Spice Girls paralajmëron rikthimin (Video)

Për fansat e grupit “Spice Girl” do të ketë një lajm të mirë.

Mësohet se vajzat do të rikthehen bashkë për ta festuar 20 vjetorin e themelimit të grupit. Por, rikthimi nuk do të jetë i plotë pasi që së bashku pas një kohë të gjatë do të jenë tre nga pesë anëtaret.

Përmes një video këtë gjë e kanë konfirmuar Geri Halliwell, Mel B dhe Emma Bunton.

“Ne kemi qenë duke menduar që kemi miqtë e ngushtë më të mirë në botë”.

“Ju na keni qëndruar pranë për 20 vjet dhe ne dëshirojmë të shprehim falënderim”.

“Ne kemi përjetuar gjëra të ndryshme gjatë kësaj kohe, por ju gjithmonë keni qenë aty”.

“Në një të ardhme të afërt do të festojmë për këtë gjë”, u shprehën ato.

Ende nuk dihet data kur ato kanë në plan që të ribashkohen, por sipas tabloidëve treshja e Spice Girls tashmë kanë rezervuar një vend për korrik.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit