13.5 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 6446

Sulmet në Stamboll: Fotografia që po e trondit botën

0

Mbrëmë në Aeroportin e Stambollit pati disa sulme terroriste që lanë të vdekur rreth 50 persona dhe 174 të lënduar, raporton Gazeta Kosova Sot Online.

Në mesin e viktimave që kanë humbur jetë kishte dhe fëmijë.

Kjo foto e publikuar në mediet ndërkombëtare e ka tronditur botën, në foto shihet një fëmijë i cili është i mbuluar i tëri më gjak pas sulmeve makabre që ndodhën mbrëmë së Stamboll, kjo foto tregon se jeta e fëmijëve nga terroristët është në rrezik, sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në Bruksel e Paris ku edhe aty shumë fëmijë ishin viktima të terroristëve.

Prizren: Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë

0

Pas një pune tri javore, grupi hetimor i Stacionit të Policisë në Prizren ka arritur t’i identifikojë e më pas t’i arrestojë dy të dyshuar të cilët në bashkëveprim, në orët e vona të mbrëmjes të datës 5 qershor, kishin depërtuar me forcë në një shtëpi në fshatin Zhur dhe sipas pronarit, nga aty kishin vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 6900 euro dhe para kesh rreth 1120 euro, shkruan PrizrenPress.

Policia Rajonale në Prizren thotë se të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe në njërin rast edhe të një prindi pasi që njëri nga të dyshuarit është i mitur.

“Gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra se si është kryer vjedhja dhe kush i ka përvetësuar gjësendet e vjedhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari me mbiemër Elezkurtaj të ndalet nën masën e arrestit policor”, njofton Policia.

Policia thekson se këta dy të dyshuar janë të njohur edhe për raste tjera. /PrizrenPress.com/

MPJ kthen 5 ambasadorë që kanë shërbyer nga viti 2008

0

Pesë ambasadorë të Kosovës të emëruar që nga viti 2008 pritet të kthehen shpejt në Kosovë.

Tashmë Ministria e Jashtme e Kosovës, pas koordinimit me Presidencën dhe Qeverinë, do të nisë zyrtarisht tërheqjen fillimisht të pesë ambasadorëve të cilën janë në shërbimin diplomatik që në vitin 2008 dhe kanë arritur pothuajse dy mandate.

Gazeta Express mëson nga burime brenda MPJ-së se këta janë ambasadorët që do të kthehen në Kosovë:

Ambasadori Ilir Dugolli nga Suedia; Ariana-Zherka nga Cekia, Shkendije Geci nga Kroacia, Avni Spahiu nga Turqia dhe Nexhmi Rexhepi nga Sllovenia.

“Vendimet pothuajse janë marrë dhe do t’iu dërgohen shumë shpejt zyrtarisht secilit ambasador. Të gjithë këta ambasadorë kanë kryer një punë të jashtëzakonshme gjatë shërbimit të tyre diplomatik. Tani po arrijnë gati dy mandate dhe është koha për t’i kthyer në Kosovë, përkatësisht në MPJ. Edhe vendi do të përfitoj shumë nga përvoja e tyre pas kthimit dhe shërbimit që mund ti ofrojnë” i ka thënë burimi gazetës.

Me kthimin e tyre, dhe të disa ambasadorëve më parë që tashmë janë bërë publik, pritet edhe të nivelizohet numri i ambasadorëve që janë në shërbimin diplomatik. /Gazetaexpress

Kosova dhe Shqipëria me pikë të përbashkët kufitare

0

Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës që të ketë një pikë të përbashkët të kontrollit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, në sezonin veror.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, tha se ky model mundëson shmangien e tollovisë në pikën kufitare gjatë sezonit të verës.

“Ky bashkim i pikës kufitare për kontrolle është bërë me rregullat e BE-së”, tha Hyseni.

Vdiq kitaristi i Elvis Presely

0

Kitaristi pioner i muzikës rok, Scotty Moore, i njohur më shumë si pjesëtar i grupit që e udhëhiqte Elvis Presely, ka vdekur të martën në moshën 84 vjeçare, raporton Reuters.

Moore, i cili i ka rënë kitares edhe në hitin e Presley, “That’s All Right” por edhe në këngët po aq të njohura si “Heartbreak Hotel” dhe “Hound Dog” ka vdekur në Nashville, disa muaj pasi është ankuar për probleme shëndetësore.

Specialja trazon skenën politike

0

Me gjithë faktin që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër themelimit të Gjykatës Speciale, gati tash e një vit më parë, detajet e ecurisë së procedurave përgatitore për funksionimin e këtij institucioni të drejtësisë po mbahen akoma larg nga opinioni publik. Gazeta ka adresuar pyetje lidhur me këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të mësuar se në cilin nivel të komunikimit ndërinstitucional janë shteti i Kosovës dhe Holanda për vendosjen e selisë së kësaj Gjykate, por nuk kemi marrë përgjigje.

Kohë më parë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, pati deklaruar në vija të përgjithshme se Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të Dhomave të veçanta, dhe tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm, por nuk ka specifikuar se cilat veprime i ka ndërmarrë shteti i Kosovës.

Pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve Njohës të sundimit të Ligjit, nga ana e tyre, konsiderojnë se për vetë faktin se BE-ja ka hapur me vonesë një konkurs ndërkombëtar për kompletimin e stafit të punës së Gjykatës Speciale, edhe gjasat për fillimin praktik të punës, që ndërlidhet edhe me arrestimet e para, nuk mund të ndodhin para vjeshtës së vonë të këtij viti ose fillimit të vitit që vjen.

Ditë më parë është raportuar për një konkurs ndërkombëtar të hapur nga BE-ja për stafin e Gjykatës Speciale për 37 pozita. Avokati Tomë Gashi ka pohuar se pas hapjes së konkursit, edhe gjasat e aktivizimit të kësaj Gjykate janë më të shpejta, por nuk mund të përcaktohet afati i saktë se kur do të fillojë puna.

“Konkursi i BE-së për këtë Gjykatë tashmë është publikuar dhe pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve, një pjesë e të cilëve tashmë janë intervistuar, dhe mund të jenë gjyqtarë dhe prokurorë edhe të EULEXit”, thotë avokati Gashi për “Kosova Sot”.

Sido që të jetë, ai pret që me fillimin e punës së kësaj Gjykate të ketë edhe zhvillime, që mund të sjellin shqetësim në skenën politike në vend. Sipas Gashit, është shumë e pritshme që skena politike do të trazohet shumë me fillimin e arrestimeve të para për Gjykatën Speciale, e që përafërsisht mund të ndodhë në tetor të këtij viti apo pak më vonë.

“Këtë më së miri e dinë vetëm prokurorët, që i kanë veçse disa akuza të përgatitura për Gjykatën Speciale. Këtë sikur që dimë, e ka thënë edhe prokurori i Forcës speciale për hetimin, e që ka qenë Clint Wiliamson”, shprehet Gashi për “Kosova Sot”.

Ndërsa, analisti Blerim Burjani thote se është e pritshme që Gjykata Speciale mund të tronditë politikisht skenën politike.

“Është e pritshme që Gjykata Speciale mund të tronditë politikisht skenën politike. Dyshohen disa individë të PDK-së, por edhe te partitë politike opozitare. Pra, Gjykata Speciale pritet të ushtrojë një lloj ndikimi në zhvillimet e gjithëmbarshme politike të Kosovës”, shprehet analisti Blerim Burjani. /Kosova Sot/

Ramadan Muja, debat publik me qytetarë

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nesër (e mërkurë) mban debat publik me qytetarët. Zëdhënësi i KK-së Ymer Berisha njofton se debati mbahet, në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, në orën 11:00 .

Rendi i ditës në debat do të jetë :

1. Raporti i punës së kryetarit të komunës për periudhën janar – qershor të vitit 2016;

2. Informimi nga drejtorët e drejtorive komunale rreth aktiviteteve të drejtorive komunale për periudhën janar – qershor të vitit 2016 dhe

3. Debati me qytetarë.

Nait Hasani: T’i vijë turp Bajram Gecajt që krahasoi Adem Jasharin me Car Llazarin

0

Në 627 vjetorin e Betejës së Kosovës, serbët në Veri të Mitrovicës kanë ngritur përmendoren e Car Llazarit.

Vendosja e kësaj përmendore është duke u diskutuar në Info Magazine të Klan Kosovës me të ftuarit: historiani, Jahja Drançolli, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

Hasani ka thënë se ngjarjet historike ende janë reflektim i situatës politike dhe kjo sipas tij, ka ndikim në institucionet që po tregohen jo fort të përgjegjshme.

Ai është shprehur se kjo është një provokim nga ana e serbëve.

“Kjo është një thyerje e UÇK-së, kthimi i Serbisë është një provokim shumë i rëndë si dhe prishje e imazhit të dëshmorëve”.

Ai ka komentuar edhe faktin se në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se reagime të ngjashme ka pasur edhe kur është vendosur statuja e Adem Jasharit në Dragash.

“Mendoj që nuk ka mundësi Bajram Gecaj ta krahasojë Adem Jasharin me Car Llazarin, ai tha se e kemi pas një kërkesë të njëjtë për Adem Jasharin në Dragash”.

“Këtu kemi dobësi të pushtetit, duhet t’i vijë turp Bajram Gecajt të krahasojë Adem Jasharin me Car Llazarin”.

Krasniqi promovon ‘Zhurmuesit e Demokracisë’

0

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u promovua libri më i ri i historianit dhe politikanit Jakup Krasniqi me titull “Zhurmuesit e Demokracisë”.

Përmes këtij libri autori sjell rrjedhën e Kosovës në shumë aspekte e me theks të veçantë politikën e sotme. Autori tregoi se kjo vepër përbëhet nga dy pjesë, trajtesa historike dhe ajo shoqërore, tha se shqetësimi i tij qëndron në trajtesat shoqërore në vend.

“Trajtesat shoqërore janë shqetësimet e mia për trajtesat në Kosovë. Njerëzit mund dhe kanë të drejtë të thonë se je shumë i shqetësuar në jemi njerëz dhe kemi emocione, shqetësime. Por, unë do të dëshiroja që realitetin shoqëror ta kem parë me shqetësimin më të madh se sa është. Me heshtjen realitetit shoqëror nuk bëhen ndryshimet”, tha Krasniqi.

Kritiku letrar nga Shqipëria, Behar Gjoka duke dhënë vlerësimet e tij për këtë libër potencoi se autori me këtë libër aspiron të vërtetën. Ndërsa kritiku tjetër letrar, Adem Gashi përveç paraqitjes së vlerësimeve për këtë libër kërkoi nga politikani Jakup Krasniqi që ta ndërpresë aktivitetin e tij politik.

Mirëpo, sipas Bilall Sherifit nëse kërkohet që Krasniqi të largohet nga politika atëherë duhet të largohet edhe nga libri. Ai përveç kundërshtimit të kësaj kërkese i bëri ftesë publike Gashit që të bashkëngjitet në politikë.

Familja shqiptare shuhet në aksident në Toronto

0

Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Toronto, Kanada ku jetojnë edhe shumë shqiptarë. Viktima të aksidentit janë gjyshja, vajza dhe mbesa., përkatësisht, Xhemile Vokshi 55 vjeçe, e bija Valbona Vokshi 35 vjeçe dhe e mitura Isabela Kuçi 5 vjeç.

Në aksidentin e rëndë janë përfshirë disa mjete, pro fatkeqësisht makina ku udhëtonte familja shqiptare u përfshi nga flakët dhe asnjëra prej tyre nuk arritën të shpëtonin. Lajmi për vdekjen e tyre e dha një mike e familjes e cila gjithashtu tha se ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në “GoFundMe.com” për të përballuar shpenzimet e funeralit.

Ndërsa vajza tjetër e viktimës, Blerta dhe djali i saj 2- vjeçar ndodheshin në një makinë tjetër e cila gjithashtu u përfshi në aksident, por fatmirësisht shpëtuan.

Valbona e cila drejonte dhe mjetin, kishte emigruar në Kanada prej 15 vitesh, atje kishte krijuar familjen dhe punonte me prindërit në një restorant.