20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6433

Sëmundja e gjedhit rrezikon edhe Shqipërinë

0

Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka njoftuar për praninë e sëmundjes ‘’dermatoza nodulare e gjedhit”, e cila pasi ka prekur disa vende të rajonit rrezikon edhe Shqipërinë, por thekson se nuk paraqet rrezik për njerëzit, shkruan Shekulli.

Ministria ka marrë masa për bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe mishit i cili e ka origjinën nga vendet e prekura nga kjo sëmundje.

Në njoftimin e saj ministria deklaron:“Me urdhër të posaçëm të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, është ngritur një Task Forcë, e përbërë nga veterinerë dhe epidemologë për informimin, parandalimin dhe monitorimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Ministria e Bujqësisë i bën thirrje fermerëve të sinjalizojnë menjëherë çdo dyshim për prezencën e kësaj sëmundje pranë Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin, ose pranë Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, miratimin e një fondi emergjence për blerjen e vaksinës kundër kësaj sëmundje dhe mbetet në pritje të alokimit të këtij fondi”.

Rashica te Napoli?

0

Milot Rashica vazhdon të mbetet në fokusin e Napolit në këtë merkato verore.

19-vjecari i Viteshes në Eredivizje është vëzhguar në vazhdimësi nga përfaqësuesin e klubit italian dhe mund të transferohet në Serinë A pa nisur sezoni i ri. Në fakt ende nuk ka një ofertë konkrete për futbollistin e kombëtares shqiptare, pasi një transferim i mundshëm i tij te Napoli lidhet me lëvizje të tjera në skuadër. Më konkretisht, Rashica mund të mbërrijë te të kaltrit vetëm nëse largohet Callejon, i cili luan në krahun e djahtë. Cilësitë teknike të Rashicës janë të profilit të lojtarit që kërkon Napoli, për këtë arsye ai mbetet në vëmedjen e drejtuesve napolitanë nës rast të largimit të spanjollit. Nëse transferohet në Serinë A, te Napoli, Rashica nuk do të ketë mbështetjen e Elseid Hysajt, për të përshatur sa më shpejt te kjo skuadër. Të dy lojtarët luajnë në linjën e djathtë, Hysaj në prapavijë ndërsa Rashica në mesfushë por me detyra të theksuara sulmuese.

Rashica ishte zbulim i sezonit të kaluar në Eredivisie, aq sa për të janë interesuar edhe skuadrat më të mëdha të kampionatit holandez, si Ajaksi i Amsterdamit. Gjithsesi Vitese do ta lejojë largimin e futbollistit vetëm për një ofertë të parezistueshme.

Ciao Bella! (Foto)

0

Bella Hadid ka mahnitur me pozat e saj për “Harper’s Bazaar Australia”.

Modelja 19-vjeçare është tashmë një nga personazhet më të famshëm në industrinë e modës dhe nga fotot mund të kuptohet fare lehtë arsyeja.

Bukuroshja amerikane është motra e vogël e modeles së Victoria’s Secret, Gigi Hadid.

Në këtë set fotografik ajo u vesh nga Karla Clarke, e cila zgjodhi veshje nga Chanel dhe Tiffany&Co.

Bella Hadid1

Tevez tregon pse Messi u largua nga kombëtarja

0

Pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës nga Kili, ylli argjentinas ka vendosur që të largohet nga kombëtarja. Vendimi i papritur i futbollistit më të mirë të botës ka shokuar tifozët argjentinas, të cilët kërkojnë me çdo kusht rikthimin e tij në përfaqësuese. Mirëpo në krah të Messit, ka dalë Tevez i cili fajin për largimin e yllit të Barcelonës ia ka lënë Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA). “AFA është në një kaos total. Leo ka parë që lojtarët po japin gjithçka.

Pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës nga Kili, ylli argjentinas ka vendosur që të largohet nga kombëtarja.

Vendimi i papritur i futbollistit më të mirë të botës ka shokuar tifozët argjentinas, të cilët kërkojnë me çdo kusht rikthimin e tij në përfaqësuese.

Mirëpo në krah të Messit, ka dalë Tevez i cili fajin për largimin e yllit të Barcelonës ia ka lënë Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA).

“AFA është në një kaos total. Leo ka parë që lojtarët po japin gjithçka nga vetja, mirëpo gjithmonë mbeten të neglizhuar nga federata. Është normale që ai është lodhur nga kjo situatë dhe ka vendosur që të heqë dorë. Unë shpresoj që vendimi i tij në të ardhmen e afërt të ndryshojë dhe ta shohim sërish në fanellën e Argjentinës”, deklaroi Tevez.

Prizren: Babai dëmton pronën e djalit

0

Ankuesi mashkull ka raportuar se babai i tij, i dyshuari mashkull kishte dëmtuar shtëpinë e tij.

Policia ka bërë të ditur se njësia përkatëse policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të kalibrit 7.62 mm, katër pjesë që përdoren për lirimin e gazrave të armës së gjuetisë dhe një fletushkë me të dhëna të armëve.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.

Vapë

0

Shkruan: Skender berisha

Digjen trotuaret edhe nen cadra djeg

ne mua po digjet pranvera e vone
pak une po digjet per dite e ngapak
sot edhe ty te harrova atje te nje lak
blinjte e harruar pa uje mblidhenne vete
heshtojne perdite e me shume me shume
femijet hareshem freskohen atje ne lume
diku ne ndonje skaj lane puplat nje pellumb.

Urimi i Ramadan Mujës

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun z. Besim Berisha dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e festës së Bajramit.

“Festa e Bajramit, uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët.Bajrami vjen pas sakrificës së agjërimit të ramazanit, i cili lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzor për të mirëne përgjithshme”,thuhet në urimin e Mujës.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për ngritjen e mirëqenies jetësore për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Uroj që kjo festë të na bashkojë, të jemi më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë së bashku drejt fitoreve dhe sukseseve të reja”.

“Urime dhe gëzuar Bajrami !”

Minir Krasniqi: Urime Fitër Bajrami !

0

Kryetari i PDK-së në Prizren Minir Krasniqi ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam festën e Fitër Bajramit.

“Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas përmbushjes së obligimit të agjërimit dhe përkushtimit të plotë ndaj Zotit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren të gjithë besimtarëve të besimit Islam të Komunës së Prizrenit ua uron festën e Fitër Bajramit”, thuhet në urimin e Krasniqit.

“Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit, dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Fitër Bajramit duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë”./PrizrenPress.com/

Urimi i LDK-së në Prizren për Fitër Bajram

0

Edhe LDK-ja në Prizren ka uruar besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit.

“Të dashur besimtarë mysliman, motra e vëllezër, me shpresën që ky muaj madhështor të ketë qenë i begatë aq sa edhe me vlerë, me tryeza e zemra plotë dashuri e bereqet, urojmë nga zemra që edhe Krijuesi ynë të ketë qenë i kënaqur me ne dhe sakrificën tonë”, thuhet në urimin e LDK-së.

“ Sot që jemi në përfundim të këtij udhëtimi të këndshëm, padyshim që jemi me fat dhe të bekuar që gëzojmë edhe një festë si Fitër Bajrami”.

“ Andaj, duke besuar që lutjet dhe pendimet e secilit besimtar të jenë pranuar nga Zoti i gjithësisë, urojmë gëzuar Fitër Bajramin, paqja dhe bekimi Zotit qofshin me ju dhe me më të dashurit tuaj”./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha uron Fitër Bajramin

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka uruar besimtarët islam për festën e Fitër Bajamit.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditës përmbyllëse të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, muajit të sakrificës të dashurisë dhe paqes mes njëri –tjetrit, uroj që sakrifica e Ramazanit t’iu kthehet në mirësi,dashuri dhe respelt për njeriun dhe atdheun”, uron Berisha.

“Le të jetë kjo festë, momenti i unititetit dhe mirëkuptimit më të madh më njëri –tjetrin dhe të shërbej si një vlerë e domosdoshme për ne shqiptarët, për të punuar dhe vepruar për një të ardhmen sa më të mirë të brezave që vijnë pas nesh, dukë vënë interesat e përgjithshme mbi interes personale”/PrizrenPress.com/