14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6445

Vehapi mbajti debat me qytetarë

0

Kryetarit i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, sot ka mabjtur debatin e parë publik me qytetarë të rregullt, ku i informoi për punën dhe zhvillimet e gjithmbarshëm në Komunë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Të pranishëm në debatin e organizuar nga kryetari ishin: drejtorët e drejtorive, kryetarët e lagjeve dhe fshatrave të Komunës së Rahovecit, nxënës të ShMLP “Selajdin Mollabati-Mici”, në qytetin e Rahovecit.

Në pjesën e parë, Vehapi njoftoi pjesëmarrësit në debat, me aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë përfunduar gjatë gjashtëmujorit të parë.

“Është investuar në përmirësimin e infrastrukturës në fshatin Pataqan i Ulët, ku janë kubëzuar 500 metra rrugë, ka përfunduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Pastasellë-Koznik me gjatësi 3800 metra, në fshatin Sopniq janë kubëzuar 451 metra rrugë, në fshatin Kramovik, janë kubëzuar 937.99 metra rrugë, në fshatin Pastasellë janë kubëzuar 681.51 metra rrugë, në fshatin Vrajak janë kubëzuar 481.51 metra rrugë, në qytetin e Rahovecit janë kubëzuar 80 metra rrugë, ka filluar ndërtimi i trotuarit në rrugën e UÇK-së me gjatësi 1200 metra, poashtu është asfaltuar edhe rruga që lidh rrugën “Gëzim Hamza-Piktori” me rrugën “28 Nëntor”, në qytetin e Rahoveciti”, tha ai.

Sipas tij, është punuar edhe në infrastrukturë nën rrugore dhe ujë të pijshëm siç është ujësjellësi në fshatin Pastasellë, ku ka përfunduar shtrirja e gypave të ujësjellësit dhe është duke u punuar edhe në ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Zatriq, ka përfunduar kanalizimi në fshatrat Pastasellë-Polluzhe.

Vehapi foli edhe për investimet në sektorin e bujqësisë. “Janë rregulluar rruga fushore në fshatin Zaqisht – Vreshtat – Izbisht në gjatësi 2430 m, rruga fushore Paskedo – Jolgjin – Patok me gjatësi 3381m, Rruga fushore Dacakoll – Hamoviç – Paskidol me gjatësi 3862 m, Rruga fushore afër Lumit të Bellajës në Fortesë me gjatësi 1125m. Gjatësia e përgjithshme, e rrugëve fushore të rregulluara deri me tani është 10 798 m, dhe ky projekt është projekt dy vjeçar. Ai tha po ashtu se janë ndërtuar 93 sera me participim”, (75% Komuna, kurse 25% fermeri), sipërfaqja e një sere është 150m², vlera e përgjithshme e këtij projekti është 77 000 euro”, tha Vehapi.

Ndërkaq, sa i përket sektorit te financave Vehapi tha se Komuna e Rahovecit për vitin 2016, operon me buxhet prej 11,384.998.00, të përbërë nga grandi qeveritar dhe të hyrat vetanake me këto shuma: grandi qeveritar është 10,226,984.00 euro, ndërsa të hyrat vetanake janë 1,158,014.00 euro.

“Deri me tani janë zotuar 1,450 lëndë dhe janë kryer 1,260 pagesa, shpenzimi i buxhetit në gjashtëmujorin e parë është 51.24%”, tha ai.

Në pjesën e dytë të debatit, qytetarët i bënë pyetje kryetarit kryesisht për investimet në infrastrukturë rrugore, ndriçimin publik, krijimin e hapësirave gjelbëruese, mbeturinat e ngurta, rregullimin e kanalizimeve.

Vehapi u tha qytetarëve se ka pasur investime dhe do të vazhdohet në investime të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve.

“Investime do të ketë në qytetin e Rahovecit dhe po ashtu edhe nëpër fshatra të Komunës së Rahovecit”, premtoi ai.

Gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur debati, përmes video projektorit, të pranishmit në debat kanë pasur mundësin që përmes fotove ti shohin aktivitetet në përurimet e projekteve dhe takimet të cilat i ka zhvilluar kryetari dhe qeveria komunale e Rahovecit, me personalitete të ndryshme si vendore edhe ndërkombëtare.

Vehapi, në mbyllje të debatit pas diskutimeve të shterura, u shpreh se ka edhe shumë për tu punuar edhe vitin e ardhshëm.

“Por gjithmonë do të shikojmë se sa do të ketë buxhet”. tha ai.

Kurse për shqetësimet, sugjerimet dhe vërejtjet e qytetarëve, Vehapi tha se ishin me vend. /PrizrenPress.com/

Marimangat pushtojnë Hamamin në Prizren (Foto)

0

Organizata jo-qeveritare EC Ma Ndryshe ka bërë të ditur se njëra nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturo-historike në Prizren, hamami Gazi Mehmet Pasha, është shndërruar në shtëpi të marimangave.

“Në mungesë të 50 mijë eurove, punimet restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren janë ndërprerë qysh prej shtatorit të 2014-s. Ndërkohë në shkurt të 2015-s, plumbi nga pullazi i Hamamit është vjedhur në dy raste, ndërsa sot monumenti është shndërruar në shtëpi të marimangave”, shkruan EC Ma Ndryshe në faqen zyrtare në Facebook, duke përcjelluar edhe disa fotografi, raporton PrizrenPress.

Për më shumë shikoni disa foto.

Hamami Gazi Mehmet Pashes me marimanga1 Hamami Gazi Mehmet Pashes me marimanga3 Hamami Gazi Mehmet Pashes me marimanga2

Rrëfehet Gjsyte Vulaj: Ja me sa meshkuj kam bërë seks (Video)

0

Këngëtarja e mirënjohur Gjystë Vulaj, e ftuar të premten mbrëma në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës ka ka folur për herë të parë për seksin, familjen dhe karrierën.

E martuar që 16 vjec, Gjystja ‘betohet’ se burri i saj, Sokoli, është i vetmi mashkull që ka kryer marrëdhënie seksuale. Gjithësesi ajo shprehet se do ta falte bashkëshortin nëse ai do ta tradhëtonte.

Ndërsa thekson se në momente të caktuara, ka menduar ta tradhëtonte Sokolin, kur ka dyshuar tek ai, me të parin mashkull që do i dilte përpara.

Martesa 22–vjecare e këngëtares dhe fëmijët, sipas saj, i kanë ulur disi intensitetin e jetës seksuale.

Gjatë intervistës ajo zgjodhi Sali Berishën si politikanin më seksi në ndërshqiptari.

Vëllai i Zafirit, nuk bëhet pjesë e Nisma-s (Dokument)

0

Kuvendari Shani Berisha, nuk do të jetë pjesë e partisë Nisma. Ai, ka vendosur që zërin e qytetarëve, të mbrojë i pavarur në Kuvend.

Shani Berisha është vëllai i Zafir Berishës.  Ai nuk është pajtuar  me vendimin, që vëllai i tij, Zafiri, ka marrë që BD-në të shkrijë në Nismë, shkruan PrizrenPress.

“Derisa subjekti politik (BD), në emër të cilit isha anëtar i këtij Kuvendi ka marrë përcaktim dhe orientim tjetër politik, unë duke dashur që t’i përmbahem bindjeve të mia, operimi në Kuvend do të jetë i pavarur”, ka thënë Berisha.

“Më nuk do të jem pjesë e asnjë grupi të kuvendarëve, por do të mbetem i pavarur”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

13565448_1065263760232358_1996399170_n

Shpërthen zjarri në parkun e Suharekës, identifikohet zjarrvënësi

0

Rreth orës 03:05 të datës 29 qershor, Policia në Suharekë ishte njoftuar për një zjarr i cili kishte shpërthyer në parkun e qytetit gjegjësisht ishte djegur tërësisht një shtëpizë druri e ndërtuar nga Komuna e Suharekës për nevoja të qytetarëve, shkruan PrizrenPress.

“Pas inicimit të rastit, grupi hetimor ka nisur me hetimin e rastit dhe në bashkëpunim me qytetarë ka arritur që ta identifikojë zjarrvënësin dhe ta arrestojë. Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i cili veprimin e kishte arsyetuar me faktin se ajo shtëpizë shfrytëzohej më vepra të pista”, njofton Policia.

Siç bëhet e ditur, pritet vendimi i prokurorit të shtetit për procedura të më tejme. /PrizrenPress.com/

Arrestohen dy perona në Prizren për vjedhjen e 400 eurove në xhami

0

Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar dy persona nga Lipjani lidhur me rastin e vjedhjes së 400 eurove në xhaminë e “Lagjes së Trimave’ në këtë qytet gjatë vitit të kaluar, shkruan PrizrenPress.

“Më datën 27 korrik të vitit të kaluar, të dyshuar të panjohur deri më sot, gjatë orëve të natës, pasi i kishin prerë kabllot e kamerave incizuese në Xhaminë e “Lagjes së Trimave. Në atë kohë policia kishte kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kishte filluar me hetimin e rastit. Ndërkaq dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Sipas Policisë, gjatë intervistës është kuptuar në detaje se si ka ndodhur vjedhja nga objekti fetar.

Ndërkaq, prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit e këtij rasti të ndalën nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Mustafa ia rehaton djalin e Besa Gaxherrit, në një pozitë të lartë!

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duket se ka vendosur që t’i shpërblej të gjithë ata deputetë të LDK-së që e votuan atë për kryeministër, dhe që e bën Hashim Thaçin president.

Gazeta Blic ka marrë vesh se kabineti qeveritar i drejtuar nga Isa Mustafa e ka rehatuar edhe djalin e deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit.

Është fjala për Ardian Gaxherrin, i cili u emërua anëtar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Ardian Gaxherri është djali i deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit, i cili dje u emërua anëtar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Kabineti qeveritar dje ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Pos Gaxherrit, kryetar i Bordit është emëruar Samed Dalipi, zyrtar i lartë në LDK, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Bekim Jashari si dhe Adelina Salihu.

Ndryshe, Besa Gaxherri është ndër deputetet e LDK-së që e ka mbështetur në vazhdimësi Isa Mustafën. Madje, ajo në një intervistë të dhënë së fundi, ka theksuar se qeverisja e Isa Mustafës është më e mira që nga pas lufta në Kosovë. /Gazeta Blic

Ardian Gaxherri-djali i Beses

Driton Selmanajt i punësohet gruaja tek zv.kryeminstri i Kosovës (Foto)

0

Gati i pat mbetë në qafë Fatmir Limajt, kur e idnetifikoi atë si njeri të LDK-së gjatë një debati në emisionin “Clik”. I prezantuar si analist i pavarur, Driton Selmanaj, assesi nuk dëshironte që dikush ta shoh atë si njeri partiak në një debat ku kryesisht diskutohet për keqeverisjen.

Mohoi pretendimet e asaj nate të Fatmir Limajt, dhe vazhdoi i qetë analizat e tij të “pavarura” gati cdo mbrëmje në Televizionin 21, shkruan Magazina.al

Por akuza e liderit të Nismës bërë Selamajt kishte bazë. Analisti i shumë qështjeve duket se më të vërtetë ka afërsi me partinë e Isa Mustafës. Magazina.al merr vesh se bashkëshorja e tij, Teuta Selmanaj, është pranuar punë në Ministrinë e Kluturës, si zyrtare për qëshjte ligjore.

Informacionet e Magazines i ka mbështetur edhe vet zonja Selmanaj, e cila në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se ka filluar punën në ministrinë që udhëhiqet nga Kujtim Shala, ministër i Kulturës dhe zv.kryeminisitër i Kosovës.

Pra, bashkëshorja punon tek zv.kryeminstri I Kosovës, kurse Selmanaj apolitik, bënë analiza në television; analiza të pavarura. /Magazina.al

Teuta Selmanaj-gruaja e Dritonit

VIP-at që me b…. fituan famë (Foto)

0

Po thuajse zhveshja nuk është temë tabu më për femrat e showbizit shqiptar, disa prej tyre e kanë thyer akullin ku fal ekspozimit të trupit kanë fituar “famë” pa ndonjë talent tjetër

Të gjithëve na kujtohet dikur një bashkëpunim i këngëtares nga Shqipëria Çiljeta me reperët nga Kosova Tingulli 3nt, të cilët me një gjuhë vulgare i këndonin të pasmeve, ndërsa refreni “Sa kam b*** e mirë”i këngës ”Dridhe” ishte i njohur për të gjtihë, shkruan Magazina.al

Por pas Çiljetës estrada jonë njohu edhe shumë të tjera të cilat disa duke i kënduar të pasmet e disa i ekspozojnë sa herë që i jepet mundësia.

Valltarja Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi, duket se është në maja të top listës sa i përket të pasmeve por edhe ekspozimit të shpesht të tyre, por hiq rrugën nuk ja lëshojnë as Shkendije Mujaj, Iva Ali, Xhesika Ndoja e Vildane Zeneli, shkruan Magazina.al

Në listë për famën nga të pasmet hynë edhe këngëtaret e njohura si: Adelina Tahiri, Adelina Berisha, Tuna, Genta Ismaili, Enca, Morena Taraku, Bleona Qereti etj, të cilat herë duke i shfaqur në fotografi e herë edhe në videoklipe, ato tashmë i njohin të gjtihë vetëm nga kjo pjesë e trupit.

Magazina.al ju sjell disa fotografi të këngëtareve të lartpërmendura dhe momentet kur ato shfaqin të pasmet e tyre bombastike.

VIPat qe me byth fituan fame

Zafir Berisha: Fol Hashim, Isë dhe Kadri!

0

Deputeti Zafir Berisha e ka cilësuar si të çuditshëm faktin se krerët e shtetit nuk po merren me zhvillimet në Kosovë. Berisha ka përmendur ngritjen e përmendores së Car Llazarit si dhe ndërtimin e lagjes ‘Lugina e Deillit” në veri.

Deklarata e plotë e deputetit Berisha:

Ndërtimin i lagjes “Lugina e Diellit”, ngritja e përmendores së Car Llazarit, provokimi i Jablanoviqit në Koshare, fjalimet denegruse për Kosovën nga ministrat e qeverisë Mustafa që vijn nga “Lista Serbska” si dhe notë protesta e Malit Zi janë disa nga veprimet e ditëve të fundit që janë në funksion të acarimit te marrëdhënieve ndërnacionale dhe rrezikojnë sigurinë në vend dhe rajon edhe ashtu të brishtë.

Heshtja e qeveritarëve dhe sjellja e tyre sikurse nuk po ndodhë asgjë, me të drejt të bën të dyshosh se cili është misioni i tyre në ekzekutivin e vendit.

Qytetarët vërtet durojnë shumë por me një moment dinë edhe të reagojnë por atëherë mund të jetë vonë për institucionet dhe mund të merremi vetëm me pasojat e reagimit qytetar sikurse në marsin e 2004 kur qytetaret duke pa neglizhencën dhe heshtjen e institucioneve të vendit karshi veprimit kriminal e terrorizues të elementit nacionalist serb.

Isa, Kadria e Hashimi nuk duhet të paraqiten se në Kosovë s,po ndodhë asgjë dhe çdo gjë është “ok”. Veproni në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën në fuqi sepse nesër mund të jetë vonë për ju dhe për Kosovën.