12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6454

“Ping-pongu” i trashëgimisë kulturore në Prizren

0

Në edicionin e 26 të BarCamp Prizren u fol për trashëgiminë kulturore në Prizren dhe ngjarjet e fundit.

E veçantë e këtij edicioni ishte ora e vonë e nisjes së tij, pas iftarit në respekt të muajit të Ramazanit, si dhe vend mbajtja e tij, por e zakonshme ishte mungesa e përfaqësuesve komunal nga Drejtoria e Urbanizmit dhe ajo e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, të cilët e kishin konfirmuar prezencën e tyre paraprakisht.

Diskutimet filluan me prezantimet e folësve ku Drejtoresha për Trashëgimi Kulturore në MKRS, Vjollca Aliu tregoi që duke pasur parasysh ligjin për trashëgiminë kulturore, ajo ka vlerë jo vetëm për institucione por edhe për neve si qytetarë. Ajo tregoi se si puna më e madhe kryhet nga sekretariati i grupit punues, i cili përbëhet nga përfaqësues nga ministria dhe shoqëria civile, ku mund të përfshihen qytetarë, organizata dhe profesionistë të fushës.

Ajo për më tepër theksoi që ne ’’Si grup punues do ta mbikëqyrim dhe do ta mbështesim punën nëse duhet edhe financiarisht‘’, duke treguar që qyteti i Prizrenit është qyteti i parë që i paraprin planit të konservimit që nga viti 2003.

Vesel Hoxhaj, si ish kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore fillimisht prezantoi rolin e këtij Këshilli dhe tha se Komuna ka rol kyç në zbatimin e ligjit për trashëgimi kulturore.

“Në mungesë të zyrës për trashëgimi kulturore duhet që vazhdimisht të shtohet doza e kritikës”, tha Hoxhaj duke treguar jo vetëm mos punën e komunës por edhe Ministrisë së Ambientit, shoqatave dhe akterëve të tjerë në mbrojtje të ambientit, ku si shembull morri ndërtimet rreth Lumëbardhit që zënë një pjesë të lumit dhe mosreagimet e institucioneve.

Pra, sipas Hoxhajt kjo paraqet një zinxhir mosfunksionimi të autoriteteve që nuk kryejnë punën dhe përgjegjësitë e tyre, duke mos e amnistuar vetëm komunën.

Drejtori Ekzekutiv i EC Ma Ndryshe, Hajrulla Çeku, që në këtë edicion ishte i pranishëm në mënyrë virtuale, ceki që ‘’Pa presion nuk jepet llogari’’ dhe kjo vjen si pasojë e neglizhencës së punëve dhe mos seriozitetit në punë. Qendrat historike të Prizrenit janë të degraduara dhe mbrohen me mbi 20 mekanizma mirëpo zbatimi i këtyre është i pakënaqshëm.

Çeku tregoi se si në këto objekte të vdekura kemi tejkalim të decibelazhës së zhurmës nga diskotekat, kemi trotuare vazhdimisht të bllokuara nga makinat e parkuara, reklama të vendosura pa kontroll dhe në suaza jo të lejuara.

Ai shprehu shqetësimin gjithashtu edhe në rastet kur institucionet për trashëgimi kulturore bëjnë punëtori të ndryshme për trashëgimi kulturore në objekte pa leje ndërtimi dhe tashmë edhe pasojat në jetë njerëzish që po ndodhin, prandaj edhe duhet të kërkojmë jo vetëm përgjegjësi morale por edhe penale.

Si përfundim, Çeku shprehu një revoltë të thellë ndaj grupit të njerëzve që vazhdojnë të votojnë Ramadan Mujën si kryetar komune edhe pas dështimeve të njëpasnjëshme të tij.

Ramadan Klisurica, në rolin e moderatorit të kësaj ngjarjeje, së bashku me të pranishmit diskutuan rreth asaj nëse ka pasur çështje konkrete dhe kërkesa për zgjidhje konkrete të një çështje.

Përderisa Arbnnor Morina, kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore, tha se pas zjarrit të ndërtesës afër kompleksit të katedrales katolike është kërkuar themelimi i një fondi të veçantë me karakter shpëtimi dhe gjithashtu është kërkuar ndërhyrja në të gjitha objektet e rrezikuara nga rrënimi, shembja dhe degradimi i mëtejshëm. Mirëpo, tani edhe pas dy muajsh nga kërkesa nuk ka pasur asnjë pëgigje.

’’Prizreni nuk ka deti, por ka turizëm kulturor‘’, tha Morina dhe foli edhe për Marashin si lagje e veçantë e Prizrenit, 90% e degraduar nga gjendja e mëhershme, me vetëm dy tre shtëpi të vjetra të mbijetuara, dhe po ashtu ai përmendi edhe lagjet e Nënkalasë, Pantelisë dhe Potok mahallës si shembuj degradimi.

Lagjes së Marashit nuk i kanë munguar asnjëherë vlerat arkitekturale, dhe jep pasqyrën e civilizimit të Prizrenit të cilën Morina na e paraqiti me anë të fotografive degradimin e ndodhur aty dhe kuptimin e degradimit që në fund na bëri të kuptojë se mbetet si një trishtim. /ojqthy a.a/

OVLUÇK-ja kërkon komision të ri për rishikimin e veteranëve

0

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Smajl Elezaj, ka thënë se organizata që ai drejton e ka mirëpritur nisjen e procedurave për hetimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Ai ka rikujtuar se OVLUÇK-ja para një viti dhe tash së fundmi para dy jave, ka kërkuar një hetim të tillë nga prokuroria.

“E mirëpresim hetimin e Prokurorisë së Shtetit. Siç e dini, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) i ka bërë thirrje para një viti dhe po ashtu edhe para dy jave, Prokurorisë së Shtetit që ta hetojë këtë proces, sepse diçka nuk është në rregull me verifikimin e veteranëve”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” Elezaj.

Duke pasur parasysh se Prokurorisë së Shteti do t’i duhet një punë disavjeçare, Elezaj ka thënë se më mirë do të ishte të krijohet një komision i ri dhe më gjithëpërfshirës për rishikimin e listave të veteranëve.

Stonewall – monumenti i homoseksualëve

0

Bari i homoseksualëve “Stonewall”, ku një bastisje e policisë në vitin 1969 çoi në protesta dhe lindjen e lëvizjes për të drejtat e homoseksualëve, do të shndërrohet në një monument kombëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.

Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar “Stonewall” monumentin e parë kombëtarë që përfaqëson të drejtat e homoseksualëve.

Monumenti Kombëtarë “Stonewall National Monument” do të përfshijë edhe parkun në afërsi “Christopher Park”, në tërësi 3.1 hektarë tokë.

Goditet nga rryma një burrë në Prizren

0

Një burrë është goditur nga rryma derisa ishte duke punuar në një shtylle elektrike. Viktima ka pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Salihu” në Prizren, mbrëmë rreth orës 20:20.

“Viktima mashkull k-shqiptar deri sa ishte duke punuar në një shtylle elektrike është goditur nga rryma dhe ka mbetur i varur në shtyllë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, citon PrizrenPress, raportin e PK-së.

Siç bëhet e ditur, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. /PrizrenPress.com/

Ja kush do hetohet nga Prokuroria për listat e fryra të UÇK-së?

0

Kryeprokurori i Shtetit, në bazë të në bazë të autorizimeve ligjore që ka, ka kërkuar nga prokuroria kompetente, fillimin e grumbullimit të informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së.

Për Gazetën InfoPress, e ka konfirmuar Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj, zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit, e cila tha se, varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës.

“Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën”, ka thënë Kozmaqi – Hajdaraj për InfoPress.

Këtë hetim Prokuroria e ka filluar pasi që, në listat e veteranëve kanë dalë mbi 46 mijë e 230.

Se janë listat e fryra e ka konfirmuar edhe ministri i Diasporës, Valon Murati. Ai tha se, këto lista jane ofendim i atyre që kanë luftuar.

“Më duhet ta vlerësoj zonën operative të Shalës pasi ka një numër më të vogël duke ju afruar realitetit”, ka thënë Murati

Numri i përgjithshëm real sipas Muratit nuk mund ta kaloj shifrën prej rreth 22.000 veteranë pjesëtarë luftëtarë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave të Ushtarëve te UÇK-së Xhevdet Qeriqi, thotë se, e kanë vrejtë me kohë se ky proces do të shkoj keq edhe për këtë kanë reagua. Por sipas tij, ka qenë e pamundur që të ndryshojnë diçka sepse, edhe politikës edhe një pjese të anëtarëve të Komisionit u konvenonte që procesi të shkoj kështu, për qëllime të tyre politike dhe personale.

“Mendoj se jo vetëm që është një ofendim ndaj atyre që luftuan, por edhe hyrje në hak ndaj luftëtarëve të vërtetë dhe dëmtim të imazhit të luftës çlirimtare. Dhe sikur të ishim në një shtet normal ku funksionon rendi dhe ligji është dashur që të fillojnë hetimet menjëherë dhe shkelësit të dalin para drejtësisë. Hetimet është dashur të fillojnë nga kryetari i Komisionit për shumë arsye, sepse asnjëherë nuk ka reaguar në këtë drejtim”, thotë Qeriqi për InfoPress.

Ai thekson se, e kanë mirëprit fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit, por sipas tij, kanë pak shpresë që Prokuroria do të merret seriozisht, e madje ai thekson se, fare nuk i beson këtij institucioni.

“Këtij institucioni nuk i besoj për shumë arsye, e një nga to është se, si institucion është i ndikuar nga politika në këtë rast nga pushteti, dhe e dyta se, nuk kemi parë ta ketë marrë ndonjë rast serioz dhe ta ketë përfunduar me sukses prej përfundimit të luftës e deri më sot. Pra duke e parë gjendjen në të cilën gjendet vendi ynë dhe degradimin që i’u është bërë në masë të madhe vendit, si dhe duke e parë se kjo Prokurori nuk ka qenë në gjendje t’i luftoj gjërat negative nuk pres ndonjë rezultat. Krejt në fund me bindje ju them se ky nuk është numri real i veteranëve të vërtetë, pra këto lista janë të fyera dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi me këtë raport të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së”, tha Qeriqi.

46 mijë e 230 është edhe zyrtarisht numri i atyre që do të përfitojnë nga statusi i veteranit, por që nuk dihet se kur do t’i gëzojnë të gjithë këto të drejta.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë plan konkret se si do t’i paguajë të gjithë veteranët e luftës, çështje kjo e cila bëri jehonë të madhe për shkak të numrit që rezultoi tejet i paparashikueshëm për ta.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, vazhdimisht i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të kenë kujdes duke mos e rrezikuar buxhetin e Kosovës.

Ky institucion pati thënë se në buxhet janë paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në 100 milionë. Sipas tyre, numri i madh i veteranëve të UÇK-së ka tejkaluar edhe paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro. /Gazeta InfoPress

Fatmir Limaj mbetet kryetar i NISMA-s

0

(E plotësuar) Fatmir Limaj është zgjedhur kryetar i NISMA-s, pas një votimi të fshehtë që është bërë nga delegatët e kësaj partie

Nga 520 delegatë që votuan, 502 prej tyre i dhanë votën Limajt për kryetar të partisë. Ndërkohë 15 delegatë ishin kundër dhe tri fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Fatmir Limaj pa kundërkandidat

Jakup Krasniqi, në emër të komisionit kandidues të Nismës për Kosovën, ka treguar se kandidat i vetëm për kryetar të kësaj partie në një mandat katër vjeçar është Fatmir Limaj.

Tani ka nisur votimi për kryetarin.

Qipro kërkon shqiptarin e dyshuar vrasës me pagesë

0

Policia qipriote ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë të dyshuar vrasës me pagesë dhe autorë të një ekzekutimi të frikshëm në pikën turistike Agjia Napa të ishullit.

Burime nga policia e Nikosisë bëjnë me dije se shtetasit shqiptarë Aleks Burreli dhe Jani Vogli kanë vrarë biznesmenin qipriot Fanu Kalopsidhiotis, që darkonte në një restorant bashkë me dy policë, njëri prej tyre me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ekzekutuesit e maskuar kanë hyre dhe kanë qëlluar direkt mbi biznesmenin dhe të tjeret, duke i vrarë të gjithë me përjashtim të fëmijëve që kanë parë prindërit të bien të vdekur para syve të tyre, shkruan Top Channel.

Njëri prej policëve ka mundur të nxjerrë pistoletën dhe të qëlloje duke vrarë 41-vjeçarin Vogli. Bashkëpunëtori i dytë, 48-vjeçari Aleks Burreli ka mundur të largohet dhe policia qipriote që e ka shpallur në kërkim ka publikuar edhe fotografinë e tij, duke kërkuar ndihmën e organeve greke dhe atyre shqiptare për arrestimin e tij, ndërsa është njoftuar edhe Interpoli. Gjithashtu, kërkohet edhe një person i tretë, i cili ende nuk është identifikuar.

Biznesmeni Kalopsidhiotis ka humbur babanë e tij në 2014 në një atentat të ngjashëm, pesë truprojat e tij në 2012 dhe vëllain e madh në vitin 1996. Kësaj here, sipas policisë, personat që kanë pasur interesa të kundërta financiare me të, kanë arritur ta eleminojnë me anë të vrasësve shqiptarë me pagesë.

Klea Huta ‘rrëmben’ një tjetër projekt të suksesshëm

0

Moderatorja bukuroshe e ekranit, Klea Huta, mesa duket këtë vit nuk do të ketë pushime.

Sapo ka përfunduar edisionin i “Gjeniu i Vogël”, një tjetër projekt po aq i rëndësishëm do të nisë në Tv Klan. Flasim për turin e muzikës “Maratona e Këngës Popullore”, i cili edhe këtë vit do të mbushë sheshet e qyteteve kryesore në vend, shkruan GSH.

Për këtë vit ky projekt i është besuar Kleas e cila ndër vite ka “rrëmbyer” disa nga programet më të famshme.

Jo pa arsye pasi brunia simpatike njihet si një moderatorë e zonja si dhe një imazh shumë i pëlqyer nga publiku.

Spanja kërkon Gjibraltarin

0

Spanja ka bërë kërkesa të reja lidhur me territorin britanik të Gibraltarit, vetëm disa orë pasi Britania kishte vendosur të lë BE-në.

Banorët në gadishullin e vogël që janë britanezë kishin votuar me shumicë për të mbetur në BE.

Megjithatë, mijëra spanjollë e kalojnë kufirin me Spanjën cdo ditë për të punuar aty.

Ministri i jashtëm spanjoll ka kërkuar që Spanja dhe Britania tash e tutje ta qeverisin së bashku Gjibraltarin, me dy flamuj.

“Pasi traktatet e BE-së nuk do të vlejnë më, Gjibraltari shëndërrohet në një territor i tretë”, ka deklauar ministri Jose Manuel Garcia-Margallo.

NISMA mban Kuvendin e I-rë Zgjedhor

0

NISMA për Kosovën sot mban Kuvendin e I-rë Qendror Zgjedhor. Kuvendi fillon nga ora 10:00, në “Sallën e Kuqe” (Pallati i Rinisë) në Prishtinë.

Në këtë kuvend pritet të zgjidhen strukturat e partisë.

Partia e Fatmir Limajt është formuar në vitin 2014 ku në zgjedhjet që u mbajtën në qershor të atij viti ka fituar 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës. /PrizrenPress.com/