16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6393

Prizren: Ndërtesa e Beledijes mbeti, kroi ndërroi “vendbanim”

0

Në mesin e dhjetë monumenteve të restauruara viteve të fundit është edhe ndërtesa e Kuvendit të vjetër – Beledija, Selamllëku i Shani Efendiut dhe Shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut.

Lidhur me krojet e shumta të Prizrenit ka shumë histori. Njohësi i çështjeve të trashëgimisë, Bedri Çejku, tregon se si fëmijë ka pirë ujë dhe është freskuar te kroi i Beledijes. Ai thotë se kroi ishte i dobishëm dhe kishte ujët më të mirë.

Çejku thotë se një ndër krojet më me famë në qytet ishte edhe Kroi i Beledijes.

Edhe Berat Baftiu, shkrimtar që ka shtëpinë afër Belediut, tregon se shpesh ka marrë ujë tek ky kroi i Beledijes.

“Thuhej se është krua me ujë të mirë, sepse vjen nga “Bjeshkët e Pashës”. Emrin e ka marrë nga vetë objekti i Kuvendit Komunal të Prizrenit, që u ndërtua gjatë periudhës osmane, në shekullin XIX”, është shprehur ai.

Kroi është ndërtuar në oborrin e Beledijes, siç quhet në gjuhën turke Kuvendi, gjatë shek. XIX.

I ndërtuar nga gurët gëlqerorë

Kroi gjendej ndërmjet objektit të ‘Beledijes’ dhe Xhamisë së Mustafë Pashës.

“Në këtë vend kroi e kreu funksionin e vet primar nga koha e ndërtimit e deri në vitet 1960. Asokohe lagjja pësoi ndryshime të paparapara. Xhamia e Mustafa Pashës u rrënua më 1952. Në anën e djathtë të lumit u ndërtua dhe asfaltua aksi rrugor nga “Tabakhana” e deri në ‘Marash’. Kroi ndodhej në aks të rrugës. Si rrjedhojë e ndërtimit të aksit rrugor, kroi më 1963 u dislokua në “Sheshin e Dëshmorëve”, i cili gjendet në pjesën qendrore të qytetit, ndërmjet urës e Xhamisë së Arastës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kroi është i ndërtuar nga gurët gëlqerorë të latuar”, është shprehur ai.

Atraksioni nuk funksionon prej vitesh Gjatë përpunimit, blloqeve të gurëve u është dhënë forma e katrorëve, me madhësi të ndryshme.

“Në pjesën e sipërme, në të katër anët e tij, ngrihen harqe, e mbi to është vendosur një gur gjysmë sferik. Në pjesën ballore të kroit është një profil i cekët, në formë kornize, ku brenda saj duhej të ishte mbishkrimi me të dhëna elementare për të, por kjo mungon. Kroi është me një sylinjare. Ujin e merrte nga ujësjellësi i qytetit. Korita e tij është nga betoni dhe gurët janë katrorë. Në kohën e ndërtimit të kroit në shesh u ndërtua edhe kanali i ujit, i cili gjarpëronte nëpër shesh. Kroi me kanalin plot me ujë paraqiste një lloj atraksioni”, tregon Baftiu.

Por, fatkeqësisht ky atraksion prej vitesh nuk funksionon, ndërsa nga kjo ka mbetur vetëm kanali pa ujë.

“Dikur thuhej kush pinë tri herë ujë Prizreni mbetet përherë aty. Një gojëdhënë që thuhej se e kishte sjellë Jerovi, një mjeshtër muresh me gur, derisa dëshironte të udhëtonte për në Shkup, pa dashje kishte mbetur tri ditë në Prizren,atëbotë ushqimi ishte më i rrallë dhe ai ushqim të vetëm e shfrytëzonte ujin. Por, pas kësaj ai mbeti përgjithmonë në Prizren”, shprehet Prof. dr. Mejdi Elezi.

Në librin “Prizreni i lashtë” me autor Muhamed Shkukriu, thuhet se në Prizren në shekullin XIX kishte 196 kroje publike.

Mustafa Ibrahimi, 93- vjeçar, pohon se i ati Avduli i numëronte deri në deri 203 kroje publike të këtij qyteti. Ai thotë se krojet dikur në Prizren ishin në secilin kënd afër xhamive të qytetit dhe në afërsi të varrezave.

Të gjitha krojet e vjetra ishin të njohura me ujë të pijshëm apo siç ndryshe e quanin “ujë që të pikë në ballë”. /Kosova Sot

Sërish dramë në Francë: Një i armatosur rrethon një hotel

0

Policia franceze ka rrethuar një hotel në jug të vendit, kjo erdhi pas informacionit se brenda hotelit është një “njeri i armatosur”, raportojnë mediat vendase franceze.

Hotel ‘Bolen’ ishte evakuuar, dhe xhandarët i tha Reuters se njeriu i dyshuar ka një thikë dhe ndoshta një mjet shpërthyes.

Siç është raportuar nga RT, policia rrethoi hyrjen në hotelit, në vendin e ngjarjes po ashtu janë ambulancat dhe zjarrfikësit, transmeton lajmi.net.

Nuk janë dhënë më shumë detaje apo motive për ngjarjen në fjalë.

Përjashtimi i bukuroshes

0

Ish modelja e Playboy, Dani Mathers, është gjendur nën një rrebesh kritikash për postimin e fotos së një gruaje të zhveshur në dushet e palestrës së frekuentuar prej saj në Los Angeles.

Mathers, e shpallur “playmate” e vitit në 2015, e hodhi pamjen polemizuese në profilin e saj në Snapchat, shoqëruar me komentin:

“Nëse sytë e mi nuk e shohin dot këtë, as tuajt nuk do të munden”. Ndërsa në foto mund të shihet edhe ajo vete me dorën e vendosur tek goja sikur të jetë duke mbuluar të qeshurën. Pronarët e palestrës “L.A. Fitness” reaguan menjëherë duke pezulluar anëtarësimin e Mathersit.

Ata postuan një mesazh në Twitter, ku e cilësonin sjelljen e modeles krejtësisht të papranueshme dhe që i vë në rrezik anëtarët e tjerë të klubit. I dhamë fund anëtarësimit të saj, sqarohet në mesazh, nuk do ta përdorë dot me ketë klub.

Nuk është vendim i njëanshëm, është shenjë e thjeshtë qytetarie. Raportet në shtypin vendas tregojnë se vajza ka humbur gjithashtu vendin e saj të punës si drejtuese e një emisioni radiofonik.

Mathers lëshoi një apologji përmes Snapchat, por pas furtunës së reagimeve që shkaktoi tallja e saj me trupin e një femre tjetër, i ka fshirë të gjitha profilet e veta në mediat sociale.

Historia e Blues

0

Muzika blues i ka rrënjët e forta në historinë amerikane, në veçanti në historinë e afro-amerikanëve. Kjo rrymë lindi në plantacionet e Jugut të vendit në shekullin e 19-të. Shpikësit e saj ishin skllevër, ish-skllevër, si edhe pasardhës të skllevërve afro-amerikanë që tërë jetën e kaluan duke punuar nëpër fushat me pambuk dhe me duhan, e që për të ngushëlluar veten këndonin.

Përgjithësisht, është pranuar se blues-i ka evoluar pikërisht nga tingujt spiritualë afrikanë dhe nga këngët e punës.

Një shpjegim është se termi rrjedh nga shprehja angleze “to feel blu” ose të ndihesh melankolik. Repertori vokal i folklorit afrikan në kontakt me kulturën muzikore të të bardhëve u transformua në tinguj harmonikë, por gjithsesi e ruajti pasigurinë e përulur tipike të këngëve afrikano-qendrore.

Gjithashtu, një tjetër version është se fjala rrjedh nga mënyra e të shprehurit të anglezëve të shekullit të 18-të “blue devils” (djajtë blu) i përdorur për të treguar halucinacionet vizuale që mund të shoqërojnë një njeri, i cili ka hequr dorë nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Përgjatë kohës, kjo fjalë u shkurtua në thjesht blues dhe kjo shprehje nisi që të përshkruante gjendjet e ankthit, delirit, depresionit apo të dehurit.

Edhe në ditët e sotme në anglisht përdoret fjala “winter blues”, për të përshkruar luhatjet sezonale të humorit.

Sipas disa historianëve, marrëdhënia mes blusë dhe alkoolit mund të rrjedhë edhe nga “ligjet blu”, që ende ndalojnë të dielën shitjen e alkoolit në disa shtete të SHBA-së.

Edhe pse ende nuk njihet një shpikës i bluzit, shumë muzikantë kanë shfaqur pretendimet se ata janë krijuesit e rrymës muzikore.

Gjithsesi, e drejta e autorit ka lindur në 1912, kur kënga “Dallas Blues” e shkruar nga autori Hart Wand u shndërrua në kompozimin e parë të mbrojtur nga e drejta e autorit. Ekspertët janë të mendimit se ky përkufizim rrjedh nga më herët.

Gjithashtu, një tjetër version është se fjala rrjedh nga mënyra e të shprehurit të anglezëve të shekullit të 18-të “blue devils” (djajtë blu) i përdorur për të treguar halucinacionet vizuale që mund të shoqërojnë një njeri, i cili ka hequr dorë nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Përgjatë kohës, kjo fjalë u shkurtua në thjesht blues dhe kjo shprehje nisi që të përshkruante gjendjet e ankthit, delirit, depresionit apo të dehurit.

Edhe në ditët e sotme në anglisht përdoret fjala “winter blues”, për të përshkruar luhatjet sezonale të humorit.

Sipas disa historianëve, marrëdhënia mes blusë dhe alkoolit mund të rrjedhë edhe nga “ligjet blu”, që ende ndalojnë të dielën shitjen e alkoolit në disa shtete të SHBA-së.

Edhe pse ende nuk njihet një shpikës i bluzit, shumë muzikantë kanë shfaqur pretendimet se ata janë krijuesit e rrymës muzikore.

Gjithsesi, e drejta e autorit ka lindur në 1912, kur kënga “Dallas Blues” e shkruar nga autori Hart Wand u shndërrua në kompozimin e parë të mbrojtur nga e drejta e autorit. Ekspertët janë të mendimit se ky përkufizim rrjedh nga më herët.

Diferenca me jazz

Ndërthurja e bluzit me ritme të tjera muzikore prodhoi në vitet 1910 dhe 1915 jazz-in. Karakteristikat e kësaj rryme muzikore janë ritmi i mprehtë, gjuha muzikore e bazuar në tingujt e butë dhe intermexot e improvizuara të solistit, që shpreh në këtë mënyrë gjendjen e tij shpirtërore në ato momente.

Shtëpia e familjes së Xhenetës para përfundimit (Video)

0

Tre vjeçari Dashnim Gashi më nuk është në rrezik siç ishte deri para gati dy muajve, kur i shpëtoi rrënimit të shtëpisë, në zonën pranë qendrës historike të Prizrenit.

Por motra e tij binjake, Xheneta, nuk e pati fatin e njëjtë.

Jetën e sigurt në një shtëpi të re, larg rrënojave, Dashnimit ia mundësuan qytetarët vullnetmirë.

Disa prej këtyre të fundit, të prekur nga vdekja e Xhenetës, ndihmuan dhe mblodhën para për t’i ndërtuar një shtëpi nënës së dy fëmijëve.

Objekti i ri i banimit u bë në fshatin Leshan të Suharekës.

Gjenerali shqiptar që shpëtoi Erdoganin

0

Gjenerali që e ka paralajmëruar disa çaste para sulmit që puçistët do t’i bënin hotelit në të cilin ishte i vendosur presidenti Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte komandanti i ushtrisë së parë Gjenerali i Përgjithshëm Umit Dunda me prejardhje shqiptare nga Ferizaj i Kosovës.

Ai kishte thënë që mos të shkojnë në Ankara por në Stamboll nga ku ai do t`i mbronte.

Ky paralajmërim ishte jetik për të ardhmen e Turqisë.

“Hollow of The Hand”, Seamus Murphy në DokuPhoto

0

DokuFest-i i sivjetëm sheh rikthimin e fotografit të njohur Seamus Murphy në Prizren – këtë herë, për të nisur ekspozitën e DokuPhoto më 4 gusht.

Murphy është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuar në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Ekspozita e tij në DokuPhoto, e cila e ka hapjen një ditë para fillimit zyrtar të DokuFest, do të qëndrojë e hapur për tërësinë e festivalit dhe do të shfaqë fotografi nga botimi i tij “Hollow of the Hand” (shq. Në gropë të dorës).

Publikimi është një bashkëpunim mes Murphy dhe këngëtarës PJ Harvey, dhe përmban një koleksion të poezive dhe fotografive nga udhëtimet e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Washington DC.

Publiku DokuFest-it gjithashtu do të ketë mundësi për të shikuar tre video të xhiruar gjatë udhëtimeve në këto vende me Harvey.Edhe tre video shtesë do të shfaqën atë natë – ku Murphy gjithashtu është regjisor, të përgatitura për albumin e fundit të PJ Harvey, The Hope Six Demolition Project (2016).

Sfondi:

Historia e DokuFest, Seamus Murphy dhe PJ Harvey na kthen prapa në edicionin e 10-të të festivalit, kur këta të fundit kanë marrë pjesë në një panel diskutimi për 12 filmat që Murphy kishte drejtuar për albumin e Harvey-it, Let England Shake.

“Ne u pyetën për të marrë pjesë në një shfaqje të plotë 12 filmave të shkurtër që i kisha bërë për albumin Let England Shake, dhe për të qenë pjesë e një Q dhe A më pas në Dokufest në Prizren. Nuk është diçka që Polly normalisht do të bëje, por kishte diçka të pashmangshme në lidhje me të [këtë ftesë] dhe do ta niste projektin tonë të përbashkët. Pra, ne shkuam “, thotë Murphy për përvojën.

“The Hollow of the Hand”, i publikuar në tetor të vitit 2015, gjithashtu përfshinë një poemë që është frymëzuar nga rrugët në Prizren nepër të cilët Murphy dhe Harvey ecen atë vit, me titull “Pity for the Old Road” (shq. Mëshirë për rrugën e vjetër).Vizita e tyre çoi edhe te inspirimi për videon e këngës “The Wheel”, drejtuar nga Murphy, e cila është xhiruar në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Gjuha paralele e qytetit të rrushit: Çka është “bugarishtja” e Rahovecit?

0

“Bole imit se mirat”, që do të thotë “më mirë shpresa se dëshira”, është një fjali të cilën mund ta hasni në të folurën e qytetit të Rahovecit, e që normalisht nëse nuk jeni nga kjo trevë vështirë se do ta kuptoni. Fjalia e lartcekur është kombinim i katër gjuhëve, respektivisht fjalëve që i takojnë katër gjuhëve: bolje (serbisht), ümüt (turqisht), se (shqip), murad (arabisht).

Për banorët e qytetit të rrushit, është kthyer në temë tabu diskutimi për të folurit e kësaj treve. Të mjafton të thellohesh pak në bisedë dhe ta vëresh se rahovecasit, përveç shqipes, në komunikim e përditshëm në mes tyre e përdorin edhe një gjuhë tjetër.

Disa prej tyre ngurrojnë të flasin për këtë realitet, derisa disa të tjerë sqarojnë se kjo gjuhë që ka një shekull që flitet, është një përzierje e disa gjuhëve.

NDIKIMI I KONTAKTEVE TREGTARE

Ndonëse jo publikisht, banorë të kësaj qyteze kanë treguar për Telegrafin se në Rahovec ende komunikohet në këtë variant gjuhësor.

“Shumica nuk e pranojnë dhe thonë se nuk e flasin, por realiteti është tjetër. Kuptohet, nuk është si më herët, por nuk mund të mohojmë që flitet”, ka thënë një qytetar i kësaj komune.

Për atë se nga buron kjo e folur jepen disa versione, por që sipas vendasve asnjëri prej tyre nuk është i bazuar në ndonjë studim shkencor.

Profesori i gjuhës shqipe në Gjimnazin “Xhelal Hajda-Toni”, Ali Dula, ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një gjuhë në konceptin dhe nocionin e një gjuhe – që ka një trashëgimi kulturo-letrare të komunikimit – e as që bëhet fjalë për pasje të normave apo rregullimeve gramatikore.

“Bugarishtja” flitet vetëm në qytezën e Rahovecit, jo në rrethinat e saj

“Më shumë është një variant i të folurit me miksim morfemash (fjalësh)”, ka thënë ai.

Dula thotë së njëra nga variantet më të dëgjuara, që është nga gurra popullore dhe nuk ka ende ndonjë bazë të ndonjë studimi shkencor për ardhjen dhe depërtimin e kësaj mënyre të të folurit në Rahovec, është ai i ndikimit të tregtarëve bullgarë dhe serbë, të cilët e frekuentonin Rahovecin, i cili dallohej si qendër e rëndësishme tregtare.

“Thuhet se qysh në shekullin XIX, Rahoveci ishte një qendër e njohur tregtare, dhe se tregtia zhvillohej në mes etnive të ndryshme. Ndonëse Rahoveci gjithmonë ka qenë vendbanim me shumicë shqiptare, për tregti aty frekuentonin edhe bullgarët, serbët etj. Disa familje të këtyre etnive joshqiptare, që kanë zënë vend në këtë qytet aso kohe, për ta lehtësuar komunikimin në mes tyre, përdorin morfema mikse (kombinim i fjalëve nga gjuha shqipe dhe nga gjuha e tyre amë), prapëseprapë me dominim te fjalëve shqipe”, ka theksuar ai.

Dula shprehet se gjeneratat e reja bëjnë mirë që nuk e praktikojnë shumë këtë të folur, të cilin ai e quan “një relikt linguistik”.

SHKAQET TJERA QË KRIJUAN “BUGARISHTEN”

Derisa dikush këtë fenomen e tregon përmes historive dhe gojëdhënave, studiuesi Jahja Hondozi, është duke e bërë një studim shkencor për të folurin e Rahovecit.

Hondozi, i cili është asistent në Fakultetin Filologjik, në punimin e tij “Një vështrim rreth së folmes së Rahovecit në aspektin gjuhësor – sociolinguistik”, ka nxjerr në pah faktorët ndikues në depërtimin e kësaj gjuhë në brendi të Rahovecit.

Ai ka thënë për Telegrafin se përmes këtij punimi ka tentuar që ta sjell një këndvështrim të tij në ndriçimin e kësaj të folme, duke shtuar se punën e tij nuk e ka bazuar në emocione, por në hulumtimin e bërë në terren.

Hondozi, në punimin e tij lidhur më të folmen e kësaj treve, thotë se deri më tani janë dhënë disa hipoteza por që, sipas tij, nuk mund të thuhet se janë mbështetur shkencërisht.

Duke sqaruar faktorët dhe rrethanat e shfaqjes së këtij fenomeni, ai thekson se në mbarin të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, kur u shkrua Fjalori i Kujunxhiqit (fjalori serbisht-shqip, 1902), popullsia shqiptare e Rahovecit gjuhë të zakonshme e kishte shqipen krahas një serbishteje, në pika specifike, që e përdorte më fort në marrëdhëniet afariste.

Jahja Hondozi: Megjithatë, popullsia shqiptare e Rahovecit e ruajti shqipen dhe e kultivoi edhe përmes fjalës së shkruar

“Në disa rrethana të caktuara, popullsia e lokalitetit të Rahovecit nisi ta përdorë më shumë serbishten, madje në pjesën më të madhe të familjeve edhe në jetën familjare, krahas shqipes, ndonëse shekuj me radhë elementi shqiptar qe absolutisht numerikisht mbizotërues. Si faktorë që ndikuan në përdorimin e serbishtes së përzier me shqipen, krahas shqipes në lokalitetin e Rahovecit, mund të merren: bashkëjetesa me elementin sllav të lokalitetit dhe shkrirja e familjeve shqiptare në serbe dhe anasjelltas; marrëdhëniet ekonomike të ndërtuara mbi një bazë të strukturës së prodhimit me mbizotërim të vreshtarisë, por me strukturë mbizotëruese shqiptare myslimane të popullsisë e cila i punonte vreshtat; dyndja e popullsisë shqiptare nga thellësitë e Serbisë pas kryengritjes së parë serbe (1804), e sidomos pas Kongresit të Berlinit; prania e një numri mjeshtërish sezonalë serbë; e nga vitet 1918-1941, politika antishqiptare asimiluese e ushtruar në mënyrë të organizuar nga shteti borgjez serb. Gjatë kësaj periudhe (1918-1941), popullsisë shqiptare i qe mohuar çdo e drejtë kombëtare, përfshirë këtu edhe përdorimin e gjuhës në shkolla e në jetën publike përgjithësisht. Megjithatë, popullsia shqiptare e Rahovecit e ruajti shqipen dhe e kultivoi edhe përmes fjalës së shkruar, siç dëshmojnë shkrimet e sheh Hilmi Maliqit, Shaip Zurnaxhiut etj”, thuhet në punimin e Hondozit.

ETIKETIMI TENDENCIOZ

Nga hulumtimet e bëra nga ai në terren, rezulton se e folmja e Rahovecit është një konservat i përzier, i përbërë nga elemente të ndryshme të disa gjuhëve: shqipe, serbe, bullgare, turke e arabe.

“Është vërtet interesant fakti se si në një hapësirë aq të ngushtë depërtuan elemente gjuhësh të familjeve të ndryshme. ndërkaq, edhe më interesant është fakti se kjo e folur flitet vetëm brenda qytezës së Rahovecit, kurse fshatrat përreth nuk e njohin. Këtu rrjedh edhe ai etiketimi me përçmim për ‘bugarë të Rahovecit’, me bindjen se e folmja e Rahovecit nuk është tjetër pos një derivat i bullgarishtes”, ka konstatuar Hondozi, duke e cilësuar tendecioz dhe të padrejtë këtë etiketim pasi në këtë të folme ka elemente të gjuhëve josllave.

Ai ka thënë se identifikimi, në disa raste, i të folmes së Rahovecit me serbishten nuk është i drejtë, për faktin se “ka elemente të ndryshme shqipe që e demantojnë këtë, siç është prania e madhe e zanores ‘ë’, dhe bashkëtingëllores ‘x’ – të cilat siç dihet nuk ekzistojnë në serbisht”.

E folmja e Rahovecit, përveç leksikut me burim sllav, ka një numër bukur të madh fjalësh arkaike me burim ende të panjohur

“Sikurse janë edhe një numër i madh fjalësh e shprehjesh arkaike që përdoren dendur nga rahovecasit, e që nuk kanë lidhje as me serbisht, e as me ndonjë tjetër gjuhë sllave”, ka theksuar Hondozi.

Sipas studiuesit rahovecas, tendenca për ta identifikuar të folmen e Rahovecit me ndonjërën prej këtyre gjuhëve, buron në radhë të parë nga leksiku i kësaj të folme që, sipas tij, “është e vërtetë se ka burim sllav”.

“Në anën tjetër, në këtë të folme janë rrënjosur prej kohësh edhe mjaft elemente të gjuhëve lindore (fjala është për arabishten, turqishten dhe persishten), gjë që ka rezultuar me formimin e një ‘konzervati të përzier’. Kjo e bën edhe më të ndërlikuar dhe më komplekse këtë të folme”, ka shtuar ai.

FJALËT ARKAIKE QË PO SHUHEN NË RAHOVEC

Sipas studimeve të deritashme të Hondozit dhe punës së tij në terren, ka ardhur në përfundim se e folmja e Rahovecit, përveç leksikut me burim sllav, ka një numër bukur të madh fjalësh arkaike me burim ende të panjohur. Disa shembuj mund t’i lexoni si më poshtë:

Akllagija, baravati, boshqa, bungaja, bagatella, burokva, bërcka, bradavica, (dë) baknësh, cufish, cucalka, cukla, cucuruc, cërcel, cicijash, (mi) dahodi, dizga, (së) dospëlla, digirmi, delbe, ërtëkinja, fiska, fërboz, filqete, fallte, fërfllaza, filka, gop, gullumuq, gërllonja, gukni, gërklan, goblen, gëntëv, guçkë, gubela, ginge, gjol, hinka, hërëçës (shqip orë e çast), hallaquge, hallahusa, hira, (dë su) hakësh, hotëre-hotëre, (dë) hërgne, (dë) haknësh, (së) izvalëja, jajgije, jerdam, jadranke, jurjel, jed, kukllar, kliske, kajl (neje kajl), kole (nemam kole), kanafqe, kalimarka, kopenxh, kuzhël, këjlek, krepseten, klokavica, kërc, loc, lepe, leska, (dë) liknëm, llakërdija, llëngëre-llëngëre, llackuca, (mi) llëcka, llurba, micrak, (dë) matllavish, muqenca, mafes, mervanqe, micolac, murika, micëk, (dë) maqnësh, manqe, miselat, milqe, manga, nëqëv, naqnët, (së) namurija, (së) nadëpnëja, onje, përshëliv, pilim, pilenxhe, pondla, pometliv, papqik, (dë) poxvirnësh, pësëpka, (mi së) përhelli, puzni, paleval, penxir, peshtah, (dë) përkusish, pahalka, pisanka, pristallo, perezh, peke-lepe, (dë) përpllaknësh, pekla, pometliv, qisele, qekërk, qora, qáme, qirik, qërtëtlija, qipka, (dë) qejësh, qatër-patër, qiqibanuz, qirak, quq, qivija, (dë) rëmbësh, razboj, redniqina, (dë) ripësh, rëngaj, (dë) rëstanish, rëcok, rumzgum, rillo, spic, snishte, sedefke, (së) stihnëlla, sëntëraq, shafrak, shtatke, shopa, shtërbëv, shllup, shpicllov, (dë) shllapkësh, shkrëfkaq, (së) shpaki, troshke, (dë së) tishtish, tonjke, (dë) tanish, tunxh, (dë së) teleishësh, truq, tespishta, (dë) teglish, tuca, tërhoz, tëmlik, (dë së) trampish, tuhari, tërpija, tangall, taparec, (mi) ushlemishe, (dë gë) ubalish, (dë gë) upreqish, uvërqkën, usili se! vehto, (ga) vabish, valloga, velam, vërvela, xebem, xola, (dë) xipësh, (dë) xvirkësh, xunx, xunxallo, xërckalica, xunxe, xunxufka, xhilit, xhida, xhiqke, xhumbuz, xhevërxhillo, xhëgërman, xhëvërlá, (dë su) zognësh, zagnijëno, (dë ju) zavarim, zëmëtërlën, (dë ti së) zajazi, zhuq, zhyll, zhelan/zhelajka.

Ai ka theksuar se këto shprehje dhe shumë të tjera janë në zhdukje e sipër pasi gjeneratat e reja ose nuk i përdorin fare – duke i parë si arkaike – ose bëhen pre e tendencës së vetëdijes së popullatës që fëmijët të mësojnë shqip e jo serbisht (siç etiketohet kjo e folme).

“TATARI E MARRTË VESH”

Studiuesi nga Rahoveci ka theksuar se në këtë të folme hasim edhe shumë fjalë orientale, arabe, turke e perse, shumica prej të cilave sipas tij përdoren me kuptimin që e kanë në gjuhën origjinale, ndërsa disa prej tyre përdoren në një konotacion tjetër, si: eksik (tur.), ejvallah (ar), basiret (ar), batall (ar), dakik (ar), devër (ar), helbete (ar), evlija (ar), gjytyrym (tur), gjysterishe (tur), huj (tur), hakaret (ar), hëz (ar), ibret (ar), kopuk (tur), kabila (ar), milun (ar), muhanat (ar), mukajet (ar), maf (ar), syreta (ar), shakija (ar), zavall (ar), teferixh (ar), mahluk (ar), masllahat (ar), marifet (ar), teklif (ar), nasihat (ar), sherbet (ar), hizmet (ar), hyxhym (ar), haber (ar), zarar (ar), zaif (ar), mahsher (ar), zijafet (ar), kijafet (ar), exhel (ar), tabijat (ar), zahmet (ar), milet (ar), katil (ar), gajret (ar), haset (ar), hiqmet (ar), ispat (ar), masraf (ar), lazëm (ar), mesele (ar), rezil (ar.), xhibilijet (ar), shehit (ar), tahmin (ar), terbije (ar), xhahil (ar), fajde (ar), bedel (ar), hise (ar), kabull (ar), basiret (ar), batall (ar), zavall (ar), gidaja (ar), hakaret (ar), hyqymet (ar), ibret (ar), teqmil (ar), mejdan (ar), mazallah (ar), ilet (ar), fursat (ar.), tefter (ar), tallkin (ar), nimet (ar), mahzun (ar)

Samir Abazibra: Kjo e folme, sa herë që është prezantuar te të tjerët, ka shfaqur kureshtje

Ai ka shtuar se elementet shqipe në të folmen e Rahovecit janë gjithashtu evidente, duke shtuar se “përveç përshëndetjeve të zakonshme: mirëmëngjesi, mirëdita e mirëmbrëma, ditën e mirë dhe natën e mirë (të gjitha në shqip), thuhet edhe faleminderit, ndonëse popullata më e moshuar thotë d’imësh – hajr ose bofsh hajr”.

“Banorët e lokalitetit të Rahovecit, gjatë përshëndetjes së tjetrit, përdorin mes tyre shprehje të pastërta shqipe, të tilla, si: ‘Puna e mbarë!’ dhe ‘Mbarë paç’. Është shumë interesant fakti se të gjithë rahovecasit thonë ‘libër’ dhe askush nuk thotë ‘knjiga’. Në rrafshin sintaksor, është i pranishëm gjithmonë përdorimi i lidhëzës ‘se’”, ka theksuar Hondozi.

Sipas tij, kur flitet për të folmen e Rahovecit, është pothuaj e pamundur të anashkalohen shprehjet idiomatike dhe frazeologjike shqipe të cilat përdoren dendur nga rahovecasit, kryesisht nga të moshuarit. Ja disa prej tyre: Hund e buz bashk; e ka lip, e ka gjet; menja malle, zeza kres; Gjysa i del boll; Kadija t’i pastë mendtë; Punë e madhe; Pa prit e pa kujtu; Tatari e marrtë vesh; Zeza vetes; U Zoti mos e boftë; M’i marrshin t’ligat: U përmend e mos u ktheftë: S’din goja me t’kallxu (kur përshkruan gjëra të ndryshme).

RAHOVEC ME NJË PASURI DHE VLERË TË RRALLË GJUHËSORE

Hondozi si studiues dhe si rahovecas ka thënë se këtë fenomen e shoh si pasuri dhe vlerë gjuhësore, dhe material i çmuar për të gjithë ata studiues të rinj që shprehin interesim për t’iu qasur kësaj të folme nga aspekte të ndryshme.

“Mendoj se kjo e folme e cila nuk është rrahur gati aspak do të duhej të shërbente si material i çmuar për të çuar më tej studimet në fushën e dialektologjisë e sociolinguistikës”, ka sqaruar ai.

Edhe ish-studenti i Orientalistikës, Samir Abazibra, ka tentuar që ta japë një kontribut modest në zbardhjen e të folmes së Rahovecit. Në punimin e tij të diplomës “Orientalizmi në të folmen e Rahovecit”, ka koncentruar ndikimin e fjalëve orientale në të folmen e qytetit të rrushit.

Mark Krasniqi i cili beson që e folmja e kësaj qytete pasqyron ekonominë tradicionale të verës

Në punimin ai vjen në përfundim se e folmja e Rahovecit ka një historik shekullor, formimin e së cilës, sipas tij, mund ta kuptojmë nëpërmjet përmbajtjes së fjalëve dhe prejardhjes së tyre.

“Vlen të kujtojmë se kjo e folme sa herë që është prezantuar te të tjerët, ka shfaqur kureshtje se si bëhet komunikimi me të. Përveç kësaj, e veçanta është se e folmja e Rahovecit deri më tani flitet vetëm brenda qytetit dhe jo më gjerë, madje as në ndonjërin prej fshatrave përreth”, ka sqaruar Abazibra.

Në punimin e tij të diplomës ai e përmend studimin e akademikut kosovar Mark Krasniqi i cili beson që e folmja e kësaj qytete pasqyron ekonominë tradicionale të verës. Krasniqi ka thënë se para shpërthimit të konfliktit në Kosovë në vitet e ‘90-ta, rakia dhe vera janë prodhuar ekskluzivisht vetëm nga serbët, duke shtuar se “shqiptarët ishin më të njohur në prodhimin e rrushit”. Krasniqi, sipas Abazibrës, beson që ata kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për kultivimin e rrushit.

NJË VERSION “AUSTRIAK” PËR TË FOLMEN E VEÇANTË TË RAHOVECIT

Interesim rreth kësaj të folme ka shprehur edhe Joseph Muller – austriaku i cili udhëtoi nëpër Kosovë në shekullin e XIX-të, duke studiuar historinë e serbëve dhe shqiptarëve.

“Muller shkroi që kjo e folme daton që nga kryengritja serbe kundër sundimit osman 1804 -1813. Para kryengritjes së vitit 1804, sipas tij, komunitetet e mëdha shqiptare nga Shkodra në Shqipëri, Prizreni dhe Vushtrria në Kosovë kanë banuar në rrethin e Kralevës dhe Valevës në Serbinë qendrore. Këto familje braktisën këto hapësira gjatë kryengritjes dhe u vendosën në Rahovec, ku sollën me vete një përzierje të çuditshme të gjuhës shqipe dhe serbe. Ai nuk përmend ndonjë gjë mbi mundësinë e prejardhjes së fjalëve bullgare”, shprehet Abazira.

Sipas tij, në të folmen e Rahovecit, përveç fjalëve shqipe e serbe, ka mjaftë fjalë edhe nga arabishtja, persishtja dhe turqishtja, duke shtuar se kjo e folme përmban edhe fjalë që janë burimore nga vetë qytetarët rahovecas (delbe, ginge, bungaja, tëpërec etj).

“Gjatë trajtimit të fjalëve me prejardhje nga orienti, kemi studiuar fillimisht rreth mundësisë së arritjes së këtyre fjalëve në Kosovë, respektivisht në Rahovec. Nga studimi del se këto fjalë orientale kryesisht janë inkuadruar nëpërmjet gjuhës osmane, e kjo e fundit nëpërmjet Perandorisë Osmane, për të cilën më gjatë flet historia”, ka sqaruar Abazira.

Në këtë punim, sipas ish-studentit rahovecas, janë përdorur dy mënyra te trajtimit, ajo e intervistës me qytetarët dhe e llojit të fjalorit.

“Në bisedë me disa nga qytetarët e Rahovecit, del në pah dashuria që këta njerëz kanë për të folmen e tyre. Andaj edhe intervista jonë është e mbushur me plotë fjalë orientale. Intervista është zhvilluar pikërisht me po të njëjtën të folme, në mënyrë që gjithçka të jetë më origjinale. Ndërkaq, pjesa e dytë e punimit paraqet një fjalorth me disa fjalë te gjuhëve orientale, të shoqëruara me përkthim-përshtatje, komentim dhe shembuj”, ka shtuar Abazira në punimin e tij të diplomës. /Telegrafi/

Begaj falënderoi humanistin gjerman, që ndihmoi shkollat e Malishevës

0

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj  ka pritur sot humanistin e njohur gjerman, nga qyteti i Soestit, Manfred Wittwer, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij, në sigurimin e dy kontingjenteve me inventar, për shkollat e Komunës së Malishevës.

Po ashtu, Begaj, krahas humanistit Wittwer, ka falënderuar edhe bashkatdhetarin Nuhi Krasniqi, i cili gjithashtu ka kontribuar në sigurimin e këtyre donacioneve, por edhe në krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit me qytetin Soest në Gjermani.

“Ne ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë dhe për pritjen që na keni bërë në Soest. Dëshiroj që bashkëpunimi mes qytetit të Soestit dhe Malishevës, të vazhdoj edhe në fushat e tjera”, tha Begaj, me rastin e takimit me Manfred Wittwer.

Edhe humanisti Wittwer, e falënderoi Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për pritjen dhe tha se do të jetë i angazhuar në thellimin e bashkëpunimit me Malishevën.

Falë angazhimit të këtij humanisti gjerman dhe bashkatdhetarit Nuhi Krasniqi, qyteti i Soestit ka dhënë donacion për shkollat e Malishevës, inventar për shkolla, ndërsa kjo formë e donacionit, pritet të rritet edhe në vitin tjetër, sikur që pritet të rritet edhe bashkëpunimi mes qytetit të Soestit dhe Malishevës.

Në këtë pjesë të Gjermanisë, jetojnë dhe punojnë shumë bashkatdhetar nga Kosova, dhe nga Malisheva në veçanti, ndërsa gëzojnë respekt nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të Soestit dhe vendeve përreth

Mbahet provimi i dytë në UPZ

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka vazhduar dita e dytë e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2016/2017, në afatin e parë. Procesi është zhvilluar pa probleme në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Për mbarëvajtjen janë kujdesur komisionet përkatëse.

Rektori i UPZ-së, Ramë Vataj edhe në ditën e dytë i shoqëruar nga prorektori Kadri Kryeziu, ka vizituar dy njësit akademike ku është siguruar se gjithçka po shkon në bazë të rregullave të parapara. Rektori u uroi të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues në afatin e parë dhe i njoftoi se do të ketë edhe një afat të dytë për të gjithë ata që nuk do të arrijnë pikët e nevojshme për regjistrim në afatin e parë qoftë në UPZ qoftë në universitete e tjera publike. Vlen të theksohet se në afatin e parë UPZ do të pranojë 1330 studentë ndërsa kanë konkurruar gjithsej 2077 maturantë.

Interesimi është i kënaqshëm në të gjitha drejtimet. Konkurrenca më e madhe është në Fakultetin e Edukimit, të Filologjisë dhe atë Ekonomik. Interesimi i kënaqshëm është edhe për fakultetet e tjera, si Juridik, FFSHK dhe FSHJM. Të martën do të vazhdoj mbajtja e provimit pranues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Edukimit./PrizrenPress.com/