Kopshti i ngjet njeriut

Prend Buzhala

(Çaste shkrimi III), 18
Një kopshtar mbillte pemë me shumë dashuri.
Kopshti i tij ishte i bekuar, i bekuar ishte vetë.
Nuk kaluan shumë vite e ndodhi çudia.
Zunë të mbijnë specie bimore të panjohura.
Ato nuk i kishte mbjellë.

Ferrat, shqopat dhe shkurret i njihte.
Ç’të bënte me të pambjellat? T’i shkulte? I la.
Kopshti i tillë ndillte derra të egjër, baldosa dhe ujqër,
mace të egra, dhelpra dhe shqartha.

Mësynin harabelë, qukapikë, trishtilë, sorra, kukuvajka.
Më nuk e njohu kopshtin e tij. Kopshti u bë pyll.
Kopshtari iku nga kopshti e u mbyll në shtëpi.
Kopshti-pyll i hyri edhe në shtëpi. I bëri shoqëri.
Kopshti i hyri dhe brenda trupit: me pemë e ferra.
Me ujqër dhe qingja. Me barishte dhe lule.
Kopshti-pyll deshi t’i ngjajë njeriut.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit