë edhe e manipulimeve të ndryshme”.

“NISMA për Kosoven- dega në Prizren duke marr parasysh ndjeshmërinë e shkaktuar nga dukuri të tilla, ditë e më shumë po argumeton se, pushteti në Prizren ka degraduar totalisht, ku si rrjedhojë janë duke vuajtur qytetarët tanë, veqanarisht tani që kemi edhe fluksin e mërgimtarëve tanë, të cilët sorollaten me ditë të tëra nëpër kthinat e komunes për të kryer sherbimet e tyre”.

“ Kjo pra po ndodh për arsye të papërgjegjësisë së administratës komunale. Pastaj sistemi arsimor, tani më me një drejtor të dënuar 3 vjet burg efektiv,sikur është maja e ajsbergut të pushtetit kriminal në Prizren”.

“ Vazhdojnë dhe vetëm vazhdojnë manipulimet me kuadra dhe jo rastëshisht me shumë se 159 mij euro janë fut borgje ndaj punëtorve të arsimit duke punësuar pa konkurs “./PrizrenPress.com/