17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6446

Oscar fton anëtarë me ngjyrë dhe femra

0

Organizatorët e çmimit prestigjioz të filmit, Oscar, kanë ftuar një numër rekord të anëtarëve të rinj për të votuar fituesit e vitit të arshshëm, pasi në ceremoninë e këtij viti janë kritikuar për mungesë diversiteti.

Gati 700 njerëz janë ftuar, me fokus te gratë dhe pakicat.

Për të dytin vit me radhë, të gjithë të nominuarit për çmimin këtë vit, kanë qenë të bardhë.

Fakti ka shkatuar debat të paparë për barazinë racore në industrinë e filmit, si dhe ka bërë që disa yje të Hollywood-it të bojkotijnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve në muajin shkurt.

Akademia e Arteve Filmike dhe e Shkencave më pas është pajtuar që të rishikojë anëtarët e saj.

Të ftuarit e rinj përfshijnë aktorin me ngjyrë, John Boyega, nga filmi Star Wars dhe aktoren Emma Watson nga Harry Potter.

Rikthehet Backstreet Boys

0

Backstreet Boys i janë rikthyer përsëri studios muzikore për të sjellë dy projekte të reja. Nick Carter ka zbuluar përmes një postimi në llogarinë e tij të “Instagram”-it se grupi i këngës së famshme “Larger than Life” janë duke bashkëpunuar me “Florida Georgia Line” për të sjellë muzikë të re.

Por më emocionues është fakti se grupi nuk po punon vetëm për këto dy këngë të reja por gjithashtu për një album të ri.

Kanë kaluar 3 vite që nga koha kur Kevin Richardson i është ribashkuar Backstreet Boys për albumin që i riktheu “In a World Like This”.

Debat për përgatitje të ekspozitës

0

Seria e paralajmëruar e debateve, organizuar nga Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore të Universitetit të Prishtinës, vijon këtë të enjte.

Në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës sot duke filluar nga ora 18:00 do të diskutohet për temën “Përgatitja e ekspozitës”.

Bëhet e ditur se seria e debateve do të ketë tri qëllime kryesore, promovimin e kulturës së debatit për trashëgiminë kulturore të Kosovës, përfshirjen e gjeneratës së re dhe të profesionistëve në hartimin e politikave kulturore në vend dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Muzeut të Kosovës dhe institucioneve shkollore dhe akademike në vend.

Debatet do të vazhdojnë nga muaji shtator, për çdo javë, me trajtimin e temave të ndryshme me interes për Muzeun e Kosovës dhe Departamentin e Antropologjisë Kulturore të Universitetit të Prishtinës.

Kjo këngëtare shtroi mbrëmë iftar (Foto)

0

Pavarësisht agjendës së ngjeshur, shumë emra të estradës nuk e kanë parë problem që të agjërojnë.

Ekziston një listë e gjatë e fytyrave publike që po agjërojnë teksa Big Mama ka bërë diferencën duke organizuar një iftar gjigant.

Këngëtarja dhe prezantuesja në një prej restoranteve të Shkupit ka organizuar iftar me kolegë teksa ka qenë Shkurte Gashi ajo që ka bërë një postim para iftarit duke e falënderuar kolegen e saj.

Mbeten të kuptohen emrat e tjerë të ftuar.

Big Mama shtron iftar

Seldi: Ja pse u ndava me Dafinën

0

Seldi Qalliu i ka dhënë fund fejesës së tij me Dafina Zekën.

Lajmi se këngëtari i njohur dhe e fejuara e tij i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka pushtuar mediat rozë, dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtari.

Ai ka thënë se lidhja me Dafinën nuk shkonte më dhe i kanë dhënë fund me marrëveshje. Kështu duke mohuar të ketë pasur ndonjë problem mes çiftit

Seldi dhe Dafina, vajza e gazetarit Milaim Zeka, ishin të fejuar prej pesë vitesh.

Publikohen sot rezultatet e Maturës

0

Komisioni shtetëror i Maturës sot do të publikojë rezultatet e provimit të maturës shtetërore.

Në një njoftim për media, thuhet se përveç rezultateve, KShM do të japë edhe informata të përgjithshme rreth procesit të organizimit dhe administrimit të testit.

Konferenca do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00.

Edhe një sulm tjetër vetëvrasës, vdesin 10 persona

0

Agjencia e lajmeve AFP, ka njoftuar se pak më parë ka ndodhur një sulm vetëvrasës në Kamerun.

Duke cituar burimet e brendshme të sigurisë agjencia ka bërë të ditur se në këtë sulm janë vrarë rreth dhjetë persona, ndërsa sulmi ka ndodhur në veri të vendit.

17 miliardë dëme nga sulmi në Stamboll

0

Industria më e rëndësishme e Turqisë, turizmi, është dëmtuar rëndë pas sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit.

Ajo punëson 8% të njerëzve në vend dhe dëmi i deritanishëm u ka kushtuar bankave turke 17 miliardë dollarë. Industria është në pikiatë me 35-40 për qind të të ardhurave në vitin 2016.

Anulimet e shumta të fluturimeve pikërisht një ditë pas sulmit zhytën optimizmin e presidentit Erdogan, pas përpjekjes së tij për të kthyer faqen e diplomacisë me Izraelin dhe Rusinë.

Rusët kanë qenë edhe kontigjenti i dytë më i madh i turistëve në bregdetin turk, pas gjermanëve, por rezervimet e tyre kanë rënë me 92%.

Ndërsa prenotimet e turistëve evropianë kanë rënë gjithashtu ndjeshëm si pasojë e frikës nga terrorizmi. Numri i vizitorëve gjermanë ka rënë gjithashtu me 31.5%, i atyre britanikë me 29.4% ndërsa italianëve me 56.2%.

Të gjithë këta tregues nuk janë shenjë e mirë, veçse shpalosin hapur se e keqja nuk ka mbaruar ende.

Skenari si “Zanzibari 2” për prishjen e koalicionit

0

Përderisa nuk ka asnjë shpresë në këtë horizont politik, për zgjidhjen e krizës, në të cilën është zhytur vendi, dhe ky koalicion qeverisës po tregohet jofunksional, atëherë shpëtimi i vetëm mbeten zgjedhjet e reja, për të mos lënë vendin që të degradojë më tutje. Sado që koalicioni aktual duket se po bën rezistencë në kërkesat për zgjedhje të reja, analistët politikë besojnë se do të vijë shpejt edhe momenti, kur edhe vetë partnerët e koalicionit do të binden se e vetmja zgjidhje për vendin është të shkohet në zgjedhje të reja, ngase me këtë krizë në Parlament dhe me këtë ambient të tensionuar tej mase nuk ka zgjidhje tjetër.

Sidoqoftë, qeverisja e tanishme në një situatë konfuze, sipas njohësve të këtyre zhvillimeve, më së tepërmi po i konvenon kreut aktual të PDK-së, Kadri Veselit, që po vepron ndryshe nga Thaçi dhe vetëm sa po e pret momentin më të përshtatshëm për ta rrëzuar këtë Qeveri të koalicionit shumë të brishtë me LDK-në.

“Nuk ka dilemë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo, jo pse kemi dëshirë, por për faktin se koalicioni nuk po funksionon dhe vendi është zhytur thellë në krizë të përgjithshme ekonomike, politike dhe shoqërore. Konfliktet dhe problemet janë të mëdha. Kjo Qeveri është treguar e padenjë, por se interesat janë të mëdha të partive në koalicion, në mënyrë që të bëhen kompromise dhe të kemi ndonjë zgjidhje sido-kudo. Po, natyrisht që kështu nuk mund të ecet. Koalicioni do të bjerë dhe në pyetje është vetëm koha”, shprehet profesori Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”

Kelmendi: LDK-ja tenton të blejë kohë, duke shtyrë zgjedhjet

Për Kelmendin ka gjasa shumë reale që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vitin e ardhshëm, mu në kohën kur vendi i ka zgjedhjet lokale, në mënyrë që të dy palë zgjedhjet të mbahen në të njëjtën kohë.

“Në këtë rrugë është duke punuar PDK-ja. Ndryshe mendon LDK-ja, që ka interes të stabilizohet politikisht. Kësaj nuk i interesojnë fare zgjedhjet e reja, sepse do të humbë shumë në përqindje, prej nga ka mundësi të bjerë partia e tretë apo e katërt me rezultat. Pra, tani për tani vetëm LDKja ka nevojë për kohë, sepse mendohet që me blerje kohe do t’i shërojë plagët që klika e Isa Mustafes ia ka shkaktuar kësaj partie, që nga koha e krijimit të koalicionit, sepse që nga ajo kohë kjo parti, pra LDK-ja, është shndërruar në parti që qëndron në bisht të ngjarjeve, që vetëm i shkon prapa PDK-së”, tha Kelmendi.

Ai ka pohuar se situata është shumë më stabile në PDK dhe subjektet e tjera opozitare, prandaj shkuarja në zgjedhje të reja është në favor të tyre.

“Është krejt tjetër situata me PDK-në. Kjo parti i bën analizat dhe e ka një elektorat shumë stabil. PDK-ja është duke punuar në rregullimin e strukturës udhëheqëse, kuptohet pasi që Kadri Veseli ka dalë në krye të partisë. Kësaj udhëheqje të re me Kadri Veselin kryetar i duhet kohë për t’ u stabilizuar, si në udhëheqje, ashtu edhe në vijën politike dhe në rehatimin e njerëzve në politikë dhe nëpër borde e Qeveri. Pritet që kjo çështje të përfundojë brenda disa muajve, mund edhe të zgjasë deri në një vit. Sido që të jetë, ky stabilitet i brishtë politik gjithsesi që do të shpie tek prishja e koalicionit dhe shkuarja në zgjedhje të reja, sepse shihet ashiqare që brenda koalicionit ka një luftë të ashpër dhe shumë të rrezikshme, gjë që e bën koalicionin shumë të brishtë dhe shumë shpërthyes”, u shpreh Kelmendi për gazetën.

Zeqa: Situata është e pashpresë në mesin e popullatës

Sipas analistit Florim Zeqa, situata nëpër të cilën po kalon vendi është më tepër se paradoksale. Sipas tij, vetë situata e pashpresë në mesin e popullatës, e ka bërë akoma më konfuze dhe pa vizion qeverisjen aktuale, kurse dalja nga kjo situatë po përgatitet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme që mund t’i imponojë vetë PDKja.

“Kjo situatë kaotike e krijuar në vend, më së tepërmi i konvenon PDKsë dhe liderit të ri të saj, Kadri Veselit, përderisa lideri shpirtëror i PDK-së, Thaçi, pas katapultimit në krye të shtetit, duket sikur nuk e çanë kokën se çfarë ndodh me fatin e vendit dhe qytetarëve. Pra, është Kadri Veseli, ai që është duke përgatitur për të lansuar projektin e tij më të ri të “Zanzibari 2″, për largimin e LDK-së nga qeverisja e vendit dhe hedhjen e kryeministrit aktual si limon të shtrydhur, me qëllimin e vetëm, të përgatitjes së terrenit për ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të vendit”, tha Florim Zeqa.

Ai beson se për një skenar të tillë është në dijeni edhe lideri i LDK-së, i cili për të forcuar imazhin e tij, është duke vazhduar me punësimin pa kritere në institucionet shtetërore të militantëve partiakë dhe familjarëve të tyre, si në Kosovë, ashtu edhe nga diaspora.

Hertica: Veseli do të mundohet të paraqitet si shpëtimtar i situatës

Se koalicioni mund të dorëzohet pa pritur e pa kujtuar, si një skenar i paramenduar mirë nga PDK-ja dhe Kadri Veseli për t’ia luajtur lojën LDK-së, e sheh si mundësi reale edhe magjistri i shkencave politike Ali Hertica.

“Metodat e politikes kontroverse të Veselit janë të ndryshme, dallojnë shumë nga ato të Thaçit, dhe ky tani pavarësisht që po bën gafa, po mundohet që të gjithë fajin t’ia hedhë partnerit të koalicionit, LDK-së. Veseli do të mundohet të paraqitet si shpëtimtar i situatës, duke e “dënuar” partnerin LDK-në me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, prandaj edhe pritet që pa vonesë të madhe ta gjejë momentin për shpërbërjen e Qeverisë, vetëm sa i duhet edhe pak kohë për t’i instaluar njerëzit e besueshëm në dikasteret e shtetit, sepse ai beson që marrjen e pozitës së kryeministrit do ta ketë të sigurt,” thotë Hertica për “Kosova Sot”.

Lavdërimet dhe ankesat për punën e Qeverisë së Mujës (Video)

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka mbajtur debatin me qytetarë. Ai ka folur për punën që Komuna e Prizrenit, ka bërë në gjysmën e parë të këtij viti.

Ndërkaq, një pjesë e projekteve, sipas tij, pritet të përfundojnë në pjesën e dytë të këtij viti.

Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave të Prizrenit, kanë lavdëruar Qeverinë e Mujës për realizimin e shumë projekteve. Megjithatë, ata kanë kërkuar që të punohet edhe më shumë.

QEVERIA “ MUJA III “ RAPORTOI PJESËRISHT PËR PUNËN E 6 MUJORIT TË PARË TË 2016-es, PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT PËRPLOT ME KËRKESA Të mërkurën në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, është mbajtur tubimi publik i kryetarit , Ramadan Muja, me qytetarët e komunës së Prizrenit ku është shpalosur pjesërisht raporti gjashtëmujor i punës së ekzekutivit lokal. Pjesë e këtij debati ishin përveç kryetarit Muja, përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve, pak qytetarë dhe disa persona tashmë të njohur që janë të “pasionuar” për kësilloj debate e që janë të afërt me pushtetin. Gjithashtu pjesë e debatit ishin edhe drejtorë të dënuar e të akuzuar nga Gjykata dhe Prokuroria e Prizrenit për vepra të ndryshme, dhe kolegë të tyre nga dikasterët përkatës. Para të pranishmëve, kryetari Muja për dallim nga hera e fundit kur kishte mbajtur fjalim rreth 50 minutësh, kësaj radhe ai ishte më i shkurtër për gati gjysmë ore, dhe për këtë kohë ai foli për projektet e realizuara dhe ato që priten të përfundojnë në gjysmën e dytë të vitit dhe atij në vijim, që sipas tij, tregojnë përkushtimin e qeverisjes komunale për shërbime karshi kërkesave të qytetarëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave patën fjalë miradie për realizimin e shumë projekteve nga komuna, por ata njëherit kërkuan që të plotësohen edhe disa kërkesa imediate të banorëve që ata përfaqësojnë. Gjendja më e rënduar paraqitet në lagjen Bajram Curri, me ç’rast Muharrem Xhoxhaj, kërkoi që të intervenohet sa më shpejtë që është e mundur në rregullimin e kanalizimit sidomos, projekt ky që është bërë shkel e shko , si dhe rruga “ Liman Shala” që është në gjendje të rëndë dhe po u krijon probleme qytetarëve, dhe në zgjerimin e disa rrugëve si pasojë edhe e uzurpimeve. Për çështjen e kanalizimit, u dha një lajm i mirë nga drejtori i shërbimeve publike, Hasan Hasani. Përfaqësuesi i Zhurit, Behar Begaj, kërkoi më shumë angazhime për siguri nëpër rrugë përmes vendosjes së pengesave , ndriçim publik, dhe zgjatje orari edhe gjatë fundjavës dhe plotësim stafi të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ai kërkoi që më në fund sipas tij, për shkak të problemeve që po krijohen, të legjitimohen edhe Përfaqësuesit e fshatrave pas zgjedhjeve të mbajtura më herët, me ç’rast mori përgjigje nga drejtori i administratës, Ilir Baldedaj, se “amini” atyre iu është dhënë moti. E Muharrem Qunaj nga Kojusha e Hasit, kërkoi me urgjencë të ndërmerren masa në rregullimin e kanalizimit në këtë lokalitet, pasi që sipas tij, ujërat e zeza janë të pranishme kudo dhe se edhe bagëtitë po i konsumojnë ato. Alush Shala, kërkoi më shumë ujë dhe fusha sportive për lagjet “11 marsi “ dhe “ 2 korriku”. Avni Krasniqi, gjithashtu kërkoi më shumë ujë dhe intervenim për të zgjidhur problemin e një lokali nate në Qendrën Sportive, ku zhurma dhe dukuritë aspak të hijshme aty po shqetësojnë banorët e Kurillës, theksoi ai. Simon Veseli, kërkoi shtëpi të kulturës në Shpenadi. Shpresa Shehu, në emër të banorëve të Krushës së Vogël kërkoi që të zgjidhet çështja e lokacionit për vendosjen e lapidarit të 113 martirëve të këtij lokaliteti, si dhe nuk munguan kërkesa të ngjashme nga të pranishmit tjerë. Ndërkaq, zyrtarët komunal të cilëve iu adresuan kërkesat konkrete, thanë se se do të angazhohen që në bazë të kompetencave që kanë , ato do t’i trajtojnë me përkushtimin më të madh…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Mittwoch, 29. Juni 2016