13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6474

44 ditë burg për të arrestuarin në Prizren

0

Një mashkull shqiptar është arrestuar në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. I dyshuari do të qëndrojë në burg 44 ditë, shkruan PrizrenPress.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej 44 ditëve”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Krasniqi: Opsion i pranueshëm mbajtja e dy palë zgjedhjeve përnjëherësh

0

Për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, opsion i pranueshëm është edhe organizimi në pako i zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Edhe pse, sipas tij, më së miri do të ishte që deri tani të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Por, mëqe ato nuk kanë ndodhë, sipas tij, do të ishte zgjedhje më pak e keqe, nëse ato do të shtyheshin për një vit më vonë. Ai thotë se organizimi i zgjedhjeve në një pako do të ishte një lehtësi dhe do të kishte një kosto më të vogël.

Se në cilën kohë pret Krasniqi të mbahen zgjedhjet e parakohshme dhe cilat do të ishin përparësitë dhe të metat e organizimit të dy palë zgjedhjeve në pako ndiqeni videon në vazhdim!

36 aksidente brenda ditës

0

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë njëzetekatër orëve të fundit në gjithë territorin e vendi kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat janë shqiptuar 962 gjoba kundërvajtëse.

Vdes edhe një ushtar rus i plagosur në Siri

0

Një ushtar rus që ishte plagosur në rajonin sirian të Aleppos ka vdekur si pasojë e plagëve, njofton ministria ruse e mbrojtjes më 16 qershor.

Ushtari i identifikuar si Rreshter Mikhais Shiokopoays, është lënduar pasi kolona e automjeteve që i takonin misionit monitorues rus për armëpushimin në Siri është sulmuar në fillim të muajit maj, shkruan më tej ministria në njoftim.

Shirokopoyas, më pas është transferuar në një spital të Moskës, ku edhe vdiq gjatë javës së kaluar. Ministria thotë se “mjekët luftuan për t’ia shpëtuar jetën”, por kjo ishte e pamundshme.

Shirokopoyas është ushtari i nëntë rus që vritet në Siri prejse Moska e ka nisur fushatën ajrore në këtë vend për të përkrahur forcat e presidentit, Bashar al Assad.

Një tjetër ushtar rus raportohet të ketë kryer vetëvrasje në bazën ruse në Siri, Hmeimim, në muajin e parë të operacionit rus.

Babai i Shirokopoyas, Gennady e ka përshkruar varrimin e djalit, që ka ndodhur pa u zbuluar data e sakt, si ceremoni që është bërë me të gjitha nderimet ushtarake.

“Unë e kam një ankesë kundër ushtrisë: djali im nuk jeton më,” iu ka thënë ai mediave shtetërore./rel

Nuk ka prova për ta akuzuar për krime seksuale këngëtarin Richard

0

Këngëtari Cliff Richard, që është një nga artistët më të njohur të Britanisë së Madhe, nuk do të përballet me akuza për krime seksuale, sepse nuk ekzistojnë mjaftueshëm dëshmi, kanë thënë prokurorët të enjten.

Lajmi i publikuar nga agjencia e lajmeve, Reuters thotë se Shërbimit Prokurorial Mbretëror të Britanisë (CPS) i ishte dorëzuar një dosje me dëshmi nga policia në muajin maj, që thoshte se Richards, 75 vjeçar ka kryer krime seksuale.

Ai akuzohej nga katër meshkuj që në mes të viteve 1958 dhe 1983 kanë qenë viktimë e sulmeve seksuale nga Richards.

Obama insiston në kontrollimin e armëve edhe në Florida

0

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se terrorizmi do të ndalet brenda dhe jashtë SHBA-ve, derisa ka vlerësuar se politika amerikane e ka bërë shumë të lehtë që njerëz me çrregullime të blejnë armë zjarri të fuqishme.

Obama i ka bërë këto komente më 16 qershor në Orlando të Floridas, pasi është takuar me persona që i mbijetuan sulmit në një lokal nate për homoseksualë dhe familjarët e 49 viktimave.

Sulmuesi Omar Mateen, kishte deklaruar besnikëri për grupin militant, Shteti Islamik, derisa e kryente sulmin më 11 qershor.

Sulmi, ku është përdorur armë gjysmëautomatike, ka rikthyer thirrjet publike për ligje që kontrollojnë shitjen e armëve.

Obama ka thënë se ligjvënësit amerikanë duhet “të shfrytëzojnë rastin dhe të miratojnë ligjin për kontrollimin e armëve”.

Ai ka thënë se derisa ushtria dhe shërbimet e inteligjencës do t’i luftojnë grupet ekstremiste, qeveria nuk mund të kap çdo “person të çmendur”.

“Fatkeqësisht politika jonë e ka bërë shumë të lehtë për një terrorist apo thjeshtë një person me çrregullime…që të blej armë jashtëzakonisht të fuqishme, dhe se ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore”, ka thënë Obama./rel

Koalicioni pa vota për EULEX-in

0

Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, nuk arriti t’i mbajë deputetët në sallë për të vazhduar debatin për dy projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Kështu kur u erdhi rendi këtyre pikave për t’u trajtuar, nuk kishte kuorum për vazhdimin e seancës. Kuvendi do të vendosë sot për këtë çështje

Mungesa e kuorumit në seancën e së enjtes të Parlamentit të Kosovës ka bërë që çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it të shtyhet për të premten (sot).

Kështu koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i mbajë dje deputetët në sallë për ta trajtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me BE-në për vazhdimin e Mandatit të EULEX-it dhe të Projektligjin për Ndryshimin e Ligjeve të nevojshme për këtë Marrëveshje. Këto projektligje janë futur në rend dite në procedura të përshpejtuara, pasi EULEX-i ka më shumë se dy ditë që i ka përfunduar mandati.

Ndërsa në bazë të marrëveshjes së institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, si dhe të Projektligjit për Vazhdimin e Mandatit të EULEX-it, ky mision do të ketë mundësi që të hapë raste të reja në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse çështja e krimeve të luftës mund të kalojë në kompetencë të Gjykatës Speciale./zeri/

Prizreni bëhet me shtatoren e Ukshin Hotit

0

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, nga sot do të bëhet me shtatoren e veprimtarit Ukshin Hoti.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga Universiteti i Prizrenit, sipas së cilit, ceremonia e përurimit do të zhvillohet në orën 11:00, në oborrin e këtij universiteti.

Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ukshin Hoti është arrestuar disa herë nga regjimi serb, por herën e fundit arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas dënohet 5 vjet burg.

Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit të tij nga burgu, Hoti zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të.

Roja i terminalit doganor ia thyen dhëmbët agjentit, Destan Çoçaj

0

E premtja e 10 qershorit nuk ishte një ditë e zakonshme për Destan  Çoçajn, i cili punon agjent doganor në Terminalin Doganor të Prizrenit. Gjatë orarit të punës ai pretendon se është sulmuar nga roja i terminalit, duke ia lënduar nofullën dhe syrin. Çoçaj ka rrëfyer për Gazetën Express se si ka ndodhur ngjarja. Express për këtë rast ka folur edhe me Policinë e Kosovës, nga thonë se të dy palët janë të dyshuar.

Destan Çoçaj, i cili punon si agjent doganor në Terminal Doganor të Prizrenit, më 10 qershor, rreth orës 15:00 është lënduar aq shumë nga roja Blerim Tahiri.

E, gjithçka filloi kur Çoçaj vendosi t’i dërgonte disa dokumente kur roja filloi ta sulmonte, që ai ende e ka të paqartë se cila ishte arsyeja e sulmit.

“Nuk ishte prej atyre personave që do të sulmonte pasi që asnjëherë nuk kemi pasur raport të keq”, tha ai.

 Çoçaj në rrëfimin për Express ka thënë se kur ka filluar t’i rrjedhë gjaku nga goja ka kërkuar nga shefi i doganës, Shefqet Berisha i cili ishte aty ta thërret policinë.

“Mos i lajmëroni babit, por thirreni policinë”, ka thënë  Çoçaj, pasi që ai së bashku me babanë punojnë në të njëjtin vend.

Por, pas këtyre fjalëve ai nuk mban mend asgjë, pasi që është alivanosur nga sulmi dhe është dërguar në Qendrën Emergjente të Prizrenit.

Çoçaj thotë se nga sulmi i janë thyer disa dhëmbë dhe i është lënduar keq njëri sy – i cili brenda disa dite duhet të operohet urgjentisht pasi që në vitin 1999 kishte pasur një ndërhyrje kirurgjike.

“Unë kisha lëndime të rënda dhe këto mund të vërtetohen nga raporti i mjekut dhe fotografitë menjëherë pas sulmit”, ka thënë ai duke i treguar fotografitë dhe raportin mjekësor.

Policia e cila ishte në spital, kishte kërkuar nga Çoçaj që pas trajtimit mjekësor të shkojë në polici për të dhënë deklaratë, si palë e dëmtuar.

Por, gjërat kishin ndryshuar kur ai vendosi të shkojë në stacionin policor.

Ai thotë se fillimisht hetuesja Shkëndije Kurti e kishte paraqitur si palë të dëmtuar. Por, roja i terminalit Blerim Tahiri rreth orës 18:00 kishte shkuar në spital duke e marrë një raport mjekësor, ku thuhet se ka lëndime në qafë, për të cilën Çoçaj ishte befasuar shumë.

“Ai e kishte marrë një raport mjekësor, dy orë më vonë, që unë u çudita shumë. Aty thuhej që ai kishte marrë lëndime në qafë. Për këtë hetuesja më ka thënë se pas këtij raporti, edhe ti edhe ai, të dy jeni të dyshuar”, ka rrëfyer ai.

Këtë e ka thënë edhe Policia rajonale e Prizrenit. Në përgjigjen elektronike ata kanë thënë se të dy janë të dyshuar.

“ Nga hetimet e deritanishme dhe ne konsultim me Prok.Themelore për momentin që të dy personat konsiderohen të dyshuar (raportet mjekësore te bashkangjitura ne rast, 4835 dhe 4841, hetimet vazhdojnë)”, thuhet në përgjigje.

Çoçaj ka thënë se gjatë intervistimit nuk i janë bërë fotografime nga policia dhe se hetuesja gjatë gjithë kohës kishte hyrë dhe dalë nga salla. Po ashtu, ai ka thënë se brenda sallës ishte edhe një polic i vijës kufitare, që ishte i afërt me rojën, që nuk kishte pasur autorizim të jetë aty.

“Duke e parë se si po shkon e gjithë ngjarja kam kërkuar me ngulm që të merren provat nga kamerat e terminalit. Për këtë hetuesja vendos që pas gjysmë orë të vendos të shkoj në vendin e ngjarjes, por, aty gjaku ishte fshirë”, thotë  Çoçaj.

Incizimet e kamerave, nuk janë marrë as të hënën edhe pse policia atë ditë kishte bërë kërkese për marrjen e tyre. Katër ditë më pas ishin sjellë këto incizime nga vetë Terminali Doganor.

“…pamjet e kamerave janë të turbullta dhe largësia është rreth 60 metra”, ka thënë policia.

Ndërkohë zyrtarët e Terminalit Doganor kanë thënë diçka tjetër. Ata kanë thënë se në pjesën ku ka ndodhur përleshja nuk janë kamerat e pozicionuar dhe se Qoqaj ishte ai që e kishte sulmuar rojën e tyre.

E gjithë kjo ngjarje, Destanin e bën të dyshojë për keqpërdorim dhe manipulimin të provave nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Unë isha ai që isha sulmuar, fillimisht më paraqitën si viktimë, më pas si të dyshuar. Rojën thanë se do ta ndalin në paraburgim, por unë në mëngjesin e të nesërmes e pashë duke shëtitur në Prizren”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Blerim Tahiri, nëpërmjet telefonit, ka mohuar versionin e ngjarjes, të përshkruar nga  Çoçaj. /GazetaExpress/

Halil Matoshi: Komuna e Prizrenit, fajtore për vdekjen e vajzës 3-vjeçare

0

Analisti Halil Matosh, fajëson Komunën e Prizrenit, për vdekjen e vajzës 3 vjecare. Sipas tij, Komuna nuk ka marrë masa edhe pse kanë parë dëmtimin e shtëpive të vjetra.

“Ka vdekë një fëmijë dhe askushnuk jep përgjegjësi”, ka thënë Matoshi në emisionin “Click” në RTV 21,transmeton PrizrenPress.
Matoshi tha se Komuna e Prizrenit, qëllimisht nuk ka ndërhyrë në shtëpitë e vjetra.

“Don me i lanë me u rrënu dhe me mbaru ndërtesa shumëkatëshe”.

Xheneta Gashi, ka vdekur si pasojë e shembjes së shtëpisë së vjetër, afër “Shatërvanit” në Prizren. Ndërkaq,shoqëria civile ka fajësuar komunën dhe Ministrinë e Kulturës dhe atë të Planifikimit Hapësinor për humbjen e vajzës së vogël./PrizrenPress.com/