15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6420

Mersini-Hougton në DOKU:TECH

0

DOKU:TECH Edicioni Special mirëpret Laura Mersini-Houghton, kozmologen shqiptaro-amerikane, e cila do të prezantoj teorinë e saj mbi Multiuniversin- teoria e pakrahasueshme e universit tonë si univers paralel me shumë të tjerë, të cilën ajo e ka mbrojtur përballë shkencëtarëve me ndikim global si: Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Laura Mersini-Hougton është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Univerzitetin e North Carolina në Chapell Hill. Ajo është mbështetëse e teorisë së multiverseve, e cila thotë se universi ynë është vetëm një nga shumë të tjerë që na rrethojnë. Ajo ka argumentuar se anomalitë strukturale në universin tonë më së miri shpjegohen nga tërheqjet gravitacionale të ushtruara nga universet tjera. Mersini-Houghton kreu bacherlorin e saj në Univerzitetin e Tiranës, Shqipëri, dhe Masterin në Univerzitetin e Maryland. Ajo u doktoratua në vitin 2000, nga Univerziteti i Wisconsin-Milwaukee.

DOKU:TECH Edicioni Special po ashtu do të shpalos programin për DOKU:TECH-un e sivjetmë, folësit të cilët janë po thuajse në rrugën e tyre për në Prizren, të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre me audiencën dhe t’i sfidojnë mendjet e tyre, si dhe të gjitha përgatitjet e ekipit rreth organizimit të kësaj konference.

“DOKU:TECH solli folës të rangut botëror për t’u bashkuar me mendjet më të ndritura në teknologji nga gjithë regjioni Ballkanik.” – Elizabeth Stark, Stanford, Ligjëruese në Yale, Themeluese e StartBitcoin./

Shuhet piktori Vilson Kilica

0

Vilson Kilica, një nga emrat më të njohur të arteve pamore në Shqipëri ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare.

Ai është një nga krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare që fillon nga viti 1950 e deri në ditët tona, sidomos për periudhën e gjatë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Mbas studimeve në Akademinë e Artit në Leningrad, Vilson Kilica kthehet në atdhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin shqiptar. Kilica ishte themeluesi dhe dekani i parë i Institutit të Arteve në Shqipëri – sot Universiteti i Arteve. “Piktori i Popullit”, Kilica i përket brezit të nderuar të artistëve të artit shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit XX. Emri dhe vepra e tij do jenë pjesë e historisë së arteve pamore shqiptare. Vepra e tij krijuese ruhet dhe ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, në GA, Fier; në koleksionin e familjes dhe në koleksionistë privatë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ndodhen 40 vepra të piktorit të viteve 1960-1989. Veprat e artistit janë pjesë e linjës aktuale muzeore të GKA-së.

“U nda nga jeta Piktori i Popullit, Vilson Kilica, mik i shtrenjtë dhe i paharrueshëm që jetoi me ngjyrat duke e ndarë bujarisht dijen e tij me të rinjtë”, do të shkruante në faqen e tij në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama.

Valencia do kthimin e Matas

0

Valencia është duke menduar që ta rikthej ish-yllin e tyre, Juan Matan, raportojnë mediat spanjolle.

Mata gjatë kësaj verë do të largohet nga Manchester Unitedi, pasi që Jose Mourinho nuk llogaritë në shërbimet e spanjollit.

Sipas mediave iberike, drejtuesit e klubit nga ‘Mestalla’, janë duke përgatitur ofertën për Mata-n, i cili pikërisht nga Velancia ishte transferuar në Angli.

Spanjolli është i gatshëm të pres gjitha ofertat, por duket se lojtari preferon rikthimin tek Valencia.

Milani do të kthehet në Evropë

0

Trajneri i ri i Milanit, Vincenzo Montella ka folur për objektivat e kuqezinjve në edicionin e ri të garave.

Tekniku italian pak ditë më parë mori drejtimin e ‘Rossonerëve’. Montella thotë se Milani do të kthehet në Evropë.

“Është e papranueshme që Milani nuk është konkurrente në Evropë. Qëllimi ynë është të kthehemi atje”, ka thënë Monetlla.

“Unë do të bëjë më të mirën që të kthehemi atje. Ne duhet të kthehemi në Evropë përmes ndeshjeve të mira. Qëllimi minimal është Europa League”, tha ai.

Nora i heq të gjitha në Dhërmi (Foto)

0

Këngëtarja Nora Istrefi ka nisur pushimet verore.

Këtë herë ka zgjedhur Dhërmiun për të kaluar disa të nxehta, nga ku është fotgrafuar topless pa praninë e bashkëshortit.

Gazeta Panorama siguron fotot e këngëtares.

Nora ne plazh1Nora ne plazh

Encës sutjenat nuk ia zënë gjoksin (Foto)

0

Enca Haxhia ka postuar disa fotografi shumë eksplicite në llogarinë e saj në Snapchat. Në fotot e fundit ajo ka fotografuar pjesën e gjoksit duke e ekspozuar pak si shumë.

Në fotografi gjoksi i Encës shihet se ka përmasa të mëdha. Në shumicën e fotove ajo është pa sutjena përshkak të madhësisë.

Enca-gjoksi1 Enca-gjoksi

Spice Girls paralajmëron rikthimin (Video)

0

Për fansat e grupit “Spice Girl” do të ketë një lajm të mirë.

Mësohet se vajzat do të rikthehen bashkë për ta festuar 20 vjetorin e themelimit të grupit. Por, rikthimi nuk do të jetë i plotë pasi që së bashku pas një kohë të gjatë do të jenë tre nga pesë anëtaret.

Përmes një video këtë gjë e kanë konfirmuar Geri Halliwell, Mel B dhe Emma Bunton.

“Ne kemi qenë duke menduar që kemi miqtë e ngushtë më të mirë në botë”.

“Ju na keni qëndruar pranë për 20 vjet dhe ne dëshirojmë të shprehim falënderim”.

“Ne kemi përjetuar gjëra të ndryshme gjatë kësaj kohe, por ju gjithmonë keni qenë aty”.

“Në një të ardhme të afërt do të festojmë për këtë gjë”, u shprehën ato.

Ende nuk dihet data kur ato kanë në plan që të ribashkohen, por sipas tabloidëve treshja e Spice Girls tashmë kanë rezervuar një vend për korrik.

Vrasje në tentativë në Prizren

0

Policia bën të ditur se në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren të martën në ora 22:00 ka ndodhur një incident i cili është cilësuar si vrasje në tentativë.

Një person ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkaq, rasti është nën hetime. /PrizrenPress.com/

Arrestohen dy persona për vjedhje në Prizren

0

Policia njofton në rrugën “Nexhat Matranxhi” në Prizren ka arrestuar dy meshkuj, nën dyshimin se të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali ku kanë arritur të vjedhin gjësende të ndryshme në vlerë rreth 30 euro, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Barca e shet Turanin

0

Arda Turan gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Barcelona, ku ishte transferuar para një viti nga Atletico Madrid.

Sipas të përditshme sportive madrilene, Marca, drejtuesit e Barcelonës janë të gatshme ta shesin yllin turk gjatë kësaj vere.

Ky vendim i ekipit nga Camp Nou ka ardhur pasi ish lojtari i Galatasarayt dështoi t’i tregoj vlerat në ekipin katalunas gjatë sezonit të kaluar.

Thuhet se skuadra gjermane, Borussia Dortmund është e gatshme ta transferoj turkun.