13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 6487

Ragip Begaj deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u deklarua i pafajshëm sot para gjykatës themelore në Gjakovë, për akuzën që i vihet në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai para trupit gjykues u deklarua i pafajshëm sa i përket aktakuzës lidhur më shkëputjen në mënyrë të kundërligjshme të kontratës së punës për Shemsi Morinën që mbante pozitën e drejtorit të shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Astrazub në vitin 2014.

Në seancën ku u zhvillua procedura e provave në gjykimin ndaj kryetari të Malishevës, prokurori Haki Gecaj kërkoi që kryetari i Malishevës të shpallet fajtor, pasi që “me provat që gjenden në shkresat e lëndës do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit”.

Në këtë shqyrtim në cilësinë e dëshmitarit, u dëgjua i dëmtuar i Shemsi Morina, i cili në pyetjen e prokurorit, se pse që i është ndërprerë marrëdhënia e punës, tha “arsyeje e vetëm ka qenë politike” ndërsa nuk ka pasur vërejtje më parë për punën e bërë nga komuna e Malishevës.

Ai tha se mbi një vit ka mbetur pa punë, por prej 1 qershorit është punësuar pedagog në 5 shkolla në komunën e Malishevës dhe kompensimin për kohën sa ka qenë pa punë e ka marrë nga komuna e Malishevës. Ai nuk kërkoi kompensim nga kryetari Ragip Begaj.

Emrush Kastrati, avokati i kryetarit Begaj, tha për KALLXO.com, se klienti i tij është i pafajshëm, pasi që ai nuk merret me procedurat e shpalljes së konkursit, por janë organet kompetente që merren më këtë punë.

“Dihet çka menaxhon kryetari, vartësit e tij i kanë i kanë zbatuar të gjitha këto”, tha avokati Kastrati.

Seanca e ardhshme u caktua për 7 korrik, ku në cilësinë e dëshmitarit do të dëgjohen ish drejtori i arsimit në komunën e Malishevës, Blerim Thaqi dhe avokati publik i kësaj komune. /kallxo.com/

NISMA: A duhet të kthehet Opozita në Kuvend?

0

Grupi Parlamentari i Nismës për Kosovën, në një deklaratë për media, ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me mundësinë e kthimit të Opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është deklarata e plotë e GP të Nismës për Kosovën:

A DO DUHEJ DHE SI TË KTHEHEJ OPOZITA NË KUVEND?

A do te duhej te kthehej opozita ne kuvend, nëse themi po, duhet të kthehet opozita në Kuvend pas një proteste të gjatë e pothuajse të pa shembull në historinë e parlamentarizmit demokratik, ngase gjithë ajo përpjekje e cila ishte një “sui generis” në historinë e demokracisë parlamentare, është bërë për çështje të një rëndësie të veçantë për kombin e shtetin. Konsideroj që kthimi pa arritur as një garanci, se do të hiqeshin nga rendi i ditës nga ky mandat qeverisës, dy marrëveshjet e trajtuara si kauzë nacionale, do të ishte disfatë më e madhe për opozitën sesa vazhdimi i bojkotit.

Opozita me gjithë dallimet që ka dhe që i ka pasur që nga fillimi, është dashur që kthimin në Kuvend ta kushtëzonte, se paku me heqjen dorë të koalicionit qeverisës nga çdo përpjekje për miratimin e marrëveshjeve në fjalë. Kthimi i opozitës në punët e Kuvendit në mënyrë parciale si po tenton LVV-je, është shkuarje siç thotë populli “si capi të kasapi”. Ndryshe kjo do të thotë mungesë e konsistencës politike.

Pse është mungesë e konsistencës politike?

Është mungesë e konsistencës politike, se kthimi në institucionin që jo pak herë u tha se e ka humbur legjitimitetin, ajo vetë po ua kthen legjitimitetin?! Po ua jep mundësin që edhe më prezencën e opozitës t’i merr vendimet e kontestuara që sa kohë nga ajo, madje qoftë edhe vetëm më kthimin e legjitimitetit të institucionit të delegjitimuar, është disfatë e gjunjëzim? Dhe jo vetëm kaq, por ajo po kthehet e copëzuar, mu për ato çështje që ishte bashkuar! Kështu “shpresëmadhja” e “luftarakja” e vetëshpallur si shpresë e vetme e “bashkimit kombëtar”, po kthehet në gjirin e të shpallurve jo vetëm njëherë si “tradhtarë” e “kriminelë”! Nuk e di nëse kësaj i thonë koherencë e konsistencë në politikë?!

Nëse keni vendosur të kthehuni, kthehuni dhe vazhdoni lojën demokratike të numrave. Kthehuni dhe vazhdoni luftën si në filmat vizatimor të “maces e të miut”! Kthehuni, se tek e fundit për miun nuk ka armik më të fuqishëm se macja!

Opozita do të duhej të kthehej, por jo kështu e çakorduar dhe e bërë “pikë e pesë” nga “gjeneralët” e protestave në rrugë!

Ymeri: Lidhja e Prizrenit mbetet projekt frymëzues i politikës shqiptare

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka quajtur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si projekt të lindjes së Shqipërisë.

Ai në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare tha se ky projekt mbetet frymëzim i politikës shqiptare dhe çdo politikë që nuk dialogun me Lidhjen i përket një projekti tjetër, jo shqiptar.

“Prej këtij themeli, projekti ynë është shënuar nga nevoja për t’u vetëmbrojtur, e për t’u paraqitur në mënyrë dinjitoze përballë vendimeve ndërkombëtare që nuk i marrin parasysh pozitat tona ekzistenciale dhe politike”, thuhet në deklaratën e Ymerit me rastin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Sipas Ymerit kjo paraqitje dinjitoze e jona ndërkombëtarisht ka qenë e nevojshme dikur, është e nevojshme sot, dhe do të jetë e nevojshme gjithnjë.

“Dinjiteti ynë nuk do të thotë armiqësim. Do të thotë mospranim i të qenit thjesht “shprehje gjeografike”, dhe afirmim i vetes sonë kombëtare si kolektiv politik, sigurisht, jo ekskluziv, jo organik e romantik, por tërësisht modern e demokratik”.

“Mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që themeloi Lidhja, e i kujtojmë me respekt e mirënjohje gjithë veprimtarët që në dekada kanë dhënë aq shumë për këtë projekt, prej Abdyl Frashërit e deri tek miliona shqiptarët që sot pavarësisht bindjeve politike e përkatësive kulturore e regjionale, i mbeten besnikë projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Ismet Kryeziu: Partitë po heshtin për vdekjen e vajzës tre vjeçare

0

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka kritikuar fort partitë politike në Kosovë. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se këto parti politike janë indiferente ndaj qytetarëve. Kryeziu është befasuar me atë se si partitë heshtën për vdekjen e vajzës tre vjeçare në Prizren, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Partitë politike demagogjia e tyre dhe indiferenca ndaj jetës së qytetarëve(viktimës tre vjeçare) për pazare e interesa partiake.

Ju kujtohet të gjithëve VV-ja, AAK-ja dhe NISMA, të cilat as nuk ishin në pushtet lokal në Gjakovë, e as nuk ishin në pushtet në nivel qendror. Ju bashkëngjiten protestave dhe u bënë udhëheqës të kauzës për shkarkimin e Jabllanovicit, për fjalorin e tij fyes ndaj familjeve të viktimave në Gjakovë.

Tani, jo që kemi fjalor fyes, por kemi viktimë, një vajzë tre vjeçare. Por për partitë politike ka pak rëndësi tani kjo, sepse s’ju shkon përshtati kauzave të tyre partiake.

PDK-ja e edhe AAK-ja të cilat udhëheqin me Prizrenin, sot s’ju duket etike e as që e konsiderojnë si përgjegjësi që ndonjëri nga këta të jap dorëheqje, pas vdekjes se vajzës tre vjeçare. Kur është në pyetje jeta e qytetarit, përpara e kanë pushtetin.

LDK-ja dhe kryetari i saj tani kryeministër, si gjithnjë parti institucionale dhe se sheh të rrugës as të reagoi e as të kërkoi llogaridhënie ose të shkarkoi të emëruarit e vetë. Ata kanë vlerë shumë më shumë se jeta e secilit do qytetar.

VV-ja, për të rëndësi qytetari i Kosovës ka vetëm atëherë kur beteja politike në emër të qytetarit mundet me marrë karakter të politikave dhe konflikteve ndër etnike.

NISMA është e mjaftuar me ndonjë paraqitje mediale, apo dhe nëse dikush ngrit ndonjë temë a problematik nuk përton t’i bashkëngjitet.

I dënuar për dy vrasje, Avni Metra refuzon të kthehet në Shqipëri

0

Shqiptari i arrestuar në Britani pas një investigimi të “Daily Mail”, por bën të gjitha përpjekjet ligjore për të shmangur ekstradimin drejt Shqipërisë. Avni Metra, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve në vitin 1997, në Burrel, ka dalë dje para gjykatës që do të vendosë ekstradimin e tij nga Britania.

Ai është shprehur se do të kundërshtojë çdo vendim që e detyron të kthehet në Shqipëri. Avokatja e tij, Helen Dawson, pranoi se Metra ka hyrë në Britani në vitin 1998, duke përdorur identitet të rremë si shqiptar i Kosovës.

I pyetur nëse do të kthehej vullnetarisht në Shqipëri, Metra është përgjigjur prerë: Kurrë!

Ai rezulton i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel, në vitin 1997. Metra u ka nxjerrë sytë viktimave dhe u ka prerë veshët.

Siç shkruan “Daily Mail”, gruaja e tij është shprehur se ka frikë për jetën e saj pas vendimit për të treguar të vërtetën rreth të shoqit.

Policia dyshon se një bashkëpunëtor i Metrës, 56-vjeçari Kadri Hoxha, i cili në Shqipëri është i dënuar gjithashtu me 25 vjet burg, fshihet në Britaninë e Madhe

Haradinaj e Limaj: EULEX-it i vazhdohet mandati sepse dështuan institucionet vendore

0

Lidhur me vazhdimin e mandatit te EULEX-it kanë komentuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i NISMA-s, Fatmir e Limaj.

Që të dy kanë ndarë mendimin se EULEX-i në Kosovë është i nevojshëm pasi që institucionet e Kosovës kanë dështuar që të vendosin rend dhe ligj.

“Unë nuk di si e kanë rinegociuar, por që është i nevojshëm për të ndihmuar. Vetë gjendja që është ne vend po tregon se në çfarë situate jemi”, ka thënë Limaj.

Bislim Muçaj, laureat i çmimit “Bekim Fehmiu”

0

Në Kosovë ka shumë krijuesë që jetën ia kushtuan skenës. Një prej tyre është edhe aktori Beslim Muçaj, i cili na ka shoqëruar gjithmonë si në skenë ashtu edhe nëpërmjet ekranit. Në mëngjesin e së premtes në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u ndanë çmimet vjetore për kinematografi.

Laureat i këtij çmimi ishte pikërisht aktori Muçaj, i cili morri çmimin “Bekim Fehmiu”, për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë.

Juria ishte në përbërje të Xhevat Qorraj-aktor, Isa Qosja-regjisor, Menduh Nushi-kameraman, Igballe Qena-aktore dhe Jahi Jahiu-dramaturg.
“Është kjo një iniciativë shumë e mirë, që vjen nga Ministria e Kulturës, për ti vlerësuar dhe për të nxitur krijuesit për vepra të reja të artit në këto fusha. Jo rastësisht këtë vit patëm suksese shumë të mira në arenën ndërkombëtare dhe atë kombëtare dhe këtu jemi për t’i nderuar këta emra dhe punën e tyre” tha aktorja Igballe Qena.

Ndërsa aktori Bislim Muçaj u shpreh shumë i emocionuar për këtë vlerësim.

“E falenderoj ministrin e kulturës, Kujtim Shala për respektin dhe vlerësimin që po ju bënë artistëve. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që ky çmim mbanë emrin e bartësit të kinematografisë botërore Bekim Fehmiut” tha në fjalën e tij aktori, Beslim Muçaj.

Në një vit të suksesshëm të kinematografisë kosovare, juria ka vlerësuar se prezantimi i Kosovës në arenën e kinemasë botërore është një moment historik për filmin dhe filmbërësit kosovar. Këtij momenti i ka kontribuar edhe producenti i filmit “Shok”, Eshref Durmishi. Juria ka konstatuar se momente të tilla duhet vlerësuar, andaj çmimi vjetor për suksesin në kinematografi iu nda producentit kosovar Eshref Durmishit, i cili nuk ishte prezent por, që çmimin kishte ardhur ta pranojë aktori Besnik Krapi. / KultPlus.com

LDK në Prizren: Sot po e gëzojmë amanetin e atdhetarëve të Lidhjes

0

LDK-ja në Prizren ka uruar qytetarët për 138 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Lidhja e Prizrenit e formuar me 10.06.1878 buzë Lumbardhit plotë freski, kishte mbledhur rreth vetës kokat më të zgjuara të pendës dhe zemrat e pushkës të zotuar në Flamur për mbrojtjen dhe çlirimin e tokave shqiptare prej sunduesve shekullorë”, thuhet në urimin e LDK-së.

“ Andaj sot që jetojmë dhe gëzojmë amanetin e tyre, urojmë që gjaku dhe mundi i tyre të jenë motiv dhe forcë për ne në mbrojtjen, forcimin dhe ndërtimin e atdheut”./PrizrenPress.com/

Kalifornia legalizon me ligj të drejtën për të vdekur

0

Kalifornia u bë të enjten shteti i pestë amerikan që i lejon mjekët t’u japin ilaçe pacientëve në gjendje të rëndë për t’i dhënë fund jetës, kur ata vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.

Ligji i ri mori shkas nga historia e një 29-vjeçareje nga Kalifronia, Brittany Maynard, e cila vuante nga kanceri, së cilës ju desh të shkonte në shtetin Oregon, për t’u dhënë fund vuajtjeve.

Veterani i ushtrisë amerikane, tani në pension, Matt Fairchild, është bërë ekspert për të mposhtur dhimbjen. Ai vuan nga një tip i avancuar i melanomës, që është përhapur me tumore në tru. Ai është veteran i Luftës së Dytë të Gjirit Persik. Tani përdor rreth 20 ilaçe në ditë për dhimbjet.

Fairchild thotë: “Nuk mund të përdoret më rrezatimi për tumoret, sepse kam bërë më parë rreze dhe ato u rritën përsëri.”

Ai e ka të qartë se jeta e tij është vetëm çështje kohe, muajsh, apo ndoshta vitesh. Kjo pasiguri po ja shton traumën emocionale familjes së tij.

“Sa mund të rëndohet gjendja ime? Mund të kem goditje në tru, apo kushedi çfarë. Kjo është e frikshme.”

Gruaja e tij, Ginger Fairchild, mendon si ai: “Nuk mund ta lësh njeriun që e do të vuajë. E kam parë deri tani të vuajë shumë.”

Terry Petrovich është një tjetër paciente, e cila përpiqet ta shijojë jetën deri në fund. Ajo pa nënën e saj që vuajti për një kohë të gjatë nga kanceri në vezore:

“Arriti që nuk çohej dot më nga krevati, as për nevojat e saj. Më tha një ditë me dhimbje në shpirt: Po të mund të ngrihesha nga krevati, do të gjeja një armë për të vrarë veten.”

Tani edhe Terry Petrovich është me kancer. Ajo ka limfoma të fazës së katërt që i është përhapur në palcën e kurrizit. Ka merak se edhe e bija do të kalojë të njëjtën gjendje të dhimbshme që ajo përjetoi me të jëmën.

Ashtu sikurse Matt Fairchild, Terry Petrovich është e kënaqur që Kalifornia miratoi vitin e kaluar ligjin e të drejtës për të vdekur. Më 9 qershor ligji hyri në fuqi dhe Kalifornia bëhet shteti i pestë që i lejon pacientët në gjendje të rëndë me sëmundje të pashërueshme t’i japin fund jetës së tyre me ilaçe me recetën e doktorit.

Dr. Lynette Cederquist është mjeke dhe profesore në Universitetin e San Diegos në Kaliforni. Ajo thotë se ligji i Kalifornisë shoqërohet me më shumë mbrojtje për pacientin se sa ligji i Oregonit. Pacientët me sëmundje vdekjeprurëse duhet të konsiderohen në gjendje mendore normale dhe duhet t’i kenë mbetur 6 muaj, ose më pak jetë, që të përfitojnë nga ky ligj.

Ata duhet të shkojnë tek dy mjekë të ndryshëm në një diferencë kohore prej dy javësh për të marrë recetën e ilaçit vdekjeprurës. Ata duhet të jenë të aftë ta marrin vetë ilaçin.

Ligji është mbi baza vullnetare për mjekët dhe farmacistët, të cilët mund të zgjedhin për të mos u bërë zbatues të tij. Por Dr. Cederquist mendon se ka disa pasiguri: “Shumë mjekë nuk janë të sigurtë se çfarë u lejon ligji përsa u përket hapave që duhen ndjekur”.

Ende ka mendime shumë të ndryshme për këtë çështje. Marilyn Golden punon për Fondin e Edukimit për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Personave të Pamundur. Ajo thotë se falë këtij ligji mund të bëhen abuzime me pacientët që inkurajohen t’i japin fund jetës para kohe, sepse familjet kanë një ngarkesë së madhe, ose ngaqë kompanitë e sigurimeve përpiqen t’i mbajnë të ulëta faturat mjekësore.

“Në se sigurimet mjekësore mohojnë, ose vonojnë miratimin e një trajtimi ato mund mendohet se po e përshpejtojnë vdekjen. A do të bëjnë ato atë që duhet për të sëmurin, apo çfarë kushton më pak?- shtron pyetjen zonja Golden.

Por mbrojtësit e ligjit shpresojnë se një ditë të gjithë amerikanët do të kenë mundësi të vendosin vetë për t’i dhënë fund jetës, në se janë të sëmurë rëndë.

“Ashtu sikurse edhe për çështje të tjera, sapo Kalifornia të tregojë eksperienca pozitive, shembullin e saj do ta ndjekin edhe shtete të tjera. Aktualisht ka mbi 20 shtete të gatshme ta shqyrtojnë ligjin”, thotë Matt Whitaker i grupit “Mëshirë dhe Zgjedhje”.

Për veteranin Matt Fairchild, fakti që tashmë ai mund t’i japë fund vuajtjeve që po përjeton ai dhe familja, duket se po u jep një lloj qetësie atij dhe familjes.

Shtatorja e Skënderbeut do vendoset në Paris

0

Në një shesh të Parisit, i cili që nga viti 1977 mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të vendoset një shtatore.

Për realizimin e kësaj vepre në sheshin e quajtur Skanderbeg të zonës 19 të Parisit është përzgjedhur skulptori i talentuar shqiptar, Agim Rada.

Ndërsa sapo ka përfunduar punën me bocelin, Agim Rada do të nisë të modelojë edhe statujën në lartësinë prej 5 metrash.

Skulptori e ka konceptuar Skënderbeun me të gjitha dimensionet e tij si një nga figurat më të njohura historike në Europë.

Ndër 10 bocetet që ka bërë skulptori Veli Rada ka zgjedhur atë ku Heroi ynë Kombëtar qëndron me kokën lart. Me këtë imazh skulptori synon të paraqesë vizionin largpamës të Skënderbeut të Parisit.

Në shtatoren e Skënderbeut nuk do të mungojë edhe kryqi e shqiponja, simbol i stemës së Kastriotëve.

Shtatorja e Skënderbeut pritet të vendoset në Paris rreth muajit nëntor të këtij viti në rrugën që mban emrin e tij.