16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6479

Zafiri thirrje për Veselin: Lirojeni Ramadan Mujën!

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha i ka bërë thirrje publike kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që të lirojë dhe dërgoi në shtëpi kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën. Ai, madje ka sugjeruar që një gjë të tillë të bëjë para fillimit të protestës.

“Liroje të gjorin R. Mujën që të shkojë në shtëpi para se me fillu protesta në ora 12:00”, shkruan Berisha në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“Mos u bënë si Hashim Thaçi i cili para dy viteve e obligoi të kthehet në punë pas një jave që kishte shkuar në shtëpi, ku gjykata e kishte dënuar me dy vite burg për krim të organizuar, korrupsion dhe shkelje të ligjit”, shkruan Berisha. /PrizrenPress.com/

Sot protestohet në Prizren, kërkohet dorëheqja e Ramadan Mujës dhe dy ministrave

0

Sot në Prizren do të mbahet protestë qytetare, ku do të kërkohet përgjegjësi për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi.

Xheneta ka ndërruar jetë pas lëndimeve që ka marrë nga shembja e shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike në Prizren.

Përfaqësues të OJQ-ve, kanë treguar se protesta pritet të fillojë nga ora 12:00, në Sheshin ”Shatërvani”, ku do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tri vjeçare.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës së sotme për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të Xhenetës. /PrizrenPress.com/

Prizren-proteste1

Emilja Rexhepi, kolegeve: Ngriteni zërin për vdekjen e Xhenetës

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi ka reaguar për rastin e vdekjes së tre vjeçares Xheneta Gashi, që u zu nga një ndërtesë e vjetër në zonën historike të Prizrenit.

Ajo u është drejtuar grave deputete, aktiviste, qytetareve të vendit, duke kërkuar që të thyhet heshtja për këtë rast, duke kërkuar që të bashkohet zëri dhe të kërkohet drejtësia në këtë rast – pra që të jenë pjesë e protestës që do të mbahet në Prizren, të mërkurën.

Ftesë Grupit të Grave Deputete dhe Deputeteve Gra për pjesëmarrje në Protestë.

Asnjëherë se kam konsideruar të ftojë gratë të ngrejnë zërin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi ndër të tjera e kam konsideruar që shoqëria e emancipuar të cilën ne synojmë të ndërtojmë është ajo ku Burrat duhet të ngrejnë zërin në mbrojtje të drejtave të grave.

Por sot ju drejtohem pikërisht juve, Grave deputete, grave aktiviste – qytetare të këtij vendi, të cilat duhet të thyejnë heshtjen dhe të ng rejnë zërin për njërën prej tyre – njërën prej jush.

Për një grua vetë ushqyese (e cila bukën e fëmijëve të saj e siguron me lemenke të grumbulluara nëpër kontejnerë), një grua të cilës burri ia mohon atësinë e fëmijëve, një grua të cilës i mohohet e drejta për trashëgimi nga familja, një grua që paragjykohet nga shoqëria, një grua që shteti nuk I garanton kushtet elementare për jetë, një grua që për shkak të papërgjegjësisë së të zgjedhurve tanë e humb vajzën tre vjeçare etj. e shumë e shumë të drejta të tjera të mohuara, të cilat janë argumente të mjaftueshme që nesër ti bashkëngjiteni protestës qytetare në Prizren dhe të kërkoni drejtësi.

Alma Lama, Blerta Deliu, Dude Balje, Emilija Rexhepi, Flora Brovina, Mufera Shinik, Shqipe Pantina, Shukrije Bytyqi, Teuta Haxhiu, Vjosa Osmani etj

Bashkoheni zërin tuaj për këtë nënë, zërin tuaj për këtë grua. E drejta për jetë është e drejta themelore e secilit njeri, kjo e drejtë iu mohu Xhenetës së vogël, e cila sot nuk jeton më. Të mos lejojmë që kjo të ndodh sërish, të mos e lejojmë që një tjetër fëmi të humb jetën për të reaguar.

Kauza për këtë grua duhet të jetë dhe kauzë e juaj. Unë ju ftoj që ti përgjigjeni detyrës dhe obligimeve tuaja si deputete, si avokuese të drejtave të grave, si qytetar dhe ti bashkoheni protestës. Nesër ka kuptim të flisni për barazi gjinore, nesër mbështetja juaj është e domosdoshme.

Do të ishte e pakuptimtë, e as pak humane që nesër të mos protestoni.

Bashkojuni nesër protestës qytetare, ngrëni zërin kundër padrejtësive që I janë bërë kësaj gruaje dhe asaj që ju mbroni – të drejtat e barabartë të cdo gruaje!

Tridhjetë vite pa Borgesin

0

Poeti i madh argjentinas, Jorge Luis Borges, ka ndërruar jetë me 14 qershor të vitit 1986. Mbushen 30-të vite nga ajo ditë, kur vdiq një prej shkrimtarëve më të mirë të shekullit të kaluar.

I lindur në Buenos Aires më 1899, jetoi për disa vite në Spanjë. Me tu kthyer në Argjentinë nisi të publikonte poemat e tij të para nëpër revistat letrare, si “Historia universal de la infamia” në vitin 1935, gjë që e rriti popullaritetin e tij mes lexuesve.

Nëse janë katër fjalë ku mbështetet puna e tij, ato janë koha, hapësira, fati e realiteti. Autor i shpërndarë si në vargje ashtu edhe në prozë, ai ishte profesor i letërsisë angleze, anëtar i Akademisë së Shkencave e Letrave në Portugali, përkthyes e bibliotekar.

Borges ka shkruar “Alefi” – ndoshta kryeveprën e tij, krahas “La rosa profunda”, “El Otro” dhe “El informo de Brodie”. Më 1979, fitoi çmimin Miguel de Cervantes.

Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, “Fervor de Buenos Aires”, dhe pas dy vjetësh librin e dytë “Luna de Enfrente”. Në 1925 njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas.

Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi “sublimimi” ai e pati në vitet 1933 e 1934.

Falë tij, gjuha portugeze lexoi William Faulkner, Henri Michaux dhe Virginia Woolf. Borges ishte i fascinuar pas labirinteve, pasqyrave, refleksioneve, diçka që u pasqyrua edhe në tekstet e tij.

Një burrë që ka dashur shumë gra, me një jetë turbulente të dashurisë, por përmendi gjithmonë nënën e tij, Leonor Acevedo, si figurën që e deshi më shumë se asnjë tjetër, e me të cilën jetoi për dekada. /KultPlus.com

15-vjeçarja denoncon: Më ngacmon seksualisht vëllai 36 vjeç

0

Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi motra e tij nga nëna e ka denoncuar në polici se e ngacmonte seksualisht.

I.Sh rezulton të jetë me precedentë penale, pasi është i dënuar për vjedhje dhe plagosje të lehtë me dashje.

Sipas denoncimit nga motra me baba tjetër, K.I 15-vjeçare, vëllai i saj e ngacmonte seksualisht në banesë, në mënyrë të përsëritur. Ai akuzohet edhe se e ka përndjekur motrën e tij.

Pas denoncimit dhe vënies në pranga të 36-vjeçarit, policia ka lëshuar urdhër-mbrojtje ndaj 15-vjeçares./ Gazeta Express

E korruptojnë shqiptarët, pezullohet drejtuesi i policisë në Itali

0

Një prej figurave më një njohura të Policisë së Viçencës në Verilindje të Italisë, zëvendëskuestori Michele Marchese është pezulluar nga detyra, në kuadrin e një hetimi të brendshëm për korrupsion.

Sipas akuzës, ai ka favorizuar hyrjen pa dokumente të rregullta të disa shtetasve shqiptarë, në këmbim të furnizimit me kokainë.

Aktualisht superpolici, i cili ka drejtuar për 11 vite skuadrën më aktive të policisë dhe që është i njohur për aksionet e bujshme të nivelit të lartë kundër organizatave kriminale, është futur në regjistrin e të hetuarve dhe është pezulluar për një vit nga detyra.

Hetimi nisi atëherë kur në zyrën e tij u gjet një revole e paregjistruar dhe me numër serie të gërryer. Më pas, nga kontaktet telefonike dhe kontrollet rezultoi se, ai kishte lidhje me një furnizues droge.

Pikërisht për të paguar drogën, që mesa duket ish-zëvendëskuestori e përdorte për vete, ka nxjerrë dokumente dhe vërtetime të rreme.

Polici 44-vjeçar i është nënshtruar testeve që kanë vërtetuar marrjen e lëndëve narkotike dhe aktualisht nuk është përgjigjur e nuk ka dhënë asnjë shpjegim gjatë marrjes në pyetje.

/ Top Channel

Dy vjet nga vrasja e Elvis Pistës, familjarët të dëshpëruar

0

Romën 1 vjeçe e gjysmë, pranë varrit të babait Elvisit e solli e halla Beatrisa. E vogëloshja a ani se nuk kupton gjë, po del se këtu po kënaqet.
Ani se nuk e di çka është babai, ajo nuk i kursen as puthjet për të.

Në fakt, Roma e vogël lindi pas vdekjes së Elvisit, i cili u vra pikërisht dy vjet më parë, në natën midis 14 e 15 qershorit. Por as pas gjithë kësaj kohe, familjarët e ish-kandidatit të PDK-së për deputet, nuk shpresojnë se rasti do të zgjidhet shpejtë.

Motrës i qanë zemra se e di arsyen pse nuk po zbulohet dorasi i cili i vrau vëllanë e vetëm.

Megjithatë kësaj dhe familjes, të gjalla shpresat e tyre i mbarë fakti se me rastin ka rifilluar të merret prokurori Ali Uka.

E shefi Ukës, kryeprokurori i prokurorisë në Gjakovë Ali Selimaj i tha Klanit përmes telefonit, se për një rast të ndërlikuar si ky nuk janë shumë 2 vite hetime. Por e konfirmoi se tashmë kur janë intervistuar mbi 90 persona e ekzaminuar me qindra prova, është ngritur aktakuzë ndaj personave të panjohur. Kjo sipas tij nënkupton se hetimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e njeriut që e vrau Elvis Pistën.

Haxhi Avdyli: LDK do të marrë pjesë në protestë

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli paralajmëron se në protestën e shoqërisë cvile do të marrin pjesë edhe anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së.
“Humbja e një jete të pafajshme e veçanërisht jeta e një fëmije 3 vjeçare na bren ndërgjegjen e secilit njeri që ka gjak e zemër”, shkruan Avdyli në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“Përgjegjës kryesor është Komuna e Prizrenit”.

“Unë personalisht por edhe si LDK kemi shpreh indinjatën, kemi reaguar në media lokale e TV nacionale, kemi bashkëndjerë me qytetarët , jemi bashkuar iniciativës për seancë të jashtëzakonshme të Asamblesë”.

“Në të njëjtën kohë, çdo iniciativë për protestë të qet solidarizuese qytetare nën organizimin e shoqërisë civile dhe qytetarëve e shohim si organizim legjitim dhe të drejtë, gjithmonë me adresim të qartë të përgjegjësisë”.

“Prandaj, nesër, me të drejtë këtij organizimi civil do i bashkohen shumë aktivistë e veprimtar të LDK-së, të cilët fajtorin kryesor e shohin te Qeveria Komunale, e cila me keqqeverisjen e këtij qyteti nga njerëz jokompetent dhe te papërgjegjshëm e kanë degraduar zonën historike, por edhe qytetin në përgjithësi, duke shkaktuar edhe viktima”.

“Kjo kauzë është më shumë humane sesa politike” .

“ Dhe çdo aktivist i LDK-së që ndjen se nesër duhet protestuar, ka plotësisht të drejtë dhe do ta kenë përkrahjen time”./PrizrenPress.com/

Vehapi bën homazhe te varri i Elvis Pistës

0

Me aktivitete kulturore-artistike dhe homazhe pranë varrezave e lapidarëve të dëshmorëve, Komuna Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit.

Gjatë kësaj dite kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim në zyrën e tij familjarët e dëshmorëve.

Po në këtë ditë, kryetari Vehapi, ka bërë homazhe edhe te varri i Elvis Pistës./epoka e re/

Arrestohet një person në Suharekë-dyshohet për detyrim të prostitucionit

0

Policia e Kosovës, ka realizuar sot një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”.

Ky operacioni policor është realizuar në Suharekë, dhe si rezultat i punës së zyrtarëve policor është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit.

Nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vepër penale me këtë rast është arrestuar:

R. S. i lindur me 1984 – M/Sh/Kosovës.

Personi i arrestuar me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje prej 48 orëve./PrizrenPress.com/