16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6480

Mandati i Ramadan Mujës është mbushur me skandale

0

Shani Berisha

Nuk kam sesi të mos pajtohem me të vërtetën demokratike,ku thuhet se një klasë e caktuar politike(për cilin do nivel të pyshtetit) pretendon që me çdo kusht edhe për herë të tretë të jetë në qeverisje(pushtet),i bie e njëjtë sikur udhëtarët e mbijetuar pas rrëzimit të një aeroplani në shkretinë,të cilët nga mungesa e ushqimit fillojnë të hanë njëri tjetrin!

Tani më nuk është fare
risi të thuhet,se pushteti aktual i qeverisë komunale të Prizrenit është në mandatin e tretë të udhëhequr nga prof:Muja. Personalisht,për mandatin e parë dhe deri në gjysmën e mandatit të dytë kam dhe ndaj mendime pozitive për qeverisjen komunale të prof Mujës,ngase sado që dëshirojmë të kemi mendime ndryshe,për shkak të etabolimeve poltike,disa ecuri konkrete veç kanë ndodhur në qytetin e Prizrenit.
***
Plotësisht pajtohem me mendimet,të deklaruara jo vetëm nga partit opozitare,por edhe të shoqërisë civile dhe të shtresave tjera shoqërore në Prizren,se mandati i tretë i prof Mujës është i stërmbushur për plotë më papërgjegjësi dhe skandale të shumta,që fare më nuk janë me rëndësi përpjekjet e tyre të përditshme për tu dukur mirë para syve të qytetarëve!
**
Po e zëmë se prof Muja dha dorëheqje,lind pyetja?, aktualisht kush na qenkan ata që pretendojnë që të qeverisin me Prizrenin,cili është programi e platforma qeverisëse ndryshe e tyre!.Unë personalisht,as që e di,dhe as që jam duke i kuptuar përpëlitësit e marrjes së pushtetit në Prizren!.Unë e di vetëm atë që e kam dëgjuar dhe kuptuar,se ata të cilët sot pretendojnë se duhet të fitojnë mandat për të qeverisur Prizrenin,nuk kanë treguar seriozitet të besueshëm(me përjashtime të vogla),ata,pos dëshirave euforke për pushtet ende nuk kanë formuar bindje pozitive te qytetarët se dinë e munden më mirë për të qeverisur.
***
Qyteti i Prizrenit,vërtet ka nevojë për një qeverisje ndryshe,por kursesi nuk ka nevojë për klasa politike,e cila deri më tani ka dëshmuar se është vetëm e etshëme për pushtet e asesi për shtet!!!ShB

Dëmtohen dhe zhduken posterët e protestës në Prizren

0

Posterët e protestës së thirrur për të mërkurën janë dëmtuar e zhdukur gjatë natës në Prizren, njofton drejtori i “Ec Ma Ndryshe”, Harulla Ceku

Postimi i plotë në Facebook

Me dhjetëra posterë që bëjnë thirrje për protestën e 15 qershorit në Prizren janë zhdukur ose shkatërruar gjatë natës së mbrëmshme. Pushteti që shkaktoi tragjedinë e javës së kaluar në Prizren dëshiron që ky rast të kalojë pa zhurmë dhe të harrohet sa më parë. Por, këto veprime janë shtytje për rritjen e mobilizimit dhe presionit qytetar për llogaridhënie dhe përgjegjësi për rastin e Xheneta Gashit.

PROTESTO. Nesër në orën 12.00, të gjithë në Sheshin Shadërvan./PrizrenPress.com/

Protestuesit në Prizren kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të komunës dhe dy ministrave

0

Protesta qytetare për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë, ka bërë të ditur përmes një komunikate OJQ-ja, Ec Ma Ndryshe.

Kjo OJQ thotë se thirrjes për protestë në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar po i përgjigjen edhe shumë organizata nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Ec Ma Ndryshe bën të ditur se deri në këtë moment këto organizata janë deklaruar se e përkrahin dhe i bashkohen protestës së Prizrenit: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Instituti GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Anibar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GSJP, Lëvizja FOL, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Syri i Vizionit, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, Klubi Politik i Studentëve, Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D, Interneës Kosova, BIRN Kosova, 7 Arte dhe Integra.

“Ne kërkojmë që rasti i neglizhencës institucionale që prodhoi tragjedinë e javës së kaluar të diskutohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Për këtë, i ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Prizreni që sa më parë të marrin këtë nismë për debat parlamentar për tragjedinë e Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, Ec Ma Ndryshe thotë se, “i bashkohemi thirrjes së nënës së Xheneta Gashit për drejtësi për vajzën e saj dhe e konsiderojmë si qëndrim shumë të dinjitetshëm refuzimin e saj për të pranuar ndihmën financiare nga Komuna e Prizrenit. Në këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë për solidarizim me nënën e Xhenetës, e cila ka apeluar për ndihmë nga qytetarët për të siguruar një kulm të sigurt mbi kokë. Ky qëndrim i saj është thirrje për të gjithë qytetarët, të cilët nesër me pjesëmarrjen e tyre në protestë do të kërkojmë llogari nga institucionet e shtetit për këtë tragjedi”./PrizrenPress.com/

Nisma në Prizren përkrah protestën, fton qytetarët të marrin pjesë

0

Nisma në Prizren ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protesëtn e organizuar nga shoqëria civile që për kërkesë ka dorëheqjen e Ramadan Mujës dhe Ministrit të Kulturës dhe atij të Ambientit pas vdekjes së një vajze tre vjeçare nga shembja e një shtëpie të vjetër në Prizren.

“Nëse një qeverisje nuk është e aftë të garantojë së paku nevojat themelore për qytetarët e vet, siç është siguria për të jetuar, atëherë konsiderojmë se ajo qeverisje është e kriminalizuar”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“E kur marrim për bazë tragjedinë e ditëve më parë që ndodhi në Prizren, nuk ka se si të rrihet indiferent karshi kësaj tragjedie, andaj reagimi dhe protesta qytetare duhet të jenë mëse të domosdoshme”.

“Andaj, dega e NISMA –s në Prizren del në mbështetje të protestës dhe njëherësh fton anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që sa më masovikisht të dalin nesër në protestën që organizohet për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre-vjeçares,Xheneta Gashit”.
Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12;00h./PrizrenPress.com/

LDK në Prizren: Ramadan Muja po punëson militantë të PDK-së

0

Lidhja Demokratike e Kosoves(LDK) në Prizren ka akuzuar pushtetin komunal të Ramadan Mujës, se po punëson militantët e PDK-së.

“LDK shpreh indinjatën e thellë karshi militantizmit të madh të të punësuarve në Komunën e Prizrenit, duke lënë anash profesionistë dhe persona të merituar”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

Sipas këtij subjekti politik, Komuna e Prizrenit nuk është e interesuar për profesionist.

“Në konkursin i datës 20.04.2016,Komuna e Prizrenit, ka lënë anash vërtetë njerëz meritor, profesionist dhe të ndershëm, duke marrë në ato pozita militantët e tyre”./PrizrenPress.com/

Vetëvendosje përkrah protestën për dorëheqjen e Ramadan Mujës

0

Lëvizja Vetëvendosje i është bashkuar mbi 10 organizatave të shoqërisë civile të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në protestën e thirrur për të mërkurën që për kërkesë ka dorëheqjen e Ramadan Mujës dhe Ministrit të Kulturës dhe atij të Ambientit pas vdekjes së një vajze tre vjeçare nga shembja e një shtëpie të vjetër në Priren.

“Duke pasur parasysh tragjedinë e fundit në Prizren, gjendjen e rëndë të trashëgimisë kulturore si dhe neglizhencën e Komunës së Prizrenit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës si përgjegjësit kryesor për këtë situatë, Qendra e Lëvizjes Vetëvenodsje në Prizren mbështet protestën e thirrur nga organizatat e shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të partisë më të madhe opozitare në vend.

Protesta do të mbahet të mërkurën, më 15 qershor, në ora 12:00, në sheshin ‘Shadërvan’.

Më 6 qershor një fëmijë tre vjeçar humbi jetën pasi një mur i një shtëpie të vjetër u shemb duke lënduar edhe dy anëtarë të tjerë të familjes.

Sipas Policisë, shembja e murit ka ndodhur pas reshjeve të shiut dhe se në gjendje të rëndë janë edhe nëna me fëmijë tjetër, 10 vjeçar.

Ngjarja tragjike ka nxitur Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit që të fajësojnë njëra tjetrën si përgjegjëse për atë zonë.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, ka thënë se ministria ka insistuar që ajo zonë ku ka edhe shtëpi të tjera të vjetra duhet të ruhet, porse sipas saj, ata kanë dërguar kërkesë nga Komuna e Prizrenit që të ndërmarrë masa për të siguruar ambientin.

Është raportuar se Komuna e Prizrenit ka vonuar një tender që parashihte intervenim në këto shtëpi.

Në anën tjetër, Kryeprokurori nga Prizreni, Sylë Hoxha, ka thënë se për rastin do të nisin hetimet, duke mos përjashtuar se në këtë rast ka pasur edhe elemente penale dhe të neglizhencës. Por, deri më tani nuk ka pasur të dyshua

Prostituta 15-vjeçare: Refuzova biznesmenin kur hoqi këmishën

0

Një vajzë vetëm 15-vjeçare ka rrëfyer përpara Gjykatës së Tiranës historinë e saj të tmerrshme.

Ajo është shfrytëzuar si prostitutë nga një vajzë.

Gazeta Panorama ka zbardhur historinë e saj.

15-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj për shkak të problemeve me familjen.

Nëpërmjet një shoku, ajo njihet me një djalë që kishte një lokal në Yzberisht.

Aty ajo njihet me kamarieren Fabiola, e cila e strehoi në banesën e marrë me qira prej saj.

“Fabiola e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me pagesë, duke e prezantuar me klientë të ndryshëm. Fabiola e ka nxitur edhe vajzën tjetër, A.D, të kryejë marrëdhënie seksuale në shtëpinë ku jetonin të tria, me një burrë rreth 60 vjeç, shok i Fabiolës, ku kishte marrë 10 mijë lekë dhe 2 mijë lekë ajo ia kishte dhënë Fabiolës,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Më pas, Fabiola e çon minorenen F.G të punojë në një lokal me muzikë tallava.

Aty minorenia është nxitur nga pronari i lokalit, Ilir Peraj që të kryejë marrëdhënie seksuale me klientët e lokalit në të paktën dy raste.

Në rastin e parë ishte një shok i Ilirit, që i kishte premtuar 500 euro dhe një makinë në këmbim të marrëdhënieve seksuale me të.

“Unë nuk pranova,” thotë minorenia.

Në rastin tjetër ishte një biznesmen, klient i Perajt.

Ai është pronar i një hoteli në Tiranë.

“Shko me të se është bingo e madhe,” i kishte thënë Peraj.

Minorenia pranon dhe bashkë me personin në fjalë shkon në hotel gjatë orëve të ditës.

Sapo futet në dhomë, pronari i hotelit nxjerr 1500 euro, të cilat e mitura i merr dhe i fut në xhep.

Në momentin që biznesmeni po hiqte këmishën, minorenia thotë se ka ndjerë neveri dhe nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie.

“Më vjen keq, por nuk mund të kryej marrëdhënie me ty,” i ka thënë, duke i kthyer paratë.

Biznesmeni fillimisht ka insistuar me fjalë, por më pas e ka dërguar minorenen tek lokali i saj.

“Zhvarrimi” i Gani Mehmetajt

0

Të mërkurën më 15 qershor 2016, në orën 11.00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, do të promovohet romani më i ri “Zhvarrimi” i Gani Mehmetajt, i cili doli këto ditë nga shtypi. Romani shtjellon një temë historike, mitin për heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun dhe legjendat që e rrethojnë për pavdekësinë e tij.

Romani ka një stil të veçantë, më disa zëra rrëfimtar që shtrihen nga ditët e lavdishme të heroit e deri në fundin e tij, më rënien e Arbërisë.

Për romanin do të flas Dr. Femi Cakolli dhe redaktori i romanit, shkrimtari Ardian Haxhaj. Gjatë promovimit do të ketë një pikë muzikore, ku do të këndohet “Moj e bukura More”, ndërsa aktori i Teatrit Kombëtar do të lexoj fragment nga romani. Udhëheqës i promovimit është Shaban Arifaj./KultPlus.com

Dita e Muzikës në Tiranë

0

Në kuadër të përfshirjes së Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të “Ditës së Muzikës”, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë në partneritet me institucionet kulturore, arsimore publike dhe private, artistë profesionistë e amatorë, synon që kjo ditë të shërbejë si një maratonë muzikore dhe kulturore gjithëpërfshirëse të vendosura jashtë “skenave klasike të teatrove”, në çdo kënd të periferive dhe ku hapësirat artistike janë të munguara.

Aktivitetet synojnë të promovojnë muzikën në dy drejtime: Amatorë dhe muzikantë profesionistë inkurajohen për të performuar në hapësira të jashtme publike; Aktivitetet e organizuara janë të hapura për publikun duke përfshirë të gjitha zhanret muzikore; Gjatë ditës së muzikës, skena të vogla do të vendosen në zonat si: Sheshi Nënë Tereza, Sheshi A. Demi, Sheshi Shtraus, Reja Fuzhi, Kombinat, Helikopt, Rruga e Kavajës & BLV etj, ora 20:00 e mbrëmjes.

“Fête de la Musique” ka fillesën e saj në Parisin e viteve 1982, në datën 21 qershor, si një nismë e Ministrit të Kulturës së Francës, në mbështetje të praktikave amatore dhe profesioniste në rrugët e qytetit. Sot ky manifestim ndërkombëtar festohet në rreth 460 qytete, dhe 110 shtete në mbarë botën, pjesë e rrjetit në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria./KultPlus.com

Malisheva gati për shënimin e 16 Qershorit

0

Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryetari Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të saj, në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 16 Qershorit.

Këshilli Organizativ, ka vlerësuar se çdo gjë është gati dhe se janë kryer të gjitha parapërgatitjet.

Kryetari Begaj, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, për kontributin e tyre në përgatitjet për shënimin e kësaj dite të shenjtë për Malishevën, ndërsa më pas, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, i ka njoftuar anëtarët e këshillit, me agjendën e dy ditëve për shënimin e 16 Qershorit.

Sipas Krasniqit, disa aktivitete sportive tashmë kanë përfunduar, ndërsa disa tjera janë në përfundim e sipër, ku më 15 qershor planifikohen të përfundojnë, ndërsa edhe disa aktivitete kulturore, do të përfundojnë po më 15 qershor, kurse pjesa tjetër, e aktiviteteve tradicionale, do të mbahen më 16 qershor.

Këtë agjendë të cilën e ka miratuar edhe Këshilli Organizativ, më 16 qershor, aktivitetet do të fillojnë me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës, për vazhduar me homazhe dhe nderime, pastaj tubimi qendror, kurse gjatë tërë ditës do të ketë edhe përurime të projekteve, kryesisht infrastrukturë rrugore, si dhe zbulimi i memorialit kushtuar UÇK-së, si dhe në fund do të mbahet një koncert në parkun e qytetit. /PrizrenPress.com/