20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6432

Bujkut ia vjedhin tri lopë në Malishevë

0

Në fshatin Lladroc të komunës së Malishevës, janë vjedhur disa krerë lopë, shkruan PrizrenPress.

Policia e Kosovës njofton se ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se nga stalla e tij gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur tri krerë gjedhe.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Luka Mjedës

0

Inxhinieri dhe fotografi kroat me prejardhje nga Prizreni ka ardhur në Kosovë për herë të dytë për një ekspozitë fotografish.

KALLXO.com e ka xhiruar intervistën e Luka Mjedës me kamerën e teknologjisë më të lartë 360 shkallë ku ai flet para fotografive që kanë veshur murin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Fotografitë e tij do të mbesin të ekspozuara në këtë galeri për një muaj.

Në këtë intervistë, Luka Mjeda flet për karrierën e tij, shtysën që i dha një aparat i vjetër fotografik i prindërve për t’u marrë me këtë zanat, për fotografistin si profesion dhe se si e gjeti Kosovën.

NGOMfest, sivjet në Kalanë e Prizrenit

0

Edicioni i gjashtë i Festivalit të Muzikës “NGOM fest”, do të nis më 7 korrik dhe do të zgjasë deri më 10 korrik.

Organizatorët kanë bërë të ditur se është hera e parë që ky edicion i këtij festivali do të mbahet në një lokacion më specifik, dhe pikërisht në Kalanë e Prizrenit, shkruan KultPlus.

37 artistë do të marrin pjesë në këtë edicion dhe organizatorët premtojnë se do të jetë një program i gjerë muzikor, ku për katër ditë do të performohet në dy skena kryesore.

Një fund vërtet i çuditshëm

0

Ernest Hemingway

Mënyra se si u prisha me Gertrud Stainin qe me të vërtetë e çuditshme. Qemë bërë mjaft miq dhe unë i kisha bërë një sërë shërbimesh praktike, si atëherë kur arrita ta nis botimin në seri të librit të saj te revista e Fordit, apo duke e ndihmuar të daktilografonte dorëshkrimet, të korrigjonte bocat dhe kështu qemë afruar me njëri-tjetrin, madje më shumë nga ç’kisha shpresuar ndonjëherë. Por nga miqësia e një burri me një grua të shquar s’del asnjëherë ndonjë gjë kushedi çe – megjithëse para se punët të zënë të shkojnë o më për mirë, o më për keq, edhe mund të kesh ndonjë kënaqësi, dhe akoma më shumë këtë mund ta thuash kur gruaja në fjalë ka ambicie të mëdha letrare. Njëherë, kur po i justifikohesha meqë kisha ca kohë pa vajtur në nr. 27 të Rue de Fleurus, ngaqë s’e kisha ditur në do ta gjeja në shtëpi, ajo u hodh dhe më tha: “Pp. Hemingëay, ti këtu je në shtëpinë tënde. E kam me të vërtetë! Nuk e dije? Eja kur të duash dhe pastruesja (të cilën ajo e përmendi me emër, por mua tani s’më kujtohet) do të përkujdeset për ty, veç dua që gjersa të jem kthyer, ta ndihesh veten tamam si në shtëpinë tënde”.

Nuk e shpërdorova këtë që më tha, por nganjëherë shkoja tek ajo dhe shërbëtorja më nxirrte për të pirë, dhe unë rrija e kundroja tablotë dhe po qe se mis Shtaini nuk kthehej, atëherë falënderoja shërbëtoren, lija ndonjë mesazh e ikja. Një ditë, mis Shtaini po bëhej gati të shkonte në Jug, se më kë tjetër, me veturën e vet, dhe më kishte çuar fjalë që të shkoja ta takoja paradite, që të ndaheshim. Bashkë me Hadlin na kishte ftuar t’i venim për vizitë, por ne asokohe banonim në një hotel, dhe kishim pasur plane të tjera, e vende të tjera ku donim të shkonim. Por ju, natyrisht, e dini si ndodh në kësi rastesh; nuk thua asgjë, ngaqë shpreson se do t’i rregullosh edhe këtë edhe atë, por në fund s’arrin t’i bësh dot të dyja bashkë. Që atëherë unë diçka merrja vesh se si mund t’u bësh bisht vizitave. Më qe dashur ta mësoja. Shumë kohë më pas, më rrëfente Pikasoja, se si kur e ftonin të pasurit, ai gjithnjë u premtonte se do t’u shkonte për vizitë, sepse kjo i bënte ata të ndiheshin të lumtur, por pastaj do të ndodhte gjëkafshë e ai s’do ta mbante dot fjalën. Por kjo s’kishte të bënte aspak me mis Shtainin dhe ai, kur e tha e kishte fjalën për të tjerë njerëz. Qe një ditë e këndshme pranvere dhe unë zbrita që nga Place de L’Observatoire, duke kaluar përmes Luksemburgut të vogël. Drurët e gështenjave kishin lulëzuar dhe rrugicat me zhavorr qenë të mbushura me fëmijë që luanin, me guvernantë ulur nëpër stola dhe nëpër pemë pashë kullumbri, ndërkohë që dëgjoja dhe zogj të tjerë që s’i shihja dot. Shërbëtorja ma hapi portën para edhe se t’i kisha rënë ziles dhe më ftoi të hyja brenda e të prisja. Mis Shtaini do të zbriste nga çasti në çast. S’kishte vajtur ende mesi i ditës, por megjithatë shërbyesja më mbushi një gotë me eau de vie, ma la në dorë dhe më shkeli synë gazmore. Alkooli i pangjyrë më shijoi dhe vazhdoja t’i kisha shijen në gojë, kur dëgjova dikë që fliste me mis Shtainin, në një mënyrë që s’kisha dëgjuar kurrë njeri t’i fliste një njeriu tjetër, kurrë, askund, asnjëherë. Pastaj u dëgjua zëri i mis Shtainin, ankues e lutës”. Jo, mos mackë. Të lutem mos! Bëj ç’të duash ti, vetëm të lutem mos! Të lutem, mos! Të lutem, mos, mackë!”

E ktheva gotën e lashë mbi tavolinë dhe bëra të çohem. Shërbyesja më kërcënoi me gisht, duke pëshpëritur: “Mos ik. Tani do të zbresë”.

-Më duhet të shkoj, i thashë dhe u përpoqa të mos dëgjoja më teksa po largohesha, por ajo gjë po vazhdonte ende, dhe e vetmja mënyrë për të mos dëgjuar ishte të ikja.

Në oborr i thashë pastrueses.

-Të lutem, i thuaj që erdha gjer në oborr e aty të gjeta ty. Por se s’mund të prisja se kisha një mik të sëmurë. Thuaji nga ana ime, rrugë të mbarë. Do t’i shkruaj.

-Patjetër zotëri. Sa keq që s’e pret dot.

-Po, i thashë. -Sa keq!

Ja kështu, idiotisht, mori fund kjo miqësi për mua, megjithëse vazhdoja t’i kryeja ndonjë shërbim të vogël që më kërkonte, t’i bëja ndonjë vizitë të duhur e t’i shoqëroja njerëzit që ajo donte të ftonte dhe pastaj prisja të më lironin nga ajo detyrë, bashkë me burrat e tjerë miq, gjersa erdhi epoka e re, dhe miq të rinj zunë vendin tonë. Qe një gjë e trishtuar të shihje tanimë krahas atyre tablove të bukura, të vareshin ca piktura pa vlerë, por kjo s’kishte më rëndësi. Për mua, jo njëherë. Ajo grindej me të gjithë ne që i kishim qenë dashamirë, me përjashtim të Huan Gris, me të cilin nuk grindej më ngaqë ai kishte vdekur. Pastaj, s’jam shumë i sigurt që atij do t’i bëhej vonë për këtë.

Më së fundi nisi të grindej dhe me miqtë e rinj që kish zënë, por tanimë asnjë prej nesh, s’qe më aty. Ajo nisi t’i ngjasonte me një nga ata perandorët romakë, gjë që në përgjithësi s’është keq, po që se të pëlqejnë gratë që u ngjasin perandorëve romakë. Sidoqoftë, Pikasoja ia kishte bërë asaj portretin dhe unë e ruaj atë në mend atëherë kur ajo u ngjante një prej atyre fshatarëve të Friulit. Në fund, të gjithë ose thuajse të gjithë pajtoheshin me të, që të mos dukeshim të ofenduar, apo që të mos dukeshim tepër të drejtë. Dhe unë ashtu bëra. Por asnjëherë në të vërtetë s’munda të miqësohem më me të, as me zemër as me mendje. Më e keqja është kur ti me mendje e kupton se s’mund të miqësohesh dot më me një njeri. Por këtu gjithçka qe më e komplikuar sesa kaq. /Revista Saras

Vataj uron besimtarët për Bajram

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fitër Bajramit.

“Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës e përkushtimit ndaj Perëndisë. Le të shërbejë kjo festë për t’i zgjatur dorën njërit tjetrit që të jemi më të unifikuar. Uroj për më shumë paqe, harmoni, begati e shëndet në familjet e secilit prej jush”,  thuhet në urim. /PrizrenPress.com/

David dhe Victoria Beckham festojnë 17-vjetorin e martesës

0

David Beckham dhe bashkëshortja e tij Victoria festojnë sot 17-vjetorin e martesës. David ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për të, shoqëruar me një foto të dasmës së tyre.

“Uau, kjo ndodhi 17 vjet më parë, në këtë datë. Jam shumë me fat që kam takuar dikë që ka të njëjtat objektiva dhe kërkon të njëjtat gjëra në jetë. Ne kemi katër fëmijë të mrekullueshëm dhe unë nuk mund të uroj një nënë më të dashur dhe më të kujdesshme për ta. Gëzuar përvjetorin. Të dua”, shkruan ai.

Protesta kundër vrasjes së Almirit 4-vjeçar (Video)

0

Tani për momentin shqiptarët janë mbledhur tek gjimnazi i Kumanovës për të protestuar për vrasjen barbare të fëmiut Almir Ali.

Protesta në Kumanovë live nga Telegrafi MaqedoniMë shumë: http://telegra.fi/keJl2B

Gepostet von Telegrafi Maqedoni am Montag, 4. Juli 2016

Genc Salihu: Jam një prishtinali në Tiranë

0

Genc Salihu ka vendosur të jetojë në Tiranë. Artisti kosovar ka rrëfyer për revistën Mapo se përse e mori këtë vendim.

“Fillimisht, siç dihet, erdha pasi më ftuan që të jem trajner në “The Voice of Albania”. Kjo ka qenë një kthesë në karrierën time, sepse ma ka hap portën e madhe për tek publiku shqiptar, për çka jam pafundësisht falënderues. Aty, në “The Voice”, pata rastin ta shoh e ta prek Shqipërinë në petkun më të bukur të saj. E pashë sa shumë ka hapësirë dhe kushte për punë të mirëfilltë këtu, të paktën në krahasim me Prishtinën, ku ndodh pak gjë. Kjo, në kombinim me faktin se Tirana është një qytet shumë i bukur, thjesht të mund. E morëm brenda dy minutash me Kaltrinën këtë vendim. Jemi në një fazë të jetëve tona ku po na duhet një ndryshim, kjo dihej. E thamë: pse jo Tirana? Kaltrina e do shumë Tiranën dhe ishte vendosmëria e saj që e vulosi këtë gjë. Dhe ja ku jemi. Synimi im tani është që ta shkruaj këtu albumin e ardhshëm. Kam bërë dhe shumë miq, ndaj kam vendosur të kaloj pak kohë këndej”, thotë ai për kryeredaktoren Zefina Hasani.

“Kam kryer klasën e tetë në Tiranë, në vitin 1995. Atëherë ishte një Tiranë krejt tjetër. Bukuria që sot ia marrim për të mirëqenë ishte e mbuluar e tëra me tezga dhe kioska. Ishte botë e vrazhdë dhe njerëzit shumë të mllefosur. Më kujtohen imazhe absurde, përjetime të rënda shoqërore, shumë vrasje… Pata fatin, megjithatë, të jem në shkollë me disa fëmijë të mirë, shumë prej të cilëve sot i shohim edhe në ekran. Këndova në nja dy spektakle televizive, e me këtë rast u njoftova me një pjesë të mirë të establishmentit të shoë biznesit shqiptar. Ishte përvojë shumë e vlefshme në një moshë krejt të njomë. Kontrasti në mes të spektaklit dhe realitetit në rrugë ishte marramendës, por, me gjithë atë kaos, Tirana ’95 kishte diçka. Mes artistësh kishte një besim që sot ndoshta është zbehur apo thjesht ridrejtuar. Ishte një ideal mjaft romantik i sakrificës nëpërmjet artit, me idenë që brezat e ardhshëm të kenë rrënjë të shëndosha, të kenë ç’të shohin kur ta kthejnë kokën prapa. Besoj se ashtu edhe doli në fund”.

Por si i duket sot Tirana?

“Më kënaqin njerëzit me energjinë e lartë që kanë, restorantet dhe kafe-baret, gjelbërimi, arkitektura e qendrës. Më pëlqen po ashtu që njerëzit lexojnë më shumë këtu. Më nervozon trafiku dhe sjellja në trafik. Më pëlqen prirja e komunitetit për aktivizëm politiko-shoqëror. Më irriton apatia banale, sa herë që nxjerr kokën”. /revistamapo/

Bytha juj

0

Nga Edison Ypi

Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha juj me u shtru nëpër restoranta ku ha male mishi dhe dhjetfishin e ushqimit që atëhere e hante vetë tani ja hedh qenit.

Bytha juj e mbante derën hapur se brenda shtëpisë s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj ka instalu kamera vëzhguese jashtë e brenda shtëpisë pamjet e të cilave i ndjek në celular edhe nga Amerika apo Kina, apo kudo tjetër ku bytha juj ka shku për biznes ose për qef.

Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit. Bytha juj tani ka ngrejt shtëpi botuese, bën promovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika.

Përveç fotografisë së pasaportës, bytha juj s’kishte fotografi. U bo bytha juj me bo gjithato selfie.

Bythën e juj e përvëlonte vapa, e ngordhte i ftohti. Tani bytha juj ka instaluar jo vetëm ngrohës korenti në banjë që të mos plevitoset, por edhe kondicioner në garazh.

Bytha juj nuk udhëtonte. Lezha ishte më larg se Londra, Shkodra sa New Yorku, Korça si me qen Australia. Hë se po rrëxohet këtu e hë se po ndal atje, me orë e orë të tëra me buke me vete që të kallte krrupën, bytha juj mezi arrinte me tren deri në Pogradec. Kushurinjtë në Dibër dhe Sarandë bytha juj i kishte harru fare nga frika se po të shkonit t’i vizitonit, pasi bythës juj t’ua kontrollonin dhjetë herë pasaportën, do t’ju rrasnin brenda për tentativë arratisje. U bë bytha juj tani me i ra kryq e tërthor botës, nëpër Europë pa viza, me bo pushime në Turqi e nëpër ishujt e Paqësorit e gjithandej ku i do e ku s’i do bytha juj byths tuj.

Bytha juj ishit të gjithë skilipeca, ku t’gjenit të hanit ndonjë gjë për me e dobsu pak bythën e juj. Tani bytha juj jeni kthy të gjithë në barkderra dhe po shkoni me u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe hiqni dhjamin me shiringa.

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj demek punonte, kishte një FIAT polak shkatarraq që n’Elbasab nuk arrinte kurrë dhe kthehej mbrapsht sepse në Qafë të Kërrabës pa arritur atje ku sot ndodhet Tuneli i Doktorit i digjej guarnicioni i testatës. Tani bytha juj keni nga dy makina e tre fuoristrada.

Bytha juj shtynte ditët nëpër shtëpi të ngushta dhe të ulëta si furriqe pulash, por që bythës juj i dukshin të mëdhaja sepse bytha juj s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj keni shtëpi e vila të superkompletuara në Itali, Francë, e gjetkë.

Bytha juj mezi qepnit një palë pantallona ose një fustan te rrobaqepsja e lagjes me pesqintmijë vështirësira e frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.

Bytha juj kishit nëpër shpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos me e ngatërru në errësirë gruan me mamin. Megjithatë, bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti, atëhere bytha juj thoshte shyqyr që korentin e kemi, korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me dy tuba çeliku të futur te njëritjetri që e kishit bërë fshehtas në ndërmarrje dhe e quanit skaldabanjë që nxirrte tym dhe ulurinte si tank. Tani bytha juj lahet e shplahet, madje bën dhe seks, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j’u do bytha juj.
Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj tani nuk pi kafe po s’qe mishelë e kokrrave të 35 kafeve të marra nga 15 vende latino amerikane.

Bytha juj, së cilës bythë s’i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte, prej një çerek shekulli, me anë të kapjes së organizatave joqeveritare që medemek vigjëlojnë lirinë e shprehjes, ka rrëmbyer flamurin e lirisë së komunikimit, transparencës. Vetëm për të vjedhur. Se përveç vjedhjes bytha juj s’di të bëj asgjë tjetër.

Vetëm t’ja përmendshe bythës tuj pluralizmin politik, bytha juj të fuste në burg. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione pluralizmi dhe qytetarie.

Spektaklet televizive kanë ca rregulla që i ka shpikur bytha e botës për tu respektuar nga të gjitha bythat e tjera. Por bytha juj s’pjerdh për ato rregulla. Bytha juj nëpër spektakle nxjerr vetëm femra lakuriq që nuk u merret vesh ku u fillon cica e ku u mbaron bytha, ku është fshehur breçka e ku është arratisur leshi.

Bytha juj që e ka bërë të gjithë vendin mafie dhe e ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me hashash, po kërkon të bëjë reformë në drejtësi.

Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj kur shitsja spiune të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte ngultas në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen edhe qimen e leshit të idhit të katragjyshes së pellazgut i cili mijëra vjet para Europës shpiku pluralizmin, institucionet demokratike, shoqërinë civile, dhe të gjitha kollajllëqet e tjera që sot i gëzon e gjithë bota.

Britania nis procedurat ligjore për daljen nga BE-ja

0

David Cameron po merr shumë seriozisht kërkesat e Bashkimit Europian për tu qartësuar në veprimet e veta, duke vendosur të marrë veprime konkrete për t’iu përmbajtur vendimit të Brexit.

Ai po përgatit terrenin për votimin e ‘nenit 50’ nga Parlamenti. Një firmë ligjore është duke marrë masa për të siguruar proçes formal të votimit nga Parlamenti që Mbretëria e Bashkuar të lërë BE-në, sepse ky proçes nuk mund të fillojë pa një akt të Parlamentit. Ky hap vjen pasi Britania votoi për tu larguar nga BE në referendumin e 23 qershorit, pas të cilit David Cameron njoftoi dorëheqjen si Kryeministër në tetor. Pasi procesi ligjor është përcaktuar Britania ka dy vite kohë për të negociuar një marrëveshje dalëse nga BE-ja.

“Çdo kryeministër që përdor fuqitë ekzekutive për të filluar procesin e daljes nga BE do të vepronte në mënyrë të paligjshme dhe kundër Aktit të Komunitetit Evropian që mbron anëtarësimin në Mbretërinë e Bashkuar e BE-së” – tha nga ana tjetër një avokat i firmës.

Firma Ligjore thotë se Kushtetuta siguron se vetëm një akt parlamentar do ti jepte Kryeministrit autoritet ligjor për zbatimin e procedurave dalëse nga Blloku.

“Ne duhet të sigurojë që qeveria ndjek procesin e duhur për të pasur siguri ligjore dhe mbrojtur Kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar dhe sovranitetin e Parlamentit në këto rrethana- thonë përfaqësues të studios- Rezultati i referendumit nuk vihet në dyshim, por ne kemi nevojë për një proces që ndjek ligjin e Mbretërisë së Bashkuar për ta miratuar atë”.