Bukuroshja amerikane Sara Jean i ka çuar deri në ekstrem rregullat anti-nudizëm të Instagramit.
Ajo provokon me trupin bombastik, ku në mjaft foto dallohen me “lezet” pjesët intime.
Shkruan: Yanis Varoufakis
Një lëvizje humaniste panevropiane për demokratizimin e BE-së, është gjëja më e preferuar e së majtës.
Sot, establishmenti evropian është duke punuar kah një union politik, të cilin ne e konsiderojmë si kafaz të hekurt. Ne i kemi shpallur luftë këtij koncepti në Evropë
Referendumi i Britanisë rreth qëndrimit, apo largimit nga BE-ja, krijoi ca përkrahës të çuditshëm dhe disa kundërshtarë edhe më të çuditshëm. Derisa konservatori u ngrit pa mëshirë kundër konservatorit, skizma e establishmentit konservator mori një vëmendje më të madhe. Por, një ndarje paralele, fatmirësisht më e civilizuar, preku edhe anën time: të majtën. Pasi që kam bërë kampanjë kundër “Largimit” gjatë disa muajve në Angli, Uells, Irlandë të Veriut dhe Skoci, ishte e paevitueshme që të merrja kritika nga mbështetësit majtistë të “Brexit”-it, apo “Lexit”, sikur që u bë e njohur lëvizja e tyre. “Lexituesit” refuzojnë apelin e lëshuar nga DiEM25 (Lëvizja e demokracisë radikale në Evropë, të lansuar në Berlin, në shkurt) për një lëvizje pan-evropiane për ta ndryshuar BE-në nga brenda. Ata besojnë se ringjallja e politikave progresive kërkon daljen nga një BE të pakorrigjueshme neoliberale. E majta kishte nevojë për këtë debat. Shumë majtistë me të drejtë ndjenin neveri ndaj dorëzimit të lehtë të tjerëve në anën e tyre, ndaj premisës se globalizimi e ka bërë shtetin kombëtar irrelevant. Derisa shtetet kombëtare janë bërë më të dobë- ta, fuqia dhe autoriteti kurrë nuk duhet të përzihet me sovranitetin. Sikur që ka demonstruar Islanda e vogël, është e mundshme për një shtet sovran që t’i ruajë liritë dhe vlerat themelore pavarësisht nga autoriteti i vendit të tyre. Dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, për dallim nga Greqia dhe Britania, ajo kurrë nuk hyri në BE. Gjatë viteve 1990, unë kisha bërë kampanjë kundër hyrjes së Greqisë në Eurozonë, ashtu sikur lideri i Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbyn, gjatë viteve 1970 kishte bërë kampanjë kundër hyrjes në BE. Në fakt, kur më pyesin miqtë në Norvegji, apo Zvicër se a duhet ta mbështesin hyrjen e vendeve të tyre në BE, përgjigja ime është negative.
Duhet një lëvizje panevropiane Por, një gjë është që ta kundërshtosh hyrjen në BE; e një gjë krejt tjetër është të angazhohesh për daljen nga BE-ja, pasi që ke hyrë njëherë në të. Prandaj, kundërshtimi i hyrjes dhe i daljes është një pozicion i qëndrueshëm. Se a ka logjikë që majtistët të angazhohen për dalje nga BE-ja, varet nga ajo se a mundet shteti kombëtar, i çliruar nga institucionet e BE-së, mund të ofrojë një terren më të pëlleshëm për kultivimin e një agjende progresive të shpërndarjes, të të drejtave në punë, si dhe antiracizmit. Kjo varet edhe nga ndikimi i mundshëm i një kampanje të daljes në një solidaritet transnacional. Derisa, udhëtoj nëpër Evropë, duke u angazhuar për një lëvizje pan-evropiane për të konfrontuar autoritarizmin e BE-së, hetoj një rritje të madhe të internacionalizmit në vendet e ndryshme midis vete, si Gjermania, Irlanda dhe Portugalia. “Lexiteer”-ët e dalluar, sikur që është Richard Tuck nga Harvardi, janë të përgatitur që ta rrezikojnë anulimin e kësaj rritjeje. Ata e vejnë theksin te momentet kyçe kur e majta përfitoi nga mungesa e kushtetutës së shkruar të Britanisë. “Një votë për të qëndruar në BE”, shkruan Tuck “do t’i jepte fund çdo shprese për një politikë me të vërtetë majtiste në BE”. Ngjashëm, rreth imigrimit, Tuck thotë se, përkundër ksenofobisë së padurueshme që dominon në kampanjën për largim, mënyra e vetme për tejkalimin e racizmit është që të lejohen britanikët përsëri të ndihen “sovran” duke ia rikthyer kontrollin e kufijve Londrës. Analiza historike e Tuck-ut është korrekte. BE-ja ka qëndrim armiqësor ndaj projekteve sikur NHS dhe industrive të nacionalizuara. Dhe, ndoshta humbja e kontrollit evropian në lidhje me imigrimin, frymëzoi një ksenofobi më të madhe.
Politika progresive ka gjasë në Evropë Por, pas hyrjes së njëhershme në këtë BE, kampanja politike për të dalë, nuk ka të ngjarë që ta çojë politikën nacionale në drejtim të qëllimeve majtiste. Për më tepër, kjo do të rezultojë me një administratë të re konservatore e cila do të ashpërsojë edhe më shumë masat kursyese, duke ngritur pengesa të reja për ta penguar hyrjen e të huajve të urryer. Shumë majtistë e kanë të vështirë që ta kuptojnë pse kam bërë kampanjë për të mbetur, pasi që liderët e BEsë më kishin përgojuar personalisht dhe e kishin shtypur “Pranverën e Athinës” në vitin 2015. Natyrisht, asnjë agjendë me të vërtetë progresive nuk mund ngjallet nëpërmes institucioneve të BE-së. DiEM25 ishte themeluar në bazë të bindjes se ajo është vetëm kundër institucioneve të BE-së, por brenda BE-së, se politika progresive ka gjasë në Evropë. Majtistët dikur kuptonin se shoqëria e mirë mund të arrihet duke hyrë në institucionet kryesore, me qëllim të mbizotërimit të funksionit të tyre regresiv. Motoja jonë ishte “Brenda dhe kundër”.
Një kritik tjetër i DiEM25, Thomas Fazi, beson se, “duke pasur parasysh makijazhin aktual të Parlamentit Evropian”, Greqia përsëri do të shtypej edhe sikur parlamenti të ishte më demokratik. Kolegu ekonomist i Fazi-t, Heiner Flassbeck, po ashtu thotë se shteti kombëtar, e jo ndonjë terren pan evropian i imagjinuar, sikur që sugjeron DiEM25, është vendi i duhur për të bërë ndryshime. Në fakt, DiEM25 përqendrohet në të dy nivelet dhe përtej tyre. E majta dikur e kuptonte rëndësinë e operimit në mënyrë të njëkohshme në nivelin komunal, regjional, kombëtar dhe ndërkombëtar. Pse papritmas ndjejmë nevojën që ta favorizojmë kombëtaren në raport me evropianen? Derisa DiEM25 angazhohet për një union demokratik, ne gjithsesi refuzojmë si domosdoshmërinë, po ashtu edhe dëshirën për një “union edhe më të madh”.
Sot, establishmenti evropian është duke punuar kah një union politik, të cilin ne e konsiderojmë si kafaz të hekurt. Ne i kemi shpallë luftë këtij koncepti në Evropë. Vitin e kaluar, kur kreditorët zyrtarë të Greqisë na kërcënonin me përjashtim nga eurozona, bile edhe nga BEja, unë nuk trembesha. DiEM25 është e pajisur me një shpirt rebel: ne nuk do të detyrohemi nga perspektiva e dezintegrimit të BE-së, për ta pranuar një BE të establishmentit. Në fakt, ne besojmë se ka rëndësi që të përgatitemi për kolapsin e BE-së nën peshën e arrogancës së liderëve të saj. Por, kjo nuk është njësoj sikur ta bëjmë dezintegrimin objektiv tonin duke ftuar forcat progresive evropiane që të bashkohen me neofashistët për të bërë kampanjë për një gjë të tillë. Filozofi Slavoj iek, nënshkrues i DiEM25, tash vonë deklaroi se nacionalizmi socialist nuk është mbrojtje e mirë ndaj socializmit nacionalist postmodern, të cilin do ta sillte dezintegrimi i BE-së. Ai ka të drejtë. Tani, më shumë se kurrë, një lëvizje humaniste pan evropiane, për demokratizimin e BE-së, është gjëja më e preferuar e së majtës
Albrim Badallaj
Çështja e shumëpërfolur e ndërtimit të 300 shtëpive të reja në “Luginën e Diellit”, ka treguar edhe njëherë pafuqinë e Qeverisë së Kosovës dhe destruktivitetin që egziston brenda disa liderëve të mazhorancës, me deklarata kundërthënëse. Nga njëra anë duke u bazuar në pakon e Ahtisarit dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, synohet që popullit ky projekt t’iu servohet si një drejtë e pamohueshme, e që realisht paraqet një rrezik të madh për sovranitetin e vendit, mirëpo edhe për shtrirjen e (pa)fuqisë së shtetit të Kosovës dhe institucioneve tona në atë pjesë. Marrëveshjet bilaterale, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, nënkuptojnë që duhet të ketë reciprocitet në vendimet e nënshkruara.
Ne e dimë që tani e 17 vite a kanë mundur shqiptarët të ndërtojnë shtëpi në pjesën veriore apo në lagjen “Kroi i Vitakut” ku u pat tentuar disa herë që të rikthehen ata. Edhe pse brenda shtetit të tyre, shqiptarët në pjesën veriore nuk guxojnë të administrojnë parcelat e tyre, e le më të investojnë në to. Procesi i integrimit të serbëve dhe kthimi I tyre në Kosovë do të duhej të ndodhte paralelisht me kthimin edhe të shqiptarëve në pjesën veriore dhe njëkohësisht tëi’u garantohet siguria për jetes këtyre të fundit. Ky projekt serb, i cili me plotë kuptimin e fjalës është shovenist, edhe në qoftëse realisht tenton që t’i rikthej serbët që kanë qenë banor të dikurshëm të asaj pjese, gjë që nuk e dimë sigirt meqë mund të ketë manipulime në këtëproces nga pala serbe, nuk po duket fort i nisur për qëllime të mira, për shkak se në krye të këtij projekti po qëndron i ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,e jo përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ne nuk mund t’a harrojmë asesi që ky projekt është planifikuar prej kohësh dhe në këtë ka gisht edhe vet Qeveria e Kosovës. Duke u nisur nga vendimi i dhjetorit 2013 për krijimin e një fondi nga icili do të përfitojnë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku, pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, na ngrit dyshime që ky fond ka pasur një prapavijë pse është krijuar. Shqetësimin e rrit edhe me shumë fakti se ky fond nuk është prekur fare tani e tri vite, i dedikuar për projekte kapitale në komunat veriore me shumicë serbe, ngaqë Bordi menaxhues i tij nuk ka qenë funksional ne kontinuitet, ani pse në të mjetet janë derdhur vazhdimisht.Burimet fillestare të fondit të zhvillimit është thënë se do të jenë nga taksat doganore, taksat indirekte dhe obligimet tjera në dy pikëkalimet kufitare në veri – Jarinjë e Bërnjak – siç janë tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akciza.
Deklarata e ministrit të Financave, Avdullah Hoti, se në këtë fond zhvillimor, i dedikuar për pjesën veirore deri me tani janë mbledhur 10 milionë euro, tregon qartë se edhe tek rasti i ndërtimit të“Luginës së Diellit”, nuk ka pasur nevoj fare që Beogradi të jetë sponsorizues financiar, meqë komuniteti serb fondet i kanë të gatshme nga shteti i Kosovës, një pjesë e madhe prej të cilëve as qëe njohin këtë shtet por as nuk kontribuojnë për ndërtimin e tij në asnjë formë, duke mos i paguar taksat dhe detyrimet karshi shërbimeve të shtetit. Për këtë arsye, i bëjë thirrje bashkëatdhetarëve që jetojnë në diasporë por edhe tregtarëve shqiptarë, që kur hyjnë në Kosovë, të mos kalojnë nga dy pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, meqë një pjesë e kontributit tyre në doganë i’u takon ex-officio komunitetit ardhacak serb.
Ky kolinizim i tokës së Kosovës nga Serbia, tani është duke u bërë në mënyrë diplomatike, pasiqë i ka shtjerruar të gjitha format dhe taktikat propadandistike kriminale përmes grupeve dhe strukturave që i posedon në Kosovë, e si gjithnjë politika serbe është shumë hapa para asaj të Kosovës, anipse liderët tanë mburren për përfaqësuesit e tyre diplomatikë të dështuar. Në këtë rast, Beogradi, po dëshiron t’a paraqes pafuqinë dhe brishtësinë e shtetit të Kosovës që e ka në Veri, ku vetëm me dëshire dhe vullnet të Beogradit mund të shuhen strukturat paralele, e nga ana tjetër kryeministri Mustafa ka fuqi vetëm kundërshtuese nga sedilja e tij nëPrishtinë, për projektet që synohen të realizohen nga Beogradi, meqë qdo veprim policor nëveri, kundër serbëve, anipse është në pajtim të ligjit do të thotë acarim të marrëdhënieve me Serbinë.
Kështu së paku interpretohet. Me të marrur vesh se krijimi iAsosiacionit të komunave me shumicë serbe do të ketë fuqi të madhe, atëherë Serbia reagoi në mënyrë të shpejtë duke u munduar ta popullojë këtë pjesë, bilem është në gjendije t’iu ofroj edhe paga të majme pa punuar fare atyre që pranojnë të “kthehen”, vetëm e vetëm qëfuqinë për destabilizimin e situatës kurdoqoftë në Kosovë, ta ketë në dorë Beogradi. Tendencat e tyre janë që sa më shumë të jetë e mundur të(mbi)popullohet kjo pjesë, e nuk duhet të quditemi që ky numër mund të arrij edhe shifrën gjysmë milionëshe, për arsye se në të ardhmen e afërt përmes Asosiacionit, me kaq numër relativisht të madhë te popullsisë të kërkohet autonomia e tyre, kartë që e kanë përdorur edhe tek rasti i Bosnjës. Tek ne flitet për sovranitet të vendit, por ai egziston vetëm si i shkruar në Kushtetutë, po aq sa shkruan se të gjitha komunitetet janë të barabarta, dhe po aq sa shkruan se vendi ynëështë shtet demokratik e ligjor. Favorizimi i komunitetit pakicë serb, karshi komuniteteve të tjera pakicë, por bilem edhe karshi pjesës shumicë shqiptare në disa raste, nuk është parë askund përveq se tek rasti i Aparteidit në Afrikë të Jugut, ku pakica e bardhë e huaj udhëhiqnin dhe dirigjonin shumicën vendase me ngjyrë të zezë.
Edhe më shumë e rëndon situatën, fakti që këto shtëpi planifikohen të ndërtohen përmbi gërmadhat e shtëpive të djegura të shqiptarëve nga forcat serbe. Prishtina zyrtare defakto e ka humbur “luftën” në paqe, meqë në diaolg me Serbinë ka pranuar që Beogradi të ketë qasje në një pjesë të vendit përmes qfarëdo mundësie, qoftë për qëllime investuese apo për integrimin e komunitetit serb, që gjithmonë kanë pasur prapavijë politike dashakeqe. Ndikimi i një shteti të huaj, e sidomos të një shteti armik në të kaluarën, i cili edhe sot ka ngritur synime territoriale në vend është i papranueshëm, jo legjitim dhe antikushtetues. Insitucionet e Kosovës medomos po mundohen që të kontribuojnë në rikthimin e serbëve, thuajse shteti ynë nuk do të mundet të ec përpara pa ta. Standardet e dyfishta janë aplikuar deri më tani vetëm në favor të komunitetit serb, ani pse të tillët i’u kanë borgj qindra miliona euro koorporatave shtetërore të Republikës së Kosovës. Kosova asnjëherë nuk e ka ngritur shqetësimin për shqiptarët e Luginës, të cilët nuk kanë as Universitet e as Maternitet, e bilem nuk i’u lejohen as librat në gjuhën shqipe të dërguara nga Republika e Kosovës. Kosova duke harruar të kaluarën e hidhur, të cilën kanë filluar mos ta përmendin, së paku për poena politike karshi bashkësisë nderkombëtare, kartën e viktimës shpeshherë e ka spostuar pa qëllim tek serbët. Këto veprime të Beogradit dhe moszbatimi i disa marrëveshjeve të Brukselit, pa e qar kokën fare, janë shenja të matjes së durimit të popullit shqiptarë në Kosovë, por edhe të fillimit të një lufte të ftohtë mes dy shteteve, e inicuar kjo nga Serbia, meqë Kosova nuk ka as kapacitete por as qëllime për një gjë të tillë.
Këngëtari i famshëm botëror, thuhet se ka vdekur në moshën 42 vjeçare, saktësisht më datën 16 gusht të vitit 1977. Mirëpo, tani është publikuar një video, ku shihet një person me gjestet e njëjta të Presley, e për të cilin kanë lindur dyshime se ai ende gjallë.
Përmes kësaj video është bërë një krahasim interesant i lëvizjeve të yllit botëror dhe këtij personi, i cili është duke punuar tokën, shkruan Express.uk. /GazetaExpress/
Dikur jeta gëlonte kudo, por tashmë fshati është boshatisur gati tërësisht dhe aty ende jetojnë vetëm pesë familje. Fshati Leskovec i Prizrenit ka një peizazh të mrekullueshëm dhe disa nga ish-banorët kanë ndërmarrë iniciativën që ta kthejnë atë në një fshat turistik.
Naser Berisha shprehet se dikur fshati Leskovec (tani Arbëri) ishte fshati më i zhvilluar në këtë pjesë të Vërrinit. Zhvillimi i këtij fshati ishte i përqendruar në zhvillimin sidomos të blegtorisë. Tufat e deleve, pastaj dhive të këtij fshati, thuhet se ishin të njohura në gjithë komunën e Prizrenit e më gjerë. Por, ajo që banorët e këtushëm i dallonte ishte kultivimi i dredhëzave dhe qershive, me të cilat Berisha shpjegon se njiheshin këta banorë edhe përtej Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.
Po ashtu shumë banorë të këtij fshati herët kishin marrë rrugën e kurbetit dhe kishin sjellë nga jashtë përvojat e tyre. Por, herët, gjatë viteve 1960, banorët filluan ta lëshojnë fshatin, duke tentuar të zbresin ose në Prizren, ose të shkojnë edhe më tej në kërkim të një jete më të mirë. Megjithatë, shumë familje do të mbeteshin në fshat deri në fillimet e luftës së fundit në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Aktualisht përgjegjësi i këtij fshati, Hajredin Berisha, shpjegon se për një kohë të gjatë Komuna nuk kishte bërë asnjë investim dje jeta në fshat ishte e vështirë. Kjo kishte bërë që të ikin edhe ato pak familje që ishin kthyer pas luftës.
“Megjithatë tani falë investimeve nga Komuna e Prizrenit u rikthye shpresa se edhe këtu do të rikthehet jeta”, pohon Berisha.
Kurse Shkodran Berisha, veprimtar i këtij fshati tani banor në Prizren, flet me admirim për guximin e luftëtarëve të lirisë të këtij fshati. Sipas tij, gëzon fakti që janë disa familje që kanë marrë vendim të rikthehen atje në Leskovec dhe të merren me blegtori.
“Dikur nga ky fshat kishin dalë trima të shumtë për liri, kurse tani është boshatisur dhe aktualisht jetojnë vetëm pesë familje”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, pritet që së shpejti ky fshat të bëhet fshat turistik, i cili shquhet për traditën e bukë-dhënies dhe mikpritjes.
“Po fshati Leskovec po mendojmë ta bëjmë një pikë turistike, e cila do të jetë urë lidhëse, që do të lidhet nga Leskoveci deri në kala dhe mendojmë që në të ardhmen ta lidhim këtë rrugë me Cvilenin”, tregon Shkodran Kryeziu, ish-banor i këtij fshati.
Leksoveci ka resurse të mira natyrore, ka ujin e mrekullueshëm dhe peizazhin mahnitës.
Xhamia treshekullore që nuk është vënë nën mbrojtje
Sipas banorëve të fshatit, xhamia në Leskovec, ku ata i bënin lutjet dhe tubimet fetare në atë kohë, është ndër më të vjetrat në vend. Ky objekt fetar nuk është vendosur në mbrojtje, edhe pse është një objekt i vjetër më shumë se tre shekuj.
Profesori Ilam Berisha shprehet se fshati shtrihet në pjesën jugore të Prizrenit, edhe atë në një largësi rrugore prej 6 kilometrash. Në lindje kufizohet me katundin Jabllanicë, në verilindje me Pouskën, në jug me Kushtendilin, në jugperëndim me Malësinë e Vërrinit, ndërsa në perëndim me Hoçën. Maja më e lartë e fshatit është mali Cylen, me një lartësi mbidetare 1300 metra. Janë të njohura familjet si Berisha, Krasniqi, Xhemaj, Shoshaj, Shala dhe Kryeziu.
Katundi Arbëri supozohet të ketë gjurmë mjaft të lashta. Këtë e tregojnë edhe varrezat shumë të vjetra me gurë në formë të zgjatur, të mëdhenj e pa simbole.
Lidhur me Leskovecin si vendbanim janë gjetur dokumente që dëshmojnë lashtësinë. Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e shenjtorëve të manastirit Mihail e Gabriel, afër Prizrenit, të mbretit Dushan të vitit 1348, mandej në librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit që ka filluar të mbahet prej vitit 1369.
Si vendbanim është i regjistruar në Muhasebi Vilayet Rumeli defteri, Sanxhaku i Prizrenit i vitit 1530 me emrin Leskofça. Ky vendbanim, në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit njihet edhe me emrin Leskofc, i ndarë në dy timarë (apo lagje). Njëra lagje kishte 2 shtëpi, ndërsa tjetra 13 shtëpi tre beqarë dhe një e ve. Emri Leskofc përmendet edhe në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte tri çifte. Ndonëse popullata e këtij vendbanimi ka vazhduar të jetojë, që nga vitet e përmendura, nuk janë zbuluar shënime. Me të njëjtin emër, pra Leskofc, është i regjistruar në sallnamet (shkrimet, librat) e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe 1900 (1318 h)
Leskovec apo Arbëresh
Banorët e Leskovecit thuhet se janë banorë të ardhur nga vendi i quajtur “Ara e Gjeqit” (Gjeq, ka kuptimtin mjegull). Sipas disa pohimeve, arbneshët paskan qenë lagje periferike e Prizrenit, dhe janë shpërngulur në vendin që do ta quajnë Arbnesh, që është edhe emri i ri që i është vënë pas çlirimit të Kosovës nga Serbia. Sipas gojëdhënave, këtyre u paskan humbur disa dhi dhe, duke i kërkuar dhitë, i kanë gjetur në Leskovec. Kur kanë parë se aty paska ujë dhe vendi vlerësohej si shumë i përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, janë vendosur dhe kanë filluar jetën aty. Në mesin e këtyre banorëve të Arbneshit, ka pasur edhe katolikë, të cilët kanë bërë rezistencë që të mos e ndërrojnë fenë, madje disa edhe kanë vdekur si katolikë, si Xhima… etj.
“Ndërkaq, arbneshët janë banorë shqiptarë, të cilët për shkak të rezistencës së armatosur dhe sukseseve të njëpasnjëshme në luftërat kundër turqve osmanë, kanë qenë të ndjekur dhe janë shpërngulur nëpër vende të ndryshme, si arbneshët e Zarës, arbneshët e Peshterit, prandaj, edhe arbneshët e Prizrenit, tash të Arbërisë (të Leskovecit), duhet të jenë të tillë, ndaj mund të supozohet se edhe arbneshët Leskovecit e kanë prejardhjen nga Malësia e Mbishkodrës”, pohon Ilam Berisha.
Ka mendime se, disa banorë të hershëm të Leskovecit janë shpërngulur nga një vendbanim i vjetër, nga një kodrinë e Hasit, (në afërsi të Zymit), përballë lindjes së diellit që kishte relativisht në afërsi një burim të ujit që quhej dhe quhet edhe sot Laskavec.
Nikollë Kërhanaj thotë se supozohet se disa banorë të katundit Arbëri, origjinën e kanë nga qyteti ish-shqiptar Leskovci (tash qytet i aneksuar nga Serbia) konkretisht nga qyteza Lebanja, pjesë nën administrim të Serbisë, dikur vendbanime me shqiptarë autoktonë. Sipas historianëve, me qindra katunde shqiptare janë dëbuar dhunshëm nga qytete të ndryshme që sot janë serbe. Konkretisht, banorët e lagjes “Osnoviq”, mendohet se janë të ardhur nga Lebanja. Pas kësaj, thuhet se ka pasur të ardhur të tjerë, të cilët janë vendosur në një pjesë tjetër të katundit (lagje) dhe janë quajtur Kosoviq.
Shpërngulja e madhe nga katundi
Nga Leskoveci, për shkak të terrorit të vazhdueshëm hegjemonist serb, një numër i banorëve janë shpërngulur edhe jashtë Kosovës, si në Turqi, Junon (Greqi). Mund të përmendim familjen e Yzyr Berishës, i cili nga presionet serbe është detyruar ta lëshojë Kosovën dhe është shpërngulur në Turqi, që sot në Turqi, përkatësisht në qytetin Izmir, kjo familje përbën një lagje të tërë shqiptarësh, të gjithë nga Leskoveci, përkatësisht Arbëria e sotshme.
Shumë të rinj nga Leskoveci kanë qenë jeniçerë, (ushtarë të Turqisë), si Salla Krasniqi, Hamëz Berisha, ndërsa disa edhe komandantë shumë të suksesshëm të ushtrisë turke, si Etem (Shala) Çaushi, Liman (Xhemaj) Çaushi, Rrahman (Krasniqi) Çaushi. Pas përfundimit të luftërave ruso-turke, këta komandantë turk, me origjinë shqiptarë nga Leskoveci, kthehen në vendlindje, tashmë me meritën e luftës si komandantë dhe me gradat ushtarake të fituara në Turqi. /Kosova Sot/
Se bashkëjetesa në Prizren është në nivelin më të kënaqshëm, tregon edhe organizimi i i iftarit të përbashkët në rrugën “Marie Kraja” të lagjes “11 Marsi” ku jetojnë banorë të komunitetit shqiptarë dhe atij boshnjak.
Njëri nga iniciatorët e kësaj ngjarje jo të zakonshme në Prizren, Shaban Sulejmani, tha se duke e pasur parasysh faktin se jeta e banorëve të të dyja komuniteteve është në një harmoni ndërnjerëzore, e kemi menduar që të organizojmë këtë iftar duke u shoqëruar edhe më tepër. Ndërkaq, Sulejman Maksuti, shprehu besimin se edhe gjeneratat e ardhshme do të vijojnë të kultivojnë marrëdhënie edhe më të mira, për një jetë të lumtur dhe në mirëkuptim të lartë ndërnjerëzor.
“Është kënaqësi të shohësh fqinjët së bashku duke ngrënë në këtë muaj të shenjtë iftar të përbashkët. Ky iftar është edhe një tregim për gjeneratat e reja që edhe ata të vijojnë të jetojnë të lumtur duke respektuar njëri tjetrin. Kjo darkë është edhe tregues i qartë se qytetarët mund të jetojnë në harmoni të plotë dhe të bashkuar“, theksoi ai.
Organizatorët bën të ditur se kjo ngjarje do të jetë tradicionale në të ardhmen, dhe iftare të ngjashme do të shtrohen çdo Ramazan. /Tv Prizreni/
NË NJË RRUGË TË PRIZRENIT, BANORËT SHQIPTARË DHE ATA BOSHNJAKË SHTRUAN IFTAR TË PËRBASHKËTSe bashkëjetesa në Prizren është në nivelin më të kënaqshëm , tregon edhe organizimi i i iftarit të përbashkët në një rrugë ku jetojnë banorë të komunitetit shqiptarë dhe atij boshnjak. Fal iniciativës së disa banorëve të rrugës “ Marie Kraja” të lagjes 11. marsi në Prizren, mbrëmë është organizuar një iftar i përbashkëtë i banorëve. Njëri nga iniciatorët e kësaj ngjarje jo të zakonshme në Prizren, Shaban Sulejmani, tha se duke e pasur parasysh faktin se jeta e banorëve të të dyja komuniteteve është në një harmoni ndërnjerëzore, e kemi menduar që të organizojmë këtë iftar duke u shoqëruar edhe më tepër. Ndërkaq, Sulejman Maksuti, shprehu besimin se edhe gjeneratat e ardhshme do të vijojnë të kultivojnë marrëdhënie edhe më të mira, për një jetë të lumtur dhe në mirëekuptim të lartë ndërnjerëzor. “ Është kënaqësi të shohesh fqinjet së bashku duke ngrënë në këtë muaj të shenjtë iftar të përbashkët. Ky iftar është edhe një tregim për gjeneratat e reja që edhe ata të vijojnë të jetojnë të lumtur duke respektuar njëri tjetrin. Kjo darkë është edhe tregues i qartë se qytetarët mund të jetojnë në harmoni të plotë dhe të bashkuar “., theksoi ai. Organizatorët bën të ditur se kjo ngjarje do të jetë tradicionale në të ardhmen, dhe iftare të ngjashme do të shtrohen çdo ramazan…
Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 25. Juni 2016
Një adoleshent është mbytur në ujërat e lumit Seman. Adoleshenti i moshës 16 vjeçare ka qenë duke u larë me disa bashkëmoshatarë të tij kur ka ndodhur ngjarja tragjike.
Ai është nxjerrë nga shokët e tij prej lumit dhe ka qenë në gjendje të rëndë, por ka humbur jetën më pas.
Policia ka njoftuar se 16-vjeçari me inicialet K.G është mbytur aksidentalisht duke u larë në depot e ujit të Kompanisë së naftës Bankers, shkruan shekulli.com
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka krahasuar Hashim Thaçin me gjarprin indian. Ka thënë se Presidenti në luftë e kishte nofkën “gjarpri”, por pasluftës tregoi se ishte indian e jo gjarpër ilir.
Kurti ka thënë se tash në rolin e ri, Presidenti po vallëzon me këngën e Aleksander Vucicit.
http://dai.ly/x4ibpzq
Nga Hajdar Mallaku
Ajo ditë ishte e hënë. Pas pushimit të fundjavës, pashë që nga materniteti po dilnin shumë nëna me foshnje para duarsh. Tri prej tyre i njihja, e drejta dy, se për të tretën më tregoi njëra prej tyre. Unë shkova atë ditë për ta vizituar dajën, që ishte i shtrirë atje dhe isha shumë i lidhur me të, që nga fëmijëria. Ishte parim që te i sëmuari në spital apo në shtëpi të mos shkoje duarthatë. Në dorë kasha një kese me diçka për dhuratë, jo pse ai nuk kishte, se falë Zotit i kishte të gjitha të mirat, por shëndeti po e tradhëtonte atë shkëmb njeriu që shpirtit i thoshte:”A po e kryen punën, a po del…?” Nuk dinte për lodhje as për ankesë.
Në shkallët e katit të parë, që ishin mjaft të gjëra, kishte një sheshpushim në mes. Aty e takova Florimin me të ëmën dhe të shoqen, që po zbrisnin, ndërsa unë po ngjitesha lart. Ishte dhëndër i një miku të familjes dhe shpesh ishim takuar me të në të mirë dhe në të keq. Ai tashmë punonte në Gjermani, ndërsa e ëma me të shoqen dhe dy djem të vegjël jetonin prapa shpinës së botës, në fshatin Pllajvaj, atje ku, si thuhej, i ndanin paratë hajdutët.
-Jungjatjeta!- ju thashë me vështrimin e parë, e, kur shikova më me ngulm, sytë i kalova prej njërit te tjetra dhe te e trata. Pashë që të tre po mbanin para duarsh nga një foshnje të porsalindur të lidhur lulak.
-E mora shoqen nga materniteti, më tha. E kam pasur për lindje. Kemi trinjakë, që të tre djem.
-Qofshin me jetë të gjatë, që të tre dhe paçin fatin e mbarë! E paske obligim të shtiesh tri herë me pushkë, se të paskan lindur tri pushkë të gjata,- i thashë. Madje kur të vijmë për urime do t’i pimë nga tri kafe dhe do të ngremë dolli me nga tri gota alkool.
– Je i mirëseardhur! – më tha.
E humba toruan t’i pysja në fillim si ishin me shëndet dhe si shkonin me punë dhe tash në fund po ua zgjatja dorën shpejt e shpejt të mos i vonoja. Te Florimi vërejta gëzimin që ish i mbështjellë me një obligim të shtuar për t’i rritur fëmijët, jo për para, po për të jetuarit larg, pas shtatdhjetë e shtatë bjeshkësh.
E ëma e tij ishte më e hareshmja. Ajo ishte plakur dhe lindja e tre djemve, pas dy të tjerëve që i kishin, i kish dhënë krahë. Ajo e respektonte traditën shqiptare të ngulitur prej kohësh se lindja e djemve ishte shtim i familjes, shtim i krahëve të punës dhe shtim i sigurisë familjare. I shkonte mendja për të keq, edhe pse gjërat kishin ndryshuar për të mirë, se vetë asaj i kishin vdekur sa fëmijë dhe falë Zotit që shpëtoi ky djalë dhe tash po ia shton shtëpinë. Nuk e qonte mendjen te mbrojtja e atdheut se këtë e dinin të tjerët.
Më e heshtura ishte e shoqja, Sheqerja, që krahas gëzimit për lindjen e djemve, madje dhe gëzimit për lirim të rehatshëm të saj, e ndryente me dhunë një buzëqeshje si t’i vinte turp për atë lindje trinjakësh. Ma shtrini dorën nën lulak dhe u ndamë.
Pak hapa më tutje qe shoku im i punës, Sabiti, me të shoqën. Ajo mbante para duarsh një foshnje të porsalindur. I vërejta se nuk ishin në hare, por nuk e dija pse ishin në spital. Pas hamendjes a të ndalet a mos të ndalet, e mposhti kërkesën e zemrës dhe u ndal. Pasi u falëm më tha:
-E pata shoqën për lindje. Prapë kemi vajzë.
-Është vajza e katër,- tha e shoqja dhe i rrodhën lotët.
E pata vështirë t’i ngushëlloja, por me ato fjalë që më erdhën stisa urime si këto:
-Qoftë me shëndet e me jetë të gjatë! E pastë këmbën e mbarë! Dhëntë Zoti të përkund vëllezër! Ju jeni të rinj dhe Zoti ju dhuron edhe djem. Duhet pasur besim. Falë Zotit vajzat janë të shëndosha dhe e gjejnë fatin e vet. Kujtoni ata prindër që nuk kanë fare fëmijë ose i kanë me të meta.
Vërejta që as i shoqi nuk ish liruar nga mendësia e të pasurit djem se lëre më e shoqja që ishte amvise dhe s’kishte mbaruar më tepër se shkollën fillore. E, të shoqes, më bëhej se i tingëllonin në vesh thëniet e plakave, madje dhe të vjehrrës: “Kur lind vajzë e parë, edhe trarët pikojnë vrër”, “Kur lind vajzë e dytë, dridhen themelet e shtëpisë” ,”Kur lind vajzë e tretë, ka dergjë, ka nemë, ka lotë…” Sa mallkime të tmerrshme për vajzat, për ato krijesa engjëllore të familjes ! Sa mosbesim për ato „fajtore kujdestare“ që mendohej se në çdo moment mund ta turpëronin familjen. Sa emra përbuzës: Keqe, Helme, Derte, Pseerdhe, Shkurte … Pa asnjë përdëllim. Dhe bindja tjetër se “ Po të kesh vajza, do t’i bajsh dert dyert e dynjasë edhe kur ke mundësi t’u ndihmosh e sidomos kur nuk ke mundësi. E veçmas kur nuk janë rehat me burrat e tyre“.
Ishte krijuar madje një urim dhe mallkim bashkë „Të hjektë e enjta !“-sepse të enjten bëheshin dasmat zakonisht. Rast i turpshëm do të ishte dhe ardhja e dhëndurve kalavar, në shtëpi të gruas, pas vdekjes së prindërve të vajzës dhe grindja e ndarjes së pasurisë në një rrreth tjetër familjar. Ky mentalitet gjithënjë e më shumë po thyhej dhe po zëvendësohej me atë të botës së qytetëeuar, por ja, po zvarritej ende në këto troje.
Në mes të nënave që dolën atë ditë nga materniteti vërejta dhe njërën që zbriste me lotë në sy. Para duarsh i shoqi mbante lulak një foshnje të porsalindur, por mbuluar me një rizë të zezë, ndërsa e shoqja veç sa nuk ia kishte plasur gjëmës. Ishte krejtësisht e humbur dhe mezi i ndërronte hapat. Kuptova rastësisht atë ditë nga një grua që fliste si e kanë shprehi gratë që në vende publike pikërisht i publikojnë edhe fshehësitë më të mëdha. Ajo tha se ajo grua nuk kishte fëmijë njëmbëdhjetë vjet dhe pasi mbeti me barrë, këtë fëmijë dje e kishte dështuar. Gëzimet e saj u shembën si të ishin hedhur në humbnerë dhe si kundërshpërblim u mbush me vrer.
Pasi u ktheva nga vizita m’u ngulit në mendje herë një meditim e herë një tjetër. Dhe kjo për secilën familje veç e veç. Familja e Florimit e kishin brengë si t’i rrisnin pesë djem në një fshat të prapambetur ku s’kishte rrugë, ku s‘kishte ujë, ku s’kishte mjek, ku s’ishte i mundur shkollimi, ku s’kishin shtëpi për të qenë, aty ku toka më shumë kishte gurë se sa dhe, dhe të lashtat i digjte dhe hëna natën se lëre më dielli ditën. Në këtë fshat e kujtonin nusen që kish shkuar për t’u sjellë ujë argatëve dhe kish qajtur. Nuk kish gjetur vend pa gurë për ta vendosur gërqakun. I vjehrri e kish vërejtur dhe kur kish ngulur këmbë që nusja të tregonte se ç’kishte: mos e kish ngacmuar kush, mos nuk ish e kënaqur me burrin apo me shtëpinë, ajo e zënë ngushtë kish treguar se nuk gjeti vend pa gur për ta vendosur gërqakun, se ish friguar se mos do ta thyente dhe bota do të thoshte se nusja ishte e pakujdesshme.
Po. Këtu jeta ishte luftë, jeta ishte ngulm dhe çdo vështërsi duhej përballuar. Nëna e fëmijëve treneq duhej të bënte një sy gjumë si qeni i kallajxhiut dhe do të rrinte kujdestare natë e ditë. Por, në mision të shenjtë.
Pas tre muajsh e takova prapë Florimin, i cili më tha se fëmijët i kish shumë mirë dhe po rriteshin si guracekë (lule Shën Gjergji). Në Gjermani nuk më besuan se kam treneq, edhe pse i dërgova dokumentet, më thanë se duhet t’i çoja fëmijët atje për t’i parë. Pasi me shumë mund i dërgova atje, nëpunësit qeshën dhe më dhanë shpërblim me të cilin ua bleva fëmijëve një lopë qumështi dhe i rregullova dokumentet për shtesa fëmijënore. Tash erdha për ta sjellë familjen në Kosovë dhe duhet të kthehem në punë.
Pas dy vjetësh, familjes së dytë, Sabitit, i lindi djalë. E pagëzuan me emrin Gëzim dhe kishte arsye se ishin gëzuar familja, por dhe të gjithë dashamirët e tij, si thuhet guri dhe druri. Shkuam me disa shokë të ngushtë për ta uruar. Për mahi, pas urimeve të sinqerta, i thamë se të është shtuar një pushkë e gjatë dhe rendi është edhe ti t’ia krisësh njëherë.
-Çejf kam, po këtu është qytet, mandej gjendja politike nuk është e mirë.
-Atë ditë kur na lindi vajza e katër, qemë mërzitur shumë,- tha e shoqja. Zoti mos na e paftë për të madhe. Në shkallë të korridorit të spitalit, më kujtohet, e takuam dhe profesorin. Por, më në fund, na gëzoi Zoti me djalë dhe e keqja harrohet me të mirë.
-Atë ditë, tha prapë e shoqja, Nazja, rastisi të delte nga materniteti dhe një grua që lindi treneq. Le të më ndjejë Perëndia se unë u ngushtova dhe thashë: “O Zot i madh, asaj ia dhe tre djem edhe pse i kishte dhe dy më parë e për mua nuk e pave të arsyeshme të ma falësh një, por më ngarkove dhe me një vajzë !” E kisha humbur arsyen se secili e ka fatin e vet.
Pasi e kishim pa teklif i shoqi, Sabiti, e pati shtegun dhe i tha:
-Po pse moj grua nuk ia bëre me sy atij burri që di t’i bëjë pesë djem radhazi?
-Leht e ke tash mor burrë, që na lindi djalë, mahitu sa të duash. Unë tash jam më e fortë se kam shtier rrënjë. Unë dhe ti e dimë se nuk jemi të tillë. Po ti pse nuk ia bëre me sy asaj fisnikeje dhe ta pyesësh se si ta bënim një djalë?
-Të kam fisnike, moj Naze! – i tha i shoqi dhe ia plasëm gazit. Ndërsa e shoqja vazhdoi:
-Atë ditë doli nga materniteti dhe një grua që pas njëmbëdhjetë vjetësh kish mbetur me barrë dhe kish dështuar, pasi ishte vonuar të vinte te mjeku. Tërë natën vajtoi dhe vajtoi dhe nuk u përmbajt. As ne nuk mundëm ta ngushëllonim. Ajo jeton në rrugën afër nesh. Nga mërzia, tha, kish fituar traumë dhe jeton në depresion psikik. Nuk lindi më, as i shoqi nuk u martua si bënin shpesh ata që nuk kishin fëmijë.
-Për këtë edhe librat e shenjë flasin sipas parimit filozofik ataraks dhe thonë „ O i gëzuar, mos u gëzo ! …/ O i hidhëruar, mos u hidhëro! ”- shtoi njëri nga shokët. -Çdo gjë duhet pranuar me gjakftohtësi.
Paramendova që atë ditë mund të ketë dalë nga materniteti dhe ndonjë grua që sa vite kishte ëndërruar për t’u bërë nënë, që ka qenë për vizitë mjekësore te gjinekologu, por që ka mbetur tërë jetën beronjë. Fëmija për të ka qenë një gozhdë e ndryshkur e ngulitur në shpirt. Paramendova dhe ndonjë nënë që mund të ketë lindur fëmijë me të meta dhe dhimbjen për të do ta bajë si vath në vesh tërë jetën.
Paramendova dhe ndonjë nënë që pas djemve do të donte ta kishte së paku një vajzë. E dija dhe një familje që, pas pesë vajzave, pati dy djem. I humbi që të dy: njërin në fatkeqësi komunikacioni e tjetri u mbyt në liqen. I kish ngulfat e keqja: humbja e bijve, persekutimet politike dhe varfëria i kishin sjellë buzë humbnerës. Mjeku dashamirës i ndihmoi me barëra dhe në momentin e fundit të plleshmërisë e lindën një djalë. Dija dhe nëna që kishin humbur djalin apo vajzën e vetme. Dija nëna që kishin vetëm djem, madje shumë; dija nëna që kishin vetëm vajza dhe shumë. Sa dhe sa raste të tjera. Femrat në rend të parë e mallkojnë moslindjen dhe sublimimi i tyre është fëmija, engjëlli i ripërtëritjes së botës që mund ta bëjë vetëm nëna. Nëna! Madhështia hyjnore e botës. Për të fëmiu jetim kish thënë: „ E mirë është njerka, po s‘ po i vjen era nënë…“ Ja që sa nëna ka bota, aq brenga ka dhe atë tërë jetën e tyre.
II
Njëzet e tre vjet pas asaj dite u ftova në një dasmë. Një fqinj imi po e përcillte vajzën nuse. Vajtëm bashkë me shoqen. Pas urimeve të zakonshme, e pyeta të zotin e dasmës, babain e vajzës që po martohej se kush ishte miku. Më tregoi se babai i tyre, Florimi, pas vdekjes së nënës e kish marrë familjen në Gjermani. Po ishte jetëshkurtër dhe e kish humbur jetën në një fatkeqësi dhe sot, tha , martohen tre djemtë e lindur trinjakë: Amiri, Sajmiri dhe Bamiri. Nuset e tyre kuptohet nuk janë motra si janë ata vëllezër, po dhëntë Zoti e të kalojnë mirë si motra dhe ato. Që te tre po i marrin nuset në Kosovë. Te ne e marrin nusen e tretë, të djalit, Bamirit, që ka lindur pak minuta pas të dytit.
Dy vetura të zbukuruara me nuse brënda pritnin jashtë oborrit, ndërsa e treta hyri në oborrin e fqinjit tonë. Për mahi e pyeta vëllain e madh të tyre, që ishte tash zot i dasmës, se a kishin për të marrë më nuse sot, pas të tretës… Tash për tash jo, më tha, nesër e pas do të shohim…- ma ktheu me të njejtën monedhë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar Nismën për Kuvendin zgjedhor të Partisë dhe zgjedhjen e Fatmir Limajt për kryetar të saj.
“AAK është e bindur se Kuvendi zgjedhor dhe zgjedhja e organeve drejtuese te Nismas dhe zgjedhja e Zotit Limaj në krye të Nismas për Kosovën, do ta forcojnë edhe më shumë këtë parti si dhe do ta rikonfirmojnë bashkëpunimin tonë ndërpartiak, tashmë të dakorduar edhe si koalicion parazgjedhor”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /PrizrenPress.com/