14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 6444

Edhe një sulm tjetër vetëvrasës, vdesin 10 persona

0

Agjencia e lajmeve AFP, ka njoftuar se pak më parë ka ndodhur një sulm vetëvrasës në Kamerun.

Duke cituar burimet e brendshme të sigurisë agjencia ka bërë të ditur se në këtë sulm janë vrarë rreth dhjetë persona, ndërsa sulmi ka ndodhur në veri të vendit.

17 miliardë dëme nga sulmi në Stamboll

0

Industria më e rëndësishme e Turqisë, turizmi, është dëmtuar rëndë pas sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit.

Ajo punëson 8% të njerëzve në vend dhe dëmi i deritanishëm u ka kushtuar bankave turke 17 miliardë dollarë. Industria është në pikiatë me 35-40 për qind të të ardhurave në vitin 2016.

Anulimet e shumta të fluturimeve pikërisht një ditë pas sulmit zhytën optimizmin e presidentit Erdogan, pas përpjekjes së tij për të kthyer faqen e diplomacisë me Izraelin dhe Rusinë.

Rusët kanë qenë edhe kontigjenti i dytë më i madh i turistëve në bregdetin turk, pas gjermanëve, por rezervimet e tyre kanë rënë me 92%.

Ndërsa prenotimet e turistëve evropianë kanë rënë gjithashtu ndjeshëm si pasojë e frikës nga terrorizmi. Numri i vizitorëve gjermanë ka rënë gjithashtu me 31.5%, i atyre britanikë me 29.4% ndërsa italianëve me 56.2%.

Të gjithë këta tregues nuk janë shenjë e mirë, veçse shpalosin hapur se e keqja nuk ka mbaruar ende.

Skenari si “Zanzibari 2” për prishjen e koalicionit

0

Përderisa nuk ka asnjë shpresë në këtë horizont politik, për zgjidhjen e krizës, në të cilën është zhytur vendi, dhe ky koalicion qeverisës po tregohet jofunksional, atëherë shpëtimi i vetëm mbeten zgjedhjet e reja, për të mos lënë vendin që të degradojë më tutje. Sado që koalicioni aktual duket se po bën rezistencë në kërkesat për zgjedhje të reja, analistët politikë besojnë se do të vijë shpejt edhe momenti, kur edhe vetë partnerët e koalicionit do të binden se e vetmja zgjidhje për vendin është të shkohet në zgjedhje të reja, ngase me këtë krizë në Parlament dhe me këtë ambient të tensionuar tej mase nuk ka zgjidhje tjetër.

Sidoqoftë, qeverisja e tanishme në një situatë konfuze, sipas njohësve të këtyre zhvillimeve, më së tepërmi po i konvenon kreut aktual të PDK-së, Kadri Veselit, që po vepron ndryshe nga Thaçi dhe vetëm sa po e pret momentin më të përshtatshëm për ta rrëzuar këtë Qeveri të koalicionit shumë të brishtë me LDK-në.

“Nuk ka dilemë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo, jo pse kemi dëshirë, por për faktin se koalicioni nuk po funksionon dhe vendi është zhytur thellë në krizë të përgjithshme ekonomike, politike dhe shoqërore. Konfliktet dhe problemet janë të mëdha. Kjo Qeveri është treguar e padenjë, por se interesat janë të mëdha të partive në koalicion, në mënyrë që të bëhen kompromise dhe të kemi ndonjë zgjidhje sido-kudo. Po, natyrisht që kështu nuk mund të ecet. Koalicioni do të bjerë dhe në pyetje është vetëm koha”, shprehet profesori Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”

Kelmendi: LDK-ja tenton të blejë kohë, duke shtyrë zgjedhjet

Për Kelmendin ka gjasa shumë reale që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vitin e ardhshëm, mu në kohën kur vendi i ka zgjedhjet lokale, në mënyrë që të dy palë zgjedhjet të mbahen në të njëjtën kohë.

“Në këtë rrugë është duke punuar PDK-ja. Ndryshe mendon LDK-ja, që ka interes të stabilizohet politikisht. Kësaj nuk i interesojnë fare zgjedhjet e reja, sepse do të humbë shumë në përqindje, prej nga ka mundësi të bjerë partia e tretë apo e katërt me rezultat. Pra, tani për tani vetëm LDKja ka nevojë për kohë, sepse mendohet që me blerje kohe do t’i shërojë plagët që klika e Isa Mustafes ia ka shkaktuar kësaj partie, që nga koha e krijimit të koalicionit, sepse që nga ajo kohë kjo parti, pra LDK-ja, është shndërruar në parti që qëndron në bisht të ngjarjeve, që vetëm i shkon prapa PDK-së”, tha Kelmendi.

Ai ka pohuar se situata është shumë më stabile në PDK dhe subjektet e tjera opozitare, prandaj shkuarja në zgjedhje të reja është në favor të tyre.

“Është krejt tjetër situata me PDK-në. Kjo parti i bën analizat dhe e ka një elektorat shumë stabil. PDK-ja është duke punuar në rregullimin e strukturës udhëheqëse, kuptohet pasi që Kadri Veseli ka dalë në krye të partisë. Kësaj udhëheqje të re me Kadri Veselin kryetar i duhet kohë për t’ u stabilizuar, si në udhëheqje, ashtu edhe në vijën politike dhe në rehatimin e njerëzve në politikë dhe nëpër borde e Qeveri. Pritet që kjo çështje të përfundojë brenda disa muajve, mund edhe të zgjasë deri në një vit. Sido që të jetë, ky stabilitet i brishtë politik gjithsesi që do të shpie tek prishja e koalicionit dhe shkuarja në zgjedhje të reja, sepse shihet ashiqare që brenda koalicionit ka një luftë të ashpër dhe shumë të rrezikshme, gjë që e bën koalicionin shumë të brishtë dhe shumë shpërthyes”, u shpreh Kelmendi për gazetën.

Zeqa: Situata është e pashpresë në mesin e popullatës

Sipas analistit Florim Zeqa, situata nëpër të cilën po kalon vendi është më tepër se paradoksale. Sipas tij, vetë situata e pashpresë në mesin e popullatës, e ka bërë akoma më konfuze dhe pa vizion qeverisjen aktuale, kurse dalja nga kjo situatë po përgatitet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme që mund t’i imponojë vetë PDKja.

“Kjo situatë kaotike e krijuar në vend, më së tepërmi i konvenon PDKsë dhe liderit të ri të saj, Kadri Veselit, përderisa lideri shpirtëror i PDK-së, Thaçi, pas katapultimit në krye të shtetit, duket sikur nuk e çanë kokën se çfarë ndodh me fatin e vendit dhe qytetarëve. Pra, është Kadri Veseli, ai që është duke përgatitur për të lansuar projektin e tij më të ri të “Zanzibari 2″, për largimin e LDK-së nga qeverisja e vendit dhe hedhjen e kryeministrit aktual si limon të shtrydhur, me qëllimin e vetëm, të përgatitjes së terrenit për ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të vendit”, tha Florim Zeqa.

Ai beson se për një skenar të tillë është në dijeni edhe lideri i LDK-së, i cili për të forcuar imazhin e tij, është duke vazhduar me punësimin pa kritere në institucionet shtetërore të militantëve partiakë dhe familjarëve të tyre, si në Kosovë, ashtu edhe nga diaspora.

Hertica: Veseli do të mundohet të paraqitet si shpëtimtar i situatës

Se koalicioni mund të dorëzohet pa pritur e pa kujtuar, si një skenar i paramenduar mirë nga PDK-ja dhe Kadri Veseli për t’ia luajtur lojën LDK-së, e sheh si mundësi reale edhe magjistri i shkencave politike Ali Hertica.

“Metodat e politikes kontroverse të Veselit janë të ndryshme, dallojnë shumë nga ato të Thaçit, dhe ky tani pavarësisht që po bën gafa, po mundohet që të gjithë fajin t’ia hedhë partnerit të koalicionit, LDK-së. Veseli do të mundohet të paraqitet si shpëtimtar i situatës, duke e “dënuar” partnerin LDK-në me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, prandaj edhe pritet që pa vonesë të madhe ta gjejë momentin për shpërbërjen e Qeverisë, vetëm sa i duhet edhe pak kohë për t’i instaluar njerëzit e besueshëm në dikasteret e shtetit, sepse ai beson që marrjen e pozitës së kryeministrit do ta ketë të sigurt,” thotë Hertica për “Kosova Sot”.

Lavdërimet dhe ankesat për punën e Qeverisë së Mujës (Video)

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka mbajtur debatin me qytetarë. Ai ka folur për punën që Komuna e Prizrenit, ka bërë në gjysmën e parë të këtij viti.

Ndërkaq, një pjesë e projekteve, sipas tij, pritet të përfundojnë në pjesën e dytë të këtij viti.

Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave të Prizrenit, kanë lavdëruar Qeverinë e Mujës për realizimin e shumë projekteve. Megjithatë, ata kanë kërkuar që të punohet edhe më shumë.

QEVERIA “ MUJA III “ RAPORTOI PJESËRISHT PËR PUNËN E 6 MUJORIT TË PARË TË 2016-es, PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT PËRPLOT ME KËRKESA Të mërkurën në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, është mbajtur tubimi publik i kryetarit , Ramadan Muja, me qytetarët e komunës së Prizrenit ku është shpalosur pjesërisht raporti gjashtëmujor i punës së ekzekutivit lokal. Pjesë e këtij debati ishin përveç kryetarit Muja, përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve, pak qytetarë dhe disa persona tashmë të njohur që janë të “pasionuar” për kësilloj debate e që janë të afërt me pushtetin. Gjithashtu pjesë e debatit ishin edhe drejtorë të dënuar e të akuzuar nga Gjykata dhe Prokuroria e Prizrenit për vepra të ndryshme, dhe kolegë të tyre nga dikasterët përkatës. Para të pranishmëve, kryetari Muja për dallim nga hera e fundit kur kishte mbajtur fjalim rreth 50 minutësh, kësaj radhe ai ishte më i shkurtër për gati gjysmë ore, dhe për këtë kohë ai foli për projektet e realizuara dhe ato që priten të përfundojnë në gjysmën e dytë të vitit dhe atij në vijim, që sipas tij, tregojnë përkushtimin e qeverisjes komunale për shërbime karshi kërkesave të qytetarëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave patën fjalë miradie për realizimin e shumë projekteve nga komuna, por ata njëherit kërkuan që të plotësohen edhe disa kërkesa imediate të banorëve që ata përfaqësojnë. Gjendja më e rënduar paraqitet në lagjen Bajram Curri, me ç’rast Muharrem Xhoxhaj, kërkoi që të intervenohet sa më shpejtë që është e mundur në rregullimin e kanalizimit sidomos, projekt ky që është bërë shkel e shko , si dhe rruga “ Liman Shala” që është në gjendje të rëndë dhe po u krijon probleme qytetarëve, dhe në zgjerimin e disa rrugëve si pasojë edhe e uzurpimeve. Për çështjen e kanalizimit, u dha një lajm i mirë nga drejtori i shërbimeve publike, Hasan Hasani. Përfaqësuesi i Zhurit, Behar Begaj, kërkoi më shumë angazhime për siguri nëpër rrugë përmes vendosjes së pengesave , ndriçim publik, dhe zgjatje orari edhe gjatë fundjavës dhe plotësim stafi të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ai kërkoi që më në fund sipas tij, për shkak të problemeve që po krijohen, të legjitimohen edhe Përfaqësuesit e fshatrave pas zgjedhjeve të mbajtura më herët, me ç’rast mori përgjigje nga drejtori i administratës, Ilir Baldedaj, se “amini” atyre iu është dhënë moti. E Muharrem Qunaj nga Kojusha e Hasit, kërkoi me urgjencë të ndërmerren masa në rregullimin e kanalizimit në këtë lokalitet, pasi që sipas tij, ujërat e zeza janë të pranishme kudo dhe se edhe bagëtitë po i konsumojnë ato. Alush Shala, kërkoi më shumë ujë dhe fusha sportive për lagjet “11 marsi “ dhe “ 2 korriku”. Avni Krasniqi, gjithashtu kërkoi më shumë ujë dhe intervenim për të zgjidhur problemin e një lokali nate në Qendrën Sportive, ku zhurma dhe dukuritë aspak të hijshme aty po shqetësojnë banorët e Kurillës, theksoi ai. Simon Veseli, kërkoi shtëpi të kulturës në Shpenadi. Shpresa Shehu, në emër të banorëve të Krushës së Vogël kërkoi që të zgjidhet çështja e lokacionit për vendosjen e lapidarit të 113 martirëve të këtij lokaliteti, si dhe nuk munguan kërkesa të ngjashme nga të pranishmit tjerë. Ndërkaq, zyrtarët komunal të cilëve iu adresuan kërkesat konkrete, thanë se se do të angazhohen që në bazë të kompetencave që kanë , ato do t’i trajtojnë me përkushtimin më të madh…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Mittwoch, 29. Juni 2016

Bud Spencer ndryshe

0

U nda nga jeta në moshën 86-vjeçare në Romë, aktori Carlo Pedersoli ose i njohur më shumë si Bud Spencer. Këtë e ka bërë të ditur i biri i tij, Giuseppe Pedersoli, të hënën mbrëma: “Babai ndërroi jetë qetësisht në orën 18.15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë dhe fjala e tij e fundit qe ‘Faleminderit’”.

Për shqiptarët, ai njihet gjerësisht edhe si “Polic këmbëmadhi”.

Me rolet e tij, ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën. Bud Spencer ka lindur më 31 tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor italian të njohur dhe komedian, i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij, Terence Hill. Karriera e tij fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrull gjatë viteve ’70 kur së bashku me aktorin tjetër komik, Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pëlqyeshëm për publikun.

Përveç aktrimit, Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist, gjithashtu edhe prodhues filmash.

Gjithashtu, ai është diplomuar për Juridik dhe po ashtu kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe ai kishte hapur një fond për bursa për studentçt e rinj.

Më poshtë do të njiheni me disa kuriozitete rreth jetës dhe veprave që ai la pas, për të mbetur i paharruar.

1 Aktori napolitan që i urrente udhëtimet

Shumë pak e dinë që gjigandi i kinemasë italiane quhej Carlo Pedersoli. Në vitin 1940, ai la vendlindjen e tij Napolin për Romën, ku filloi shkollën e mesme. Ishte vetëm i pari transferim mes shumë të tjerash që e bënë të shihte gjysmën e botës veçanërisht për punë. Por i urrente pushimet. Muaji i tij i mjaltit zgjati vetëm 3 ditë.

2 Olimpiadat

Në të vërtetë Spencer ishte sportist dhe kinemasë iu fut rastësisht. Në vitin 1950 ishte i pari italian që bëri me not 100 metra në më pak se 1 minutë. 20 herë kampion kombëtar noti. Por edhe pse e la karrierën e notit për 3 vite, mori pjesë në dy Olimpiada (Helsinki 1952 e Melbourne 1956). Në vitin 1960 la përfundimisht notin, por praktikoi edhe boksin dhe rugby-n.

3 Pishina dhe fama në Gjermani

Edhe në Gjermani ku ishte shumë popullor, qyteti me emrin Schvabisch Gmund me 61 mijë banorë dhe 50 km nga Shtutgarti, e quajtën pishinën e madhe komunale të saj “Bud Spencer”. Pasi ishte pikërisht ajo pishinë ku Spencer theu rekordin në 100 metra stil i lirë gjatë një ndeshjeje mes Gjermanisë dhe Italisë.

4 Kandidatura për “Forza Italia”

Ndodhi në shkurt të vitit 2005: i shoqëruar nga koordinatori i Lacios, Antonio Tajani, Bud Spencer prezantoi kandidaturën e tij në nivel rajonal me Forza Italia. Pak dihej për shijet e tij politike. Njëherë kishte thënë “Pajtohem me çdo gjë që ka bërë Berluskoni. E njoh që përpara se të futej në politikë”. Por megjithëse mori mbi 4 mijë vota, nuk arriti të fitonte.

5 Amerika e Jugut

Në vitin 1947 shkoi në Amerikën e Jugut, ku punoi si kimist në Brazil. Ai shërbeu si punonjës i një kompanie amerikane të angazhuar për ndërtimin e një rruge të gjatë që lidhte Panamanë me Buenos Aires.

6 Helikopteri dhe rimorkiatori

Një nga pasionet e tij më pak të njohura ishte fluturimi. Në vitin 1975 ai mori licencën e pilotit të helikopterit për Itali, Zvicër dhe SHBA. Por ishte i pasionuar edhe pas motorëve, dhe në fakt bleu një rimorkiator.

7 Muzika

Edhe pse babai i bashkëshortes së tij, Maria Amato, ishte një pronar i njohur i kinemave, Carlo nuk ishte i interesuar për ekranin e madh kur u kthye në Itali në vitet ‘60. Por ishte i interesuar për muzikë, firmosi një kontratë me kompaninë muzikore RCA, dhe shkruante tekste për këngëtarët italianë.

8 Bud si birra

Kur filluan serialet e filmave uestern, atij dhe mikut të tij, Mario Girotti, i këshilluan të ndryshojnë emër, sepse emrat i kishin shumë italianë. Por ndërsa Girotti zgjodhi emrin e tij pas dhjetëra emrash të sugjeruara, Carlo zgjodhi emrin e tij Bud Spencer, si emri i birrës Budveiser.

9 Të dhënat e universitetit

Në Universitetin e Romës ai studioi për Kimi. Ishte një nga më të rinjtë e shkollës, vetëm 17 vjeç. Nuk ishte në gjendje të diplomohej për shkak se u transferua në Amerikën e Jugut, por diplomën e mori më vonë në vitin 1955 për Drejtësi.

10 Mjekra e “përgjithmonshme”

Vetëm një herë në jetën e tij e ka shkurtuar mjekrën, dhe më pas e ka lënë atë të rritet gjithnjë.

Rahovecasi rrah bashkëshorten, dërgohet në mbajtje

0

Në Rahovec është raportuar një rast i dhunës në familje, shkruan PrizrenPress.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një burrë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Policia thekson se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren: Prindi rrah dy vajzat e tij

0

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prizren, ku prindi ka rrahur dy vajzat e tij, njofton Policia Rajonale e Prizrenit. Sipas raporteve mjekësore thuhet se dy vajzat kanë pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

“Policia në Prizren pasi kishte pranuar një informatë përmes rrugëve operative kishte shkuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për verifikimin e rastit. Në emergjencë është hasur një vajzë e mitur e cila po merrte trajtim mjekësor.

Pas hetimit fillestar është kuptuar se edhe motra tjetër kishte kërkuar trajtim mjekësor. Sipas raporteve mjekësore thuhet se dy vajzat kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është informuar hetuesi primar i dhunës në familje pasi qe dyshimet binin mbi prindin e fëmijëve (vajzave)”, thuhet në komunikatë të Policisë.

Policia thekson se në konsultim me Prokurorin e Shtetit i dyshuari është arrestuar. /PrizrenPress.com/

Kamioni godet një biçiklist në Prizren

0

Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Prizren.

Një kamion që drejtohej nga një burrë ka goditur një biçikletë të cilën e drejtone një mashkull, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të kamionit./PrizrenPress.com/

Alarm në Aeroportin e Londrës

0

Aeroporti “Stansted” i Londrës është evakuuar pasi u lëshua alarmi i sigurisë.

Sipas policisë alarmi është lëshuar për shkak të një zjarri që u shkaktua në brendësi të aeroportit, mirëpo qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes u alarmuan, shkruan DailyStar, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht lajmi u dha se aeroporti mori një kërcënim për sulm terrorist, mirëpo më pastaj gjithçka u qartësua.

Zona vazhdon të jetë e evakuuar dhe njësitet speciale janë në vendin e ngjarjes.

Gjykatësi i kërkoi seks gruas që po divorcohej

0

Një vit pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte dhënë vërejtje dhe paralajmërim për shkarkim nga detyra për gjykatësin Shyqyri Çobo, ky i fundit është pezulluar nga puna.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka pezulluar gjykatësin e Beratit, pasi dyshon se ai i ka kërkuar favore seksuale një gruaje.

Historia tronditëse merr udhë kur një grua, e cila po divorcohej nga i shoqi, do të gjykohej nga Çobo.

Ky i fundit i ofroi ndihmë në çështjen e divorcit, në këmbim të lidhjes intime.

Prokuroria thotë se gjykatësi ka kryer mbi 300 telefonata me gruan, duke i kërkuar lidhje seksuale.

Në tetor të vitit 2012, KLD nuk e pranoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë të asaj kohe, Eduard Halimi për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Shyqyri Çobo, pasi ndaj tij kishin nisur hetimet për “fshehje të pasurisë”.