13.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Emilja Rexhepi, kolegeve: Ngriteni zërin për vdekjen e Xhenetës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi ka reaguar për rastin e vdekjes së tre vjeçares Xheneta Gashi, që u zu nga një ndërtesë e vjetër në zonën historike të Prizrenit.

Ajo u është drejtuar grave deputete, aktiviste, qytetareve të vendit, duke kërkuar që të thyhet heshtja për këtë rast, duke kërkuar që të bashkohet zëri dhe të kërkohet drejtësia në këtë rast – pra që të jenë pjesë e protestës që do të mbahet në Prizren, të mërkurën.

Ftesë Grupit të Grave Deputete dhe Deputeteve Gra për pjesëmarrje në Protestë.

Asnjëherë se kam konsideruar të ftojë gratë të ngrejnë zërin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi ndër të tjera e kam konsideruar që shoqëria e emancipuar të cilën ne synojmë të ndërtojmë është ajo ku Burrat duhet të ngrejnë zërin në mbrojtje të drejtave të grave.

Por sot ju drejtohem pikërisht juve, Grave deputete, grave aktiviste – qytetare të këtij vendi, të cilat duhet të thyejnë heshtjen dhe të ng rejnë zërin për njërën prej tyre – njërën prej jush.

Për një grua vetë ushqyese (e cila bukën e fëmijëve të saj e siguron me lemenke të grumbulluara nëpër kontejnerë), një grua të cilës burri ia mohon atësinë e fëmijëve, një grua të cilës i mohohet e drejta për trashëgimi nga familja, një grua që paragjykohet nga shoqëria, një grua që shteti nuk I garanton kushtet elementare për jetë, një grua që për shkak të papërgjegjësisë së të zgjedhurve tanë e humb vajzën tre vjeçare etj. e shumë e shumë të drejta të tjera të mohuara, të cilat janë argumente të mjaftueshme që nesër ti bashkëngjiteni protestës qytetare në Prizren dhe të kërkoni drejtësi.

Alma Lama, Blerta Deliu, Dude Balje, Emilija Rexhepi, Flora Brovina, Mufera Shinik, Shqipe Pantina, Shukrije Bytyqi, Teuta Haxhiu, Vjosa Osmani etj

Bashkoheni zërin tuaj për këtë nënë, zërin tuaj për këtë grua. E drejta për jetë është e drejta themelore e secilit njeri, kjo e drejtë iu mohu Xhenetës së vogël, e cila sot nuk jeton më. Të mos lejojmë që kjo të ndodh sërish, të mos e lejojmë që një tjetër fëmi të humb jetën për të reaguar.

Kauza për këtë grua duhet të jetë dhe kauzë e juaj. Unë ju ftoj që ti përgjigjeni detyrës dhe obligimeve tuaja si deputete, si avokuese të drejtave të grave, si qytetar dhe ti bashkoheni protestës. Nesër ka kuptim të flisni për barazi gjinore, nesër mbështetja juaj është e domosdoshme.

Do të ishte e pakuptimtë, e as pak humane që nesër të mos protestoni.

Bashkojuni nesër protestës qytetare, ngrëni zërin kundër padrejtësive që I janë bërë kësaj gruaje dhe asaj që ju mbroni – të drejtat e barabartë të cdo gruaje!

Më Shumë

Peja, kampione e Kosovës për herë të katërt rresht

Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Raiffeisen Superligën A, duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth 1000 spektatorëve në “Karragaçi”...

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake...

Lajmet e Fundit