14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6389

DokuFest udhëton për në Shkodër

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, do të udhëtojë për në Shkodër për tu prezantuar edhe para publikut shkodran, në vigjilje të edicionit të tij të 15-të.

Më 22 dhe 23 korrik në Qendrën Rinore “Arka”, aty ku Kolë Idromeno realizoi shfaqjen e parë filmike në Shqipëri, do të shfaqen filmat e përzgjedhur nga kuratorët.

Rikujtojmë së sivjet DokuFest mbahet në Prizren mes datave 5-13 gusht dhe kësaj radhe ka për temë korrupsionin.

Shkarkohet Petrit Selimi

0

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë nr. 09/87 të 13 majit, ku Petrit Selimi ishte emëruar koordinator i Mileniumit Sfidat e Mijëvjeçarit.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se për këtë vendim kanë marr vërejtje nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe për këtë do te shfuqizohet ky vendim.

Kuçi tha se Mileniumi i Mijëvjeçarit do të udhëhiqet nga stafi civil./ Lajmi.net

Drejtësia e kapur amnistoi “të fortët” e pushtetit

0

Republika e Kosovës, larg sundimit të ligjit. Të inkriminuarit, shpesh e patën edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sipas analistëve, aty ku ka pasur mjete, e kemi korrupsionin dhe keqpërdorimin më të madh dhe, siç duket, askush nuk qenka merakosur për të zhvilluar shtetin dhe as për të bërë reformim të institucioneve, por vetëm për mënyra se si të zhvatet shteti dhe qytetari në mënyrë sa më perfide

Shumë njohës të fushës së drejtësisë kanë shfaqur dilemën e tyre se Qeveria ‘Mustafa’ ka kapitulluar vullnetshëm në përballjen e saj para sfidave për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe dukurive të tjera negative për shoqërinë tonë. Veç saj, ata thonë se kjo Qeveri ka hezituar dhe dështuar qëllimshëm për luftimin e monopoleve dhe të mafio-oligarkisë së madhe kosovare të kundërligjshme e kundërkushtetuese, por edhe kundër zhvatjeve, plaçkitjeve e vjedhjeve të buxhetit ekzistues. Ndaj, ata janë të mendimit se edhe nuk duhet çuditur se përse BE-ja, KE-ja, por edhe SHBA-ja, çdo ditë me këmbëngulësi kërkojnë luftimin dukurive të lartcekura.

Rrjedhimisht, është shtruar edhe pyetja se çka është duke pritur Prokuroria e Shtetit, që nuk po i dëgjon këto thirrje nga SHBA-ja, BE-ja, por edhe nga populli për të filluar dhe për t’i hetuar qeveritarët e lartë, të dyshuar si të inkriminuar në krim e korrupsion?

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se me siguri do të vijë dita që edhe “peshqit e mëdhenj” do të dalin para drejtësisë, por, siç tha, ende është e largët kjo ditë.

“Ndërsa, BE-ja dhe faktorët ndërkombëtarë po luajnë një lojë dyfishe në Kosovë, sepse në njërën anë kërkojnë arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, që janë shefat e krimit të organizuar, derisa në anën tjetër i përkrahin pikërisht këta ‘peshq të mëdhenj’, të cilët janë në pozita kyçe të institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Më tej, Salihaj ka nënvizuar se është shumë e qartë se edhe Prokuroria e Shtetit po shihet se nuk e ka ndërmend fare që t’i arrestojë “peshqit e mëdhenj”, andaj, sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk mund të shpresojnë fare se do të ndodhë një gjë e tillë.

Analisti Shefqet Dibrani thotë se kjo Qeveri në shumë plane ka kapitulluar, jo aq vullnetshëm sa duket, ngase ata kanë krijuar një jetë luksoze për veten dhe familjet e tyre.

“Pavetëdijshëm besoj se kanë kapitulluar, pasi ne jemi dëshmitarë se ndërtimi i institucioneve shtetërore është bërë mbi koncepte të gabuara, me ndikime provinciale dhe duke u thirrur në doket dhe zakonet e tyre. Kësisoj, për më keq, gjatë ka dominuar bindja se me vendin duhet të udhëheqë vetëm ai që ka dalë malit, përkatësisht që ka rrokur pushkën për të luftuar, duke anashkaluar nivelin intelektual dhe atë akademik. E, ky mentalitet solli në krye të gjigantëve ekonomikë, nëpër borde të shumta, në drejtori institucionesh, njerëzit e porositur, të cilët kishin detyrë edhe për të shantazhuar, për të korruptuar e për të kërcënuar sa më shumë intelektualë, derisa emërues i përbashkët ishte qëllimi për të zhvatur e jo për të zhvilluar vendin dhe për të penguar e jo për të përparuar e për të reformuar sistemet udhëheqëse, duke përfshirë edhe drejtësinë”, u shpreh ai. / Kosova Sot

Kim Kardashian me serial të ri

0

Kim Kardashian së fundmi është frymëzuar nga blogerë të ndryshëm të cilët promovojnë trendet e fundit të modës. Për këtë arsye Kim ka vendosur të krijojë një serial të ri, i cili do të vërë në konkurrim blogerë të ndryshëm për aftësitë dhe kreativitetin që ata kanë në industrinë e modës dhe të grimit.

Për herë të parë, Kim do të qëndrojë në prapaskenë si një producente ekzekutive dhe është shprehur se fituesi do të punojë përkrah saj si drejtues të aplikacioneve të bukurisë së familjes Kardashian.

Ky serial, i cili momentalisht nuk ka një titull, pritet të nisë së shpejti përkrah “Keeping up with the Kardashians” dhe aplikimet për të kanë nisur, por akoma nuk është bërë publike nëse Kim do të jetë pjesë e saj në ekran.

Imamët turq shpërndahen në tërë Kosovën, mbajnë ligjërata e mësime (Dokument)

0

Dhjetëra imamë turq ishin angazhuar ramazanin e fundit në Kosovë, që nga leximi i Kur’anit e deri te mbajtja e ligjëratave nëpër xhamitë e vendit. BIK’u nuk ka komentuar se kush i ka paguar ata dhe a u monitoruan gjatë ligjërimit. Express sjell listën e plotë të këtyre imamëve që operuan në Kosovë

Ndikimi i frymës së islamit politik në Kosovë nuk vjen vetëm nga Arabia Sauditë, për të cilin ndikim kohë më parë pati një seri shkrimesh kritike edhe “The New York Times”. Edhe Republika e Turqisë, përmes Departamentit për Çështje Fetare, të njohur si “Dijaneti”, po e shtrin këtë ndikim.

Gazeta Express ka siguruar listën e së paku 24 imamëve që ishin shpërndarë nëpër xhamitë më me ndikimi në Kosovë gjatë ramazanit të fundit.

Express ka pritur gjatë tërë ditës që të marrë një koment nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), përgjegjëse për aktivitetet në xhamitë e vendit, por të njëjtët nuk kanë komentuar për këtë listë, e as për aktivitetin që këta imamë turq kanë zhvilluar në Kosovë.

Sipas këtij dokumenti, imamët turq në Kosovë kanë qenë të angazhuar që nga aktivitet e mësimit përmendësh të librit të shenjtë të myslimaneve, i njohur si “Hivzi i Kur’anit”, te leximi i tërësishëm i tij për një muaj në grup, ose ajo që njihet si “hatmeja”, e deri në mbajtjen e ligjëratave- “vaizi”. BIK’u nuk ka komentuar se a i ka monitoruar ligjëratat dhe përmbajtjen e tyre.

Këta imamë që janë shpërndarë në disa qytete kosovare janë strehuar kryesisht nga një organizatë joqeveritare (OJQ) me emrin “Istanbul”, derisa një pjesë e tyre kanë qenë të strehuar edhe nëpër shtëpi private.

Në BIK nuk kanë treguar as edhe se kush i ka paguar ata – BIK’u në Kosovë apo “Dijaneti” i Turqisë, një institucion ky që është kritikuar për rënie nën ndikimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Prania e imamëve turq në Kosovë nuk është mundësuar vetëm nëpërmjet dy bashkësive islame të dy vendeve përkatës, por në këtë punë ishte e përfshirë edhe Ambasada e Turqisë.

Së paku në vitin 2014 Abdullah Vasfi Yüce, një turk që punon në Prishtinë, publikoi fotografi me disa imamë turq të cilët thotë se janë takuar edhe me ish-ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Ndikimi i Turqisë në Kosovë është i dukshëm në ekonomi, ku ata kontrollojnë sot, përmes privatizimit, kompani të fuqishme.

Por, ndikimin e tyre nuk e ndalin vetëm aty.

David Phlips nga Universiteti i Kolumbias, duke folur kohë më parë në Kosovë për rolin e edukimit në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, ka thënë se vendi ynë duhet të ketë kujdes nga miqtë e rrejshëm, e që në këtë rast, sipas tij, është Turqia.

“Në fund dua t’ju jap një paralajmërim për miqtë e rrejshëm. Agjenda e Turqisë këtu ka te bëjë me agjenda të cilat janë të partisë së Erdoganit dhe ata kanë për qëllim të çojnë përpara një agjendë të përhapjes së islamit politik. Keni kujdes nga miqtë e rrejshëm”, porositi Phlips./GazetaExpress/

Imamet turq ne Kosove

Superseksi

0

Ajo është kritikuar ashpër online për trupin pas lindjes së fëmijës së dytë.

Por si kundërpërgjigje, Imogen Thomas ka treguar format e saj seksi në Monako.

33-vjeçarja duket në formë të mirë

Kuptimi i këngëve

0

Të gjithë i ridëgjojmë herë pas here këngët e mëposhtme, madje fjalët e tyre i kemi të ngulitura thellë në mendjen tonë. Tingujt janë burim frymëzimi, i  quajmë edhe magjike. Por, të paktë janë ata që e dinë historinë e krijimit të tyre

BOB DYLAN – KNOCKIN’ ON HEAVEN’S DOOR

Kjo këngë flet për Pat Garrett dhe Billy the Kid dhe u përdor si kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull western të regjisorit Sam Peckinpah, që tregonte për rivalitetin e tyre legjendar. Sherifi Garrett do ta vrasë ish-mikun e tij “pistolero” pas një ndjekjeje të lodhshme.

LED ZEPPELIN – STAIRWAY TO HEAVEN

Kënga më e famshme “rock” e historisë bëri që të dilnin shumë interpretime për shkak të teksteve të saj të kriptuara, derisa tekstshkruesi i saj, Robert Plant, tregoi që fjalët e këngës së njohur i erdhën në mendje kur ai dhe Jimmy Page ishin të ulur në krah të oxhakut. “Unë kisha në duar laps e letër dhe isha në një gjendje humori shumë të keqe. Kur pa pritur, dora ime nisi që të shkruante fjalët: “Ka një grua që është e sigurt/ Le të jetë gjithçka ar ajo që shkëlqen/ E le të blihet një shkallë për në qiell”. Ky spontanitet bëri që disa të mendonin se fjalët Plant-it ia pëshpëriti vetë djalli. Por mjafton që ta lexosh me vëmendje tekstin për të kuptuar që në realitet, frymëzimi mistik i tij erdhi nga librat e Lewis Spence dhe nga “Zotëria e Unazave” të autorit JRR Tolkien, shkrimtar pas të cilit Plant ishte i pasionuar.

THE ROLLING STONES – JUMPIN’ JACK FLASH

Kjo këngë flet për periudhën e vështirë që grupi muzikor kishte kaluar përpara vitit 1968 (një vit më parë, veç të tjerash, Mick Jagger e Richards u arrestuan). Më vonë Jagger do të rrëfejë që “Jumpin ‘Jack Flash” fliste për vitin e kaluar. “Kjo ishte një periudhë e vështirë për të dalë. Dhe kënga ishte vetëm një metaforë për të dalë nga të gjitha gjërat e athëta”. Në këngë, Jack-u, është në realitet Jack Dyer, kopshtar i shtëpisë në fshat të Keith Richards. Kur Jagger, miku i saj i kërkoi që t’i jepte llogari për një zhurmë që e zgjoi, Richards u përgjigj: “Është Jack-u që hidhet”. Jagger vendosi që t’i shtonte fjalën “flash” e që këtu lindi titulli i këngës.

LOS DEL RIO – MACARENA

Kjo këngë flet për një tradhti për hakmarrje. Për disa vite në gjysmën e viteve 1990, nuk kishte festë, pritje për dasma, evente sportive, dhe piknikë ku nuk kërcehej në grup kënga “Macarena”. Koreografia e saj, lëvizje të thjeshta të trupit dhe duarve, që nuk kërkonin ndonjë koordinim të madh, bënë që ky lloj kërcimi të mësohej thjesht nga të gjithë. “Macarena” është një grua, i fejuari i së cilës, Vitorino, hyri në ushtri dhe për të marrë hak, ajo fle me miqtë e tij, duke ëndërruar fustane të reja, një jetë të re në Nju Jork dhe një të fejuar të ri, me korin që e inkurajon që “të lumturojë trupin e saj”. Në fillim, titulli i këngës u mendua të ishte “Magdalena”, por pastaj autorët zgjodhën që të përdornin emrin më pak të përdorur, “Macarena”.

BOB MARLEY – I SHOT THE SHERIFF

Kjo është një këngë kundër kontrollit të lindjes. Në vitin 2001, Esther Anderson, një ish e fejuar e Bob Marley-t shkroi që kënga ishte ulërima e këngëtarit xhamajkan, kundër masave dhe politikave me origjinë katolike për kontrollin e lindjes së fëmijëve. Sipas Anderson-it, sherifi John Brown ishte në realitet një mjek që jepte receta për pilulat kontraceptive. Vetë Marley nuk donte që e fejuara e tij t’i pinte, përkundrazi dëshironte shumë që ajo të lindte fëmijën e tij.

DARYL HALL & JOHN OATES – MANEATER

Flet për …Nju Jorkun. Legjenda thotë se kënga, e cila bën pjesë në albumin H20 të 1982, flet për një grua të pamëshirshme që e përdor bukurinë e saj për të tërhequr burra të pasur. Thashethemet e kohës spekulonin shumë: Sipas tyre, kjo këngë i dedikohej këngëtares Kelly LeBrock (protagoniste e filmit “Zonja në të kuqe”). Por Kno nuk ishte e vërteta. John Oates, në vitin 2014, tregoi se kënga tregon për Nju Jorkun e viteve ‘80. “Këtu flitet për lakmi, koprraci dhe pasuri të fituar me dhunë. Por ne luajtëm me metaforën e një vajze, sepse ishte më e lehtë për t’u kuptuar. Qëllimi ishte ky: diçka që njerëzit ta kuptonin”.

BONNIE TYLER – TOTAL ECLIPSE OF THE HEART

Teksti flet për vampirë në dashuri. Në vitin 1983, kënga e Bonnie Tyler “Total Eclipse of the Heart” ishte e para në të gjitha klasifikimet e botës. Fjalët dhe zëri i fortë i këngëtares, të përforcuara nga një video gotike, të jepnin përshtypjen se bëhej fjalë për një këngë për dy dashnorë. Por Jim Steinman, autori i këngës, në realitet, në vitet e para të 1980-s, po punonte një mjuzikëll për Nosferatu-n dhe shkroi një këngë të quajtur “Vampirë në dashuri”, e cila më vonë u ripagëzua “Total Eclipse of the Heart” kur kaloi në duart e popstares amerikane. Ishte vetë ai që e tregoi: “Nëse dikush i dëgjon mirë fjalët, i dallon vampirët. E gjitha është çështje terri, fuqia e tyre dhe vendi i dashurisë në errësirë”.

Jep dorëheqje kryetari i të rinjve të LDK-së në Prizren

0

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Prizren, Kreshnik Kokollari ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka pasur në këtë subjekt politik. Ai në një postim në Facebook, ka numëruar disa faktorë të cilat e kanë detyruar të jep dorëheqje.

“Ka kohë që Forumi është stopuar së vepruari nga shumë faktorë të ndryshëm sic janë:moskoordinimi,por edhe joseriozitet, jo financim, luftë e ashpër nga individë e grupe me indikacione për ta kapur Forumin,dhe bllokimi i frymës së vërtetë institucionaliste e demokratike brenda organeve e strukturave partiake”, shkruan Kokollari.

Ai ka përmendur edhe faktorët e tjerë të cilët kanë ndikuar të largohet nga posti i kryetarit të të rinjëve të LDK-së./PrizrenPress.com/

Shënohet 18-vjetori i Epopesë së Rahovecit

0

Në qytetin e Rahovecit u shënua 18-vjetori i Epopesë së Rahovecit, në aktivitetet e organizuara sot për të shënuar këtë përvjetor morën pjesë, Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe familjar të dëshmorëve.

Në fjalën e tij të mbajtur në tubimin përkujtimorë tek “Maja e Shkodranit”, vendi i rënies së dëshmorëve Arian Brahimi nga Shkodra, Mizair Isma,,Bekim Isma nga qyteti i Rahovecit dhe Eshrefdin Kastrati nga fshati Drenoc , kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se beteja e 21 korrikut e vitit 1998, ishte njëra nga betejat me të rënda që ne kishim, betejë në të cilën ranë shumë dëshmorë dhe martir. Ky është çmimi të cilin ne kemi paguar për lirinë e këtij vendi, liri të cilin duhet ta respektojmë, ta çmojmë çdo ditë dhe ti kujtojmë këta djem dhe shumë të tjerë që kanë rënë në Rahovec dhe në gjithë trojet Shqiptare.

Nga një fjalë rasti në këtë tubim përkujtimorë kanë mbajtur edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Gani Krasniqi familjar i dëshmorëve nga Komuna e Malishevës.

Për të nderuar veprën e të rënëve të 21 korrikut të vitit 1998, gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor kanë bërë nderime, homazhe dhe kanë venë buqeta lulesh në varrezat dhe përmendoret dhe vendet e rënie së Dëshmorëve./PrizrenPress.com/

Therje me thikë në Dragash

0

Një person është therë me thikë në fshatin Zllapuzhë të Dragashit.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/