13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 6488

Ndahen çmimet për kinematografi

0

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë.

Çmimi për Vepër Jetësore për kinematografi “Bekim Fehmiu” për vitin 2015 i ndahet aktorit Bislim Muçaj, ndërsa çmimi vjetor në këtë fushë ndahet për producentin e filmit “Shok”, Eshref Durmishi.

Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së për ndarjen e çmimeve për kinematografi dhe kanë vlerën financiare prej 5,000 euro për çmimin “Bekim Fehmiu”, përkatësisht 2,500 euro për çmimin vjetor. /PrizrenPress.com/

Nait Hasani: Demarkacioni po lëkundë edhe koalicionin qeverisës

0

Dështimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar me “afat të përshpejtuar” në Kuvendin e Kosovës demarkacionit me Malin e Zi ka shpërfaqur kohëve të fundit dallime në mes të partnerëve qeveritarë – LDK-së dhe PDK-së.

Derisa zyrtarë të LDK-së në qeveri kanë insistuar deri më tani që marrëveshja për demarkacionin është rishikuar disa herë dhe për një gjë të tillë tashmë nuk ka nevojë, ka pasur përfaqësues të PDK-së të cilët kanë pasur një qasje më të rezervuar ndaj kësaj. Sipas tyre, ka ende hapësirë që çështja të analizohet edhe në nivele të tjera.

Së fundi, është deputeti nga PDK, Nait Hasani, i cili ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me politika të caktuara të koalicionit qeverisës.

Ai vlerëson se pakënaqësitë e disa deputetëve brenda të dy partive të koalicionit e rrisin mundësinë e luhatjes së qëndrueshmërisë së koalicionit qeverisës, si dhe mundësinë që të shkohet në zgjedhje.

“Arsyeja e parë është që koalicioni nuk ka politika të përbashkëta qeverisëse. Janë dy grupe politikash nga subjektet politike në koalicion. Arsyeja e dytë është dominimi politik i partive mbi njëra tjetrën, në luftë për marrjen e primatit.”

“Deri më tash PDK ka qenë me primatin e partisë së parë. Lufta e LDK-së, që ta ketë edhe ajo primatin e partisë së parë, duke bërë tregtinë e deputetëve nga partia në parti, tregon që është luftë e heshtur, luftë që tregon se kërkesat e tyre janë për ta ndryshuar një gjendje. Prandaj, mendoj se këto lëvizje janë mjaft serioze dhe besoj që mund të shkohet edhe deri në zgjedhje”, thotë Hasani për REL.

Por, a do të ndikojë pakënaqësia dhe mospajtimet e disa deputetëve nga të dyja partitë e koalicionit qeverisës, në vendimin për ratifikimin ose jo të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi?

Deputeti Hasani shpreh mendimin se kjo situatë do të ndikojë, për shkak se, siç thotë ai, çështja e demarkacionit ka të bëjë me një vendim politik, i cili ndërlidhet me liberalizim të vizave për Kosovën. Këtë situatë dhe këtë ndërlidhje, sipas tij, e kanë sjellë dy subjektet e koalicionit qeverisës.

“Unë besoj që deputetët nuk do ta votojnë. Unë besoj në përgjegjësinë e tyre dhe nuk do ta votojnë”, theksoi Hasani.

Ndërkaq, deputeti Gashi ka theksuar se nuk dëshiron të paragjykojë se cili do të jetë vendimi i deputetëve lidhur me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

“Nuk mund të paragjykoj asnjë lloj procesi vendim-marrës në Kuvend”, ka theksuar Gashi.

Rita Ora ndahet përfundimisht nga Jay Z

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka shkëputur përfundimisht marrëdhëniet kontraktuale me kompaninë e reperit Jay Z – “Rock Nation”, dhe ka kaluar tek tjetra me emrin “Warner Music”.

Kjo erdhi pasi këngëtarja ngriti padi ndaj kompanisë së bashkëshortit të këngëtares Beyonce, duke thënë se nuk po i kushtonin më vëmendje dhe nuk po i jepnin më këngë, transmeton Klan Kosova.

Belen Rodriguez del krejtësisht nudo (Foto)

0

Modelja dhe aktorja e famshme, Belen Rodriguez është ndër femrat më të bukura të show bizit.

Bukuroshja nga Argjentina është e njohur për linjat e saj trupore, shkruan Indeksonline.

Shpesh herë ajo ka qenë në ballinë të revistave të ndryshme prestigjioze, ku ka shfaqur asetet e sah mahnitëse.

Kësaj radhe Belen është shfaqur e tëra nudo derisa ka realizuar një fotosesion për një markë këpucësh.

Belen Rodriguez nudo

Ky është njëri ndër klipet e para shqiptare, i realizuar nga Shkurte Fejza (Video)

0

Shkurte Fejza vazhdon të na shoqërojë prej dekadash me këngën e saj dhe të jetë ndër më të pëlqyerat e muzikës popullore.

Këngëtarja është kthyer shumë vite pas duke kujtuar një nga projektet e saj të para, shkruan GazetaExpress.

“Ju përshendes të gjtihëve me këtë këngë të realizuar para 25 viteve, njëri nga videoklipet e para shqiptare”, ka shkruar Fejza duke publikuar edhe videoklipin.

“Mbahu nëno mos ke frikë” titullohet kënga, videoklipi i së cilës ka një dallim jashtëzakonisht të madh me videoklipet e realizuara ditëve të sodit.

Nisma në Prizren: Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja kulmore për pavarësi

0

Nisma në Prizren ka uruar qytetarët me rastin e 138- vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, si dhe Ditës së Çlirimit.

“Me rastin e 138 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit si dhe 12 Qershorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, NISMA-dega në Prizren uron të gjithë qytetarët, duke shpresuar që këto festa do të na motivojnë edhe më shumë për punën dhe angazhimet e përgjegjshme në shërbim të vendit dhe të qytetarëve”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“Tani na mbetet që të punojmë fuqishëm në ndërtimin e vendit tonë në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të gjithë atyre që trasuan rrugen drejtë shtetësisë së Kosoves, duke dhënë më të shtrejtën e tyre- jetën”.

“Pikërisht më 10 Qershor të vitit 1878 në qytetin e Prizrenit, u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Rezistencës Shqiptare. Në këtë kuvend u bë e qartë se hovi i armiqve mund të ndalet vetëm permes një besëlidhjeje të shqiptarëve duke u betuar për të mbrojtur tokat e stërgjyshërve tanë. Rezistenca shqiptare nisi nga kjo besëlidhje në Prizren, për të vazhduar deri në 12 qershorin e vitit 1999, ditë kjo që konsiderohet si dita e clirimit të Prizrenit, dhe kapitullimi përfundimtar i armikut shekullor”.

“Pra Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja kulmore e popullit shqiptar për pavarësi, e cila vazhdoi si rezistencë nga shumë breza dhe që kulmoj me luften e lavdishme te UCK-së, e cila me 12 qershor 1999 triumfalisht marshoj në qyetetin e krenarisë shqiptare ku përfundimisht i dha fund sundimit shekullor sllav, në tokat tona”.

“Andaj NISMA për Kosovën-dega në Prizren, konsideron se Qershori në Prizren, është më i veçantë, pikërisht për shkak të këtyre dy ngjarjeve me vlera sublime për Kombin shqiptar në përgjithësi”./PrizrenPress.com/

138 vjet nga vënia e themeleve të Shtetit Shqiptar

0

Po bëhen 138 vjet që kur filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryengritja më e madhe për çlirim nga pushtuesit 500 vjeçar turq.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV-të.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të tro jeve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizës lindore. Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.

Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444.

Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edhe pas 138 vjetëve, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtarë të kombit shqiptar.

Mbledhje të jashtëzakonshme për vdekjen e trevjeçares në Prizren

0

Kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës, po i kërkohet llogaridhënie për vdekjen e trevjeçares nga rrënimi i një shtëpie të vjetër. Ai pritet të ftohet nga opozita edhe në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Komuna e Prizrenit, shihet si përgjegjësja kryesor për humbjen e jetës së fëmijës. Ndërkaq, nuk amnistohet as Ministria e Kulturës dhe Mjedisit e Planifikimit Hapësinor.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kuvendarët e opozitës kanë marrë një iniciativë për të mbledhur nënshkrime për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje,parashihet që të diskutohet vdekja tragjike e fëmijës 3 vjecar.

“Jemi duke shikuar mundësin e mbledhjes së nënshkrimeve për të thirr një mbledhje të jashtëzakonshme për rastin tragjike të fëmijës “, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Kuvendari i VV-së Artan Abrashi thotë se është i informuar për një iniciativë të mbledhjes së nënshkrimeve për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.

“Kuvendi duhet të diskutojë për këtë rast , pasi që kemi të bëjmë me humbjen e jetës së fëmijës”, shprehet Abrashi.

Ai fajësuar Komunën, për humbjen e jetës së fëmijës 3 vjeçar nga rrënimi i shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit.

Të hënën Prizreni ishte shokuar me tragjedinë e ndodhur midis qytetit. Një mur i një shtëpie të vjetër është rrënuar dhe ka lënë të vdekur një vajzë 3-vjeçare. Nëna e viktimës, Lirije Gashi ka akuzuar Komunën e Prizrenit për humbjen e jetës së vajzës së saj.

“Para dy javë ka ardhur komuna, Dashja ka ardhur, ka urdhëruar me mi hjek krejt dërrasat. I thash Dashe mos m’i hjek dërrasat se me ba me ra shtëpia mi mbytë fëmijët, ti ke me mbajt përgjegjësinë. Dashja i ka hjekë edhe më ka tha “‘Mshile gojën moj flliqtejk rri qaty’”, ka rrefyer ajo për media.

Ndërkaq, kryeprokurori në Prizren Sylë Hoxha ka thënë se rasti i vdekjes së 3 vjecjes është duke u hetuar.
“Është autorizuar policia që t’i mbledh të dhënat dhe provat lidhur me shtëpinë që është rrënuar”, ka thënë Hoxha./PrizrenPress.com/

Përsëriten dëshmitë në rastin ‘Beska’ (Video)

0

Shtatë persona po gjykohen për rastin e rrëmbimit të djalit të pronarit të restorantit “Beska” në Prizren. Mërgim Shkreli kishte paguar 100,000 euro për lirimin e djalit të tij Gentianit.

Shtatë dëshmitarë janë dëgjuar sot në gjykimin e 7 personave, të cilët akuzohen për rrëmbimin e djalit të biznesmenit Mërgim Shkreli

Në rastin e njohur si “Beska”, sipas emrit të restorantit të të dëmtuarit, sot është dhënë fjala hyrëse.

Avokatët e të akuzuarve e kundërshtuan aktakuzën, duke e quajtur si të pabazuar në prova dhe shprehën besimin e tyre se në fund të gjykimit do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturve të tyre.

Avokati Bashkim Nevzati, i cili i mbron të akuzuarin Selami Shoshaj, kërkoi që prova për identifikimin e zërit të të akuzuarve të ndahet si e palejuar, pasi që është marrë në kundërshtim me ligjin.

Ai për KALLXO.com tha se kjo provë është marrë nga personat të cilët nuk janë të thirrur dhe të akuzuarit kanë qenë me pranga kur është marrë kjo provë.

“Po është një provë, e cila në seancat e mëparshme është vërtetuar se është marrë në mënyrë të parregullt dhe natyrisht nga personat të cilët nuk janë të thirrur me marrë atë provë. Është çështja e identifikimi të zërit. Nuk kanë qenë prezentë personat e duhur, gjegjësisht të akuzuarit kanë qenë të prangosur”, tha ai.

Në këtë shqyrtim u dëgjuan shtatë dëshmitarë, në mesin e tyre edhe i rrëmbyeri Gentian Shkreli e babai i tij Mërgimi.

Me përjashtim të dëshmitares Atifete Veshalli, për dëshmitaret e tjerë avokatët nuk kishin pyetje, pasi ata thanë se qëndrojnë në deklaratat e dhëna më herët.

Dëshmitaren Veshalli e pyeti i akuzuari Shukri Krasniqi se në çfarë gjendje e ka parë djalin e saj, tani të akuzuarin Leonard Veshalli, kur e ka vizituar në paraburgim. Ajo tregoi se djali i saj ka qenë i mavijosur në fytyrë dhe ka pasur dorën e lënduar.

Ndërsa në pyetjen se nga i ka marrë këto lëndime dhe pse, ajo tha se lëndimet i kishte marrë nga Enes Xhema, “i cili e kishte detyruar të deklarojë në Polici se pjesë e rrëmbimit të djalit të biznesmenit “Beska” ishte edhe Shukri Krasniqi”.

Sipas aktakuzës, më 14 shtator të vitit 2011, Bashkim Krasniqi dhe Selami Shoshaj e kishin rrëmbyer Gentian Shkrelin, të cilin e kanë mbajtur në një shtëpi në Rrugën e Kalasë.

Ndërsa, Besim Paçarizi, Beqir Dangallaj dhe Fatmire Rexhëbeqaj (të tre të punësuar në Policinë Rajonale të Prizrenit, tash të suspenduar), akuzohen për kryerje të veprës penale ndihmë në bashkëkryerje të rrëmbimit të personit.

Ndërsa të pandehurve Shukri Krasniqi dhe Leonard Veshalli aktakuza për veprën penale të rrëmbimit u është ngritur më vonë, në bazë të dëshmisë së Enes Xhemës, i cili ka qenë po ashtu i pandehur për këtë rast dhe i dënuar me gjashtë muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Ky gjykim ishte gati në përfundimin e procedurës së provave, mirëpo në vitin 2013 kryetarit të trupit gjykues Xhevdet Elshanit iu keqësua gjendja shëndetësore dhe nga ajo kohë nuk është mbajtur asnjë seancë.

Prokuroria bën të ditur se të akuzuarit për lirim i kërkuan babait të Gentianit 100,000 euro. Mërgim Shkreli pastaj paratë e kërkuara ia kishte dhënë një personi të maskuar, i cili pasi i kishte marrë paratë ishte larguar me shpejtësi drejt Kalasë.

Në të njëjtën kohë Gentian Shkreli ishte liruar.

Seanca do të vazhdojë edhe nesër me procedurën e provave.

Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike

0

Ali Hertica

Është shqetsuse se çfarë mund ta bëjë legjitime gjendjen shoqërore lidhur me gjendjen që ka sot Kosova, në territorin e saj, ku bollokohen, barikadohen rrugëte qka tjeter jo se,,, kurse pagat e ministrave serb ipen nga buxheti i kosoves dhe nuk e njofin shtetin, Serbia nderton shtep pa e pytur fare shtetin,,,, ndersa shqiptarve te KROI I VITAKU ju ndalet ndertimi ne tokat e tyre ku per serbet në veri me mbamendje çetniko –millosheviqiane nuk ka penges . Këtë gjendje të krijuar të një situate politike pa kontroll nuk duhet lejuar më, nga institucionet legjitime të Kosovës.

Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike, në saje të shumë dukurive negative në shoqëri. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të keq menazhmit që i bënë qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të veprimeve të disa subjekteve politike të Kosovës. Ndërkombëtarët sikur punojnë në disfavor të shtetësisë së Kosovës. Në Kosovë ka dështuar – pushteti, po dështojnë edhe qeveritarët e Kosovës, në krye me Isa Mustafen , po do dështon presidenti Hashim Thaqi, do dështojë… madje edhe partitë politike, për mbrojtjen, respektimin e Kushtetushmërisë së Kosovës ku ju marr qindar hektar manastirt i Deqanit . Nuk janë të rastësishme që një “grusht” kriminelësh të ndihmuar nga qeveritarë të Serbisë, e destabilizojnë Kosovën. Veprimet kriminale e terroriste, janë të qëllimshme dhe kanë skenar mirë të paraparë të organizuar, vetëm e vetëm që Kosovën tek bota demokratike ta paraqesin se shqiptarët të nuk janë të zotë që të mbajnë shtet.

Tani vetëm analistet deh sovrani janë duke reaguar në forma të ndryshme për aktet kriminale që po vizitojn Kosovën martire pa lejen e qeveritarve mjerana , nga ana e mafias serbe nga serbia në Kosovës. Krejt kjo mafi është e ndihmuar nga qeveria serbe dhe shërbimet përkatëse vetëm e vetëm që ta frikësojnë, terrorizojnë e vrasin popullatën shqiptare madje edhe të nacionaliteteve të tjera në mënyrë që ta “braktisin” vendbanimin e tyre. Ndërkaq associacionet relevante ndërkombëtare duke filluar nga NATO, UNMIK-u, EULEX-i, e të ndihmuar nga servilët qeveritar të Kosovës në krye me Isa Mustafa e Hashim Thaçin e …, janë duke bërë “sehir”, dhe pikërisht në saje të “sehirllekut”,e të tolerances, ledhatimit të të gjithë atyre që tash e sa kohë janë duke e “dhunuar” Kushtetutën e Kosovës, Kosova po e humb autoritetin shtetëror dhe jo vetëm atë por edhe teritor . Derisa ndërkombëtarët dhe vendorët janë duke bërë “sehir”, projektet antishqiptare në veriun e Kosovës, janë duke “lulëzuar”, janë duke zënë hapësirë gjithnjë e më shumë. Projekti për destabilizim të Kosovës si duket po jetësohet në “sy të ndërkombëtarëve dhe të vendorëve”. Pse ndërkombëtarët nuk reagojnë edhe atëherë kur siguria në Kosovë gjithnjë e më tepër rrezikohet nga “mafia” serbe në Kosovë, është një çështje që Brukseli dhe jo vetëm Brukseli duhet të merren. Mirëpo, pse nuk reagojnë ashtu siç i obligon Kushtetuta e Kosovës, Hashim Thaqi dhe kumunistri Isa Mustafa , ata duhet t’ia shpjegojnë popullit, nëse nuk janë në gjendje ta mbrojnë qytetarin e Republikës së Kosovës me instrumente institucionale të Kosovës, atëherë ata duhet të tërhiqen nga postet që i mbajnë në mënyrë që të vijnë ata që munden, duan dhe kanë përgjegjësi Kushtetuese për të qenë luftëtarë të denjë të Sovranitetit të Kosovës.

Sa e sa here ndërkombëtarëve u pamundësohet ushtrimi i detyrës në veri të Kosovës, po aq herë besa edhe më keq kur është rasti tek vendorët. Pse nuk zbatohet ajo që është e shkruar në letër, pse, pse, pse nuk mënjanohen nga rruga të gjithë ata që në mënyra të ndryshme bien në kundërshtim me ligjin? Pse qeveria e Kosovës nuk është shumë më prezentë me të gjitha mekanizmat e saj në veri të Kosovës? Sikur të ishin institucionet e Kosovës pranë qytetarit të saj në veri me siguri se shumë, shumë më pak do të kishte probleme. NATO-ja ishte e aftë me e shtyrë Millosheviqin që ta nënshkruaj kapitullimin dhe të tërhiqet nga Kosova, ndërkaq sot nuk është në gjendje ta largojë nga hapësira e Kosovës një “grusht” kriminelësh, që dita-ditës po shkaktojnë terorizem , a s’është kjo dështim në punën e saj?!

Pse zoti president nuk urdhëron që qytetarëve të veriut të Kosovës qytetarëve të Rugovës, qytetarëve të karaqevës dhe jo vetëm të tyre që tu dilet në ndihmë, duke ju ofruar sigurinë e tyre?Pse në këtë rrafsh nuk angazhohet edhe qeveria e Kosovës, kush ata i pengon që të organizohen në favor të qytetarëve të saj dhe të tokës së saj qe u lan amanat te paret?