15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Lavdërimet dhe ankesat për punën e Qeverisë së Mujës (Video)

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka mbajtur debatin me qytetarë. Ai ka folur për punën që Komuna e Prizrenit, ka bërë në gjysmën e parë të këtij viti.

Ndërkaq, një pjesë e projekteve, sipas tij, pritet të përfundojnë në pjesën e dytë të këtij viti.

Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave të Prizrenit, kanë lavdëruar Qeverinë e Mujës për realizimin e shumë projekteve. Megjithatë, ata kanë kërkuar që të punohet edhe më shumë.

QEVERIA “ MUJA III “ RAPORTOI PJESËRISHT PËR PUNËN E 6 MUJORIT TË PARË TË 2016-es, PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT PËRPLOT ME KËRKESA Të mërkurën në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, është mbajtur tubimi publik i kryetarit , Ramadan Muja, me qytetarët e komunës së Prizrenit ku është shpalosur pjesërisht raporti gjashtëmujor i punës së ekzekutivit lokal. Pjesë e këtij debati ishin përveç kryetarit Muja, përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve, pak qytetarë dhe disa persona tashmë të njohur që janë të “pasionuar” për kësilloj debate e që janë të afërt me pushtetin. Gjithashtu pjesë e debatit ishin edhe drejtorë të dënuar e të akuzuar nga Gjykata dhe Prokuroria e Prizrenit për vepra të ndryshme, dhe kolegë të tyre nga dikasterët përkatës. Para të pranishmëve, kryetari Muja për dallim nga hera e fundit kur kishte mbajtur fjalim rreth 50 minutësh, kësaj radhe ai ishte më i shkurtër për gati gjysmë ore, dhe për këtë kohë ai foli për projektet e realizuara dhe ato që priten të përfundojnë në gjysmën e dytë të vitit dhe atij në vijim, që sipas tij, tregojnë përkushtimin e qeverisjes komunale për shërbime karshi kërkesave të qytetarëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave patën fjalë miradie për realizimin e shumë projekteve nga komuna, por ata njëherit kërkuan që të plotësohen edhe disa kërkesa imediate të banorëve që ata përfaqësojnë. Gjendja më e rënduar paraqitet në lagjen Bajram Curri, me ç’rast Muharrem Xhoxhaj, kërkoi që të intervenohet sa më shpejtë që është e mundur në rregullimin e kanalizimit sidomos, projekt ky që është bërë shkel e shko , si dhe rruga “ Liman Shala” që është në gjendje të rëndë dhe po u krijon probleme qytetarëve, dhe në zgjerimin e disa rrugëve si pasojë edhe e uzurpimeve. Për çështjen e kanalizimit, u dha një lajm i mirë nga drejtori i shërbimeve publike, Hasan Hasani. Përfaqësuesi i Zhurit, Behar Begaj, kërkoi më shumë angazhime për siguri nëpër rrugë përmes vendosjes së pengesave , ndriçim publik, dhe zgjatje orari edhe gjatë fundjavës dhe plotësim stafi të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ai kërkoi që më në fund sipas tij, për shkak të problemeve që po krijohen, të legjitimohen edhe Përfaqësuesit e fshatrave pas zgjedhjeve të mbajtura më herët, me ç’rast mori përgjigje nga drejtori i administratës, Ilir Baldedaj, se “amini” atyre iu është dhënë moti. E Muharrem Qunaj nga Kojusha e Hasit, kërkoi me urgjencë të ndërmerren masa në rregullimin e kanalizimit në këtë lokalitet, pasi që sipas tij, ujërat e zeza janë të pranishme kudo dhe se edhe bagëtitë po i konsumojnë ato. Alush Shala, kërkoi më shumë ujë dhe fusha sportive për lagjet “11 marsi “ dhe “ 2 korriku”. Avni Krasniqi, gjithashtu kërkoi më shumë ujë dhe intervenim për të zgjidhur problemin e një lokali nate në Qendrën Sportive, ku zhurma dhe dukuritë aspak të hijshme aty po shqetësojnë banorët e Kurillës, theksoi ai. Simon Veseli, kërkoi shtëpi të kulturës në Shpenadi. Shpresa Shehu, në emër të banorëve të Krushës së Vogël kërkoi që të zgjidhet çështja e lokacionit për vendosjen e lapidarit të 113 martirëve të këtij lokaliteti, si dhe nuk munguan kërkesa të ngjashme nga të pranishmit tjerë. Ndërkaq, zyrtarët komunal të cilëve iu adresuan kërkesat konkrete, thanë se se do të angazhohen që në bazë të kompetencave që kanë , ato do t’i trajtojnë me përkushtimin më të madh…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Mittwoch, 29. Juni 2016

Më Shumë

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare...

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit