18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6495

Femra më seksi në botë

0

Kryesonte listën e 100 femrave më seksi në botë të bërë nga revista FHM dhe u raportua se kishte  nënshkruar një kontratë 1 milion paund me kompaninë “Lynx”.

Një kohë e artë për modelen britanike, Kelly Brook, e cila ka ripostuar fotot krejtësisht nudo të realizuara në Mauritius në vitin 2010.

Kanë kaluar 6 vjet nga ajo kohë, edhe pse tani Brook është sërish një nga modelet më të përfolura në botën e showbiz nuk ka arritur të ruaj të njëjtat linja.

Kelly Brook nudo1

Tragjedia në Prizren – Komuna fajëson Ministrinë e Kulturës

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, thotë se mbi Ministrinë e Kulturës bie përgjegjësia për vdekjen e vajzës tre vjeçare e cila u zu nga muret e një shtëpie të vjetër në pjesën historike të qytetit.

Berisha tha në Info Magazine të Klan Kosovës se intervenimet e Komunës në atë pjesë janë të kufizuara.

“Sipas ligjit, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës, ligji për trashëgimi kulturore e thotë këtë. Përgjegjësia adresohet atje dhe tek një agjencion i ndërmjetëm për trashëgimi që është në kuadër të ministrisë”, ka thënë Berisha

“Ngjarja tragjike ka ndodhur në qendrën historike të Prizrenit dhe veprimet e komunës janë të kufizuara në atë zonë. Ne jemi munduar që atë zonë ta mbajmë sa më të sigurt dhe jemi munduar ta sensibilizojmë opinionin për atë pjesë që është e rrezikshme dhe duhet të ketë kujdes”, tha Berisha.

MKRS angazhohet për pagat bazë të artistëve

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim drejtorin e Teatrit Kombëtar, Agim Sopin, drejtorin e Baletit Kombëtar, Ahmet Brahimaj, dhe drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua rreth statusit të aktorëve dhe stafit tekniko-artistik të Teatrit Kombëtar dhe të Baletit Kombëtar.

Ministri Shala premtoi bashkëpunim dhe angazhim të MKRS-së për pagat bazë për krijuesit dhe performuesit e artit, meqë kështu krijohen kushte më të mira për punë më efikase për këtë kategori shumë të rëndësishme të kulturës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për hapat që duhet ndërmarrë ekipet e përbashkëta të MKRS-së, të Teatrit Kombëtar, Baletit, Sindikatës, në mënyrë që të gjenden modalitet më efikase për të rregulluar këtë çështje sa shpejt. /PrizrenPress.com/

Prizren: 40 ditë paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

0

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur 40 ditë paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale I.Z. nga fshati Rubik – Mirditë e Republikës së Shqipërisë.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, të paraparë me Kodin Penal të Francës, (sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës ) nga neni 372 të KP të Kosovës, i dënuar në Francë me burgim në kohëzgjatje prej 3 muaj, ndiqet nga shteti kërkues i Francës dhe nga ky shtet përmes së cilës Ministria e Drejtësisë – Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar është njoftuar nga Interpoli se ka fletë arrest Ndërkombëtar i cili është hasur në pikën kufitare në Vërmicë, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren caktohet masa e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar.

“Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë) ditëve prej datës 04.06.2016 ora 19:00 dhe do të zgjasë deri me datën 14.07.2016”, njofton Gjykata e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Prizreni – qyteti ku jeta e njeriut më nuk ka vlerë!

0

Nga Adelina Hasani

Të hënën pasdite në mënyrë tragjike humbi jetën një vajzë 3 vjeçe. Ajo e humbi jetën duke mos qenë fare në dijeni për shtetin e brishtë në të cilën jetonte. Në një shtet ku interesi politik, përfitimet personale, përfitimet biznesore radhiten si prioritete. Në një shtet ku sigurimi social nuk ka kurrfarë kuptimi, ndërsa mjerimi paraqitet si një normalitet shoqëror, duke u paraqitur si një dukuri që e hasim çdo ditë. Realiteti ynë është mjerimi – por duke mos e konceptuar atë si mjerim, por si një gjendje të zakonshme për të cilën nuk duhet as të ankohemi.

Prizreni më trishton si kurrë më parë, sepse para gjithë neve e humbi jetën një fëmijë 3 vjeç, dhe ne si shoqëri nuk ishim në gjendje që ta mbrojmë atë. Ne, nuk jemi vetëm dëshmitarë të kësaj humbjeje tragjike, por ne jemi edhe përgjegjës, ndërsa fajtorët veç i dimë se kush janë. Jemi përgjegjës sepse ne i lejuam autoritetet përgjegjëse të jenë kaq të papërgjegjshme. Jemi përgjegjës sepse mjerimin e pranuam si normalitet e jo si gjendje ndaj të cilës duhet revoltuar. Ne jemi përgjegjës sepse trajtimet inferiore që i bëjnë autoritetet shtetërore ndaj neve i pranojmë si gjendje të merituar. Andaj jemi përgjegjës edhe për këtë humbje, që do t’na përcjellë në çdo hap të jetës tonë.

Kemi ardhë në gjendje që ta pyesim veten se a ka vlerë jeta e njeriut në Prizren? Me sot edhe një herë u vërtetua që jeta e njeriut ka vlerë vetëm nëse kemi të bëjmë me jetën e klasës sunduese. Nuk mund të flasim më tej për jetën e njeriut, ku sistemi politik është shndërruar në një portë që shërben vetëm për bizneset fitimprurëse. Ky tmerr i humbjes së vajzës 3 vjeçe që na ka kapluar të gjithve së shpejti do të harrohet dhe ne përsëri do të jemi të rrethuar me shtëpi që do të jenë në prag të kolapsit, derisa autoriteteve nuk do t’ju bëj përshtypje kjo gjendje e as nuk do të marrin mundimin që ti mirëmbajnë ato. Sepse prioritet nuk është jeta e njeriut, por janë interesat e afaristëve.

Të gjithë ne duhet ta pyesim veten se si do të vazhdojmë të jetojmë me këtë përgjegjësi. Megjithatë ne si shoqëri mbajmë barrën e shumë përgjegjësive. Mirëpo tani është shumë më e rëndë, sepse si shoqëri mbajmë përgjegjësinë për humbjen e jetës së një vajze që i kishte vetëm 3 vjet.

VV kërkon ndjekje penale për zyrtarët që neglizhuan shtëpinë e vjetër në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga organet kompetente fillimin e procedurës penale ndaj të gjithë zyrtarëve “që me mosveprimin e tyre privuan nga jeta një vajzë të pafajshme”.

Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje ka thënë se ngjarja e djeshme në Prizren trondit ndërgjegjen e secilit qytetar, në veçanti kur është pasojë e papërgjegjësisë totale të institucioneve dhe neglizhencës së tyre për t’i përmbushur detyrimet ligjore.

Sipas tyre, Komuna e Prizrenit por edhe Ministria e Kulturës kanë qenë të njoftuar lidhur me rrezikun që paraqet ajo zonë por ata nuk kanë intervenuar.

Kuvendi Komunal i Prizrenit ne vitin e kaluar ka ndarë mjete për sanimin e rrezikut që paraqesin objektet e zonës.

“Mirëpo ky intervenim nuk ka ndodhë asnjëherë dhe askush nuk e dinë se ku kanë shkuar ato mjete. Këto parregullsi dhe shpërfillje që marrin jetë njerëzish janë të papranueshme dhe patolerueshme. Ky është kulmi i degradimit të pushtetit dhe duhet të marrë fund menjëherë”, thuhet në komuniaktën për media dërguar nga Vetëvendosje.

Të hënën në Prizren një vajzë tre vjecare ka humbur jetën pas shembjes së një muri të një shtëpie të vjetër. Përvec kësaj, edhe dy anëtarë të së njejtës familje kanë marë lëndime të rënda.

Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës kanë fajësuar njëra tjetrën si përgjegjëse për mositnervenim në atë zonë, ndërsa prokuroria ka paralajmëruar se do të nisë hetimet.

Berlusconi shtrohet në spital, probleme me zemër

0

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shtruar në spital në Millano për shkak të problemeve me zemrën.

Një zëdhënëse e partisë së tij ka thënë se gjendja e Berlusconit nuk është kërcënuese për jetën.

Berlusconi, 79 vjeç, lider i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër katër herë.

Spitali San Raffaele ka thënë përmes një deklarate se hospitalizimi ka qenë i nevojshëm, për shkak të problemeve kardiake.

Modzik: Era Istrefi po e pushton botën

0

Revista franceze që i dedikohet muzikës dhe modës “Modzik”, ka bërë një përshkrim të shkurtë për këngëtaren shqiptare Era Istrefi, por më tepër fokus i kanë dhënë një fotosesioni të këngëtares shqiptare që u bë e famshme me këngën “Bonbon”, shkruan KultPlus.

Modzik ka bërë të ditur se Era Istrefi është vajza e këngëtares Suzana Tahirsylaj, e cila kishte një karrierë të bujshme në vitet e 80-ta. Kurse për Era Istrefin është thënë se ajo me vetëm 21 vjet po shënon një sukses ndërkombëtar, e cila ka nënshkruar kontratë me Ultra Music. Poashtu është shkruar se kënga e Era Istrefit tashmë është dëgjuar me mbi 70 milionë herë në YouTube.

SHVL e UÇK-së në Malishevë: Ky veteran është në listë, s’ka marrë kurrë pjesë në luftë

0

Milaim Buçaj ka marrë statusin e veteranit të luftës, mirëpo Shoqata e Vetëranëve të UÇK-s në Malishevë, dega në Lladroc, ka reaguar duke thënë se Buçaj nuk ka qenë marrë kurrë pjesë në luftë, shkruan GazetaExpress.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Shoqatës së veteranëve të UÇK-s në Malishevë, dega në Lladroc.

Me marrjen e informacionit për pranimin e Milamim Tafil Buçaj se ka marr statutin e Veteran Luftetarë i UÇK-së.

Ne si SHVL e UÇK-së nendega Lladroc ne një mbledhje të kryesis nëndega e fshatit Lladroc me përgjëgjesi të plotë ligjore dhe morale deklarojm se : Milaim Tafil Buçaj nga fshati Lladroc nuk ka qenë pjestar i UÇK-së dhe as i njdonjë formacioni në mbeshtetje të luftes së shenjtë të UÇK-së.Prandaj ne SHVL nëndega Lladroc ndihemi të fyer dhe thellë të indinjuar ndaj sjelljes së tij personale por me teper ndaj sjelljeve të eprorve të lart të brigades “121 Kumanova” e veqanarisht ndaj komondantit të brigades Haxhi Xhelë Shala ( Topi) që për perfitime matriale apo politike ka keqperdorur autoritetin dhe poziten e tij duke degraduar vlerat e luftes së shenjtë të UÇK-së.Si ka vepruar ne ketë rast ka edhe raste të tjera që kemi kundershtuar po për të nuk ka mjaftuar.Andaj kerkojm pergjegjesi ligjore ne bazë të ligjit për veteranët nga të gjitha instancat të cilat janë kompetente të ndermarrin masa ndaj ketij rasti dhe shumë rasteve të tjera.Ne si shoqat nuk do të ndalemi deri në ndriqimin dhe ndeshkimin e akterëve të pa moralshem të cilet për interesa përsonale janë në gjendje të njollosin vlerat e luftes së UÇK-së, invalidëve dhe veteranve të vertetë. Se keta matrapazë edhe shtetin ta bien ne pikpytje per interesa personale.

SHVL e UÇK-së Nëndega Lladroc –Malishevë 06.06.2016

Kryetari: Ramë Bibaj

Antari: Xhevat Buçaj

Antari: Besim Gegaj

Antari: Nuhi Zogaj

Antari: Afrim Zogaj.

Flet nëna që humbi vajzën – Familjarët kërkojnë drejtësi për Xhenetën

0

Nëna që humbi vajzën e saj 3-vjeçare nuk mund të flas. As nuk mund të përmbahet nga lotët.

“Du me dek…”, tha ajo nëpërmjet telefonit, e kontaktuar nga Insajderi.

Vajza e saj, 3-vjeçare, Xheneta ka vdekur sot pasdite pasi është shembur muri i një shtëpie të vjetër, skaj një shtëpie po kaq të vjetër, në të cilën Liria (nëna e vajzës) ka jetuar së bashku me kunatën e saj Luljeta Bajraktari, e cila ka folur në emër të nënës, Lirie Gashi.

Liria së bashku me vajzën tjetër 10-vjeçare e cila është e lënduar, kanë shkuar në shtëpinë e familjes së saj në një fshat të Deçanit.

“Jemi te familja e Lirisë, dhe ajo është shumë keq. Shumë keq jam edhe unë sepse e kam pa tu dek çiken”, ka thënë Luljeta gjatë bisedës me Insajderin.

Ajo ka shpjeguar se asnjëherë Komuna e Prizrenit nuk është kujdesur për ta, që t’ia gjejë një shtëpi ose një vend të përkohshëm.

“Disa herë na kanë nxjerrë me dhunë nga ato shtëpi. Nuk kemi pas ku me shku”, ka thënë ajo.

Luljeta ka shpjeguar me pak fjalë edhe rastin e tragjedisë së ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë e murit të shtëpisë në rrugën “Marin Barleti” në Prizren ka vdekur vajza 3-vjeçare.

“Kemi qenë duke qëndruar në rrugicë dhe vajza ka qenë duke lu afër shtëpisë, kur është shemb muri dhe e ka zënë gati krejt. Kemi qenë 6 veta aty dhe të 6-it kemi mujt me dek sot, por kemi shpëtuar”, ka thënë ajo, për Insajderin.

Luljeta ka thënë se nuk pret nga Komuna e Prizrenit që të japin përgjegjësi por do të kërkojnë drejtësi për Xhenetën.

“Qika ka dek masi që Komuna e ka lanë shtëpinë në atë gjendje. Dikush duhet me dhanë llogari për këtë vdekje. Është evlad i dikujt”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë Insajderi ka raportuar gjatë tërë ditës mbi ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Prizren.

Komuna e Prizrenit akuzon Ministrinë e Kulturës se nuk ka bërë asgjë që të intervenojë në shtëpitë e vjetra që janë pjesë e trashëgimisë kulturore në Zonën Historike të Prizrenit.

Sipas tyre, Komuna ka pasur moti në plan që të shkatërrojë këto shtëpi të vjetra pasi paraqesin rrezik për banorët.

Ndërsa Ministria e Kulturës, ka akuzuar Komunën e Prizrenit për siç kanë thënë ata, mos reagimin e duhur nga Komuna që të ofrojë siguri rreth objekteve të trashëgimisë kulturore, që janë në rrezik të shembjes./Insajderi.com