Mustafa ia rehaton djalin e Besa Gaxherrit, në një pozitë të lartë!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duket se ka vendosur që t’i shpërblej të gjithë ata deputetë të LDK-së që e votuan atë për kryeministër, dhe që e bën Hashim Thaçin president.

Gazeta Blic ka marrë vesh se kabineti qeveritar i drejtuar nga Isa Mustafa e ka rehatuar edhe djalin e deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit.

Është fjala për Ardian Gaxherrin, i cili u emërua anëtar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Ardian Gaxherri është djali i deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit, i cili dje u emërua anëtar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Kabineti qeveritar dje ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Pos Gaxherrit, kryetar i Bordit është emëruar Samed Dalipi, zyrtar i lartë në LDK, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Bekim Jashari si dhe Adelina Salihu.

Ndryshe, Besa Gaxherri është ndër deputetet e LDK-së që e ka mbështetur në vazhdimësi Isa Mustafën. Madje, ajo në një intervistë të dhënë së fundi, ka theksuar se qeverisja e Isa Mustafës është më e mira që nga pas lufta në Kosovë. /Gazeta Blic

Ardian Gaxherri-djali i Beses

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit