13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6415

Kjo është ministrja që do ta zëvendësojë Hajredin Kuçin

0

Gjatë takimit të djeshëm mes Kryeministrit Isa Mustafa dhe nënsekretares së Shtetit amerikan, Victoria Nuland, u flit edhe për riformatimin e kabinetit qeveritar. Sot, një ditë pas takimit, ky riformatim do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë

Javën e parë Kryeministri i vendit, Isa Mustafa emëroi Hajredin Kuçin në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Burime të Gazetës Express tregojnë se në krye të Ministrisë së Drejtësisë tani do të emërohet Dhurata Hoxha, e cila vije nga partneri i koalicionit PDK’ja.

Dhurata Hoxha aktualisht është Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulojnë politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Hoxha gjithashtu ka qenë edhe Këshilltare e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën pozitë ishte emëruar që nga marsi 2011 – Dhjetor 2015./GazetaExpress/

Qeveria të mërkurën procedon demarkacionin

0

Qeveria e Kosovës duket e vendosur që çështjen e kufirit me Malin e Zi në versionin aktual ta dërgojë për ratifikim në Kuvend.

Pavarësisht thirrjeve dhe kundërshtimeve të opozitës, kryeministri Isa Mustafa e ka në plan që ta çoj deri në fund kërkesën edhe të Bashkimit Evropian dhe së fundmi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime të RTV Dukagjini kanë bërë të ditur se Qeveria do të mblidhet të mërkurën në orën 10:00 dhe do të miratojë e procedoi në Kuvend marrëveshjen me Malin e Zi.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur po ashtu se procedimi i demarkacionit do të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe nuk do të priten procedurat e rregullta ta parapara me rregulloren e Kuvendit.

“Marrëveshja me Malin e Zi do të procedohet të mërkurën. Çdo gjë është gati. Qeveria do ta miratojë atë dhe në Kuvend do të shkohet me procedurë të përshpejtuar konkretisht me thirrjen e seancës së jashtëzakonshme pasi nuk ka kohë që kjo çështje të shkoi në procedurë të rregullt”, ka shpjeguar më tej burimi.

Së fundmi janë rritur sërish debatet për çështjen e demarkacionit sidomos pasi Parlamenti Evropian e ka shtyrë votimi për viza për Kosovën për në shtator, pikërisht për shkak se sipas tyre Kosova nuk ka lëvizur me përmbushjen e kritereve e njëra nga to ishte pikërisht demarkacioni.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejoj që në Kuvend të kaloj kjo çështje, madje kanë thënë se do të përdorin të njëjtat metoda siç kanë bërë në të kaluarën në mënyrë që të mos kalojë kjo marrëveshje.

Së fundmi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet një video mesazhi i ka bërë thirrje deputeteve të koalicionit në Qeveri që të votojnë kundër për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Deputetë të opozitës kanë shkuar edhe më larg duke thënë së përcaktimi i vijës kufitare në këtë format mund të çoj edhe deri në konflikt të armatosur me Malin e Zi. /RTV Dukagjini

Malisheva nderon me mirënjohje shkencëtarin Arsim Bytyqi

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, Dr. Arsim Bytyqin, shkencëtar i ri, i cili është prej tre fituesve të garës ndërkombëtare “Helium Innovation Contest”, e mbajtur në New York të SHBA-ve.

Qëllimi i kësaj pritje ishte, dhënia e një mirënjohjeje për vlerat e prezantuara nga Bytyqi, në këtë garë dhe pjesëmarrja e një malishevasi në një ngjarje të tillë shkencore.

“Unë ju përgëzoj juve për paraqitjen dhe suksesin e treguar në këtë garë, por edhe fushën studimore në përgjithësi, si një shkencëtar i ri dhe një doktor shkence, në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë”, i tha kryetari Begaj.

“Çdo malishevas që merr pjesë një këso ngjarje shkencore dhe prezantohet me të arriturat në shkencë, është krenari për neve të gjithë”, ka thënë kryetari Begaj, në pritjen për Bytyqin.

Nga ana tjetër, Dr. Arsim Bytyqi, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për këtë pritje dhe për vlerësimin që në vazhdimësi ju ka bërë të gjithë malishevasve, të cilët kanë treguar rezultate të ndryshme në fushat e caktuara.

“Ky vlerësim më bën të punoj edhe më shumë”, tha Bytyqi.

Dr. Arsim Bytyqi është nga Kërvasaria e Komunës së Malishevës, dhe është prej shkencëtarëve të rinj, që po arrin rezultate të mira në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë. /PrizrenPress.com/

Krisje e madhe në koalicionin e elefantëve

0

“Kjo gjë po faktohet ditaditës e më shumë, ku shihet se çfarë bëhet në Kuvend, duke bllokuar projektligje për interesa personale e partiake apo edhe për prestigj. Njëkohësisht në Kosovë vota e popullit ka kohë që nuk ka vlerë. Një pjesë prej votuesve manipulohen financiarisht, disa të tjerë e aplikojnë votimin familjar në bazë të akronimeve dhe pjesa tjetër janë ata, që votojnë për arsye se janë të punësuar nëpër institucionet shtetërore të politizuara”, thekson analisti Albrim Badallaj, shkruan Gazeta Kosova Sot

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, që vijoi punimet në dy ditët e fundjavës së kaluar, dhe do të vazhdojë në disa pika të mbetura edhe sot, po dëshmon më së miri se koalicioni i madh PDK-LDK, sado i fuqishëm që është numerikisht me numrin e deputetëve, nuk është aspak funksional në interesin e qytetarit, se nga çarjet e brendshme që po hetohen herë pas here, kësaj lidhjeje politike të të ashtuquajturve “elefantë”, shumë shpejt mundë t’i vijë fundi.

Analistët politikë këtë bindje e kanë përfituar pikërisht nga çarja e madhe që ndodhi në koalicionin qeverisës, me rastin e votimit për Ligjin për investimet strategjike, i cili mori vetëm votat e LDK-së, derisa jo vetëm që nuk u votua nga PDK-ja, por edhe u kritikua e u kundërshtua fuqishëm nga shumica e deputetëve të PDK-së. Sipas analistëve, seanca e fundit e Kuvendit ishte një nga pasqyrat më të qarta që flasin se ky koalicion nuk e ka gjatë, dhe se secili partner i koalicionit lufton për interesat e veta personale, klanore e grupore në pushtet.

Ndryshe sa i takon votës së dhënë nga qytetarët për përmirësimin e jetës së tyre, sjelljet e atyre që e kanë pushtetin po tregojnë se në Kosovë vota qytetare bëhet e parëndësishme dhe e pavlefshme, pavarësisht që qytetari voton me shpresë se pushtetarët do të punojnë ashtu siç premtojnë, derisa ata pasi rehatohen në pushtet, gënjejnë e mashtrojnë, e në fakt gjithmonë ndodh e kundërta.

“Mosmarrëveshjet dhe acarimi i fundit në mes të kryeministrit të Kosovës, Mustafa, dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Veseli, tregojnë së koalicionit i ka ardhur fundi dhe janë rritur kundërshtimet brendapërbrenda tij. Koalicioni qeverisës e ka harruar qëllimin e tij, të cilin e ka marrë mbi supet e veta, premtimet gjatë fushatës zgjedhore, për përmirësimin e mirëqenies sociale, ku kanë krijuar një atmosferë, e cila Kosovën e ka bërë të pavlefshme për qytetarët saj. Ky koalicion, kjo klasë politike, po lufton për interesat e veta personale, klanore e grupore, kur është në pyetje vendimmarrja për çështjet kyçe të kontrollit të planeve strategjike ata shikojnë vetëm apo u luan ndonjë send për interesin e grupit klientelist, siç ishte edhe deklarata e Mustafës se hartat demografike dhe ushtarake janë të pavlefshme për Qeverinë e Kosovës dhe ne e njohim vetëm vlerësimin e komisionit aktual, që do të thotë se biznesi është me i rëndësishëm sesa kufijtë shtetërorë”, është shprehur analisti Islam Krasniqi për Kosova Sot.

Politologu Arsim Haziri vlerëson se koalicioni i oligarkëve përfundimisht po shkon drejt përçarjes, dhe është çështje kohe se kur do të ndodhë shkurorëzimi i lidhjes së panatyrshme, që është bërë për interesa personale dhe klienteliste.

“Ky fenomen i thellimit të përçarjes, ta quajmë ashtu, është në vazhdën e kundërshtimeve që janë duke i shprehur partnerët e koalicionit. Ka pritshmëri rreth thellimit akoma edhe më të madh dhe përçarja është e pashmangshme. Injorimet, kundërshtimet që ndodhën në seancën e fundit, shpërfaqin dëshminë më të qartë se ky partneritet i ndërtuar mbi bazën e pakë- naqësive dhe kundërshtimeve edhe për pak kohë do të jetë krejtësisht jofunksional”, shprehet Haziri.

Koalicionin e sheh jofunksional dhe para shpërbërjes edhe analisti politik, Blerim Burjani.

“Ky koalicion po shihet ashiqare që nuk e ka shumë gjatë, por do të qëndrojë në mënyrë të brishtë. Me rëndësi është që tani ky koalicion në mënyrë dinamike dhe sistematike t’i përmbushë disa nevoja personale e partiake dhe të gjitha të tjerat së bashku aq sa do të arrijnë, ngase të dy palët vazhdojnë të dërgojnë akoma njerëz gati, në mënyrë dhe masë të barabartë nëpër të gjitha institucionet e pavarura, nëpër borde madje edhe në ambasada. Sa i takon teatrit me Ligjin për investime strategjike ai nuk u kalua, dhe është e pritshme që të mos kalojë, derisa kemi një pushtet ku akoma kontrollon pamëshirshëm pasurinë publike e që shtrihet deri në disa segmente të sektorit privat. Askush nuk merr përgjegjësi pse dështoi ‘Brezovica’ dhe askush nuk brengoset pse dështon Ligji për investimet strategjike, sepse gjithç- ka sot po i nënshtrohet kontrollit direkt të politikës. Tani ky kuvend nuk e ndien fare përgjegjësinë që ka para sovranit, që i ka zgjedhur ata deputetë. Deputetët e kanë bërë një lloj rutinë shkuarjen në seancë vetëm hyrje- dalje e regjistrim sa për mëditje, nuk shkojnë në seancë në funksion të përgjegjësisë për qytetarin që i ka votuar, sepse shumë nga ata kanë edhe pakënaqësitë ndaj shefave të tyre”, spikat Burjani. Ai tutje shton: Tani ata nuk kanë edhe shumë presion nga shefat e tyre, prandaj po shihet që është bërë praktikë të mos shkojnë fare në Kuvend për të adresuar përgjegjësinë në funksion të votimit për vendime serioze”, thotë Blerim Burjani për Kosova Sot.

Portugalia Kampione e Europës

0

Portugalia shpallet kampione e Europës, duke mposhtur francezët në shtëpinë e tyre me një gol të shënuar nga Eder në minutën e 109.

Ishte sulmuesi ku portugezët besonin më pak, Eder, ai që i dha trofeun e parë të këtij niveli kombëtares së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, por jo në këtë finale. Ylli portugez u largua nga fusha e lojës që në minutën e 24 për shkak të një dëmtimi.

Një finale me një ritëm të ulët dhe me një Francë që dominoi, krijoi më shumë, por në fund u ndëshkua. Ndoshta duhet të kishin guxuar më shumë ndaj një Portugalie, e cila pas largimit të Ronaldos ishte pa ide në fushën e lojës.

Por, megjithatë kur të gjithë menduan se ndeshja më e rëndësishme e Euro 2016 do të vendosej nga penalltitë, mendon Eder, që shënon një gol të bukur, por me një vlerë të jashtëzakonshme.

As Griezmann, as Pogba, e asnjë tjetër nga lojtarët francez nuk arriti të nderojë tifozët e shumtë të pranishëm në stadium, duke mos arritur të barazonin golin e shënuar nga Eder 11 minuta para përfundimit të shtesës së dytë.

Për herë të parë Portugalia kampione e Europës dhe këtë e bën ndaj Francës e pikërisht në tokën e kësaj të fundit.

8 libra të përsosur për verë

0

Vera është një sezonë perfekte për të lexuar dhe jo vetëm libra të lehtë. Ja një listë prej 8 librash interesante.

Karl Ove Knausgård: Beteja ime (vëllimi I dhe II); Booka

Asnjë përvojë leximi paraprak nuk mund të ju përgatisë që takimin me ndershmërinë e pakrahasueshme të norvegjezit fascinant, i cili sikur të gjithë intimitetin e tij ka vendosur ta shpalosë para nesh, ta merrni vetëm ‘siç don ai apo si duam ne’. Por, çfarë është “ndershmëria” në letërsi? Llogaritet tregim i mirë, vetëm ai që është treguar mirë. Dhe këtu qëndron mjeshtria e vërtetë e Knausgård-it: ai është në gjendje që ngjarjen më banale nga përditshmëria e tij ta shtriej në dhjetë apo njëzet faqe, kurse ta lexoni me vëmendje si një ‘thriller’ të shkëlqyer. Përveç kësaj, vështirë se dikush tjetër vërtetë aq mirë dhe saktë ka prekur thellë gjëndjen shpirtërore dhe mentale të njeriut modern liberal perëndimorë (edhe “ne” këtu përfshihemi) si shkrimtari i “Beteja ime”.

Michel Houellebecq: Nënshtrimi; Booka

Shumë është përfolur për Houellebecq, se është një profet dhe vizionar, apo që është budalla vetëpromovues, apo madje edhe fashist, që i urren gratë dhe islamofob. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, edhe pse Houellebecq me shumicën nga këto i pëlqen të flirtoj, mund të thuhet se gjithnjë e kënaq cektësia njerëzore. Kurse ‘Nënshtrimi’ nuk është, siç me siguri keni dëgjuar diku, “kërcënimi i Islamit”, por përkundrazi, për atë se nuk është e vështirë të imagjinohet njeriu shumë modern që në kushte të caktuara të pajtohet me islamizmin sepse – cili nuk do të dëshironte që të ketë katër gra legjitime? Si dhe shumë privilegje tjera të ndryshme të  derrave meshkuj. E pra, për këtë bëhet fjalë në këtë libër: për meshkuj ‘derra xhelatinoz, epshorë dhe të korruptuar’. Çdo gjë tjetër është vetëm një paradë.

Milan Kundera: Festa e të parëndësishmes (Buybook)

Kur tashmë filluam me meshkujt: askush nuk ka lindë më mirë në gjendje të kësaj gjinie në fund të shekullit XX përpos Milan Kundera. Xhaxhai është tashmë në moshë shumë serioze, ky roman i shkurtër i vogël është thjesht një hije e librave të tij të mëdhenj, por edhe në të transmetohet shkëlqim i madhështisë së vjetër, ndjehet dora e mjeshtrit. Dhe shkrepë ndonjë nga ato fjalitë që dukshëm e nënvizoni, ju hyjnë diku nën lëkurë dhe i përvetësoni përgjithmonë, kurse në ndonjë moment edhe harroni se ku i keni lexuar.

Mario Vargas Llosa: Peshku në ujë (Laguna)

Kujtimet e gjeniut peruan, paralelisht ato intime, letrare dhe politike, na argëtojnë me shumë gjëra, kurse lexuesit e tij të vjetër edhe me atë që tregojnë se sa shumë mrekulli të shkëlqyera në romanet e tij i ka përshkruar nga jeta e tij. Është kurajo të jetosh kështu, kurse më e guximshmja është të shkruash për këtë …

Aleksandar Tishma: Besimet dhe komplotet (Libër akademik)

Pikërisht tani, në TV Vojvodina po shfaqet seriali i shkëlqyer sipas këtij romani, nuk është keq të kapeni për këtë libër që nuk është një vepër e pretenduar e të madhit nga Novi Sadi, por edhe me leximin e ri konfirmohet si i denjë për një njeri që ka lënë disa nga faqet më të mira në gjuhën sërbe për atë se si me njeriun operojnë pasionet dhe dëshirat e errëta, tinzake, dhe sa është për shkak të tyre i gatshëm të shkatërrojë veten, kurse të tjerët edhe më shumë.

Bekim Sejranoviq: Djali juaj Huckuelberry Fin (VBZ)

Vagabond boshnjak, rijekas dhe norvegjez (edhe slloven, edhe zagrebas, edhe beogradas, Novi Sadit …), sipas mendimit të shumë feministit “joshësit më të mirë në mesin e shkrimtarëve në ish-Jugosllavi”, sikur gjithmonë shkruan të njëjtin libër, atë për veten dhe bredhjen e tij, nga pikëllimet e hershme dhe traumat rinore e deri te entuziazmi dhe përmbytjet e dashurisë, të gjitha llojet e veseve, prirjet e jetës si një udhëtim i vazhdueshëm që nuk ka qëllim dhe as që vërtetë e kërkon. Kështu është edhe me librin e ri, por prapseprap, pa mërzitje dhe ngopje, sepse kë e mërzit dikush si Bekimi, atij ndoshta i është mërzitur edhe jeta.

Umberto Eco: Numri zero (Vulkan)

Letërsia botërore këtë vit ka humbur profesorin e vjetër, të kulluar, kurse romani i tij testament flet, kryesisht, për mënyrën se si dhe pse ka dështuar gazetaria: e vranë cektësia dhe çvlerësimi, sëmundje ngjitëse që nuk falin çdo gjë që e prekë. E zymtë, por lamtumirë e shkëlqyer me botën njeriu i cili u bë “shkrimtar i ri” pothuajse në të pesëdhjetat, me “Emri i trëndafilit”.

Oya Baydar: Fjala e humbur (Dereta)

Shikoni meshkujt derra: rekomandon vetëm librat e meshkujve! Rastësisht ka ndodhur kështu, sinqerisht, por po e përfundoj – jo për shkak të “korrektësisë politike” – me një libër të jashtëzakonshëm të një gruaje turke Oya Baydar (kohët e fundit vizitoi Serbinë), me romanin për Turqinë bashkëkohore mes Evropës dhe Azisë, fesë dhe laicizmit, patriarkalizmit dhe lirisë seksuale, kozmopolitizmit të metropolit dhe mbulimit të zymtë të ‘çarshisë’, mes elitës dhe ordinerëve, Turqve dhe Kurdëve… Por edhe hendekut vështirë të kalueshëm mes bashkëshortëve, dhe mes prindërve dhe djalit të tyre, i cili nuk po ndjekë rrugën për të arritur ambiciet e tyre të “klasit të lartë”. Delikate, e menduar, e mençur, kurse tregimi zhvillohet hollësisht, ashtu siç bisedohet gjatë pirjes së kafes së vërtetë turke me ‘llokum’./femra.net/

Finalet që përlotën dy ikonat

0

Finalet duken të jenë të mallkuara për dy prej futbollistëve dhe rivalëve më të mëdhenj të futbollit botëror. Vetëm dy javë më parë, në finalen që Argjentina humbi ndaj Kilit në Kupën e Amerikës, kapiteni i argjentinasve nuk i mbajti dot lotët pas disfatës.

Në anën tjetër, fati i njëjtë e ka ndjekur edhe ‘rivalin’ e tij portugez, Cristiano Ronaldo, i cili u përlot pasi pësoi një lëndim në minutën e 9-të të sfidës finale të Kampionatit Evropian ndaj Francës, në Stade de France, raporton Insajderi.

Nga dëshira e madhe për të vazhduar takimin, ylli i Real Madridit qëndroi me forcë edhe pesë minuta të tjerë në fushë derisa e la fushën i detyruar, për tu zëvendësuar me Quaresman.

Për Ronaldon kjo ishte hera e dytë që shkonte në një finale të kompeticioneve ndërkombëtare me përfaqësuesen e tij, pas disfatës në vitin 2004 ndaj Greqisë. Finalja shihej si mundësi e artë për të që të arrinte të fitonte trofe me Portugalinë.

Ndërkohë, Lionel Messi menjëherë pas ndeshjes ndaj Kilit komunikoi dorëheqjen nga përfaqësuesja argjentinase, pas dështimit në katër finale radhazi. Përfaqësuesja kiliane arriti ta mposhtë Argjentinën dy herë brenda një viti – duke qenë se Kupa e Amerikës ka pasur edicionin e veçantë të saj , atë të 100-tin, këtë vit – në finale të ‘Copa America’.

Messi dhe Ronaldo janë dy futbollistët më të mëdhenj të shekullit 21, dhe këtë e thonë edhe statistikat dhe numrat që këta dy futbollistë kanë arritur.

Jo vetëm golat, asistimet, gëzimet apo sukseset do të mbahen mend nga dy ikona, por edhe lotët e derdhur në fushë, tregojnë shumë për shpirtin fitues që karakterizojnë portugezin dhe argjentinasin. /Inajderi.com

E ëmbla zeshkane

0

Kur e kishte shikuar për herë të parë kah po i ndërronte hapat, kishte pasur përshtypjen se para tij po defilonte një manekine, e cila ecte në sfilatë mode. Ecja e saj karakteristike aq shumë ia kishte tërhequr vëmendjen dhe aq shumë i kishte lënë përshtypje, sa që, nga ai moment, kishte filluar ta humbë qetësinë e shpirtit, e të ëndërronte veten e tij, të shndërruar në një qilim të shtruar, mbi të cilin do të shkelte këmba e saj, shkruan në përjetimin e tij, P. K., për Portalin tonë “Kosovarja”.

Zeshkania me ecjen e saj karakteristike jo vetëm që e kishte joshur, por edhe e kishte çmendur me këmbët e saj të bukura. Ato ishin magnet që tërhiqnin jo vetëm shikimin, por edhe tërë qenien e tij dhe e shpërqëndronin të tërin. Madje, ato këmbë të bukura të saj ishin bërë pjesë e pandarë edhe e ëndrrave të tij, që i shfaqeshin posa fillonte të dremitej. Ëndrrat ishin të vetmet bashkëbiseduese me të, sepse vetëm me to guxonte të komunikonte, e vetëm atyre mund t’ua tregonte fshehtësinë. Atyre e askujt tjetër ua shprehte ndjenjat që ushqente ndaj zeshkanes, e vetëm ato mund t’i flisnin për këmbët e bukura të saj. Madje, ato i dëftonin se kah e bartnin ato këmbë gjatë ditës, ku i shtrinte gjatë natës, madje edhe ku i freskonte e ku i depilonte ato…

Nuk i lejohej në asnjë mënyrë të fliste me asnjë njeri rreth takimeve aq të pakta që i kishte me zeshkanen. Madje, as emrin e saj nuk i lejohej ta përmendte në prani të të tjerëve. Dhe, meqë i dukej se po eksplodonte nga bukuria, e kishte emërtuar “bombastikë”. E quante kështu, sepse ajo, vërtet, ishte si lëndë shpërthyese, si granatë që kur shpërthen dridh tokën. Eksplozivja granatonte zemrën e tij të fortë, shkëmbore dhe e bënte copë-copë…

Buzët e ëmbla qershi

Ndonëse granatonte me shkëndijat që dilnin nga shikimi i saj, ata sy të bukur i kishte më të ëmbël se rrushi i Suharekës, nga i cili ishte e rrethuar. Meqë kishte shikim të ëmbël, kjo edhe e kishte shtyrë të mendonte se puthjen e parë t’ia dhuronte syve të saj magjepsë. Por, ndjenjat e kishin tradhtuar, sepse atë puthje ua kishte dhuruar buzëve të saj të ëmbla si qershi Anadrini. Bile, vetë puthjen e parë në buzët e ëmbla ia kishte dhuruar mu pranë bregut të Drinit, aty ku rriten qershitë e ku madhështore paraqiten pamjet përreth lumit, që kishin çarë bregoren përmes për të krijuar legjendën e Urës së Shejtë. Edhe simpatia ndaj zeshkanes që po ia çante zemrën përmes, po tentonte të krijojë legjendën e një dashurie që me zor po realizohej pjesërisht. Kjo dashuri po koincidonte me Urën e Shejtë mbi Drin, e cila thuhet se dikur ditën ndërtohej e natën rrënohej, mu si Kalaja e Rozafës. Dhe, dashuria ndaj zeshkanes sapo merrte hov e po zhvillohej, papritmas po shembej e shkatërrohej, sepse po përshkohej nga një rrymë e ftohtë që po e rrënonte. Kjo po i ndodhte, sepse në shumë raste, mu atëherë kur vullkani që po shpërthente e po nxirrte nga brendia llavën përvëluese të dashurisë, vinte një valë e ftoftë sikur të dilte nga thellësia e ftoftë e Drinit, për ta ftohur, për ta shuar, madje edhe për ta ngrirë atë zjarr vullkanik që kishte filluar. Kjo ftohje e akulltë që po shfaqej kohë pas kohe nga ana e zeshkanes, ishte më se e çuditshme dhe aspak popullore. M’u ajo valë e ftohtë, e cila shfaqej herë pas herë, e kishte vënë në dyshim edhe vetë përkushtimin e tij ndaj saj, ani pse dashuria e tij nuk po shuhej për zeshkanen e bukur. Kultura e saj, edukata, mirësjellja, e shumë virtyte të shumta që i kishte trashëguar nga prindër intelektualë, e kishin bërë zeshkanen komplete për t’u lakmuar nga ai.

E urrej, edhe pse e dua shumë!
Pa dyshim, në formimin e saj, veç kulturës prindërore, kishin ndikuar edhe ditët e adoleshencës, të kaluara pranë brigjeve të Baltikut, ku kishte kaluar një pjesë të jetës së saj. Megjithatë, rrushi skandinav nuk e kishte ëmbëlsinë e rrushit të Suharekës, pranë të cilit kishte arritur pjekurinë dhe shijen. Ai, shpeshherë, duke jetuar me frikën se mos zbuloheshin, kishte menduar që dashurinë t’ia shprehte nën gjethet e hardhive të pafund. Aty nuk do t’i zbulonte askush, e aty do të kishte shansin për ta përqafuar e për ta puthur. Ndoshta, vetëm aty, mes trungjeve të hardhisë, do të ishin larg syve të botës, të cilëve ajo u druhej shumë. As përcëllimi i diellit që e kishte djegur buzë detit nuk do t’i shkaktonte dhimbje më tepër se sytë e gojëkëqinjve që hanë bukën e tyre e bajnë gajlet e të tjerëve.

Takimet e vonuara

Ai e donte, e ëndërronte dhe e dashuronte, prandaj kishte dëshirën edhe ta shijonte. Si ta realizonte ai një takim të tillë, ku do t’ia shijonte buzët, sytë, flokët, shpatullat, gjoksin, këmbët e gjithë trupin e saj të bukur si margaritar? Vetëm atëherë ai do të ndihej pafundësisht i lumtur. Por, shpresa e tij kaherë kishte filluar të venitej, deri atë ditë kur ata sërish filluan të bisedonin për dashuri. Atë ditë shpresa filloi t’i ringjallej, e ëndrrat u zëvendësuan me fjalën e tyre të gjallë. Asaj radhe ata po shprehnin gjithë dashurinë e ndryrë që mbanin brenda në thellësi. Në bisedë e sipër, e që ishte bisedë shumë e ngrohtë, ai e pyeti se kur do të realizohej takimi kaq i shumëpritur.

Ajo, pasi dëgjoi kërkesën e tij, u vërë aq shumë në fytyrë sa dukej se u ngrys nata. Zeshkania e mrrolur në fytyrë, si me gjysmë zëri, i kishte thënë se takimi mes tyre nuk do të realizohej… Të paktën, ashtu do ishte edhe për një kohë të gjatë. Kjo po ndodhte jo me fajin e tij, siç kishte thënë ajo, por me fajin e saj.

Edhe pas gjithë kësaj ai prapëseprapë nuk i kishte humbur shpresat. Ai assesi nuk po mund të kuptojë pse zeshkania, e cila i kishte shprehur dashuri, herë-herë i bishtnonte takimit. Por, shpresa se do të ishte me të ishte më e fuqishme se çdo gjë tjetër dhe kjo i jepte kurajë, i jepte fuqi që të mos lëkundej nga dashuria e tij e madhe për zeshkanen…Petrit Kalaja /Kosovarja/

Noterët dhe zhvlerësimi i avokatëve

0

 Ma.sc. GENT GJINI

Në sistemin juridik të Kosovës avokatët kanë qenë çdo herë akter kryesor në rregullimin e raporteve juridike të qytetarëve, dhe kanë qenë edhe njerz me të respektuar dhe me të përkushtuar ndaj nevojave qytetare, për shërbimet që kanë ofruar, dhe kanë rregulluar sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, për zgjidhje të rasteve. E kjo në veçanti në rolin e autoritetit të vërtetimit, respektivisht te autorizimit, të kontratës, dhe trashëgimisë, rreth procesit të rregullimit të saj.

Me shfaqjen e noterëve, gjë që nuk kam diçka të keqe, përkundrazi edhe ata kanë rolin dhe detyrat se si duhet të i kenë, kushtimisht mund ta them që roli i avokatëve është zhvlerësuar në disa elemente, të kompetencave të tyre. Duke marre disa kompetenca, dhe disa role të avokatit që ato far kompetencash janë ato të ashtuquajturat ato klasiket, që kanë qenë të lidhura historikisht me avokatët dhe kushtimisht edhe kanë lindur fale tyre, siç janë autorizimet, kontratat, vërtetimit, të trashëgimia e disa gjërash që këto i kanë bërë më heret avokatët. Dhe kjo për avokatët përveç punëve te tjera, ata i ka legjitimuar dhe arsyetuar edhe me atë të drejtë se avokati ka qën njeri i shkolluar, person kualifikues, person me njohuritë juridike, person që ka lëvizur në shume filtra, për të ardhur deri këto kompetenca, që mund ti quajmë edhe nder me të klasiket. Se nuk, ka çka nevojitet këtu se avokati si person kualifikues ai ka në komptence lëndore, gjëra edhe më të rëndësishme dhe me peshe, është marrë në mbrojtet penale e civile, me pregaditjet superiore. E këto për avokatët këto komptencash janë, të thuash shumë klasike dhe mos të them shumë lehta, që mund të i bëjnë edhe agjencionet e sigurimeve.

Noterët me shfaqjen e tyre gjegjësisht me marjen e këtyre kompetencave kaluan padrejtësisht në kufijtë e rolit të avokatit, dhe për me çudi ndër këta notere thirrshin se vetëm ata kanë ë drejtë, të i bëjnë këto apo ligji vetëm ata i njeh. E ka edhe asi lloj esktremesh, që thonin qe avokati nuk merret me këto, apo nuk mer vesh, dhe vetëm na i përpilojmë, dhe i bëjmë dhe duke dhënë kështu në perceptime të qytetarit laik, se ata nuk janë të besueshme kredibil, dhe kështu e marin atribitun e saj, që vetëm ata te fitojnë, gjë që është shumë reale per sa i perket fitimeve, dhe te ardhurave ,se si i realizojnë dhe kjo mund të shikohet edhe në këtë prizem, se fitimi i këtyre noterëve është maremendese, në raport me avokatet, dhe për më tepër edhe krijojn propaganda teknike, ë formë broshurave për të i zhvlerësuar avokatët në rolet e tyre, qe historikisht apo ne embrionin e detyrës së avokatit këto kanë, qen nder punët që janë marur ata.

Ne ligj thuhet qartazi, dhe në mënyre të shprehur se keto punë të lartecekura më lartë, i bëjnë noterët dhe avokatet mvaresisht nga preferencat e qytetarit domethene për disa punë, kjo le të kuptohet qe ose e ben te noteri, ose e bën te avokati, por këta noter këtë e mshefin dhe nuk e legjitimojne rolin e tyre te vertet në raport me avokatët, duke pasur edhe aso lloj noterësh, që nga panjohuritë e qytetarëve ër disa vërtetime në nënshkrimet bënin kopje të panevojta, me qëllim që ta rrisn pazarin dhe për të i thënë se ashtu ne punojmë ligji e thojnë.

Noterët edhe pse disa të drejta tani me të vërtet i kanë monpolizuar, dhe avokatët i kanë nxjere jashte loje, dhe fitimet dhe te ardhuar janë përtej pritjeve që edhe vet kanë, parashikuar, ashtu që edhe ligji është konfuz, i padrejtë, dhe cenues për avokaët, që këto disa her kane dale edhe nismat ligjore, dhe propozimet ndër juristet dhe akteret tjere institucional, që ligji të rregullohet qartë, konciz, dhe drejte, për kompetencat në relacion për avokatët, sepse kjo tani po i shkon për shtati, shume e shumë më tepër noterëve. Për këto vakume ligjore, rreth kompetencave ndërmjet avokatëve dhe noterëve, pra kjo status qou, e pazgjidhur, noterët edhe kjo po bejnë, propagand, por edhe po fitojnë, dhe po ashtu edhe roli i avokatëve po zhvleresohet, dhe po bëhet gjithnje në syte e qytetarëve, një figurë jo e besueshme dhe jo kredibile. Dhe për këtë arsye edhe shume qytetar, këë veshtrim e kanë fituar fale këtyre gabimeve, në ligj, dhe falë lojës strategjike që po bëjnë noterët, dhe kështu edhe ndoshta qytetarët në ato vërtetime, pagujanë më tepër, se sa tek ndonje avokat po të i kishte këto kompetenca si me herët sepse monopoli, tani eshte në dorën e tyre.

Roli i noterëve është i nevojshëm në veqanti per vertetimin burimor të bartesve të nënshkrimeve, dhe ka lehtesuar punën e gjyqëtareve, te thuash ashtu. Por që të

dime këto lloj punësh, me heret i ka bërë edhe avokati dhe ka vërtetuar, dhe ka qene garancë e këtyre kompetencave që kanë qene, te lidhura për avoaktët sepse aty, ka qene edhe përgjegjesia penale, për ato far gabimesh, pra edhe për noterët edhe per avokatët. E për të shikuar me hollësisht, roli i noterëve është tepër teknik dhe jo profesional ne kuptimin e plote te fjaës se jurisitit, pra ai vërteton nënshkrimet dhe bën të munduren që procedura te jete konform ligjit. Kjo pra, është detyra e noterit duke perpiluar edhe blanko kontrata me peshe, dhe komplekse, ate të palujtshmerise, të banesave, te trasakcioneve, te ndryshme ,ne shume te konsiderueshme, ku per keto kontrata kush me mire se nje avokat, që ka përvoje, dhe punon vazhdimisht me ligje, dhe njeh materien procedurale, dhe materiale ligjore, që kontraten ta përpilon ashtu se si e kërkon ligji, e ne veqanti qe ajo kontrate te jete ne harmoni me vullnetin, e drejtë të palevë nënshkruese.
Po ashtu edhe institutin e trashgimise, e cila eshte komplekse, dhe kerkohet dije analitike ligjore, e jursitet me pervoje, si ne teori ashtu edhe ne praktike, per te bere ndarjet e trungut, dhe te drejtat se kush ka te drejte te tashigoje, pra te krijoj propozimin.

Kete te drejte tani e kane marur, noeteret pra ku mund, te din noteri te i cakton rradhet trashgimore, jo ato radhe qe ligji ia njeh, por qe ato rradhe trashgimore, per te ditur se a ka te drejte te trashgigoje, dhe pse nuk duhet te trashigjoje dhe te ja jep trashigimin e drejte te trashgimtareve, qe mos te keqperodret nga te tjeret, dhe te mos behet pasurime i pabaze, apo i pabegatshem. Pra kjo, qe thash me larte kerkon dije analitike ligjore, te trashgimise, qe ta njeh mire rolin dhe institutin e trashgimise, e jo vetem te caktoj trashigimtaret ashtu se siq ligji e parasheh. Pra kjo e tregon, qe ketu noteret kane kalur kufijte dhe kane hyne ne domenin, e rolit te avokatit, dhe perfitimet jane te medha, nga ajo pune qe bejne, qe eshte shume teknike, respektvisht vertetuese.

Berisha, për Nulandin dhe luftën kundër korrupsionit: Gjakovarët thonë “mualife”, e prizrenasit “muabetollsum”!

0

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victioria Nuland, ka vizituar sot Kosovën, duke takuar zyrtarët e shtetit por jo edhe opozitën. Këtë veprim të saj, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, nuk e sheh si problematik.

“Victoria Nuland nuk ka pas nevoj me u taku me opozitë sepse ajo mesazh kryesor sipas ambasdorit Delawie ka pas me luftu korrupsionin, e koka e korrupsionitë dhe krimit të organizuar është në krye të institucioneve që po pengojn integrimet evopjane, jo të opozitës.

Gjakovarët do te thonin ,,mualife, ndërsa prizrenasit ,,muabetollsum,, kërkesave që hajduti ta zen hajdutin ose këtyre shprehjeve me zhargonin e ri, te korruptuarve ti thuash që ta luftojn korrupsionin. Kerkesa për ta luftuar korrupsionin nga Hashimi dhe Isa nënkupton se ata jan të pastër e të korruptuar jan qytetarët, pensionist, student, arsimtar, mjek, bujqë,blektorë, e të papunët..” (sic.), ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.