19.8 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 6397

Blerim Kuçi: Nuk do të tërhiqemi përballë asnjë presioni

0

Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë në manifestimin e opozitës në Prizren se opozita e bashkuar nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimet e kundër Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi përballë asnjë presioni.

“Me 5 gusht 2015 Isa Muastafa në cilësinë e kryeministrit ka nënshkruar marrëvehsjen e cilas ëhstë në kundërshtim me vetë deklaraten e pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kosova nuk është më unike, Kosova nuk është e pandashme dhe një pjesë e saj nuk është më multietnike”.

“Dilni në mbrojtje të shtetit të Kosovës duke u thirrur në Kushtetutë”, ka thënë Kuçi.

Ymeri: S’ka dialog me treshen famëkeqe Mustafa-Thaçi-Veseli

0

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nisi fjalimin e tij para protestuesve në Prizren duke thënë se “ju e dini shumë mirë se çka do të thotë me pas kryetarin edhe të korruptuar, edhe në burg edhe në pushtet”.

Ai shtoi se po ashtu ju e dini shumë mirë si është të kesh në pushtet politikanë të korruptuar.

Ymeri përmendi po ashtu edhe deputetët e opozitës të cilëve u është vazhduar masa e paraburgimit.

“Regjimi i treshes famëkeqe Mustafa-Thaqi- Veseli është ngritur kundër qytetarëve, Republikës së Kosovës, deputetëve”, tha Ymeri, duke shtuar se nuk ka dialog me këta shtetrrënues.

Ai tha se ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij shkatërrimi të shtetit duke përsëritur se janë kundër këtij shkatërrimi.

Zafir Berisha: E kaluara diktatoriale po përsëritet nga Hashim Thaçi

0

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë sot para qytetarëve të Prizrenit në manifestimin e opozitës në Prizren se e kaluara diktatoriale është duke u përsëritur nga njerëz jokurrizor siç është Hashim Thaçi.

“Është për të ardhur keq se disa politikaj kosovarë për mbrojtje të interesit personal janë në gjendje me ba pazar mbi tokat e Kosovës por ne të nderuar qytetarë siç kemi ditur t’i themi Serbisë dhe jo tradhtarëve të vendit edhe kësaj radhe të bashkuar dhe unik do t’i themi jo Zajednicës dhe Demarkacionit”.

“Dhuna që kemi menduar se i mbetet historisë dhe të klaluarës diktatporiale po përsëritet nga njërëz jokurrizor siç është Hashim Thaçi”, ka thënë Berisha.

Sulmohet me thikë një person në Prizren

0

Një person është sulmuar me thikë në Prizren. Policia e Kosovës njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i njëjti është sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com

Nis manifestimi i opozitës në Prizren

0

(E plotesuar) – Në manifestim të parët po flasin përfaqësuesit lokalë të subjekteve opozitare.

I pari foli Artan Abrashi nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Prizren e pastaj edhe Lulzim Kabashi i AAK-së.

Mblidhen protestuesit në Prizren 

Kanë filluar të mblidhen ata që do të manifestojnë me opozitën në Prizren kundër marrëveshjeve.

Në Sheshin “Shadërvan” ku do të mbahet manifestimi, tashmë është vendosur bina nga ku të tubuarve pritet t’u drejtohen folësit nga opozita.

Vërehet prani e shtuar e policisë në vendin ku do të zhvillohet manifestimi.

Prizreni manifeston1Prizreni manifeston2Prizreni manifeston-bina

AAK: Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi zgjidhet lehtë

0

Partia e Ramush Haradinajt nuk sheh asnjë pengesë që të përmbushet kriteri i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Mirëpo, kjo parti kërkon që vija ndarëse mes dy shteteve duhet të vendoset ku duhet e jo ku aktualisht e ka nënshkruar marrëveshjen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi.

“Mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi, është dështim i qeverisë dhe jo i AAK-së. Sikur qeveria ta kishte bërë punën sic duhet, kjo cështje do të ishte e harruar tani. Po kryeneqësia e saj, po e sjell vendin në qorrsokak”, ka thënë Zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj, për Gazetën Express.

Aleanca për Ardhmërinë bashkë me Partinë e Visar Ymerit dhe Fatmir Limajn janë bashkuar dhe po kundërshtojnë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Kanë arsyetuar se këtë po e bëjnë pasi malazezët kanë hyrë në territorin kosovar.

“Prandaj qeveria do të duhej që ta kishte shkarkuar atë pseudokomision shtetëror qe 5 muaj dhe ta kishte përfunduar me kohë demarkacionin. Qëndrimi i AAK-së dhe i opozitës është i qartë. Kufiri të vendoset atje ku duhet të jetë dhe kjo çështje mbyllet”, ka shtuar ai.

“Po s’ka asnjë lidhje me liberalizimin kjo. Kufiri nuk vendoset mbrapsht për asgjë. Vendosja e drejt e kufirit është kusht që duhet plotësuar. Sapo të vendoset kufiri atje ku ka qenë gjithmonë, AAK do ta japë votën pro? Kjo marrëveshje nuk do të kalojë deri sa të mos vendoset drejt. Nuk e kërkon Brukseli që kufiri të vendoset në dëm të Kosovës. Bile këtë s’po e kërkon as Mali i zi. Veç Isa Mustafa akoma nuk e ka marrë vesh se kjo çështje mund të zgjidhet lehtë”.

KE në raportin e saj ka përmendur si kriter për liberalizimin e vizave edhe çështjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Ky demarkacion po kundërshtohet nga opozita e në veçanti nga AAK’ja.

“Komisioni po ashtu do të monitorojë progresin e Kosovës në ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi para se të hiqen vizat për qytetarët e Kosovë”, thuhet në piken 5 të kritereve të KE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Gazetën Express

Edhe një parti e re në Kosovë

0

Republikanët e Kosovës (ReK), do të jenë zëri i qytetarëve për një jetë më të mirë, posaçërisht për gjeneratat e reja. Republikanët tani janë në themelim e sipër të degëve të reja në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe do të jenë mjaftë aktiv në skenën e politikës kosovare thotë Selver Xhelili nënkryetar i këtij subjekti politik.

Xhelili thotë se ky subjekt i ri – Republikanët e Kosovës, duke e parë realisht gjendjen politike në vend, ofrojmë platformën tonë, që do të jetë një ofertë e re për qytetarët, ndryshe nga ajo që deri më tani iu ka servuar qytetarëve tanë, nga alamet partishë, tash e 16 vite të Kosovës së re.

“Duke u bazuar në gjendjen reale në Republikën e Kosovës, dhe në politikat me traditë të republikanizmit ballkanik dhe atij amerikan, ne do t’ju ofrojmë zgjidhje qytetarëve tanë, si një alternativë më e mirë për një stabilitet politik, të gjithëmbarshëm ne vend”.

Republikanët e Kosovës, si subjekt i ri politik, është formuar për një kohë relativisht të shkurtër, në koordinim me dashamirët e Kosovës, atyre që ia donë të mirën këtij vendi dhe me ide të reja dhe të pranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Si parti e re opozitare, në skenën politike të vendit, oferta jonë, është e mbështetur mbi parimet e një politike të mirëfilltë demokratike, për qytetarët tanë, për një politikë më ndryshe nga spektri tjetër politik, mazhurancë dhe opozitë, e që më fajin e shumicës prej tyre, e sollën vendin në një gjendje të rënd e të pashpresë në të gjitha sferat e jetës shprehet Xhelili. Sipas tij ky vend dhe qytetarët e tij, nuk e kanë merituar një trajtim të tillë, të nëpërkëmbjes.

“Prandaj, qytetarët tanë, kanë rastin që përmes alternativës sonë të re, me njerëz të ri, me gjeneratën e re, të bëjnë ndryshime rrënjësore politike, ngase me ketë politikë që po zhvillohet në përgjithësi nga spektri politik, Kosova po e dëmton imazhim e sajë karshi vendeve europiane dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës, si aleatë tanë për çlirimin, lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Qytetarët tanë, duke qenë koshient se, përditë e më shumë po bëhen viktimë e politikave të gabuara zhvillimore në këtë vend, kanë ardhë në përfundim se, politika e gabuar, në kohë të gabuar është duke vepruar”.

Xhelili mendon se tani është koha që t’i themi JO më durimit tonë, sepse, nëse ne së bashku nuk e ndalim këtë të keqe, do ta pësojnë fëmijët tanë, ardhmëria e këtij vendi të shtrenjtë, të larë me gjak ndër shekuj.

“Prandaj, Republikanet Ju bëjnë thirrje: Të gjithë në mbrojtje të vlerave tona, në mbrojtje të shtetit të Kosovës, duke pas në duar, në mendje dhe në vepër Planprogramin më të mirë, që na bënë krenar për të jetuar me dinjitet në këtë vend, si qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës”.

“Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhë kështu deri më tani. Shumica dërmuese e politikanëve tanë, të instaluar kudo, në taboret e pozitës dhe opozitës, janë zhytur në afera korruptive, skandale financiare, e në shumë të palara tjera. Por, Republikanët e Kosovës, me politikat e drejta qeverisëse, zhvillimore, duke vendosur parimet e së drejtës dhe ligjit në demokraci, gjithnjë duke patur parasysh interesin shtetëror, mbi të gjitha, do të bëjmë që të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin në dëm të qytetarëve dhe interesave të vendit, të dalin para drejtësisë, dhe të dënohen si një e keqe e madhe e këtij vendi. Ne si Republikan kemi dijen, profesionalizmin, guximin, kreativitetin dhe e kemi nisur mbarë, të mbështetur edhe nga faktorët ndërkombëtar, dhe jemi të bindur që planprogrami ynë do të arrijë në duart e çdo qytetari të cilët do ta pranojnë si të tyre këtë ofertë, e cila vjen në kohën e duhur për ndryshime”.

“Republikanet do të jenë pjesë e zgjedhjeve qendrore, duke u shtri gjithandej komunave të Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur se, me mbështetjen masive që do ta marrim nga elektorati kosovar, dhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar, të zhgënjyer në lidershipin politik të vendit, do të qeverisim me vendin në një të ardhme të afërt, për t’i siguruar qytetarëve tanë një jetë më të mire, ashtu si e kanë popujt tjerë evropianë”, shprehet Selver Xhelili nënkryetar i Republikanëve të Kosovës./rajonipress/

Konjufca: Qeveria të reflektojë

0

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria duhet të reflektojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë për tërheqjen nga marrëveshjet e dëmshme.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Konjufca ka thënë se opozita nuk do të ndalet derisa të ndalet papërgjegjshmëria e Qeverisë. Ai ka bërë me dije se presidentes Jahjaga ia kanë paraqitur opsionet për dalja nga kriza aktuale.

“Sa iu takon opsioneve, ne i kemi paraqitur ato tek presidentja. Nëse Qeveria nuk merr hapa për tërheqje, atëherë ne kemi propozuar referendumin si mjet legjitim për zgjidhje. Nëse nuk e pranon as shprehjen e vullnetit të popullit të Kosovës për këtë çështje, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Konjufca.

Duke folur për përmbylljen e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se nuk duhet harruar se nga momenti i betimit të deputetëve të kësaj legjislature Kuvendi dhe zgjedhja e organeve të tij për gjashtë muaj rresht u mbajtën peng nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja, derisa Gjykata Kushtetuese vendosi me një vendim arbitrar sipas interesave të tyre.

“E, po ashtu, puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas koalicionit famëkeq PDK-LDK-Lista Serbe, ka qenë e dominuar prej metodave uzurpuese të Qeverisë. Sa iu takon kërkesave të opozitës për anulimin e marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe të 26 gushtit me Malin e Zi, ato janë legjitime referuar mandatit të deputetëve si dhe janë të mbështetura nga 205 254 nënshkrime të qytetarëve në peticionin e dorëzuar presidentes”, ka thënë ai.

Konjufca ka folur edhe për raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka thënë se pas dhënies së konkluzioneve më 15 dhjetor nga Këshilli i BE-së, Komisioni Evropian paraqiti dhe tetë kriteret e papërmbushura nga Qeveria e Kosovës.

“Ato lidhen drejtpërdrejt me çështjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta të qeverisjes. Pra, ashtu siç kemi thënë me kohë, se metodat dhe premisat e qeverisjes alla Thaçi, të ndjekura me besnikëri nga Mustafa, janë e keqja e madhe e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca. /Epoka e Re

Zyrtarë të lartë të shtetit nën hetime

0

Qeveria “Mustafa -Thaçi”, duket se ka qenë kopja më e keqe e Qeverive “Thaçi 1 dhe 2”, pasi gjatë kësaj qeverisjeje ka pasur vetëm përkeqësime pothuajse në të gjitha sektorët, gjë që u pasqyrua edhe në mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian. Përgjatë vitit 2015 është rritur në mënyrë drastike numri i qytetarëve që janë larguar nga Kosova, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni janë zgjeruar me përmasa të mëdha, edhe sipas statistikave të Prokurorisë së Shtetit.

Thënë ndryshe, Qeveria “Mustafa -Thaçi”, në vend që të luftonte për përmirësim të jetës së qytetarëve, kanë luftuar për fuqizim të monopoleve korruptive, me qëllim që të sigurojnë jetëgjatësi në pushtet. I gjithë ky realitet është përshkruar dhe quajtur nga deputetë të opozitës, por edhe nga analistë të ndryshëm, si kapje e shtetit nga PDK-ja me në krye Hashim Thaçin dhe LDK-ja me në krye Isa Mustafën. Këta të fundit, partitë e tyre i kanë shndërruar nga Parti Demokratike dhe Lidhje Demokratike, siç njihen zyrtarisht, në parti oligarkike.

Ko është arsyeja, sipas deputetëve opozitarë, që drejtuesit e Qeverisë në fjalë nuk duan dhe nuk munden të luftojnë korrupsionin apo krimin në radhët e tyre dhe në radhët e pushtetit, shkruan Kosova Sot.

Ndërkaq, burime nga Prokuroria e Shtetit, bëjnë të ditur se aktualisht kanë në dorë edhe zyrtarë nga Qeveria dhe Kuvendi, por për shkak të hetimeve të ndjeshme dhe për të qenë të suksesshëm deri në fund, nuk mund të japin emra konkretë dhe detaje të mëtejshme. /Kosova Sot

Në Prizren sot protestohet kundër marrëveshjeve

0

Opozita e bashkuar sot do të vazhdojë me protestën në Prizren, ku do të kundërshtohet marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar me Serbinë.

Protesta fillon në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”.

Ndryshe, më 9 janar 2016, tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjithëpopullore për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi. /PrizrenPress.com