MPJ kthen 5 ambasadorë që kanë shërbyer nga viti 2008

Pesë ambasadorë të Kosovës të emëruar që nga viti 2008 pritet të kthehen shpejt në Kosovë.

Tashmë Ministria e Jashtme e Kosovës, pas koordinimit me Presidencën dhe Qeverinë, do të nisë zyrtarisht tërheqjen fillimisht të pesë ambasadorëve të cilën janë në shërbimin diplomatik që në vitin 2008 dhe kanë arritur pothuajse dy mandate.

Gazeta Express mëson nga burime brenda MPJ-së se këta janë ambasadorët që do të kthehen në Kosovë:

Ambasadori Ilir Dugolli nga Suedia; Ariana-Zherka nga Cekia, Shkendije Geci nga Kroacia, Avni Spahiu nga Turqia dhe Nexhmi Rexhepi nga Sllovenia.

“Vendimet pothuajse janë marrë dhe do t’iu dërgohen shumë shpejt zyrtarisht secilit ambasador. Të gjithë këta ambasadorë kanë kryer një punë të jashtëzakonshme gjatë shërbimit të tyre diplomatik. Tani po arrijnë gati dy mandate dhe është koha për t’i kthyer në Kosovë, përkatësisht në MPJ. Edhe vendi do të përfitoj shumë nga përvoja e tyre pas kthimit dhe shërbimit që mund ti ofrojnë” i ka thënë burimi gazetës.

Me kthimin e tyre, dhe të disa ambasadorëve më parë që tashmë janë bërë publik, pritet edhe të nivelizohet numri i ambasadorëve që janë në shërbimin diplomatik. /Gazetaexpress

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit