Sëmundja e gjedhit rrezikon edhe Shqipërinë

Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka njoftuar për praninë e sëmundjes ‘’dermatoza nodulare e gjedhit”, e cila pasi ka prekur disa vende të rajonit rrezikon edhe Shqipërinë, por thekson se nuk paraqet rrezik për njerëzit, shkruan Shekulli.

Ministria ka marrë masa për bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe mishit i cili e ka origjinën nga vendet e prekura nga kjo sëmundje.

Në njoftimin e saj ministria deklaron:“Me urdhër të posaçëm të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, është ngritur një Task Forcë, e përbërë nga veterinerë dhe epidemologë për informimin, parandalimin dhe monitorimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Ministria e Bujqësisë i bën thirrje fermerëve të sinjalizojnë menjëherë çdo dyshim për prezencën e kësaj sëmundje pranë Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin, ose pranë Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, miratimin e një fondi emergjence për blerjen e vaksinës kundër kësaj sëmundje dhe mbetet në pritje të alokimit të këtij fondi”.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit