20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6394

Përleshje në Prizren, punëtoren e qëllojnë me armë gabimisht

0

Rreth orës 11:30 minuta në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, pran dyqanit “Sehsar”, sot ka ndodhur një përleshje, fillimisht në rrugë e më pas është zhvendosur në brendësi të lokalit, bën të ditur Policia në Prizren.

Sipas njoftimit, gjatë kacafytjes njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit, me ç ‘rast predha e plumbit e ka goditur lehtë një punëtore, e cila punonte në dyqan, transmeton Koha.net. Po ashtu, lehtë është lënduar edhe një punëtor tjetër, të cilit nuk i kujtohet se me se, por të dy viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimin e rastit për gjetjen e të dyshuarve, të cilët hëpërhë janë të panjohur.

Rrahje masive në Prizren dhe Suharekë

0

Dy raste të rrahjes janë shënuar brenda 24 orësh në Prizren dhe Suharekë. Policia njofton pesë persona të përfshirë në këto rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti i parë i rrahjes është shënuar në rrugën “Rrasat e Koshares” në Prizren.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete”, njofton Policia e Kosovës.

“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa i dyshuari i katërt lirohet në procedurë të rregullt”.

Ndërkaq, rasti i dytë i rrahjes ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

“ Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti përderisa ishte në një lokal fillimisht është fjalosur me viktimën, kurse më pas e ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore”.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Diplomacia skandaloze

0

Krerëve më të lartë të shtetit, katër ditë më parë, u ka shkuar një letër përplot të dhëna për dallavere në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Gazeta Fjala posedon dokumentin e nënshkruar nga 32 zyrtarë të MPJ-së që kanë ngritur zërin për keqpërdorime nga më të ndryshmet që lidhen me stafin diplomatik të Kosovës, të cilat nuk i ka marrë parasysh askush në këtë institucion.

Punësimet e zyrtarëve pa konkurs, transferet e paligjshme nëpër ministri, trajnimet favorizuese jashtë shtetit, e dërgimi i zyrtarëve në misione diplomatike pa njohuri elementare të gjuhës angleze, janë vetëm disa nga shkeljet, që bëhen në Ministrinë tashmë të drejtuar nga Enver Hoxhaj, pasardhës i Hashim Thaçit, i cili tani ushtron postin e Presidentit të vendit.

Në dokumentin e datës 15.07.2016, thuhet se punësimet e zyrtarëve në këtë ministri bëhen me lidhje familjare, rajonale e dhe politike.

Madje asgjë, nuk i pengon nënpunësit civil tu bashkohen ambasadorëve në takime jashtë vendit, të përzgjedhur pa konkurs. Të tillë janë përplotë zyrtarë në të gjitha misionet diplomatike jashtë vendit.

Kjo praktikë vazhdon që nga viti 2009 kurë thuhet se kanë konkurruar me qindra veta e janë përzgjedhur vetëm 53.

Ndërkaq, konkursi i vitit 2011, duket se kurrë nuk ka përfunduar, duke keqpërdorur të njejtën për punësime të individëve në MPJ, me arsyetimin se kanë qenë kandidatë në konkursin në fjalë.

Në këtë Ministri, mjafton të kesh lidhje të ngushta familjare që të sigurosh një vend pune, ani pse të mungon përvoja profesionale. Madje, kualifikimi, trajnimet e përvoja në punë duken si të pavlera, shkruan Gazeta Fjala.

“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me paligjshmëritë dhe diskriminimin e shprehur gjatë pranimit të zyrtarëve në MPJ, përmes konkursit ku pothuaj si rregull ka ndikime nga menaxhmenti perkatësia politike, familjare, apo rajonale për të përzgjedhur kandidatin e caktuar pa marrë parasysh rezultatet gjatë testimit duke injoruar rezultatet gjatë shkollimit njohuritë e demonstruara gjatë testimit dhe intervistimit pra në kundërshtim me parimin e meritokracisë”, është njëra nga ankesat në këtë dokument.

Petrit Selimi i mbron keqpërdorimet

Ankesa e punëtorëve të MPJ-së adresohet edhe ndaj zëvendësministrit, Petrit Selimi, sipas të cilëve po i mbron zyrtarët të cilët pa të drejtë gradohen ndërsa ata që e meritojnë ndëshkohen.

Dhjetë zyrtarë thuhet se janë graduar pa konkurs, përshkak të lidhjeve të tyre me politikën, madje të atillë që për disa herë radhazi janë graduar edhe pse ka zyrtarë që për shtatë ose tetë vite.

“Madje ka ndodhur që zyrtarët me përvojë më shumë se 24 vite dhe specializime master nga jashtë me gradë te lartë diplomatike të caktohet shef një fillestar me dy tri vite përvojë dhe pa gradë diplomatike më tej zyrtarëve të kthyer nga misionet iu është kërkuar dhe ti kthejnë pasaportat diplomatike”, thuhet në letrën e zyrtarëve të MPJ-së.

E, këshilltarët politik, sipas tyre janë ata që gëzojnë të drejtat dhe privilegjet më së shumti kur janë në pyetje misionet diplomatike ë drejtat në udhëtime jashtë vendit, duke diskriminuar kështu zyrtarët me përvojë brenda këtij institucioni. Madje thuhet se dërgimi i tyre në misione jashtë vendit bëhet menjëherë pas përfundimit të mandatit si këshilltar politik.

Në dokument si shqetësim tjetër përmendet se transferimi i të punësuarve nga njëra pozitë në tjetrën, bëhet pa më të voglin problem edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin.

“Edhe pse MPJ, ka mungesë të zyrtarëve që kanë ekspertizë në fushat përkatëse, transferohen zyrtarë të cilët nuk kanë as njohuri elementare për punën”.

E keqpërdorime të tilla bëhen edhe me individët pa përvojë, të cilët caktohen si ekspert në fusha për t’i shndërruar zyrtarët me marëdhënie të rregullt pune.

“Kështu ka ndodhur më rastin e kthimit të rotacionit të gjeneratës së parë të diplomatëve të kosovës të pranuar me konkurs. Ata janë dërguar në misione 2009-10, vendimet për kthimin e zyrtarëve 2013, kanë qenë selektive prapë në bazë të aftësisë apo mungesës të kësaj afërsie me këtë apo atë parti politike, duke i parë edhe ata zyrtarë që nuk kanë lidhje me asnjë grupim politik”, thuhet më tej në ankesat e tyre.
Të gjitha këto ankesa të 32 zyrtarëve të kësaj Ministrie, nuk janë marrë parasyshë nga kreu i tyre, Enver Hoxhaj.

Tani të pakënaqurit e këtij institucioni, presin që presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa, të marrin masa për të ndalur keqpërdorimet në MPJ.

“Kërkojmë nga përgjegjësit që kanë marrë pjesë në këto paligjshmëri dhe trajtim diskriminues të shërbyesve civil brenda MPJ-së të ndalen, ndërsa nga ata që nuk kanë marrë pjesë dhe që mundë dhe e kanë obligim ligjor të ndikojnë, kërkojmë që këtë ta bëjnë sa më parë nëse duan që Kosova të ketë një shërbim diplomatik me zyrtarë me dinjitet dhe të gatshëm të punojnë si shërbues të mirëfillt civil-diplomat për shtetin e Kosovës, pa u përulur para ndikimeve të palejueshme nga jashtë”, thuhet në dokument. /GazetaFjala/

Ramadan Muja po bënë ‘puç’

0

Aktivisti nga Prizreni Hajrullah Çeku ka kërkuar nga qytetarët që të zgjohen për të rrëzuar kryetarin e Komunës, Ramadan Muja.

Çeku ka thënë se Ramadan Muja së bashku më bashkëpunëtor po i bënë puq qytetit që një kohë të gjatë, raporton ‘zeri.info’.

“Ramadan Muja & Co, para syve tanë, qe sa vite po i bëjnë puç qytetit të Prizrenit. A ka mundësi bashkëqytetarë të nderuar, që në emër të demokracisë të organizohemi sa më masivisht për të penguar këtë veprim jodemokratik që po e shkatërron vendin tonë?” ka shkruar Çeku.

Kopshti i ngjet njeriut

0

Prend Buzhala

(Çaste shkrimi III), 18
Një kopshtar mbillte pemë me shumë dashuri.
Kopshti i tij ishte i bekuar, i bekuar ishte vetë.
Nuk kaluan shumë vite e ndodhi çudia.
Zunë të mbijnë specie bimore të panjohura.
Ato nuk i kishte mbjellë.

Ferrat, shqopat dhe shkurret i njihte.
Ç’të bënte me të pambjellat? T’i shkulte? I la.
Kopshti i tillë ndillte derra të egjër, baldosa dhe ujqër,
mace të egra, dhelpra dhe shqartha.

Mësynin harabelë, qukapikë, trishtilë, sorra, kukuvajka.
Më nuk e njohu kopshtin e tij. Kopshti u bë pyll.
Kopshtari iku nga kopshti e u mbyll në shtëpi.
Kopshti-pyll i hyri edhe në shtëpi. I bëri shoqëri.
Kopshti i hyri dhe brenda trupit: me pemë e ferra.
Me ujqër dhe qingja. Me barishte dhe lule.
Kopshti-pyll deshi t’i ngjajë njeriut.

Rrëfehet Erdogan: Ja ku isha dhe si dëgjova për tentim grusht shteti

0

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, CNN, presidenti i Turqisë, reces Tayip Erdogan, ka folur ndër të tjera edhe për vendin se ku ishte kur filloi grusht shteti.

Ai ka treguar edhe për atë se si ka vepruar kur e ka kuptuar se çfarë po ndodhë.

Erdogan tha se me 15 korrik ishte me familjen e tij në pushime për pesë ditë në Marmaris.

“Atë natë rreth orës 22:00 mora disa lajme se çfarë po ndodhte dhe mora vesh se në Stamboll e Ankara e disa vende kishte disa lëvizje që po ndodhin”, ka thënë Erdogan për CNN.

“Kisha me vete gruan time, dhëndrin, nipërit e mi. Për këtë arsye ishte më e rëndë. Por para se të largohesha ftova mediet dhe kamerat dhe që t’i adresohesha popullit turk”, ka thënë presidenti.

“Por televizioni publik nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, kështu që përdorëm planin B duke përdorur telefonin celular dhe nëpërmjet një televizioni privat i ftova qytetarët që të dalin në qytete dhe në sheshet e qytetit. Menjëherë pas kësaj thirrjeje mora vesh se njerëzit me të madhe filluan të dalin në rrugë”.

Erdogan tha se kjo ishte shumë me rëndësi sepse kjo ishte mënyra më e mirë që të kuptonin ata puçistët, ata persona që tentuan grusht shtetin, të kuptojnë gjuhën e popullit turk.

Fatmir Limaj përkujton dëshmorin, Sadik Shala

0

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka përkujtuar dëshmorin e kombit Sadik Shalën. Sipas tij, Shala bashkë me familjen dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare.

“Sot është 18 vjetori i rënies heroike të themeluesit dhe komandantit të parë të logjistikes së brigades 121, i dëshmorit Sadik Shala, i cili ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njesive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime”, shkruan Limaj, transmeton PrizrenPress.

“Sadiku ishte krahu im i djatht që kur i’u bashkuam UÇK-së në vitin 96’. Ai vuri çdo gjë në shërbim të lirisë. Shtëpia e tij dhe e familjes së tij ishte baza kryesore e UÇK-së, nga aty për herë të parë u deklarua zëdhënësi i UÇK-së”.

“Sadiku personalisht, dhe gjithë familja e tij dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare, e gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri, e bashkë me të atë ditë ranë heroikisht edhe profesori Hamdiu, Habibi, Afrimi dhe Limani”.

“Lavdi veprës suaj bashkëluftëtarët e mij, gjaku juaj u bë themel i lirisë së atdheut tonë”.

“Lavdi dëshmorëve të kombit kur do e ku do që kanë rënë për atdhe!”/PrizrenPress.com/

limaj te deshmori shala

Olivier Giroud dhe gruaja seksi Jennifer

0

Ai është duke marrë veten pas zhgënjimit në finalen e Euro 2016, ku Franca e tij u mund nga Portugalia, kështu që Olivier Giroud për përpiqet të gjejë pak qetësi dhe të realaksohet në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Të hënën, sulmuesi 29-vjeçar i Arsenalit u pa nën rrezet e diellit në Saint Tropez, ku po kalon pushimet me gruan e tij të bukur Jennifer dhe vajzën e vogël Jade.

Ndërkohë që sportisti u shfaq tepër muskuloz, gruaja e tij brune shpalosi linjat mbresëlënëse me bikini.

Ola Jordan nuk është ngopur ende me burrin

0

Ata kanë 13 vjetë të martuar.

Por Ola Jordan duket se nuk është ngopur ende me burrin e saj James, opasi ata dhuruan disa skena mjaft të nxehta në Dubai.

Bëjnë mirë të gjejnë një dhomë dhe të kenë kujdes me këto sjellje, pasi në vendin islamik për gjëra të tilla mund të përfundosh në burg.

Pamjet e mëposhtme flasin vetë.

Shiu le të hyjë në mes

0

Shkruan: Skender Berisha

Vijne e shkojne rete

te rralla a te shpesha
te ndesha a s’te ndesha
s’me ndolle te desha vet
re te renduara plot e plot
shiu kerkund kerkund
me duhet edhe nje mund
deri ne log ku s’pres kot
rrapi nen re kur buzeqesh
rreze syri yt tashti resh
me duhesh pak me shpesh
dhe shiu le te hyje ne mes
ndashte e ndashte se pres
vec eja edhe me ndesh
gaz te mbushet nje thes
dhe shiu le te hyje ne mes