14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6396

Beyonce shkëlqen në Amsterdam

0

Beyonce kohëve të fundit udhëtoi gjithë andej për të emocionuar adhuruesit e saj edhe më shumë.

Por së fundi ajo, u pa në Londër, si pjesë e Formation World Tour.

E tani kur ajo ka vëne këmbën në turneun Europian, Beyonce morri me shumë seriozitet performancat e saj të Amsterdam në mbrëmjen e së shtunës.

Këngëtarja e “Crazy in Love”, dukej sensacionale në një nga përzgjedhjet e saj prej kostumeve të përpunuara derisa ajo përfundonte performancat e saja të këngëve të vjetra dhe të reja në mes të turmës.

Nicole Meyer, femra sexy që do t’u ndalë frymën

0

Nicole Meyer na ka shpërblyer në këtë të dielë me disa foto fantastike superseksi nga plazhi.

Edicionin sexy, Nicole e ka xhiruar për revistën “Treats” dhe pa dyshim të gjithë meshkujve do ju marë frymën me pozat eksituese.

Zeshkania bukuroshe është fotografuar nudo dhe ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm.

Bono i shpëtoi masakrës në Nice

0

Bono është gjendur në mes të masakrës së Nice, kur një kamion hyri në turmën që po festonte Ditën Kombëtare të Francës, për t’i lënë më pas 84 të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur, të enjten mbrëma.

Lideri i bendit U2, i cili ndodhej në një restorant në Nice në kohën kur u shënua sulmi i tmerrshëm, është marrë dhe është shpëtuar nga policia anti-terror, është bërë e ditur sot.

Ai ndodhej në tarracën e “La Petite Maison”, pranë bregdetit në qytetin francez, kur vrasësi Mohamed Lahouaiej Bouhlel kishte goditur masën e njerëzve.

Kjo është hera e dytë që Bono është ndodhur në afërsi të një sulmi të madh në Francë.

Nëntorin e kaluar, ai dhe bendi i tij ishin duke bërë prova për një koncert në Paris, kur militantët e ISIS sulmuan në Teatrin Bataclan, duke vrarë 89 njerëz. / Politiko.net

Prizren: Arrestohet një person për kanosje, drogë dhe thikë

0

Është arrestuar i dyshuari për kanosje në Prizren.

Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arrestohet një femër në Prizren

0

Një femër është arrestuar në rrugën “Joni” në Prizren. Arrestimi i saj është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore.

Policia nuk ka dhënë arsyet e arrestimit të saj.

“ Ajo është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Cikel me poezi nga Mimoza Rexhvelaj

0

Odisejada

MIMOZA REXHVELAJ

Duart vendos mbi pllakat homerike,
Të zbritura nga lart, urdhëresat pa urdhër,
njeriun e lëshuar si pré
në arenën e luanëve,
në arenën e shumë zotave .

Është jeta . Odisejada ime .
Duhet t’i bindem.
Nuk pres shumë nga zhurma e dallgës që përplaset mbi rërë,

As nga pulëbardha që lajmëron tokë,
e as nga lajmi i fundit i gjetur në shishe
dy mijë vjet më vonë…

Tani lëri retë të vazhdojnë rrugëtimin qiejsh,
ngrij velat e tua në direk.
Mbushe me ajër kraharorin
dhe ec, ec,ec …
Vetëm ec …

S’duhet ta dëgjosh thirrjen e sirenave …
Lëre pas krahëve,
mos i ndaj sytë nga lind dielli mbi kreshtë.

Nganjëherë

Nganjëherë jeta ngec pas teje
Si ferra, pas flokëve
Dhe nuk të shqitet.

Hyre atje ku s’duhej!

Nuk e di se si
Dhe as se pse
Ajo të ngre kurthe,
Kurthe asgjëje.
Muskujt pasivë të trupit
Papritur, gjallërohen
Duke zbuluar një tjetër ego,
Një ngjyrë të verdhë
Që stina e ngrohtë e mban latente.

Muskujt e qafës tendosen,
Këtë herë jo për të mbajtur peshë,
Por,për të parë qartë.
Prespektiva është një iluzion,
Ajo pemë e zvogëluar dhjetëra herë,
Është një iluzion , po kështu rruga,
mulliri, një konstelacion botësh që presin të zbulohen …
I tillë është edhe gishti që i tregon .

Frika të pushton,fundi i egëzistencës.
Me një kërcitje dhëmbësh zgjohesh.
Dielli rezaton mbi fytyrën e zhubrosur si mësalla pas feste.
Por, neser do të kthehet sërish në vend.

Jeta vazhdon në lojen e saj
Ditë-natë, natë-ditë,
me dublime të njëpasnjëshme, të rregullta mbi parket duke na përgatitur
për momentin e gjuajtjes,
nëse ai moment vjen ndonjëherë ….

……,,.,.,,…
VAJTOJE SERENATËN, KITARË

I premtove shpirtit një serenatë,
Me kitarën e vjetër të harresës,
Kumbon vaji, zërave të natës
Puhizë mbetur, shtegtare e largët.
Trupi i kitarës së pa prekur
i varur në gozhdë, murin ledhaton
Martir i dashurisë së fjetur
Tingull i vrarë, këngëzen më zgjon.

Murg në manastirin e kujtimeve
struket bosh, shpresa melodioze
Shuhet mes qirinjve të kishës
Për dikë, luten sorrat zëçjerrë….

Shpirti i zgjat dorën premtimit
Serenatën vajtoma, zemër e kitarës.
Mes gurve të varrit, simfonia
gulçon heshtjen e zhurmëshme
Tingujt shuhen…
Nën dritën e hënës…
Këndoma serenatën
kitarë!
Paqshëm të tretem
mes tingujve të latuar…

U LUTA PËR TY

U luta për ty.
Me forcën që fluturon
hapsirave të shpresës…
Dhe fryma e shenjt
si fllad i ëmbël
me ledhatoj me mirësi.
U luta për ty
vetmija flaku zemërimin
si bishe e zgjebosur
e shpirti im puthi
ngrotësinë e pajtimit
u luta per ty
Ndeza njëmijë e një qirinj
njëmijë e një endrra,
harrove njëmijë e nje perralla të frikshme.
po ti…
do të lutesh një ditë për mua!

………………
EKSTAZË

Ndizini zjarret e shpirtit,
Mos kini frikë – hapini portat
Shkundini pluhurat
Mbushni gotat!

Jam uragan sonte.
Jam e çmendur, llahtari,
Dashuria më bën
me krahë në kaltërsi.

Me flatrat e jetës sulmoj
Asgjë s’më ndal.
Kam lindur me yllin e fatit
Qëndisur në ballë.

Ejani dhe ju me mua
në qiellin e shtatë.
S’do lëmë gur dashurie
Pa kthyer mbrapsht.

……….

Asgjë e re

Asgjë e re,
Veç fishkëllima monotone e fletës që kthehet,
Meridianëve të humbur
Mbuluar me pluhura.
Gjurmoj…
Kthesën e fundit në pentagram
Si gjethe me krahë ere fluturojnë
Minutat bosh.
Ora mban frymën me ritmin e zemrës
Tingull trishtimi
Varur mbi buzeqeshjen-gozhdë,
Në cep të buzës.
Asgjë e re
Në horizont . . .

…….

Sot

Sot e pashë sërisht atë djalë i parritur
Dhe të rritur para kohe,
Atê statujë skamjeje
Që tërheq më tepër se gjithkush.
“Zotni , sa don?
Prit, të bajmë pazar…!”

Aereola e njeriut të pafat, kurora e tij me gjemba nuk hiqet kurrë nga koka,
As kur dremit.
Emrin nuk ia di,por, ai është gjithashtu një mbret sovran,
Në tokën pa zot
Të pamundësisë!
………..

Babit

Në kërkim të imazhit tënd,
Humba në skutat e rrudhave.
Varka letre mbyten në detin e syve . . .

Cigaren kafshon me buzët e trashura me kallo
Nga pauzat e gjata midis fjalëve
Dhe sapo kujtoj se po hy ne mendjen tënde
Filli këputet ,ne mbesim prap dy skaje.

Por, kur rrëshqas ndër valë e përplasem brigjesh. . .
Zëri yt më rri pas,më mbron shpatullat
‘Boxh! Të ka babi djalë!’
Cila përendi ta bën udhëtimin të lehtë:
E uji, stuhisë,e luftes apo e mallit për te gjallët?

Numeroj hapat e tu të shpejtë
Nga dy e tre shkallë njëherazi,
Frymëmarrjen e zënë “mat” midis tyre,
Dhe fëmijen e zënë “mat” brenda burrit.

Në mbrëmjen e njomur nga vesa
Pres kthimin tënd ulur në prag
E njëjta perëndi që të merr prej meje,
Të kthen sërish tek unë, në Itakë.

MIMOZA REXHVELAJ, ka lindur në Fier më 21.01.1981 dhe është rritur mes Durrësit dhe Malësisë së Madhe. Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi, me profesion mësuese.
Diplomuar per Gjuhë-letërsin dhe Mastër ne Universitetin e Shkodrës për “Etnokulturë”; vazhdon në vitin e tretë të Fakultetit të Drejtësisë. Është autore e tre librave me poezi dhe një studimi letrarë përkatësisht:

“Dashuri ti je mëkati im”, “Fshima lotin”, “Jepi fjalës kohë”, autore e studimit “Vështrim mbi poezinë e Diasporës”.
Në vitet e fundit ka botuar herëpashere në shtypin letrar të kohës dhe është përfshirë në disa antologji poetike si në atë me titull “Korsi i hapur” 1,2,3 – botim i Pegas-it, “100 poetë për dashurinë”, “Struga 2012?.
Antrologji ” Sabbat” , si edhe tek “Fluturim Pulëbardhash ” ku u vlersua me mirënjohje .
Vlersuar ndër vite me cmimet : ” Penda e Artë e Migjenit’ , ” Ibrahim Rugova ” në Istog, “Mirënjohje” Takimi i Poeteshave , “Mirënjohje’ Takimet letrare në Ulqin , titulli ” Poete e talentuar” nga revista “Fjala” , “Poete e psikologjisë dhe përformamcës poetike ” Pegas Albania .

Letërkëmbim në kohën e kolerës

0

Rigel Rizaj

“Në rregull, po martohem me ju po të më premtoni se s’do të më jepni të ha kurrë patëllxhanë me zor”, qe përgjigjja që Fermina Daza dërgoi të shkruar me laps në një copë letre të grisur nga cepi i fletores. Një përgjigje komike në përmbajtje, por e mbarsur me një naivitet që të kyç gojën, të shtang dhe, po të duash ta komentosh, hëm për mirë a hëm për keq, ta kryqëzon fjalën në çfarëdolloj drurësh arsyetimi.

Po çfarë kishte ngjarë përpara kësaj pusulle? Pse kjo pusullë kishte fytyrën e një dashurie plot tallaz, dhe pse dashuria ishte një damar i kërcyer ndjenjash të gjelbra? Një e gjelbër bajamesh të hidhura. Po të nisemi me Platonin, kurrkush nuk do të mund ta nënçmojë pohimin e tij, “Dashuria është një sëmundje e rëndë mendore”. Dhe kësi rasti jemi nën petkat e një sëmundjeje që e ka tejkaluar vetveten, të një sëmundjeje që është mbështjellë me napën e bardhë të një patologjie që s’do të mund të shërohet as pas pesëdhjetë e një vjetësh, nëntë muajsh dhe katër ditësh.

Aroma e bajameve të hidhura: ky është fidani i gjithë këtij rrëfimi, i cili ujitet, hedh shtat dhe i zgjeron gjethet e veta me trajta mbi-romantike. Fryti i bajames është elementi që Gabriel García Márquez e përsërit kaq herë, duke e bërë pjesë të një refreni të brendshëm, pjesë e kujtesës së romanit, madje pjesë e libidos së këtij rrëfimi, gjer në aktin e fundit të tij, ku Márquez pohon në një mënyrë kaq sublime se mplakja trupore nuk sjell mplakjen e ndjenjave dhe as zbehjen e dëshirave që lëkurët e dy të dashuruarve të humbasin prekjen mes njëra-tjetrës. Sepse kontakti mes dy lëkurësh, të cilat ndiejnë një nevojë të preken, barazon ndjesinë se je në shtëpi. Se je shtëpia e tjetrit, dhe tjetri shtëpia jote.

E gjithë fillesa qenë sytë e Fermina Dazës, dy sy si bajame; ndoshta një Florentino Ariza më pak i ndrojtur do t’i kishte menduar ato dy bajame të syve duke i kaluar nga goja në grykë, e prej grykës poshtë, për t’i shijuar, për t’i bërë sytë e saj pjesë të trupit të tij, dhe ku i dihet, ndoshta t’i nxjerrë prej gojës pasi t’i ketë shijuar; t’i nxjerrë në trajtën e një zëri, si në një nga letrat ku Frida Kahlo i shkruan të dashurit të saj sekret, “ (dëshiroj) që zëri yt të dalë prej gojës sime, e kështu ti do të më përkëdhelje nga brenda”. Por është ende herët për një guxim të tillë, ndaj dhe duhet të kalojnë kohë që Florentino Ariza të bjerë pré e këtij deliri. Kjo ndodh kur malli e katandis aq keq saqë ai hëngri gardenia në kopsht dhe ndjeu nëpërmjet tyre shijen e Fermida Dazës. Më pas i ra në dorë një shishe kolonje, e firoi edhe atë në pusin e grykës duke ndjerë të tjera shije të femrës që dashuronte. Donte të ushqehej me aromën e saj, me shijen, ndaj të ngrënit e gardeniave është sikur Florentino të jetë duke u ushqyer në të vërtetë me lëkurën e Ferminës, duke e futur brenda vetes, duke e bërë pjesë të rropullive të tij; pi kolonjë apo çfarëdolloj lëngu tjetër, sikur të jetë duke pirë lëngjet e gojës së saj. Në pusullat e pakta dhe me pak vlerë stilistike që ajo i dërgon, ai gjen rastin të hajë trëndafilat, duke u mveshur atyre shijen e petaleve të kuqe. Në të vërtet letrat e saj ishin sa për ta mbajtur djaloshin në joshje, për ta shtyrë që ai të vazhdonte të shkruante, dhe në krahasim me të sajat, letrat e tij ishin një altar dashurie ku ai po digjte veten si temjan, ashtu si herën e parë kur pusulla që pati ndër mend t’i jepte – prej mosguximit për ta kryer sa më parë një veprim kaq banal – arrin shtatëdhjetë fletë nga të dyja anët. Dhe që prej kësaj kohe e më pas, shfaqet një tjetër Ferminë, një Ferminë që mbart mbi supe trajtën femërore të padurimit, “ […] I lutej Zotit gjatë lutjeve t’i jepte atij (Florentinos) guxim t’i sillte letrën vetëm që ajo të shihte se ç’thoshte në të”, dhe pasi letrat vinin njëra pas tjetrës, “Mbyllej në banjë kot, orë e pa orë, dhe e lexonte e stërlexonte letrën, duke u munduar të gjente ndonjë kod të fshehtë apo ndonjë formulë magjike të fshehur në ndonjë nga ato treqind e katërmbëdhjetë germat e pesëdhjetë e tetë fjalëve, me shpresën se mos thoshin diçka më shumë se ç’shkruanin”.

“Ky qe viti i një dashurie të tallazitur. Ata të dy jetonin vetëm për të menduar për njëri-tjetrin, për të ëndërruar njëri-tjetrin, për të pritur letrat me po aq ankth sa i shkruanin përgjigjet”, duke jetuar mes simptomave të kolerës, apo ndoshta të dashurisë, edhe pse dukej qartë se të dyja plotësonin njëra-tjetrën dhe kurrë nuk mund të gjendej një diagnozë e saktë për personin e prekur.

Ky është një roman mbi dashurinë, mbi të priturit dhe mostradhtisë së ndjenjave vetjake. Çdo burrë dashuron si Florentino Ariza, ashtu siç çdo grua ndodh të gabojë si Fermina Daza, për ta ndrequr vonë, shumë vonë gabimin e saj. Çdo pritje është një farë florentino-ariza që fare pak gjendet sot te meshkujt, dhe aq më pak femrat mund të të bëjnë të tronditesh nga një dashuri me një fytyrë alla fermina-daza. Dhe a gjendet mjeshtër më i zotë që pikërisht peshimin e këtij fakti ta pohoj nën zërin femëror të një nëne?, “Do lajthitësh nga trutë, […] S’ka grua në botë që të meritojë kaq shumë!”. Por ndoshta Florentino s’mund të jetonte pa të, ndoshta dëshironte të ishte gjithçka e saj, gjithçka brenda saj. I rikthehem edhe një herë një artisteje me një ndjenjë të lartë erotike (jo në kuptimin seksual, sesa më tepër dashuror), e shprehur kaq fuqishëm në letrat që ka shkruar, saqë një burrë do të ndihej fajtor kundrejt një mase kaq të madhe që mbart dashuria e femrës, po aq saç është e paaftë një femër të durojë një mase kaq të madhe dashurie që një burrë mund t’i paraqesë. Frida Kahlo ka këtë formë shprehëse në letërkëmbime, “Dje mbrëma ndjeva sikur shumë flatra më përkëdhelnin të gjithën, sikur majat e gishtërinjve të tu kishin gojë që më puthnin lëkurën. […] Ndiej sikur të të kem dashuruar gjithmonë, më parë se sa ti të kishe lindur, më parë se të ishe ngjizur. Ndonjëherë ndiej sikur kam pjellë vetveten. […] nëse nuk të prek, duart e mia, goja ime dhe i gjithë trupi humbasin ndjeshmërinë. […] Më mbaj brenda teje, të lutem. Dua të jem shtëpia jote, nëna jote, e dashura jote dhe fëmija yt…”. Edhe Hemingway në letrën drejtuar Marlene Dietrich-it, shkruan afërsinë të njëjtin koncept të ndjenjës së dashurisë me atë të të ndjerit në shtëpi, “Nuk di si të ta shpjegoj që sa herë të rrethoj me krahë, ndihem si në shtëpi”. Kurse Chales Baudelaire ka një poetikë të fisme, “Sikur ta dije atë çka shoh! Atë çka ndiej! Gjithçka që arrij të kuptoj te flokët e tu. Shpirti im udhëton nëpër aromën e tyre ashtu siç shpirti i të tjerëve në udhëtimet e melodisë”.

Imagjinoni për një çast – meqë nuk mund të përcaktohet një datë kur kanë zënë fill letërkëmbimet dashurore – një Adam të ulur në një shkëmb duke shkarravitur me kunj një gjethe. Një Adam i cili ha frutat e Kopshtit të Edenit për t’u frymëzuar me fjalë të cilat i mungojnë, por që dëshiron kaq shumë t’ia dërgoj Evës së tij. Por a mund të ketë ndodhur një gjë e tillë në Eden? Po ta shtrojmë këtë pyetje, do të thotë që së pari t’i paraprijmë një tjetre: A kanë qenë të dashuruar ata të dy?

Letërkëmbimet janë tanimë një formë letërsie e cila i grish edhe më tepër lexuesit, dhe Márquez si mjeshtri e magjisë stilistike na ka lënë pas një roman të vyer mbi dashurinë, mbi thinjen e trupin, por jo të asaj të ndjenjave, dhe ka bërë shumë njerëz, kudo në botë, të ndihen një Florentino Ariza apo një Fermina Daza, sepse së bashku ata janë dy personazhe të ndërtuar sipas një skeme universale e cila është arritur pas një shumatoreje ndjenjash, psikologjish dhe kulturash uniforme. Ftesa për një letërkëmbim është shfaqja më e vyer e pohimit se dashuria ka nisur, dhe se ajo mbetet në bërthamë një sinqeritet naiv për të cilin nuk hiqet dorë kurrë, pavarësisht gjithçkaje. Dhe dua ta mbyll me një paragraf shumë personal, pjesë e një koncepti të letërkëmbimit si një grumbuj letrash, të cilat i ngjajnë një hegjemonie, një hegjemoni trëndafilash të bardhë: “Sikur të isha unë për fare pak një shtëpi; nga ato shtëpitë me tulla të kuqe, dritare dhe verandë të drunjtë, e me një çati të ngrohtë për sytë: do të të pëshpëritja në vesh dashurinë se ti je familja me të cilën do e mbushja veten time. Ti je zëri (dhe me zërat e zërit tënd) që do të dëgjoja përgjithmonë nëpër dhomat e mia. Mund të isha gjithçka për një çast, dhe s’dua të jem asgjë veçse një trup pranë trupit tënd, sepse kështu jetohet në botë. Por s’dua të jem asgjë më shumë se një trup, që të mund të të prek e të të mbështjell me përqafimin tim që humbet nëpër lëkurën tënde të bardhë. Një trup që i ka dy buzët për të të puthur, sepse harrimi i ka rrënjët në buzë. Sepse, sepse mund të jem një shtëpi, një pemë, një bizele poshtë njëmijë e një jorganësh me pupla shumëngjyrëshe: ama ajo çka jam brenda është ajo që vetëm ti e njeh dhe e di”.

Pse e la muzikën Bedri Islami i hitit “Gocë pejane”?

0

E, kush nuk e njeh këngën e famshme “Gocë pejane”, një këngë që në vitet 2000 ishte hit i madh, shkruan “Kosovarja”.

“Oj gocë pejane, oj gocë magjike…”, këto vargje këndoheshin bukur nga këngëtari Bedri Pejani, i cili ishte mjaft aktiv asaj kohe.

Por, ka vite që Bedriu është zhdukur plotësisht nga skena dhe jeta publike.

Ai, po mjaftohet me sukseset e të birit, këngëtarit Lind Islami, shkruan “Kosovarja”.

Historia e Erdoganit, nga një djalë i varfër që shiste limonata

0

Grushti i shtetit me të cilin ushtarakët tentuan të rrëzonin presidentin Rexhep Taip Erdogan e kanë çuar Turqinë vite pas.

Po kush është ky njeri, cilat janë bindjet karriera dhe betejat e tij kryesore?

Karriera politike

Rexhep Taip Erdogan ka lindur më 26 shkurt të vitit 1954. Ai është Presidenti i 12 i Turqisë.

Erdogan ka mbajtur postin e Kryeministrit të Turqisë nga 2003 deri në 2014 dhe më herët atë të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit nga 1994 deri më 1998.

Ai ka themeluar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe e drejtoi atë në fitore në tre zgjedhje të përgjithshme në 2002, 2007 dhe 2011, përpara se të niste zgjedhjet elektorale për President në 2014.

Duke pasur prejardhje nga një background politik me bazë islamike, Erdogan e përshkruan veten si një konservator demokrat. Qeverisja e tij ndërmori politika ekonomike liberale. Erdogan ka qenë një futbollist gjysmë profesionist përpara se te zgjidhej kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Si President, Erdogan ka qenë një mbështetës i fortë i një presidence ekzekutive, që do të rriste pushtetin e tij dhe ka mbajtur ndikim aktiv mbi çështjet politike, pavarësisht nga natyra simbolike e zyrës së tij.

Qeveria e Erdoganit është kritikuar për mashtrim elektoral, shkelje te Kushtetutës, shkelje te të drejtave të njeriut dhe shtypjen e shtypit dhe mediave sociale.

Protagonist i politikës ndërkombëtare për shkak të pozicionimeve luftarake dhe aftësive të tij për të ndjekur një politikë autonome, të pavarur nga aleatët e tij “tradicionalë”, me biografinë e tij,

Presidenti Erdogan duket se pasqyron kontradiktat dhe identitetet që përbëjnë imazhin kaleidoskopik të Turqisë së mijëvjeçarit të ri.

Për më shumë se 80 vjet, Turqia ka treguar një imazh zyrtar të vetes që përfaqësonte pak mendimin dhe idetë e njerëzve të thjeshtë.

Mustafa Qemali, babai i famshëm i turqve, e kish drejtuar popullin e tij drejt konsolidimit të një shteti – komb modern dhe shekullar, duke abroguar autoritetin e Perandorisë Otomane, “e sëmura e madhe e Europës”, që u shemb nga goditjet e lëvizjeve indipendentiste.

Qysh atëherë, klasa e re drejtuese turke ka ndjekur me fanatizëm ideologjinë kemaliste dhe ka kërkuar që të eliminojë çdo mbeturinë të së kaluarës perandorake dhe ta bëjë Turqinë më të ngjashme me Europën fqinje.

Islami u abrogua si feja shtetërore, alfabeti arab u zëvendësua nga shkronjat latine, poligamia u eliminua dhe iu dha e drejta e votës grave. Veç kësaj, ndërsa kodet civile, penale dhe tregtare u azhornuan sipas shembullit të atyre europiane dhe gjykatat islamike u abroguan, ushtarakëve iu besua roli i kontrollit dhe i kalibrimit të identitetit politik e kulturor të Turqisë.

Ushtrisë iu dha e drejta të ndërhynte në momentet në të cilat Kushtetuta e re nuk zbatohej.

Për tri herë të mira ushtarakët kanë ndërhyrë në jetën politike turke duke i marrë drejtpërsëdrejti frenat e pushtetit. Kurse në raste të tjera ka qenë Këshilli i Sigurisë Kombëtare, gardian i ortodoksisë qemaliste, që ka shkrirë formacionet politike antipatike: përpara vitit 1989 partitë që i përkisnin të majtës komuniste dhe, pas kësaj date, ato të afërta me idealet islamike.

Në vitin 1997, “grushti i shtetit i heshtur” i fundit i Këshillit shkriu partinë e Welfare (Refah) të ish-Kryeministrit Necmettin Erbakan, mentor gjatë viteve universitare të inicimit politik të Erdogan.

Origjina e varfër

Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonata dhe simite, Erdogani ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë.

Në ndryshim nga protagonistët e tjerë politikë të Turqisë moderne, karriera politike e tij nuk i detyrohet as militimit në partinë trashëgimtare të ideologjisë kemaliste të Ataturkut, as punësimit në burokraci.

Në sytë e turqve, Erdogan nuk i ka ndyrë duart duke bashkëpunuar me sistemin shtetëror të korruptuar, që bile e ka burgosur për idetë e tij dhe e ka pezulluar nga aktiviteti publik.

Tifoz futbolli, lojë në të cilën ka luajtur si profesionist gjatë viteve të universitetit, është edhe mysliman konservator, që deri pak kohë më parë e shmangte dhënien e dorës grave dhe preferonte që të mos ulej në tavolinë nëqoftëse shokët e tavolinës konsumonin pije alkoolike.

Rasti i parë për të demonstruar aftësitë politike të tij, pas vitesh militomi në Partinë Refah, i është paraqitur kur u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994.

Efektiv dhe karizmatik, nga kjo përvojë siguroi një konsensus të madh pasi përballoi me aftësi çështje si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku metropolitan, madje tentoi edhe të ndalojë shitjen e pijeve alkoolike në vendet publike.

Ka mundësi, diplomimi i tij në menaxhim biznesi ka rezultuar i dobishëm për të shëndoshur financat e një prej qyteteve më kaotike dhe të mbipopulluara në botë. Lufta kundër korrupsionit i garantoi mbështetjen e klasave popullore, në pjesën më të madhe të fesë islamike dhe të biznesit të vogël, i lodhur nga keqqeverisja.

Në fakt, në nivel ndërkombëtar, synimet e Turqisë janë përqendruar në shumë fronte.

Tradicionalisht, Turqia portretizohej si një vend i afërt me Perëndimin. Megjithatë, kohët e fundit, vendi duket se po largohet nga brigjet perëndimore për të shikuar nga Lindja.

Procesi i gjatë dhe i lodhshëm në Bashkimin Europian, i nisur në tetor të 2005 dhe i avancuar me vendosmërinë e Erdoganit, duket akoma larg nga një zgjidhje e mundshme. Kërkesat e Bashkimit Europian janë bërë gjithnjë e më të forta dhe vetë popullsia turke është bërë e pakënaqur ndaj një projekti që e kishte mbështetur me shumë entuziazëm.

Tani që Turqia, për t’iu shmangur standardeve europiane, ka arritur ta reduktojë rolin e ushtarakëve dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të përmirësojë paraqitjet e ekonomisë kombëtare dhe po impenjohet për të reformuar Kushtetutën, banorët e saj duken më pak të interesuara ndaj fateve të kësaj “fejese të përjetshme” me Europën dhe janë të gatshëm të shikojnë tjetërkund.

I njëjti Erdogan që, për largpamësi politike apo për oportunizëm, vazhdon që të mbështesë shpirtin evropian të Turqisë, në vitet e fundit ka filluar që të dizenjojë një profil të ndryshëm të politikës së jashtme turke.

Me pak fjalë, megjithëse Turqia mbetet një aleate e Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar aspirues i Komunitetit Europian, ajo ka nisur t’i ripërcaktojë në mënyrë autonome interesat e saj, në disa raste duke u shkëputur nga mbështetja amerikane dhe europiane.

Ballkani

Një tjetër pikë e rëndësishme e politikës së jashtme turke është interesi për Ballkanin. Faktikisht, në periudhën e fundit kontaktet dhe marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe vendeve ballkanike, në të kaluarën në orbitën e Perandorisë Otomane, janë intensifikuar.

Objektivi është ai i një bashkëpunimi strategjik, sidomos në fushën ekonomike dhe të një forcimi të stabilitetit rajonal.

Ky proces i futjes së Turqisë në Ballkan e ka pasur fillimin me dështimin e samitit të Butmirit, një takim lidhur me reformat kushtetuese të organizuar më 9 tetor 2009 nga amerikanë dhe europianë.

Në emër të një bashkësie historike (e kaluara otomane) dhe fetare (islami) Turqia, së bashku me Rusinë, paraqiten si partner alternativ për një rilançim të rajonit, që shpesh duket i braktisur nga Europa dhe nga vendet fqinje të Mesdheut.

Erdogan rimerr kontrollin, 300 të vdekur

0

Erdogan tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar për grusht-shtete potenciale.

Disa orë pasi kishte filluar përpjekja për grusht-shtet dhe Turqia ishte përfshirë nga kaosi, presidenti Erdogan mbërriti në aeroportin ndërkombëtar ‘Ataturk’, në Stamboll, duke mbajtur edhe një konferencë për medie. Ky ka qenë momenti që u bë e ditur që qeveria po rimerrte kontrollin dhe se kishte mbështetjen e figurave kryesore në ushtri,raporton gazeta Kosova Sot

Për disa orë gjatë mbrëmjes së të premtes, dukej sikur qindra ushtarë turq e kishin marrë kontrollin e pikave kyçe të dy qyteteve kryesore – Ankarasë dhe Stambollit. Presidenti Recep Erdogan fillimisht nuk dukej askund, pastaj u lajmërua nga një lokacion i paidentifikuar, gjatë kohës kur ushtarët që po tentonin grusht-shtetin po mundoheshin ta shtrinin kontrollin e tyre në institucione dhe medie. Ata kishin nevojë për ta siguruar mbështetjen e publikut dhe në veçanti, mbështetjen e shumicës së ushtrisë.

Kryeministri Binali Yildirim dukej që po udhëhiqte rezistencën ndaj grusht-shtetit, mirëpo, siç e dinë shumica e turqve, është presidenti Erdogan ai që e kishte fuqinë dhe planin për ta bërë një gjë të tillë. Në mënyrë që grusht-shteti të kishte sukses, planifikuesit e tij është dashur ta mbanin Erdogan-in larg vëmendjes, mirëpo nuk ia dolën ta bëjnë një gjë të tillë. “Unë jam komandanti”, ka thënë ai gjatë një interviste të dhënë, gjatë kohës kur ushtarët po vazhdonin me përpjekjet e tyre për t’i marrë institucionet. Për orë të tëra ka qenë e paqartë se ku ishte presidenti Erdogan. Ishte raportuar që ai kishte shkuar për pushime në juglindje të Turqisë. Mirëpo, disa orë pasi kishte filluar përpjekja për grusht-shtet dhe Turqia ishte përfshirë nga kaosi, presidenti mbërriti në aeroportin ndërkombëtar ‘Ataturk’, në Stamboll, duke mbajtur edhe një konferencë për medie. Ky ka qenë momenti që u bë e ditur që qeveria po rimerrte kontrollin dhe se kishte mbështetjen e figurave kryesore në ushtri. Ankara, ku gjendet qeveria dhe pallati i tij, ende nuk ishin të siguruara, mirëpo nga Stambolli ai ishte në gjendje t’u adresohej reporterëve dhe si rrjedhojë, t’i adresojë drejtpërdrejt qytetarëve turq.

“Ka qenë një akt komploti dhe rebelimi”, u ka thënë ai reporterëve, derisa Ilnur Cevik, më vonë ka thënë për ‘BBC’-në që grusht-shteti është mposhtur nga vullneti i popullatës turke. Ai ka thënë që kanë qenë qytetarët ata që kanë zmbrapsur orkestruesit e këtij grusht-shteti nga aeroporti dhe kanë qenë pikërisht qytetarët ata që i kanë larguar të njëjtët nga radio dhe televizioni.

Përhapja e mesazhit Në realitet, ushtarët, të cilët e kishin marrë transmetuesin publik – TRT-në – i kanë rezistuar përpjekjes civile për t’i nxjerrë jashtë dhe po vazhdonin ta transmetonin mesazhin e tyre. “Këshilli i Paqes” tashmë kishte ardhur në pushtet dhe ishte aktivizuar ora policore. Kështu të paktën thuhej në transmetuesin publik turk. Në anën tjetër, presidenti Erdogan kishte bërë një lidhje me ‘CNN Turk’ ku u kishte bërë thirrje qytetarëve që të dilnin në rrugë dhe ta kundërshtonin grusht-shtetin.

Mungesa e mbështetjes për grusht-shtet Në mënyrë që grusht-shteti të kishte sukses nevojitej mbështetje nga forcat e armatosura. Një numër i madh ushtarësh mund të kenë qenë të përfshirë, në qytete të ndryshme të Turqisë. Tanket kishin dalë në rrugë dhe ura e Bosforit në Stamboll ishte marrë nga ushtarët. Mirëpo, ‘shefi’ i ushtrisë, Gjenerali Hulusi Akar, nuk ka qenë pjesë e përpjekjes për grusht-shtet dhe është mbajtur peng nga orkestruesit. Përveç mungesës së mbështetjes përbrenda ushtrisë, grusht-shteti nuk është mbështetur as në sferën politike e as në atë publike. Partia opozitare CHP ka thënë që Turqia ka pasur mjaft grusht-shtete dhe nuk dëshiron që “vështirësitë të përsëriten”, ndërsa nacionalistët e MHP-së janë rreshtuar krahas qeverisë.

Pretendimet për planifikuesit e grusht-shtetit Ka fraksione të ushtrisë dhe figura ushtarake që thonë se ekzistojnë grupe të vogla përbrenda Ushtrisë, selitë e të cilave janë në Stamboll. Recep Tayyip Erdogan tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar për grushtshtete potenciale dhe viteve të fundit ai dhe qeveria e tij kanë bërë përpjekje që t’i spastrojnë ushtrinë dhe policinë nga figurat për të cilat dyshohen që janë kundër tij dhe partisë së tij. Presidenti Erdogan për vite të tëra e ka akuzuar një ish- aleat të tij, Fethullah Gulen, se kinse po bën komplot kundër tij. Zotëri Gulen ka kohë që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E, presidentit nuk i është dashur shumë kohë që ta fajësojë “shtetin paralel”, referencë kjo e qartë për rivalin e tij. Lëvizja e Gulen-it e ka mohuar përfshirjen, ndërsa një grup pro-Gulen-it ka thënë që grusht-shteti u është dukur ‘i çuditshëm dhe interesant’, mirëpo ka mohuar përfshirjen në sulmet ndaj demokracisë. Megjithatë, qeveria ka qenë e shpejtë për t’i larguar nga detyra pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë, për të cilët është thënë që kanë lidhje me ‘shtetin paralel’. Erdogan ka kërkuar që Barack Obama ta arrestojë ose ta ekstradojë klerikun Fethullah Gülen nga shtëpia e tij në Pensilvani. Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit, mirëpo ka kërkuar prova që dëshmojnë shkeljet eventuale të imamit. Në anën tjetër, kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë që të paktën 2,839 ushtarë, përfshirë edhe oficerë të lartë, janë arrestuar pas përpjekjes për grusht-sht.